2019-12-04

Prof.DR.Ahmet Maloku,Ph.D:"“Fjalor terminologjik i viktimologjisë”


Ka dalë nga shtypi fjalori i parë i viktimologjisë i autorit dr. Ahmet Maloku, profesor universitar, fjalor ky i pari i këtij lloji nder ne.



Autori i këtij fjalori, dr. Ahmet Maloku, në parathënie ka theksuar se shoqëria jonë duket se është gjithnjë më e shqetësuar me zbulimin dhe dënimin e kryesve të veprave penale e më pak me viktimat e dalura nga kriminaliteti. Sipas tij, është një sfidë jashtëzakonisht e madhe për t`i studiuar format e dëmshme dhe shkatërrimtare të kriminalitetit, forma të cilat pas vetes lënë një numër të madh viktimash në sisteme, kultura, shoqëri dhe kohë të ndryshme. Pavarësisht rritjes ekonomike në periudhën e pasluftës në Kosovë, kriminaliteti përgjithësisht ka vazhduar të rritet në vitet e fundit (sidomos veprat penale kundër pasurisë, nga të cilat kemi shumë viktima), shpesh në një shkallë alarmante dhe atë duke lënë shumë ndjenja të pasigurta te qytetarët e Kosovës. Shkalla e lartë e kriminalitetit, nivelet e larta të frikës nga kriminaliteti, kanë bërë që të kemi një rritje të madhe të viktimave, jo vetëm në Kosovë, por në mbarë botën. Studiuesit nga e gjithë bota tani janë të përfshirë në një masë të konsiderueshme në studimin e kriminalitetit dhe viktimizimit, gjë që kjo ka çuar në një vitalitet edhe më të madh në këtë fushë.

Maloku ka theksuar se ky fjalor sjell një varg termesh a nocionesh në lidhje me viktimën, terma që kanë qenë dhe janë përdorur ndër shekuj në botë. Decenieve të fundit, interesimi për viktimën e krimit është rritur mjaft, por në trojet shqiptare ka pasur pak dhe shihet që ka ende mungesë të botimeve të ndryshme që i kushtohen shkencës së viktimologjisë. Prandaj shpresojmë, njëkohësisht edhe urojmë që ky fjalor i parë para publikut shqiptar të kontribuojë, gjegjësisht t’u ndihmojë viktimologëve, kriminologëve, sociologëve, gjykatësve, prokurorëve, policëve, gazetarëve, studentëve të shkencave shoqërore dhe natyrore, si dhe gjithë atyre të cilët hulumtojnë viktimën dhe fenomenin viktimë në çdo aspekt.

“Ende pa e pasur këtë fjalor në duart tuaja, sigurisht se ju mund të keni ndjenjën e mungesës së informacioneve nga fusha të ndryshme, si nga ajo e viktimologjisë, kriminologjisë, penalogjisë, kriminalistikës, të drejtës penale, psikologjisë, sociologjisë, mjekësis ligjore, si dhe të shumë shkencave të tjera që e prekin viktimën në mënyrë direkte apo indirekte. Prandaj, tani ju mund të veproni, sepse ky fjalor tashmë është një libër më shumë në bibliotekën apo tavolinën tuaj. Ky fjalor është për ju”, ka theksuar Maloku.

