2019-12-02

Xhevat Limani(1953-)


Rezultati i imazhit për xhevat limani"

Xhevat Limani ,lindi  më  01.janar 1953 në Fierishtë -Strugë. 

Shkollën fillore e kreu në Frëngovë-Strugë. Tetëvjeçaren në Ladorisht-Strugë, Gjimnazin e kreu në Strugë. 

Studjoi Aktrim & Gjuhë dhe letërsi shqiptare.U diplomua në klasën e Faruk Begollit në 1974 (Student i parë shqiptar i Aktrimit në Maqedoni).

Gjatë vitit shkollor 1974-1975 punoi si profesor i gjuhës dhe letërsisë në gjimnazin e Strugës.

Nga 1975- 2002 punoi si Aktor profesionist në Teatrin shqiptar në Shkup (Teatri i pakicave-Teatri i kombësive-Teatri shqiptar).

Nga viti 2002 jeton dhe vepron në SHBA-së ku themeloi TEATRIN SHQIPTAR NË AMERIKË ( Albanian Theater in America).

Ka luajtur mbi 100 projekte teatrore dhe mbi 7000 shfaqje në mbi 50 shtete të botës.

Ka botuar librat

Pranverë dimërore- poezi, botues SHKUPI

Albaniada- tetë drama, botues SHKUPI

Varrtarët- dramë fituese e konkursit 40 vjetori i Teatrit në Shkup

Anatema- dramë premiere që shënoi Hapjen e Teatri shqiptar në Amerikë

Muri i lotëve- dramë, botues Feniksi Strugë

Ora shqiptare- poemë, botues BUZUKU Prishtinë

Antimemorandum-Ese dhe dramë, botues BUZUKU Prishtinë

Agron Mirdita-poemë, SCAN, NJ

Dodona-dramë , botues Adel Co, Tiranë dhe New York

Artisti pa Atdhe-roman, botues Adel Co, Tiranë dhe New York

Gjergj Kastrioti SKËNDERBEU-poemë dramatike,



Rolet që kanë lënë gjurmë në historikun e Teatrit shqiptar.

Lulashi -drama GOF e Anton Pashkut, (vlerësuar në Festivalin e skenave të vogla eksperimentale në Sarajevë, MESS 1979).

Besniku tek JETA dramë e Nexhat Mustafait

Sekretari- PËRTEJ VDKJES shkruar nga Murteza Peza

Kryellusteri- tek PLANETI I DEMBELAVEd, ramë për fëmijë-Risto Davçe

Rudolfo- tek drama PAMJA NGA URA- nga Artur Miler

Nuri budalla tek drama DITË PËR IKJE shkruar nga Alosha Rusi

Dhëndërri tek GOMARI shkruar nga Zhorzh Fejdo

Majori tek drama TË SHPËTOJË SHPRESA nga Emanudel Robles

Mbreti Gungaq tek LULI NË PALLATIN MBRETËROR, dramë e Gani Jetishit

Pali tek drama NITA shkruar nga Josip Rela

Sherifi tek MINJTË DHE NJERËZIT shkruar nga Xhon Shtajnbek

Princ Eraku tek TURBULLIRA NË BUKRAMIRA shkruar nga Ymer Shkfreli

Kryekoristi MBRETI EDIP tragjedi e Sofokliut

Hamidi i Verdhë-drama ZBUTËSI I NJERËZVE ME SY PREJ ZYMRYDI shkruar nga Teki Dervishi

Mbreti Klaudi -tragjedia HAMLETI nga Uilliam Shakespeare

Vlerësuar nga Kritika teatrore në Festivalin veror të Pulës

Milosi- VARREZË AUTOMOBILASH- Fernando Arrabal

Vlerësuar lart në Festivalin e teatrove alternative në Podgoricë.

Argani- I SËMURI PËR MEND – Jean Baptist Poklen Molier

Diku tek drama HIJA e Hysen Matoshit

Kapiteni- VOJCEKU, dramë nga Teki Dervishi

Profesor Lako- Kali i Trojës sipas I. Kadare-dramatizim i Fadil Hysajt

Etj.

Krijimtaria të njohura artistike

"Nuk ishin vetëm" (film dokumentar për shqiptarët e Amerikës në luftën e UÇK-së);"Pranverë dimërore" - poezi;"Albaniada" - dramë;"Artisti pa Atdhe» (roman);"Dodona" - dramë;"Ora shqiptare";"Demoniada";"Antimemorandum";"Anatema";"Hijet";"Gjergj Kastrioti - Skenderbeu";"Muri i lotëve";"Unë Adem Jashari".Etj.

Flori Bruqi

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...