Pas përfundimit të vitit të dytë të studimeve, lidhi kontratë pune - mësimdhënës i gjuhës frënge.
Punën e filloi në Gjimnazin e Vitisë, ndërsa pas tre muajve lidhi kontratë të re me Shkollën e Mesme Teknike në Gjilan, ku punoi deri në gusht të vitit 1982, kur iu ndërpre puna për çështje “ideo-politike”.
Nga viti 1983, pas largimit nga arsimi, me urdhër partiak, iu lejua puna në EK, inkasant dhe në punë të tjera, ku punoi deri në tetor të vitit 1990, kur me vendim të Qeverisë së Serbisë, definitivisht u dëbua nga puna, si shumë të tjerë!
Në vitin 1993 sërish u kthye në shkollën teknike, por jo më nën sistemin arsimor të Sebisë.
Më 1994 u punësua në Shkollën e Mesme të Mjekësisë, ku ligjëroi frëngjisht dhe latinisht, deri më 2010. Prej këtu kaloi në Drejtorinë Komunale për Arsim. Më 2013 u pensionua. Gjatë vitit shkollor 1999/2000 ishte drejtor i Shkollës së Mesme të Mjekësisë.
Aktivitetet tjera
Në maj të vitit 1990 u mbaj Kuvendi i Parë për themelimin e SH.H. “Nëna Terezë”, ku fillimisht ishte anëtar i Kryesisë, pastaj Kryetar i Komisionit për çështje sociale, i Komisionit për informim dhe kulturë. Nga komisioni i fundit është themeluar një Këshill Botues dhe redaksia për botimin e librit, “Bamirësia”.
Pas një viti u butua libri tjetër, “Flakërimë”. Në të dy këto libra, dedikuar veprimtarisë së SHHB “Nëna Terezë” – Dega në Gjilan, Shefik Shkodra ishte kryeredaktor, në të cilat, përveç tjerash, u nxorën të dhënat e donacioneve nga diaspora, nga individë, familjarë vendorë si dhe nga vise të ndryshme.
Pjesa më e madhe e aktivitetit të Shoqatës është shënuar në këto dy libra. Po në këto libra është botuar edhe një pjesë e kulturës dhe pak letërsi nga anëtarët e Shoqatës dhe të tjerëve.
Mbledhjet ishin javore, por në raste të veçanta mbaheshin edhe më shpesh.
Kishte të deleguar edhe nga vende tjera. Ndue Gjergji dhe Mehmet Kurteshi ishin anëtarë nderi të Kryesisë së Degës në Gjilan.
Delegacione të ndryshme herë pas here kishte edhe nga LDK. Bashkëpunimi gjithmonë ishte në frymën njerëzore, sidomos me popullatën në terren.
Veprimtaria letrare:
1. “Agurrona”(grup autorësh),Klubi letrar "Rexhep Elmazi", Gjilan,
1993.
2. Studimin monografik Albania e Konicës - Pergamenë shqiptare, Rilindja, Prishtinë, 1995
3.Vëllimin letrar (grup autorësh): "'Agurrona", Gjilan, dhe redaktoi revistën "SogjitimeNr. I,II, III,1995-98
4. Libri dokumentar "Kohëngjeshje bamirësie", grup autorësh, SHBHK "Nëna Terezë", Gjilan, 2000
5.Rrëfejza satirike Demoniane, Gjilan, 2001
6.“Shtjella”, Sh.B. “Era”, Prishtinë, 2006,
7."Erëverë ", poezi, botoi “Era” Prishtinë
8.“Zjarri poetik”, Sh.B. “Sogjetime”,
9.“Qëndresa në mbrojtjen e Shqipërisë Verilindore dhe Lam Hasan Shahiqi”, 2014.
11.“Ëndrra shekullore dhe fantazmat”, 2016.
12.“Aureolë e përhitur”, 2919.
Etj.
Shkroi e botoi edhe një varg esesh, kritika e vlerësime letrare.
Jeton dhe vepron në Gjilan.