Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/12/01

Zekerija Idrizi(1969-)

Zekerija Idrizi lindi në vitin 1969, në lagjen e Dizhonit në Shkup. Shkollën fillore dhe të mesmen "Medreseja Isa Beu" i kreu në Shkup. Studimet e larta i ndoqi në Fakultetin e Shkencave Islame, në Sarajevë. Botoi qindra shkrime në revistën informative, kulturore e shkencore islame "Hëna e re", organ ky i Bashkësisë Fetare Islame, në Maqedoni. Herë pas herë, botoi edhe në gazetat tjera shqipe si në: "Flaka" (Shkup), "Fakti" (botimi në diasporë dhe Shkup), "Koha ditore" (Prishtinë) dhe "Bota sot" (Cyrih). Gjithashtu botoi edhe në revistat: "Familja" (Tiranë) dhe "Dituria Islame", organ ky i Bashkësisë Islame të Kosovës. Deri më tani ka përkthyer nga boshnjakishtja veprën kapitale "E drejta islame" (Islamsko pravo) të autorit dr. Jusuf Kardavi (botoi BI, Shkup, 1995) dhe si bashkëpërkthyes nga arabishtja veprën
"Të vërtetat esenciale të Islamit" (El-Hakaiku-l-Esasijjetu lil-islam) të autorit Abdullah Sead (botoi BI, Shkup, 1994).
Romani i tij "Arratisja nga "vdekja" është ribotuar disa herë dhe është përkthyer në disa gjuhë.


Veprat e këtij autori:

"Mozaiku fetar dhe çështja kombëtare", botoi Komuniteti Shqiptar Mysliman, Shkup, 1997
"Xhamia në analet e historisë-Hoxhallarët dhe tempujt fetarë në shërbim të çështjes kombëtare", Cyrih, 2009.
"Letër bijave të mia", botoi Shoqata Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë, Amanda Edit, Bukuresht, 2015
"Veprimtaria universale e imamit në kurbet", SHB "SHKUPI", Shkup, 2015
"Fundamentalizmi islamik i fiksion dhe myslimanët antifundamentalistë", botoi Bashkësia Fetare Islame në RM, Shkup, 2015
"Letra shpirti", SHB "Shkupi", Shkup, 2016
"Tradhtia me profil dhelpre , Megaintervistë me H. Sulejman ef. Rexhepin, Reisul Ulema i BFI në RM", Biblioteka "Hëna e Re", Bashkësia Fetare Islame në RM, Shkup, 2017. Po këtë vit u botua edhe në gjuhë maqedone "Predavstvo so profil na lisica - Megaintervju so H. Sulejman ef. Redzepi, Reisul Ulema na IVZ vo RM"
"Stop dukurive negative në shoqëri", Biblioteka "Hëna e Re", BFI në RM, Shkup, 2017
"Letër bijave të mia", ribotoi SHB "SHKUPI", sponsorizoi Ministria e Kulturës në RM, Shkup, 2017
"Në botën e artit", Bukuresht, 2017.
"Arratisja nga "vdekja", roman psiko-filozofik, SHB "Grand Print", Tiranë, 2017

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...