2019-12-01

Ermira Ymeraj(1972-)


Rezultati i imazhit për ermira ymeraj"


Ermira Ymeraj, lindi në qytetin e Shkodrës më, 18 dhjetor  1972 njihet si studiuese në fushën e letërsisë, redaktore, korrektore autorësh të ndryshëm dhe poete.

 Studimet e larta i kreu për Gjuhë – Letërsi, në vitin 1995 në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër. 

Studimet pasuniversitare në USHT, për letërsi, dhe në 2010 mbaroi studimet Master Shkencor për “Etnokulturë dhe letërsi shqipe”, me temë “ Ringjallja në epos”.

Në vitin 2013 mbron titullin “Doktore Shkence” në Fushën: Studime Letrare, Specialiteti: Letërsia dhe Baladat, me Tezë: "Balada si paratekst në letërsinë shqipe - vështrim krahasues ndërballkanik", pranë QSA në Tiranë.

Që nga 2010 e këtej, vazhdimisht shkruan, boton artikuj shkencor, merr pjesë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, si zë serioz e argumentues në studimin e autorëve të ndryshëm dhe veprave të tyre letrare.

Libra të botuar janë:

1. Monografi, Studim: “Shtegtimi i Miteve: nga religjioni e folklori, në letërsi”, Shtëpia botuese “Naimi”, Tiranë, 2013, ISBN 978-9928-109-52-1.

2. Poezi “Zemër diptike”, Shtëpia botuese “Naimi”, Tiranë, 2013,ISBN 978-9928-109-51-4.

3. Poezi “Pirg dhimbjesh” , Ermira Ymeraj, Shtëpia botuese “Naimi”, Tiranë, 2011,ISBN 978-9928-109-17-0.

4. Studim krahasues ndërballkanik: “Balada si paratekst në letërsinë shqipe, motive i ringjalljes, flijimit e incestit. Enti botues “Gjergj Fishta, 2015.ISBN: 978-9928-161-88-8

Në fushën e arsimit, luan një rol të rëndësishëm. 

Në vitin 2003–2005, certifikuar për: Mësuese e gjuhës dhe letërsi italiane”, Projekti “Iliria”, MASH dhe Ambasada Italiane, Tiranë.
2004.

 Certifikohet për: Titolo in qualita di docente “Iliria”, Dipartamento Italianistica dell’ Universita di Tirana, Isituto Regionale di Ricerca Educativa della Regione Toscana. / Ambasciata d’Italia.

2006. Certifikuar për: Edukimi për paqe e tolerancë, Fondacioni: Zgjidhja e konflikteve e mosmarrëveshjeve, Shkodër.

2013. Certifikuar për: “Formimi i docentëve të shkollave të mesme në një perspektivë evropiane”. MASH/ Komuniteti Emanuel/ Roma Tre / Magis.

2014, Nëntor. Certifikohet për: “Vlerësuese në provimet kombëtare”, MAS/AKP.

15.01.2015. Certifikohet për: “Mësimdhënia me në qendër nxënësin”. ISSETI / MAS.

30.02.2015. Certifikuar për: “Kurrikula e re e gjimnazit”, IRISOFT.

2016. Certifikuar me: “Mësues Mjeshtër”, për lëndën Gjuhë shqipe dhe letërsi, me rezultatin A, Shkëlqyeshëm. MAS/ IZHA.

20.3.2017. Certifikuar për: “Innovative Educator Expert program”. MICROSOFT, Infosoft Systems.

2014 e vazhdim. “Mentore e praktikave pedagogjike”, DAR- Shkodër.

2017 e vazhdim. “Drejtuese e rrjetit të letërsisë”, për shkollat e mesme. DAR- Shkodër dhe IZHA.

2017 – Trajnere e IZHA-s për “Portofolin e të nxënit”.

2018 – Bashkautore e Librit të Mësuesit, “Letërsi me zgjedhje 12”. Albas.

2018. Bashkëpunëtore ne hartimit e “Udhëzues lëndor për lëndën: Gjuhë shqipe dhe letërsi”, AML, Klasa X- XI- XII, dhe Letërsi me zgjedhje, për . ASCAP.

2019- Trajnere e modulit: “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”. Albas.

2019 – Bashkautorë në hartimin e librit shkollor: Letërsi 3, (libri i nxënësit, libri i mësuesit, fletorja e nxënësit) për Malin e Zi.

Në 2014, merr titullin “Qytetar nderi”, nga komuna Gruemirë e rrethit Malësi e Madhe. Ndërsa më 2018 merr titullin “Ambasadore e Paqes”.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...