Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/12/01

Sheremet Prokshi



Sheremet Prokshi lindi në fshatin Fortesë (Vërbofc) të Drenasit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa normalen dhe SHLP në Prishtinë.

Që nga viti 1974 punon si arsimtar. Me poezi merrej prej kur ishte nxënës dhe deri më tani ka të botuara këto vepra:

Iliria, drenushë me halle,

Fluturat lozonjare,

Diell për Çamerinë,

Shkronjat nëpër vargje,

Ku merr frymë shëndeti,

Fortesa e fundprillit ’99,

Gjyshja nga Presheva,

Mijëra vargje për ty nënë,

Hëna me dy faqe, dhe e fundit

Macja laramane.

Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe i disa shoqatave tjera, si dhe është përfshirë edhe në dhjetra Antologji e në tri vepra me kritikë letrare.
Shkruan kryesisht për fëmijë, po edhe për të rritur.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...