2019-12-05

DESTAN SEJDI BAJRAKTARI ( 1928 - 2005)




Rezultati i imazhit për destan bajraktari"

Destan Sejdi  Bajraktari u lind në Therandë (Suharekë) më 17. 04. 1928 në një familje me tradita të larta atdhetare, ku babai i tij, Sejdi Bajraktari dhe gjyshi e stërgjyshërit ishin prijetarë në luftë për liri të tokave shqiptare nga pushtues të shumtë, që edhe kishin rënë dëshmorë në këto luftëra. Destan Bajraktari ishte i përndjekur politik dhe i anatemuar në vazhdimësi nga UDB-ja serbe dhe SUP-i serb në Kosovë. Ishte edhe i burgosur politik prej viti 1959 si anëtar i NDSH-Grupi i Suharekës dhe i dënuar me pesë vjet e gjashtë muaj burg. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, në Therandë, Progjimnazin e Ulët në Prizren, Shkollën Normale në Gjakovë dhe Fakultetin Filologjik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Prishtinë. Është kurorëzim i traditës atdhetare të familjes së tij dhe ndër intelektualët e pare, I diplomuar i komunës së Therandës (Suharekës).

Rezultati i imazhit për destan bajraktari"


Destan Bajraktari pas kryerjes së Shkollës Normale në Gjakovë në vitin 1949-1950, kthehet në vendlindje, në Therandë, me ëndrrën e hershme që të bëhej mësues i popullit të trevës së vet. Përkundër kësaj kishte pasur probleme të shumta që të punësohej si mësues se “Fronti Popullor” dhe UDB-ja serbe në Therandë i kishin thënë se ishte i familjes nacionaliste. Pas shumë mundimesh, emërohet mësues në Gjimnazin e Ulët të Therandës -Shkolla Tetëvjeçare “Vllaznim Bashkim”, tani “7 Marsi”, ku jep mësim në klasët e larta, deri në vitin 1959. Ishte mësuesi i parë me diplomë në komunë të Therandës. Vizitonte të gjitha lagjet e Therandës, shtëpi më shtëpi, si edhe të gjitha fshatrat, duke ecur edhe këmbë, për t’i bindur prindërit për rëndësinë e shkollës shqipe dhe për dërgimin e fëmijëve të tyre në shkollë. Rëndësi e veçantë për Destan Bajraktarin ishte edhe përfshirja e vajzave shqiptare të trevës së Therandës në shkollë, jo vetëm deri në katër klasë, por edhe në tetëvjeçare e më lartë.
Për virtytet e vazhdueshme atdhetare, arsimore, folklorike dhe shkrimore regjimi totalitar serb në Kosovë e shpall person të rrezikshëm dhe pas shumë përgjimesh sekrete edhe e burgosin më 1959, duke e dënuar me 5 vjet e gjashtë muaj burg. Gjatë burgosjes, pos maltretimeve të shumta fizike e psiqike që ia bëjnë, ia marrin edhe bibliotekën personale shumë të pasur, si edhe të gjitha shënimet folklorike e poetike prej dhjetëra fletoresh. Pas daljes nga burgu Destan Bajraktari ishte sërish në një lloj burgu tjetër, se lëvizjet e tij ishin shumë të kufizuara dhe të pëcjella vazhdimisht nga UDB-ja dhe nga SUP-i serb në Therandë. Torturimet e vazhdueshme psiko-fizike serbe ndaj tij si intelektual dhe si shqiptar nuk do të pushojnë asnjëherë gjatë gjithë jetës së tij.
-Nuk e pranojnë në punë në vendlindje dhe as kurrkund në Kosovë. Që të mos dorëzohej para vështirësive të shkaktuara, por edhe për shkak të kushteve ekonomike, detyrohet që të kërkojë punë në Maqedoni. Atje shkon ilegalisht më 1963, pas termetit të madh në Maqedoni, ku punon pesë vjet mësues në fshatin Krushopek të rrethit të Shkupit.
-Pas rënies së Rankoviqit Destan Bajraktari kthehet në vendlindje dhe më1967 mezi që e pranojnë arsimtar të gjuhës shqipe në Duhël të Therandës, ku punoi dy vjet. Më 1969 punësohet në SHKF.“Emin Duraku“, në Prishtinë, ku edhe ishte vendosur me familje.
-Më 1973, me “Letrën e Byros Ekzekutive dhe të shokut Tito” organet partiake në pushtet e largojnë Destan Bajraktarin nga procesi mësimor si “të papërshtatshëm“ për edukimin dhe arsimimin e brezit të rinj. E caktojnë bibliotekar në të njëjtën shkollë, ku do të punojë deri në pensionim, më 1991. Kontribut të theksuar Destan Bajraktari ka dhënë edhe në pajtimin e gjaqeve dhe të hasmërive të shumta ndër shqiptarë. Ishte:
-Anëtar i rregulltë i Shoqatës së Folkloristëve të Kosovës që nga viti 1983-1984.
- Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
- Anëtarë i Shoqatës Mbarkombëtare të Shkrimtarëve për fëmijë, në Tiranë.
- Bashkëpunëtor i jashtëm i Institutit Albanologjik që nga themelimi i tij, më 1953.
Destan Bajraktari vdiq, në Prishtinë, në moshën 77 vjeçare nga një sëmundje e rendë.
MIRËNJOHJET:-1. Mirënjohje për kontributin e dhënë në arsim. SHKF. “Emin Duraku” -Prishtinë-2004
1.Mirënjohje për kontributin e dhënë në folklor -(2006)
2. Mirënjohje: Emblema e artë për vepër jetësore -(2010).
-Në vitin 2010 Komuna e Therandës (Suharekës), një shkollë të re në Therandë e emëron:
Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Destan Bajraktari”.
-Presidentja e Republikës së Kosovë, Znj. Atifete Jahjaga, në vazhdën e aktiviteteve për shënimin e Gjashtëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, më 17. 02. 2014 e dekoroi atdhetarin, profesorin, folkloristin dhe poetin
Destan S. Bajraktari: MEDALJA PRESIDENCIALE E MERITAVE