Ndryshe, fjalori, i titulluar “Fjalor terminologjik i viktimologjisë”, është një vepër e parë gjithëpërfshirëse në fushën e viktimologjisë në trojet shqiptare. Një hyrje e shkëlqyeshme në temat, nën ombrellën e viktimologjisë, për ata që nuk kanë njohuri në terren, gjithashtu edhe një doracak e përditësues i nivelit më të lartë për ata që kanë njohuri në fushën e viktimologjisë.
“Fjalori terminologjik i viktimologjisë”, ofron një sondazh të përparuar të teorive, koncepteve dhe figurave kyçe në këtë fushë. Kombinon këtë gjerësi të mbulimit me autoritetin dhe perspektivën ndërkombëtare duke krijuar një burim referimi për studentët, studiuesit profesionistët dhe lexuesit.
Ky fjalor paraqet nocionet nga hulumtimet e fundit, si dhe termat tradicionalë që pasqyrojnë natyrën shumëdisiplinëshe të fushës në një referencë të vetme, autoritative. Duke ofruar shumë njësi në renditje alfabetike, ky botim siguron një mbulesë sa më të plotë dhe sistematike të nënfushave të viktimilogjisë, duke përfshirë fushat e gjera që lidhen me viktimologjinë, si p.sh. historinë e krimit, historinë e viktimizimit, kriminologjinë, penologjinë, kriminalistikën, të drejtën penale, procedurën penale, sociologjinë, mjekësinë ligjore, psikologjinë, psikologjineë forenzike si dhe fusha të tjera. Thënë shkurt, “fjalori i terminologjik i viktimologjisë”, është literaturë thelbësore për studentët dhe studiuesit, për të hulumtuar hapësirën e gjerë të kësaj fushe shumëdisiplinore.
Autori ka falënderuar miqësisht kontribuesit për analizat e tyre të shkathëta dhe për bashkëpunimin e tyre të çmuar, presidentin e Kolegjit “ILIRIA”, Mexhaid Reçi për mbështetjen financiare në botimin e këtij fjalori, po ashtu edhe prof. Florim Behlulin për punën e mrekullueshme në korrektimin e fjalorit.


****

Ahmet Maloku



Fotografia e profilit të Ahmet Maloku


Prof. Dr. Ahmet Maloku,PH.D  është i lindur në Lisockë, Komuna e Kamenicës.

Shkollimin fillorë dhe të mesëm e ka përfunduar në Gjilan me sukses shembullor, për të cilën disa herë është shpërblyer. Fakultetin e shkencave të kriminalistikes e ka përfunduar me notë mesatare 9.89 në Universitetin e Sarajevës, në Fakultetin e Kriminalistikës, Kriminologjisë dhe Studimet e Sigurisë, në katedrën e kriminalistikes ku fitoi titullin kriminalist i diplomuar. Fakultetin Juridik (me notë mesatare prej 9.50) dhe studimet master (me notë mesatare prej 9.0) i përfundoi në Fakultetin Juridik të kolegjit “AAB- RIINVEST” të Prishtinës. Për suksesin e treguar gjatë studimeve ishte bursist si student me i miri i gjeneratës në Fakultetin e Kriminalistikës, Kriminologjisë dhe Studimet e Sigurisë në Universitetin e Sarajevës.


Fotografia e Ahmet Maloku

Prof.Dr. Ahmet Maloku në studimet pasuniversitare ka përfunduar dy doktoratura:

Doktoraturën e pare e ka përfunduar në Universitetin e Travnikut – Bosnje dhe Hercegovine, në Fakultetin Juridik, në katedrën penale, me teme “Bashkëpunimi ndërkombëtar për luftimin e krimit të organizuar transnacional” me Mentor – Prof.dr. Nedžad Korajlić, Studimet trevjeçare të doktoratës i përfundoi me note mesatare 9.71. dhe ka marr titullin doktor i shkencave juridike në fushën penale.
Kurse doktoraturën e dytë e ka përfunduar në Universitetin publik e Sarajevës - – Bosnje dhe Hercegovine, në Fakultetin e kriminalistikës, Kriminologjisë dhe Studimet e Sigurisë, ne katedrën e Kriminologjisë, me teme “Dezorganizimi social dhe karakteristikat e kriminalitetit në rajonin e Gjilanit (Kosovë) në periudhën 2010-2014” me Mentor: Prof.dr. Alisabri Šabani, studimet trevjeçare të doktoratës sy dyte i përfundoi me note mesatare 9.46. dhe ka marr titullin doktor i kriminologjisë, që njëherit behet doktori i pare i kriminologjisë në Kosovë, ne trojet shqipfolese gjegjësisht në Ballkanin Perëndimorë.

Me 13 nentore 2018 prof.dr. Ahmet Maloku ka perfunduar specializimin dhe eshte certifikuar nga Ohio Northern University - SHBA, ne pedagogji ligjore.



Mbi 10 vite është profesor në institucione të ndryshme të arsimit universitar në Kosovë si dhe jashtë Kosovës; Ka punuar profesor në fakultetit juridik në Kolegjin “Gjilani” në Gjilan nga viti 2012, ndërsa dekan i ketij fakultetit juridik ka qene nga 1 tetori i vitit 2013 deri me 30 shtator 2018.

