2019-11-30

Sotir Andoni (1925 -2003)



Sotir Andoni ka lindur në vitin 1925 në Ziçisht të Devollit, në familjen e një tregtari të mesëm dhe patriot. Mësimet e para i mori në vendlindje nga një mësues me origjinë nga Kosova . Më pas vazhdoi shkollën qytetse dhe teknike në Korcë. Në vitin 1943, si shumë studentë, ndërpreu studimet sepse u bashkua me rezistencën antifashiste.Në fillim me cetën e Moraves dhe më pas në batalionin “Fuat Babani" dhe Brigadën e IX.
Ai ka filluar të shkruajë qysh në radhët e partizanëve, kur bashkë me traktet dhe komunikatat komuniste, shkruante dhe skica te vogla artistike.
Pas lufte punoi si Drejtor i Shtëpisë së Kulturës në Korçë dhe kryeredaktor i gazetës lokale "Përpara".Por ai do të zhgënjehej keq në idealet e tij liberale dhe demokratike pas clirimit dhe menjëherë u vu në pozita opozitare me pushtetin komunist: Në verë të vitit 1948,u arrestua për “agjitacion -propagandë dhe tentativë arratisje” dhe dënohet me 5 vjet burg.
Pas lirimit nga burgu, ai u dënua gjithë jetën me punë të rëndomta. Tani, jeta e tij shkon si një kalvar i vërtetë midis harresës dhe ngritjes së përkohshme, përndjekjes dhe luftes me të pamundurën për t’u afirmuar si shkrimtar. I hoqën të drejtën e krijimtarisë, e lanë pa punë, “e dëbuan” nga antologjitë, gjithfarësoj. Por ai megjithatë shkëlqeu me tregimet dhe novelat e rralla, plot jetë e të vërteta. Si vitet e tij.
Periudhën pas viteve 90, Sotiri e jetoi aktivisht, duke u zgjedhur anëtar i Këshillit Bashkiak të Korcës, ku dha ndihmesë si demokrat i formuar e me kulturë.
Për disa vjet kryesoi Degën e Korcës të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.
Pas emigrimit ne SHBA me 1997, apartamenti i tij ne “Illyrian Gardens”, u bë studioja ku vazhdoi krijimtarinë letrare dhe publicistike.
Në krijimtarinë e tij letrare vlerësohet si një vazhdues i denjë i shkollës Kuteliane.
Shumë prej botimeve të tij janë vlerësuar me cmime letrare Kombëtare.
Në vitin 2004 është shpallur “Qytetar nderi” i qytetit të Korcës.
Ndërroj jetë më 19 korrik 2003 në Worcester - SHBA.

Veprat:

Maleve ne Shenendre, tregime
Lufta partizane, tregime
Tregime nga Morava, tregime
Dasme e çuditeshme, tregime
Kur merrnim fluturim, tregime
Shenime te shkruara naten, roman
Gugucja, tregime
I vogli e mund te madhin, tregime
Tregime nga Voskopoja, tregime
Trokthet e kuajve neper nate, tregime
Flete te kuqe qershije, tregime
I fundmi i kavalioteve, tregime
Tregime te zgjedhura, tregime
Hena kishte marre tatepjeten, tregime
Hije, flake dhe drite, tregime
Pranvera e madhe, tregime
Milingonat e verdha, tregime
Tri novela, novela
Kandili i shuar, roman
Kohe e larget, skenar filmi

No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...