2019-11-30

Ag Apolloni (1982-)

Rezultati i imazhit për ag apolloni"

Ag Apolloni ka lindur më 13 qershor 1982, në Kaçanik (Kosovë). Shkollën fillore dhe gjimnazin i ka kryer në vendlindje, kurse studimet për Dramaturgji dhe studimet për Letërsi, i ka mbaruar në vitin 2005, në Universitetin e Prishtinës. 

Për shkaqe ekonomike, në vitin 2006 ka ndërprerë studimet në Filozofi dhe për dy vjet rresht kohën më të madhe e ka kaluar në Spitalin e Prishtinës duke u kujdesur për babain e sëmurë, i cili ndërroi jetë në 2007. 

Në vitin 2008, Ag Apolloni merr titullin Master i Shkencave Filologjike, kurse në 2012 merr titullin Doktor i Shkencave Filologjike. 

Apolloni aktualisht është profesor në Universitetin e Prishtinës, ku punon që nga viti 2008 

Veprimtaria

Apolloni ka punuar si gazetar, redaktor dhe kryeredaktor në disa gazeta ditore dhe revista letrare dhe kulturore në Prishtinë. 

Në vitin 2010 e ka riaktivizuar dhe e ka udhëhequr për tre vjet revistën më të vjetër letrare në Kosovë, “Jeta e Re” (e themeluar më 1949), e cila ka qenë mbyllur më 2006. 

Në vitin 2013, themelon revistën kulturore “Symbol”, në të cilën ka realizuar intervista me: Linda Hutcheon, Jonathan Culler, Rita Dove, Raoul Eshelman, Gottfried Helnwein, Andreas Huyssen, Mieke Bal, D. M. Thomas, Javier Cercas etj.

 Tekste dhe vepra të Apollonit janë përkthyer në disa gjuhë, si: anglisht, gjermanisht, italisht, çekisht, maqedonisht, serbisht etj. 

Apolloni është shpërblyer disa herë me çmime kombëtare për veprat e tij fiksionale dhe studimore.



Veprat  nga Ag Apolloni :


Romane:

Ulurima e Ujkut (2013).Romani më i mirë i vitit (çmimi “Rexhai Surroi”), për librin “Ulurima e ujkut”(2013)

Zazen (2014)

Poezi:

Zomb (2009).Është  Libri më i mirë poetik i vitit nga Ministria e Kulturës (Kosovë), për librin “Zomb”(2010).


Drama:

Drama: Stefani, Halloween, Judita, Mat (2010)
Hamleti simbas Horacit (2017).Drama më e mirë e vitit nga Teatri Kombëtar i Kosovës, për dramën “Hamleti simbas Horacit”(2017)


Skenderbeu: Manuskripti i Marlout (2018)

Kritikë:

Parabola postmoderne (2010)

Paradigma e Proteut (2012).Libri më i mirë kritik i vitit nga Ministria e Kulturës (Kosovë), për librin “Paradigma e Proteut”(2013)

Koferi i Konicës (2016)

Non-fiction:

Mesjeta ime (2019)

Flori Bruqi

No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...