2019-12-04

Shaip Grabovci(1936-)


Fotografia e Sadri Miftar Hadergjonaj

Shaip Grabovci u lind në Pejë, më 3 dhjetor 1936, ku mbaroi shkollën fillore e Shkollën e Nxënësve në Ekonomi. Një kohë punoi si zejtar, ushtroi zejen e fotografit dhe serish iu kthye shkollit. Ka mbaruar Shkollën Normale në Prishtinë  e mandej studio gjuhën dhe letersinë angleze në Fakultetin Filozofik në Prishtinë. Ka punuar si mësimdhënës i gjuhës angleze, mirëpo në pjesën më të madhe të jetës punoi në gazetari. Ka punuar në Radio Prishtine, gazetën: RILINDJA, RTV 21 dhe ka bashkëpunuar edhe me revistat që janë botuar në Kosovë. Krahas punës në gazetari, Shaipi intenzivisht u muarr edhe me krjimtrari letrare.
Po të bëjmë një rezyme të krijimtarisë të Shaip Grabovcit, do të vinim në përfundim se ai u muarr me zhanre të ndryshme të krijimtarisë artistike, mirëpo, më shumë e deshti dramën. 
Shkroi mbi 40 drama për të rritur, por edhe për fëmijë.


Në kultivimin e krijimtarisë në lëmën e dramës, Shaipi iu përmbajtë me përkushtim principeve të Francis Fergasonit, ku personazhet vihen në një “tigan” për fërgim, në skenë pra dhe aty shpërthejne karakteret e tyre! Kjo mënyrë e shkrimit bën nxjerrjen e tëre asaj që ndryhet në qenjen e personazhit dhe si të tillëi bën të paharruar te shikuesit, respektivisht te lexuesit e vepres së tij. Nga kjo mund ta nxjerrim si përfundim se dramat e Grabovcit “fillojnë” kur të bie perdja, ngase mbresat e tyre janë të afatgjata.

Kjo karakteristikë e dramave të tija, ato i ka bërë joshëse si për shikuesi ashtu për regjisorët, kështu dramat e Grabovcit u vuan në skenë nga regjisorët e njohur vendas dhe të huaj si Muharrem Qena, Besim Sahatçiu, Abdurrahman Shala, Melihate Qena-MELI, Arbënesha Nixha, Ahmet Jakupi e të tjerë. Nga regjisorët e huaj: David McTier. (Sam Houston University), Borislav Mërkshiq (Zagreb), Slobodan Popiq e të tjerë.

Nga dramat e tija po veçojme: NJEREZ ME SHPRESA TE THYERA, ORA,MEMOARET, MIU, DILEMA, BANKETI, FRIKA… Si dhe komedit: ARRNA PER THES, INFEKTIMI, SHOKU I LARTE, KONSULLI…

Në opusin e krimtarisë për fëmijë veçohen dramat: BESIMI I HUMBUR, PYLLI ESHTE I TE GJITHVE, TOMI DHE XHERI, NJE ZEMER E HUMBUR, ENDRRA E LULIT, PRINCI I LUMTUR…PRINCI I SHEMTUAR, STUHIA KOZMIKE, NE VENDIN E MREKULLIVE…

Vlen theksuar se mono-dramat e Grabovcit janë specifike ato trajtojnë realcion në mes jetes së brendshme të individit dhe rrethin që i rrethon, relacione këto që dendur here janë në disproporcion… të këtilla janë mono-dramat: LABITINTHI, LAJTHIMI, DARDANIA…

Shaip Grabovci e pelqeu edhe tregimin e shkurtë e posaçarisht ate humoristik. Një pjesën e krijimtarisë së këtij zhanri ai i botoi në përmbledhje: “Macja në Dritare” (Botuar nga NGB Rilindja). E kur është fjala për gjinin e tregimit, vlen veçuar tregimet e tija për fëmije që i përmbodhi në tri përmbledhje: DITELINDJA E BARBIT, MAÇOKU MBI ÇATI dhe ÇUPA ME OBRELLE.

.
VEPRA TE BOTUARA:

1.-NJEREZ ME SHPRESA TE THYERA. (Dy drama).BOTOI "RILINDJA".

2.-INFEKTIMI. (Komedi). BOTOI: "RILINDJA").

3.-BESIMI I HUMBUR.(Katër drama).BOTOI: "RILINDJA".

4.-MACJA NE DRITARE.(Përmbledhje humoreskash). BOTOI: "RILINDJA".

5.-ARRNA PER THES. (Tri komedi e dy drama).BOTOI: FAD.

6.-TOMI DFHE XHERI.(7 drama për fëmijë).BOTOI: FAD.

7.-MEMOARET.(Dramë). BOTOI "JETA E RE".

8.-DITELINDJA E BARBIT. (Tregime për fëmijë).BOTOI: FAD.

9.-CUPA ME OMBRELLE. (Tregime për fëmijë). BOTOI: FAD.

10.-LABIRINTI.(Dramë). BOTOI: "VERBI".

11.-LAJTHIMI. (Dramë). BOTOI: "JETA E RE".

12.-FRIKA. (Dy drama).BOTOTI: FAD.

13.-BANKETI. (Dy drama). Botoi:FAD .

14.-KOZMOSI. (Roman për fëmijë). Botoi: FAD.

15.-E BUKURA E DHEUT. (Roman për fëmije).Botoi FAD.

16.-AVENTUARAT E DEJZIT. (Roman për fëmijë). Botoi FAD.

---

Një pjesë e madhe e krijimtarisë së Shaip Grabovcit lidhet me RADIO, ku punoi pjesën më të madhe të jetës së tij. 

Ai shkroi shumë radiodrama për të rritur e për fëmijë, një pjesë e të cilave janë përkthyer dhe transmetuar edhe në gjuhët e huaja. Ne mesin e realizimeve të shumta, vlen përmendur: RROTACIONI I PERENDIVE, DORA, NJE NATE E TURBULL, SHKRUAJ HALIM, UDHETIMI I DON KAMISHIT, AKSIDENT… 

Radiodrama: AKSIDENTI, (në regjinë e Xhevdet Gashit),në vitin 1998, në Festivalin e Ohrit u shpall radio-drama më e mirë, në Jugosllavinë e atëhershme.

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...