Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/12/29

Shengeni i Ballkanit, Tritan Shehu nga Presheva: Konspiracion makbethian, aspiratat tona europiane janë të rrezikuara

Disa ditë më parë u zhvillua në Tiranë takimi i tretë i Mini-Shengenit. Përveç Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë ka marrë pjesë dhe Mali i Zi. Liderët pjesëmarrën në konferencë ftuan sërish Kosovën të marrë pjesë. Rama u tregua i ashpër dhe tha se Kosova është përjashtuar vetë. Haradinaj iu kundërpërgjigj me ironi nga Kosova, ku theksoi se me rëndësi është rruga europiane e Kosovës. Nuk munguan as protestat kundër Vuçiç. Nuk mungoi edhe një reagim i Presidentit Ilir Meta, i cili u shpreh se me “Mini Shengenin Ballkanik” po provokohen debate të panevojshme. Sipas tij Serbia të ndalojë fushatat kundër integrimit të Kosovës në nismat rajonale e institucionet ndërkombëtare. Kundër ka dalë edhe kreu i PD-së Lulzim Basha.

Featured image of article: Shengeni i Ballkanit, Tritan Shehu nga Presheva: Konspiracion makbethian, aspiratat tona europiane janë të rrezikuara
Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka marrë pjesë në 29 vjetorin e themelimit të PDSh-së.

Me anë të një statusi në Facebook, Shehu është shprehur se takimi ka pasur si temë kryesore çështjen e Shengenit të Ballkanit. Sipas demokratit, anëtarët e PDSh-së ishin të qartë se interesat e Mini-Shengenit bien ndesh me interesat e shqiptarëve.

“I gjeta të qartë se çdo tentativë për atë “Shengen” aventuresk, që ringjall “Jugosllavitë”, zbeh Kosovën si shtet, na lidh me Euroazin ruse etj, bije ndesh jo vetëm me interesat madhore si shqiptare kudo ku jetojmë, por dhe të Rajonit. Një Komb një Qëndrim në mbrojtje të aspiratave tona kombëtare e europiane” tashmë të rrezikuara, duke hedhur në “kosh” ideatorët beogradas apo dhe tellallet shqipfolës alla Esat Pashë të atij konspiracioni makbethian, të ashtuquajtur “Shengen Ballkanik”,”-shkruan ndër të tjera Shehu.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...