2019-12-24

Pas bisedës me Vuçiqin e Dodikun, Irinej çështjen e Kosovës e lidh me situatën në botë


Pas bisedës me Vuçiqin e Dodikun, Irinej çështjen e Kosovës e lidh me situatën në botë
Opinioni serb ka mbetur pa një informacion konkret mbi rezultatin e bisedimeve dyorëshe midis presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryesuesit të Kryesisë treanëtarshe të Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik, me Këshillin e Shenjtë të Kryepeshkopatës së Kishës Ortodokse Serbe, që u mbajt me kërkesën e Patrikut serb Irinej, në Beograd, raportojë mediat serbe.

Mewgjithatë ata kanë vlerësuar se takimi ishte "frytdhënës" dhe "i dobishëm". Patriarku ka deklaruar se janë informuar për dëshirat e kishës dhe dashurinë ndaj Kosovës, porse "mbrojtja e Kosovës varet nga situata në botë".

"Kemi konstatuar se gjendja në Kosovë është shumë e rëndë dhe duke pasur para sysh rrethanat në të cilat ndodhemi, është fare e pasigurt si do të mbyllet kjo çështje dhe si do të gjendet zgjidhja për Kosovën e Metohinë", citohet të ketë deklaruar Irinej, duke prezantuar qëndrimet e Këshillit të Peshkopatës.

"Dëshira jonë e lidhur për Kosovën e Metohinë është dashuria ndaj Kosovës, por fatkeqësisht është si puna e asaj vajzës , të cilës i thotë prindi "Dëshiroj që të martohesh për djalin e mbretit, por të tjerë po sillen rreth shtëpisë", është shprehur figurativshit patriku serb.

Ai ka thënë se do të luftojë dhe se nuk do të lëshoj pe për "mbrojtjen e Kosovës".

"Sa do t'ia dalim, të shpresojmë në Zotin, në historinë tonë dhe ndihmën e miqve tanë se diçka do të bëjmë, e sa, mbetet të shihet, varësisht gjithnjë nga situata në botë dhe nga ata që na mbështesin neve dhe ata që i mbështesin ata nga pala tjetër", ka shtuar Irinej.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...