 Po ashtu eshte pofesor universitar në studimet posdiplomike ne nivelin master dhe doktorate në Universitetin e Travnikut, në fakultetin juridik në Bosnjë Hercegovine.

 Nga 1 tetori i vitit 2017 eshte profesor ne Universitetin International te Novi Pazarit dega ne Presheve. Gjitheashtu eshte Profesor nga 1 tetori i vitit 2018 (e tutje) në kolegjin “ILIRIA”- Prishtinë, e që nga 01.12.2018 e tutje e mbanë poziten e Prorektorit në kolegjin “ILIRIA”- Prishtinë.

Anëtar i rregullt (2016) i International Association of Penal Law– AIDP/IAPL. Paris-Francë.

Anëtar i rregullt (2016) i European Society of Criminology - University of Lausanne ESC – ICDP Sorge – BCH – Switzerland.

Anëtar i rregullt (2017) i The International Society of Criminology (ISC) – The International Society of Criminology was established on July 16, 1937 in Rome.

Anëtar i rregullt (2017) i World Society of Victimology (WSV) - In Consultative Status With the United Nations ECOSOC and Council of Europe.

Aanëtar i bordit (2018) i revistës shkencore ILIRIA International Review. Publicher/Verlag. Holzkirchen, Germany.

Anëtar i bordit (2013) i revistës shkencore “Norma”- Gjilan, Botuar nga Kolegji Universitar “Gjilani”- Gjilan (2013).


Fotografia e Ahmet Maloku

Kryetar i Bordit i Institutit për Kriminologji dhe Kriminalistikë – Prishtinë (2011-2012).

Eshte autori librit: Fjalori Terminologjik i Viktimologjise, botues kolegji “ILIRIA”, Prishtine, 2019.

Eshte bashkeautor se bashku me Prof. Dr. Alisabri Shabani ne librit universitar “ Tema te zgjedhura nga patologjia sociale”, Botuese kolegji “ILIRIA”, Prishtine, 2019.

Eshte bashkeautor se bashku me Prof. Dr. Alisabri Shabani ne librit universitar “Sociologjia”, Botues kolegji “ILIRIA”- Prishtine, 2019.
Fotografia e Ahmet Maloku
Eshte bashkeautor se bashku me Mr.sc. Reshat Maliqi “Frika nga kriminaliteti, ndjenja e rrezikshmerise ne Gjilan. Botues Kolegji “Gjilani”. Gjilan. 2013.


