Në një reagim në Facebook, shkruan se në çdo përgjim për blerje votazh apo kur hetohet rrjeti i prositucionit del emri i Edi Ramës dhe Erion Veliajt.
“Të jap 20 mijë lekë motra, aman voto”, PD pas publikimit të përgjimeve të ‘Zogut të Tiranës’: Rama dhe Veliaj pjesë e tyre, në pazar një prezantuese Gazment Bardhi, Zogu i Tiranës dhe Dajana
, Gamzent Bardhi, ka reaguar sot për përgjigmet e zbardhur nga dojsa kundër, Hermes Nikaj, i njohur si Zogu i Tiranës.
Në një reagim në Facebook, shkruan se në çdo përgjim për blerje votazh apo kur hetohet rrjeti i prositucionit del emri i Edi Ramës dhe i Erion Veliajt.
“Është akoma më e dënueshme, kur në këtë pazar kriminal përfshihet një prezantuese televizive“, shton Bardhi. Më tej numri dy i PD shkruan se dosje si kjo e Tiranës, apo 339 dhe 184 janë prova të pakundërshtueshme se largimi i blerësit dhe dhunuesit të votës të lirë, Edi Rama.
REAGIMI I PLOTË
Në çdo përgjim të ligjshëm të prokurorisë, kur heton krimin e organizuar apo kur heton një rrjet prostitucioni, blerja e votës nga Edi Rama dhe Erion Veliaj është e kudogjendur. Edhe kur vetë kandidon, vetë voton, vetë numëron. Përgjimi i një grupi të akuzuar për rrjet prostitucioni në Tiranë zbulon se për të nxitur qytetarët të votojnë, veçanërisht në Tiranë, janë paguar 20 mijë lekë. Është akoma më e dënueshme, kur në këtë pazar kriminal përfshihet një prezantuese televizive.
Sa kohë Edi Rama të jetë në krye të qeverisë, blerja e votave do vazhdojë. Ai ka bllokuar nëpërmjet prokurorisë së kontrolluar prej tij, hetimin dhe ndëshkimin për dosjet 339 dhe 184, pikërisht si garanci se askush që ble e vjedh vota nuk do të ndëshkohet. Për Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) dosja e re për blerjen e votës në Tiranë në votimet moniste të 30 Qershorit, është një test për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së korrupsionit dhe krimit elektoral!
Dosje si kjo e Tiranës, apo famëkeqet 339 dhe 184 janë prova të pakundërshtueshme se largimi i blerësit dhe dhunuesit të votës të lirë, Edi Rama, si dhe garantimi i zgjedhjeve të lira e te ndershme, është nevojë urgjente për Shqipërinë.
Ditën e djeshme u publikuan disa përgjime të reja nga dosja hetimore kundër grupit të Hermes Nikaj, i njohur si ‘Zogu i Tiranës’. Në përgjimet e tëlefonit të bërë kundër Nikajt, dilje dhe emri i Dajana Shabanit, e cila i këronte mikut të saj që të shkonte të votonte se i duhej. Po ashtu ajo i premtoi dhe 20 mijë Lekë nëse ‘Zogu i Tiranës’ do i dërgonte dhe foto të gishtit pas votimit. Nikaj ndërkohë qëndron i arrestuart pasi akzuohet si pjesë e një grupi prositucioni që vepronte në Tiranë e zonat përreth, ku në dosje kanë dalë dhe shumë emra të njohur.