2019-12-01

Istref Begolli(1933-2003)


Rezultati i imazhit për istref begolli"

Istref Begolli , lindi më 7 maj të vitit 1933 në Pejë dhe vdiq më 31 janar të vitit 2003 në Krapinske Toplice në Kroaci. 

Rrjedh nga një familje artistësh kosovarë të mirënjohur, së cilës i takon edhe aktori dhe profesori i aktrimit Faruk Begolli.


Istref Begolli, një nga aktorët më të spikatur shqiptarëtë të gjitha kohërave, një figurë me plot prezencë dhe karizmë në çdo hapësirë ku depërtonte dhe realizonte role, lindi më 7 maj 1933 në Pejë.

 Shumë i ri, ai do të largohej nga Peja si 15 vjeçar për ta marrë rrugën drejt themelimit të Teatrit Krahinor në Prishtinë  ku edhe do të lulëzonte karriera e tij si aktor i dërrasave të teatrit dhe roleve tragjike, aktor i cili shkriu e stërshkriu role të mëdha edhe në skenat e teatrove prestigjioze të ish-Jugosllavisë.

Fillimisht, Istrefi kur e niste me mësimin e tekstit për ta përgatitur   rolin ai mbante një fletore ku e shkruante tekstin që e përpunonte vet si dhe fjalinë e fundit të partnerit në rol. Ky “partner” ishte vajza  e tij  Alba  . Kësisoj ai  e mësonte ma lehtë tekstin, duke ushtruar babë e bijë  së bashku me orë të tëra si dhe në magnetofonin e tij personal. Mund të themi që prej të gjithë aktorëve shqiptarë të asaj kohe ai veçohej për diksionin e tij të shquar...




***
“Prej viteve 90-ta Istref Begolli  nuk ka qenë i angazhuar në Teatrin Krahinor (aso kohe),ngase  pushtuesit serb i morën të gjitha institucionet e morën edhe Teatrin... 

Istrefi në ndërkohë i ka realizuar disa drama televizive, natyrisht në rrethana të vështira. Nuk e lëshojë  banesën gjatë luftës sepse ai vendosi ashtu. Atëkohë  ai ishte vital, edhe meqe , po hynte në moshën e tretë të pjekurisë. Pas luftës, në pjesën e dytë të vitit 1999 dhe në fillim të vitit 2000 ka dhënë rolin e Atit në filmin “Vjeshta e Trëndafilave” shkruar nga V. Karahoda-në regji të Agim  Sopit, e që ishte roli i tij i fundit.

*

Istref Begolli e vazhdon jetën e tij të mbushur me role kolosale në teatro dhe filma për 50 vite të plota karriere...

Ai ka qenë dhe vazhdon të jetë tragjedianti më i madh i Teatrit Shqiptar. Mbi të gjitha njihej edhe për tremën e tij famoze para secilës premierë që kishte. Ka qenë perfeksionist i madh në punë dhe në jetë, në përgjithësi.

Rolet e tij, si: “Makbethi”, Jagua tek “Othello” të Sheksipirit, Prifti në “Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur” të Ismail  Kadaresë, në “Bregun e Pikëllimit” të Teki   Dervishit, në “Dervishi dhe Vdekja” të Mesha  Selimoviçit, të Atit në “Vjeshtën e Trëndafilave”, në “Përroin Vërshues”, film në regji të Besim  Sahatçiut, pastaj në dramat televizive: “Oda e Junikut” në regji të Adem  Mikullovcit; “Kulla” e Anton  Pashkut, “ Vallja e Çmendur” e Rexhep  Qosjes, etj. i kanë dhënë Istref Begollit vendin e tij të merituar në hartën dhe pasaportën e kulturës të artit Shqiptar si dhe një vulë emblematike.

Në librin e lëndës të ‘Historisë’ në shkollat fillore, në një pjesë ku mësohet për artin dhe kulturën është përfshirë vepra e aktorit të madh Istref Begolli. Teatri Profesionist i qytetit të tij të lindjes në Pejë mban emrin “Istref Begolli”.


Ai vdiç në mënyrën më banale që është e mundur, prej alergjisë në penicilin. Kjo ishte arsyeja që truri i tij mbeti pa oksigjen përreth 25 minuta, në një ditë vere korriku në vitin 2002.

... Si pasojë e këtij gabimi fatal të institucioneve tona shëndetësore ai ka qenë 7-8 muaj në komë vigjile, dhe në acarin e 1 shkurtit të vitit 2003 ndërroi jetë në Kroaci. Asnjëherë, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për humbjen tragjike të tij, Ministria e Shëndetësisë e ka neglizhuar  dhe heshtë që nga ajo kohë...


Filmografia

Migjeni - (1990) (TV)
Opasni trag - (1984)
Përroi vërshues - (1981)
E tërë jeta për një ditë - (1980) (TV)
Kur pranvera vonohet - (1980) (mini) TV Seri
Era e Lisi - (1979) (mini) TV Seri
Epoka para gjyqit - (1978) (TV)
Pasqyra - (1977) (TV)
Crveni udar - (1974)
Bombasi - (1973)
Hleb - (1973) (TV)
Si të vdiset - (1972)
Të ngujuarit - (1971) (TV)
Lelejska gora - (1968)
Brat doktora Homera - (1968)
Do pobede i dalje - (1966)
Nevesinjska puska - (1963)
Solunski atentatori - (1961)
Kapetan Lesi - (1960)

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...