Shkroi dhe botoi mbi 30 shkrime, punime shkencore dhe profesionale. Ka marrë pjesë në disa konfernca nderkombetare, emisione në masmediat kosovare (TV dhe radio). Nga botimet e tij veçojmë:
-  Maloku, Ahmet. “Karakteristikat e organizatave kriminale transnacionale”, punim i publikuar nga Qendra Kërkimore Zhvillimore – Pejë, në Buletinin Shkencor – “Dardania”, nr.5. ISSN – 1800-9794, COBISS.CG-ID 20683538,fq.74, Access online at: http://qkzhpeja.org/konferenca/nentor2016.pdf; Maloku, Ahmet. ”Marrëdhënia ndërmjet veprës penale dhe dezorganizimit social”, punim i publikuar nga Akademia Diplomatike Shqiptare-Qendra për studime ndërkombëtare dhe diplomatike- Tirane-Shqipëri. Revista shkencore periodike Global Challenge, ISSN 2227-8540 (print form), ISSN 2312-5748 (online), Volumi V, Numri 2, fq.113. -Botues ADSH Press, Access online at: http://www.albdiploacademy.com/sites/default/files/applications/Revista%20Global%20Challenge%20Nr%2017.pdf ; Maloku, Ahmet. “Karakteristikat dhe shkaqet e varfërisë në Kosovë”, punim i publikuar nga Instituti për Studime Ligjore dhe demokratike, Republika e Kosovës. Revista Rajonale e Shkencave Shoqërore “REFORMA” nr.4/2016, ISSN 1800-9794-print form, KDU: 364.6 (496.51) fq. 284. Botues ISLD-Prishtinë, Access online at: http://isld-ks.com/wp/Revista-Shkencore-REFORMA-nr.-4-2016.pdf; Maloku, Ahmet. “Nasilje nad ženama u porodici u regionu Gnjilane” punim i botuar nga Nomcentar, Law, Education & Publishing. Revista “Nova naučna edukativna misao” nr.3/2015 ISSN 2334-8631, COBISS.SR-ID NR. 199642636, UDK 33, fq. 32-39. Botues – Nomotehnički Centar- Beograd, Srbija, Access online at: http://journal.nomcentar.com/wp-content/uploads/sites/9/2015/12/3-2015-sadrzaj.pdf; Maloku, Ahmet.”International Legal Regulation to prevent drugs abuse and psychotropic substances”. Punim i publikuar në revistën Balkan Journal of interdisciplinary Research, Vol.1. No. 1/2015. ISSN 2410-759X (print). Fq. 461-472. IIPCCL PUBLISHING, TIRANA-ALBANIA, Access online at: www.iipccl.org; Maloku, Ahmet “Fear of Voilence and Criminality in the Region of Gjilan, Kosovo”. Punimi është botuar në revistën shkencore “Mediterranean Journal of Social Sciences, Special edition. MCSER (Mediterranean Center of Social and Educational Research) Publishing, Rome-Italy, Vol. 6. No. 2, S5, April 2015, fq.29. ISSN 2039-2117 (online), ISSN 2039-9340 (print), index Copernicus, Impact Factor 6.44, Access online at: http://www.mcser.org/journal/index.php/mjss/article/view/6156; Maloku, Ahmet. “Bashkëpunimi Ndërkombëtar Policor në luftimin e krimit të organizuar” Punim i Botuar në Revistën Shkencore Regional Journal of Social Sciences “REFORMA”, Nr. 2/15 shtator, Gjilan, Kosovë. ISSN 1800-9794 (print form) KDU:33 (05) 34 (05) fq. 119. KDU 343.3 / .7 341.24:34.3/7, Access online at: http://isld-ks.com/wp/wp-content/uploads/2015/09/Revista-shkencore-REFORMA-nr.-2-2015..pdf;  Maloku, Ahmet. “Kodi i të burgosurve” Punim i botuar në Revistën Shkencore Ndërkombëtare “Diskutime” Viti i IV-nr. 15 Shkurt, 2015. Tetove-Maqedoni. ISSN 1857-825X (print) ISSN 1857-8543, Access online at: http://www.diskutime.org; Maloku, Ahmet. “Trafficking in human beings as a form  of  transnational organized criminal activity” punim i botuar në International Magazine for Social Sciences. “VIZIONE” Nr. 22/1 në Shkup, Republika e Maqedonisë, me ISSN: 1409 – 8962 – printed form dhe ISSN: 1857 – 9221 – electronic form. UDC 316, 33, 32. Fq. 359-367, Access online at: http://www.klubidemokratik.org/html/vizione22.htm; Maloku, Ahmet. ”Përpjekjet ndërkombëtare për ta përkufizuar krimin e organizuar”, punim i botuar në Revistën Shkencore Shoqërore “VIZIONE”  Nr. 20, në Shkup, Republika e Maqedonisë, me ISSN: 1409-8962, UDC, 316, 33, 32. Fq. 447-458, Access online at: http://www.klubidemokratik.org/html/vizione20.htm ; Maliqi, Reshat & Maloku, Ahmet. Hulumtimi shkencor “Frika nga kriminaliteti – ndjenja e rrezikshmërisë në gjilan”, Katalogim në Botim – (CIP) Biblioteka Kombëtare dhe Universitare  ISBN 978-9951-649-001; me KDU 343.9 (496.51). Botues: Kolegji “Gjilani” – Gjilan; Maloku, Ahmet.  "Krimi i organizuar – trafikimi i substancave narkotike në Kosovë", KDU 347:57 (496.51) Revista Shkencore "NORMA" KDU 338:34 (05). f.75. Botues Kolegji "Gjilani", Gjilan.
______________________________________________________________
Fotografia e Ahmet Maloku
Po ashtu Prof Dr. Ahmet Maloku ka marre pjese ne shume vizita studimore në disa shtete perëndimore dhe te rajonit. Ka qenë panelist dhe pjesëmarrës në disa konferenca shkencore, të organizuara në nivel vendor dhe ndërkombëtar, si në: 

Maloku, Ahmet. “Roli i Shkencës në Zhvillimin e Sistemit Ekonomik, Politik, Social dhe Juridik të Vendit”. Konferenca e III-të shkencore e organizuar nga qendra kërkimore zhvillimore- Peja. Access online at: http://qkzhpeja.org/konferenca/nentor2016.pdf ; 




Fotografia e Ahmet Maloku

Maloku, Ahmet. “Rendesia e MSA-se dhe liberalizimit te vizave per rajonin dhe perspektiva integruese evropiane”. Konferenca e V-të Shkencore Rajonale (Kosove, Shqipëri, Maqedoni, Serbi, Mali i Zi). Gjilan, Republika e Kosoves.