BIBLIOGRAFIA FOLKLORIKE E POETIKE E DESTAN BAJRAKTARIT

Destan Bajraktari ka shkruar vepra folklorike e poetike. Veprat folklorike janë:
1.“Fjalë të urta dhe thënie popullore–Shënuar në Podrime”, 1974 (10.905 njësi)
2. “Fjalë të urta dhe thënie popullore shqipe”, më 1994, me 42.525 njësi
3. “Këngë popullore vajzash, botuar më (2001), shënuara në Karshijak të Maqedonisë.
Destan Bajraktari ka në dorëshkrim anekdota, fabula, tregime dhe fjalorë fjalësh të rralla, që presin mbarshtrimin dhe botimin institucional. Edhe krejt veprat e botuara të tij presin ribotimin institucional, se të gjitha janë botuar me mjete financiare të autorit.
-Ka shkruar edhe tekste shkollore, si “Fletorja ime e punës për kl. e IV ” (1972).
-VEPRIMTARIA POETIKE -Veprat e botuara poetike për të rritur (sonetë)
1. “Përmendore të së kaluares”(1994)
2. “Lule e gjemba “ (1994)
3. “Përpjekjet tona “ (1995)
4. “Ndodhi në stuhi” (1995)
5. “Vlime e qëndrime” (1995)
6. “Brengat e jetës” (1996) “ (1996)
7. “ Koha e bënë të veten “ (1997)
8. “Ngjarje të paharruara “ (1997)
9. “Qëndresa ( 1998)” (1998)
10. “Gardhina (1998)” (1996)
11. “Trimat i nxjerrë koha e vet “ (1998)
12. “Drita ka nisur të dale” (1999)
13. “Shqiponjat hapën krahët” (1999)
14. “Të përzënët “ (2000)
15. “Trojet e rrënuara” (2000)
16. “Qiell pa diell” (2000),
17. “Trysni e paparë mbi kombin shqiptar “ (2002)
18. “Ardhacakët e ikur “ (2003)
VEPRAT E BOTUARA PËR FËMIJË:
1. “Kur piqen qershitë “ (1997)
2. “Ecje dhe ngecje nëpër shtigje” (1999)
3. “Zemrat e shqetësuara “ (2000)
4. “Lazdrimet fëmijërore “(2000)
5. “Shfaqja e madhe në pyje e livadhe “ (2000)
6. “Zërat e këndshëm “ (2001)
7. “Lulet e kopshtit tim-----(2003)
8. “Sythat e çelur -----------(2003)
9. “Lulet e njoma ---------(2004)
10. Mali nga i cili rrjedh uji në dy dete “ (2004)
11. “Gjëra të ngjara dhe të pangjara “ ( 2004)
12.“Këndon bilbili “ (2004)
Prishtinë –DhJetor- 2019



Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...