Ragip Sylaj , lindi më 1959 në Sllapuzhan të Suharekës,ku ka mbaruar mësimet e fillores dhe të gjimnazit.
Ka të kryera studimet master për teknologji në Universitetin e Prishtinës.
Ragip Sylaj, kishte punuar mësimdhënës në shkollën e mesme teknike “Skënder Luarasi” në Suharekë, pastaj gazetar e redaktor në gazetën e studentëve “Bota e re”, e më pas në të përditshmet “Bota sot” e “Zëri”.
Në vitin 2009 u punësua zyrtar i lartë për publikime në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Ragip Sylaj ka shkruar poezi, prozë, dramë, ese dhe kritikë letrare.
Ka botuar këto vepra letrare:
Hije e gjallë (poezi), Rilindja,1986,
Anatomia e rrënjës (poezi), Rilindja, 1989,
Obsesioni (tregime), Rilindja, 1992,
Lisi i shenjtë (poezi), Fjala, 1993,
Përhitja (tregime), Plejada, 1996,
Mëngjes qumështor me akull (poezi), Rozafa, 2000,
Humbella e fërgëllisë (tregime), Rilindja, 2001,
S’kam kohë të jetoj me vdekjen (tregime), Rozafa, 2004,
Eliksir (poezi), Rozafa, 2007,
Estetika e misterit (ese), Elena Gjika – Dora d’Istria, 2008,
Hija e shtëpisë (tregime), Rozafa, 2008,
Ma jep dorën (poezi për fëmijë), Rozafa, 2010,
Dy drama (drama), Rozafa, 2012,
Hiri i fjalës (poezi), Klubi Letrar De Rada, Ferizaj, 2014.
Ky libër me titull të ri “Kam drojë për ty” dhe i ripunuar, është ribotuar nga SHB Armagedoni, Prishtinë, 2017
Harmonia estetike (ese), Parnas, 2015
Për librin e poezive “Hije e gjallë” është laureuar me çmimin “Hivzi Sulejmani” që jepej për librin më të mirë të autorëve të rinj nga gazeta “Zëri i rinisë” (1986).
Në vitin 1999 u nderua me “Penën e artë” të revistës për kulturë, art dhe letërsi “Fjala”.
Gjithashtu libri i tij “Hiri i Fjalës” ka marrë çmim të parë në një konkurs vjetor të organizuar nga Klubi Letrar De Rada, Ferizaj, 2014.
U nda nga jeta më 31 korrik 2018.
Flori Bruqi