 Libri i abstrakteve, ISBN 978-9951-8906-8-7. Access online at: http://isld-ks.com/wp/?p=2745 ; Maloku, Ahmet. “The functioning of the Legal state in the South-Eastern Europe” Presented the paper entitled: “Alcoholism as a pathological social problem in the region of the municipality Gjilan-Kosovo” presented at ICLS 2015, held on 30 October, 2015  in Pristina. In cooperation with AAB College, Pristina Kosovo; Fakultet za kriminalistiku, kriminologji I sigurnosne studije _Sarajevo, BiH; Pravni fakultet, Univerzitet u Travniku. Book of abstracts, ISBN 978-9951-494-54-0. Access online at:  http://aab-edu.net/en/conferences/functionality-rule-law-south-eastern-europe/ ; 

Maloku, Ahmet.  “Të arriturat dhe sfidat e shteteve te ballkanit ne rruget e integrimit evropian”. Konferenca e III-të Shkencore Regjinale (Kosovë, Shqipëri, Serbi, Mali i Zi). E organizuar nga ISLD- Instituti për Studime Ligjore dhe Demokratike, Republika e Kosovës. Book of abstracts ISBN 978-9951-8906-6-3. Access online at:  http://isld-ks.com/wp/wp-content/uploads/2015/09/Libri-i-abstrakteve-i-konferences-se-III-shkencore.pdf

 Maloku, Ahmet. “Prevention of hiv transmissions and drugs among resident population in the cross-border area” Gjilan, Kosovo. An EU funded project managed by Europen Union Office in Kosovo. Access online at: www.labirinti-ks.org/Publicationsandresearch.aspx

 Maloku, Ahmet.”Economic Development as a basic to generate new jobs”, Konferenca shkencore ndërkombetare, ku kam marrë pjesë me punimin “Varferia” Organizuar nga kolegji “Pjeter Budi” Book of abstracts ISBN 978-99510429-10-2. Access online at: http://www.pjeterbudi.com/eng/index.php/konferenca/222-international-conference-of-pjeter-budi-23-may

Maloku, Ahmet. International Conference on social sciences, Pristina-10-11 April 2015. Godine, the committee of the conference, organized in partnership of ILIRIA COLEGE, Pristina-Kosovo, EUSER, European Center for science Education and research, ICCV Research Institute for quality of life, Romanian Academy, Bucharest, Romania.-Ahmet Maloku presentation with the paper titled: “Fear of Violence and criminality in the region of Gjilan, Kosovo” Conference Proceedings, 5th ICSS, 2015. Volume I. ISBN 978-88-909163-8-0, Access online at: http://icss.euser.org/index.php/158-5th-icss; Maloku, Ahmet. “The right and the political culture as a factor influencing the construction of the modern state” Konferenca e I-rë shkencore Regjionale (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Serbi, Mal i Zi) organizuar nga ISLD- Instituti per Studime Ligjore Demokratike. Gjilan-Kosovë, Access online at: http://isld-ks.com/wp/?page_id=151

 Maloku,Ahmet. “Efektiviteti i sektorit të sigurisë si parakusht për rritjen e ndjenjës së sigurisë në qytetin e Gjilanit”, Konferencë shkencore, KDU 347:57,  Botues Kolegji "Gjilani", Gjilan. 

Maloku, Ahmet. “Siguria Private në Vendet e Bashkimit Europian” punim i prezantuar në Forumin e Dytë Kombëtar Për Sigurinë Bankare, të organizuar nga Shoqata Shqiptare e Bankave. Tiranë.  Access online at: http://www.aab.al/al/press_release_view.php?id=65

E shumë punime tjera shkencore më faktor kombëtar dhe ndërkombëtar.


A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...