2019-12-04

Ali Sh. Berisha(1949-)



Ali Sh. Berisha u lind më 20.06.1949 në fshatin Llukar, komuna e Prishtinës. 

Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin, SHLP-Dega e Albanistikës, Fakultetin filologjik – Dega Letërsi dhe gjuhë shqipe në Universitetin e Prishtinës.

Nga viti 1971 e deri në vitin 1976 punoi në Normale të Prishtinës.

Nga 2 shkurti i vitit 1976 e deri më 5 korrik 1990 punoi në Televizionin e Prishtinës, në vitin 1992 dhe 1993 punoi në Qendrën për Informim të Kosovës.

Nga viti 1993 punoi arsimtar i gjuhës shqipe në Shkollën fillore “Zenel Hajdini” të Prishtinës.

Nga fillimi i vitit 2003 e deri në gusht të vitit 2005 punoi në Radiotelevizionin e Kosovës kur edhe migroi në Gjermani përshkak të martesës.

Për pjesmarrje nëdemonstratat e vitit 1968 dhe pë rudhëheqjen e referendumit për pavarësi nëKodrën e Trimave më 1991 vuajti në burgun e Prishtinës.

Me kultivimin e poezisë u mor qysh si gjimnazist dhe vazhdon edhe sot. 

Kultivoi prozën e shkurtër për fëmijë si dhe shkroi tregime për të rritur, të cilat i botoi nëpër gazetat dhe revistat e kohës. 

Nga viti 1990 u mor me hulumtime trashëgimore e historike.
Botoi këto vepra:

1. Dua ta pres lirinë (rrëfejza për fëmijë), 1996
2. Krizantemë për Nëntorin e Tretë (poezi), 1997
3. Bashkia e Llukarit (monografi), 1998
4. Bashkia e Llukarit II – Masakra të serbeve në Bashkinë e Llukarit (monografi), 2000
5. Dhembje e krenari (poezi), 2001
6. Flijimet për tokën e lirë në Gallapin e Prishtinës (monografi), 2002. 
7. Ujë dhe prush (poezi), 2003
8. Gurë me rrënjë (roman historik), 2004
9. Alfabeti i shpirtit (poezi), 2004
10. Globi (roman për fëmijë), 2004
11. Turbulencë (poezi), 2004
12. Kuvendi i mbretërisë së lodrave (poezi për fëmijë), 2008
13. Gallapi i Prishtinës I, 2008
14. Gallapi i Prishtinës II, 2009
15. Gallapi i Prishtinës III, 2009
16. Muza e dhembjes (poezi), 2010
17. Gallapi i Prishtinës IV, 2010
18. Gjyshi ka siklet (poezi për fëmijë), 2011
19. Gallapi i Prishtinës VII, 2012
20. Çlirimi i shpirtit (poezi), 2012
21. I kujt është dielli (tregime), 2013
22. Gallapi i Prishtinës V, 2014
23. Gallapi i Prishtinës VIII, 2014
24. Gjyshja dhe mbesa (poezi për fëmijë), 2015
25. Rrëfimi për gërshërët (poezi), 2015
26. Gërshërët (poezi), 2015
27. Ahmet Syla-Shtimja (monografi), 2016
28. Loti i padukshëm (poezi), 2016
29. Hije në mjegull (roman), 2016
30. Plis nën rrashtë (poezi), 2016
31. Orkiden’dritare (poezi), 2017
32. Ora e Gjergjit, 2018
33. Unazat e pavdeksisë, 2018
34. Ora e Gjergjit (Ribotim me plotësime), 2018
35. Etje e prushtë, poezi, 2019
36. Fluturzana (Poezi për fëmijë), 2019

Flori Bruqi



A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...