Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/12/23

Hipokriti Edvin Kristaq Rama

Prof.Dr.Enver Bytyqi

Minishengeni është bërë sot më shumë se kurrë mollë sherri midis Edi Ramës dhe udhëheqësve të Kosovës.

Rama e etiketoi Haradinajt si gënjeshtar e të paditur, pasi vitin e kaluar e quajti në Pejë “gomar”! Fatkeqësisht lexova se analistë në Kosovë e mbështesin këtë diskurs donkishotesk! Rama e quajti Thaçin hipokrit.

Ndoshta Hashimi i kishte premtuar të shkonte në Samit, ndërkohë që bëri të kundërtën. E konsideroi gjithashtu Albinin neo-marksist! Por mbrojtja që Albini i bën Kosovës nuk ka të bëjë me neomarksizmin!

Eshtë hera e parë në historinë e Kosovës së re kur një kryeministër i Shqipërisë ka konflikt të ashpër me liderët politikë në Kosovë.

Dhe e gjitha më ngjan si hakmarrje dhe urrejtje e Edi Ramës ndaj tyre në emër të Serbisë e për interesat e saj.

Gjatë gati 7 viteve në qeverisje asnjëherë nuk ka ndodh që ai t’i bëjë një kritikë publike vëllait të tij, Aleksandër Vuçiq, ndërkohë që fyen dhe shan për turp vëllezërit e tij në Kosovë. Eshtë një sjellje e paprecedentë kjo, në vend që ai të kërkojë që presidenti serb jo vetëm të njohë krimet e tij në Kosovë, por ta njohë me çdo kusht pavarësinë dhe shtetësinë e saj, si kusht për iniciativa rajonale.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...