Haqif Mulliqi lindi më 6 maj 1960 në Pejë, Kosovë është regjisor teatri dhe dramaturg shqiptar. Arsimin fillor dhe të mesme i ka mbaruar në Prishtinë, ndërsa Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës në klasën e prof. Ekrem Kryeziut dhe të prof. Nebi Islamit.
Haqif Mulliqi prej vjetësh është profesor për lëndën Dramaturgjisë në DAD të Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, gjithashtu profesor për lëndën e Skenarit të fillimit, Historisë së filmit, "Dramaturgjinë" si dhe "Filmin dokumentar" në Universitetin Shtetëror të Tetovës , si dhe ligjërues i lëndës së Historisë së Dramës dhe Teatrit botëror në Akademinë e Arteve të Bukura të Universitetit të Tiranës. Gjithashtu ligjëron edhe lëndët : Teknikat e hulumtimit gazetarisk si dhe Gazetari investiguese në Departamentin e Gazetarisë të Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës si dhe lëndën "Gjuha ne medieve" në studimet mater të Fakultetit Filologjik, gazetari.Etj.
Gjate viteve 1992-1996 ka qenë shumë herë, selektorë i festivaleve në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë dhe ishte iniciatori për themelimin e Festivalit të Komedisë në Preshevë. Në vitin 1996 në Mostar (Bosnje) është laureuar për tekstin dhe regjine më të mirë për komedinë "Ali Hoxha, Hoxhe Alia". Ka marrë pjesë edhe në festivalet botërore të teatrove : Edinburgh (Skoci), Londër (Angli), Avinjon (Francë), Vashavë (Poloni), Kajro (Egjipt), Dremen (Norvegji), Ohër (Maqedoni), Braila (Rumani). Tuzëll (Bosnjë Hercegovinë), Shkup (Maqedoni), Kumanovë (Maqedoni), Butrint, Fier, Korçë, Elbasan dhe Tiranë (Shqipëri), etj. Në revistat "Bota e re", “ Rilindja”, “Zëri”, “Gazeta shqiptare”, “Koha ditore”, “Tirana observer”, “Fakti”, “Fjala”, “Albania”, “Bujku”, "Kombi", "Theatri", etj., ka botuar qindra kritika, ese dhe vështrime studimore lidhur me dramën, skenën dhe teatrin. Ka ligjëruar mbi problemet e dramës dhe teatrit edhe në Tiranë, Londër, Grac (Austri), Lubjanë (Slloveni), Mostar (Bosnjë Hercegovinë), Kajro (Egjipt), Ohër (Maqedoni), Selanik (Greqi), etj.
Ishte prodekan në Fakultetin e Arteve në Prishtinë ndërsa, aktualisht është shef i Katedrës së Studimeve Master në Drejtimin e Dramaturgjisë në Fakultetin e Arteve të UP-së. Për disa vjet me radhë ishte Kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Kosovës. Gjithashtu edhe Këshilltar për Media në OSBE – Misioni në Kosovë. Ishte kryeredaktori i parë i të përditshmes kosovare “Kosova sot”. Ishte gjithashtu edhe kryeredaktor i të përditshmes “Gazeta e re”. Ishte themelues, botues dhe kryeredaktor i parë i “Gazeta shqiptare” (Prishtinë). Ishte edhe themelues, botues dhe kryeredaktor i të përdyjavshmes politike “Kombi” (botim i familjes Mulliqi – Prishtinë). Ka qenë kryetar i degës së Kosovës së SEEMO-s (Organizatës së Medieve të Evropës Lindore dhe Juglindore) me seli në Vjenë. Është anëtar i IFG-së (Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve) me seli në Bruksel, si dhe i IPI (Institutit Ndërkombëtar të Shtypi) me seli në Vjenë. Është anëtar i bordit të PEN-it të Kosovës.Etj.
:http://floripress.blogspot.com/2012/11/nga-flori-bruqi-emrat-qe-sharrohen.html
Veprat:
1993 botoi librin publicistik “Kosova në ruletin ndërkombëtar” (botuar nga revista “Zëri”, Prishtinë)
Në vitin 1993 botoj dramën “Katër epoletat” (botues Tok Theatre, Prizren)
Në vitin 1994 botoj dramën “Si e mposhta Mussolinin” (botues Dodona)
Në vitin 1998 botoj dramën “Parfumeria” (botues Theatri)
Në vitin 2002 botoj katër drama: “Trenat” (botues “Kombi”), “Një plagjiat i përkryer” (botues “Kombi”), “Parfumeria” (botues “Kombi”) dhe “Përralla klaustrofobike” (botues “Kombi”)
Në vitin 2005 ka botuar katër drama: “Kaos atdhedashurie në Paris” (botues “Kombi”) “Gjakova një luftë ndryshe” ((botues “Kombi”) “Asgjë veç Gjyzepes” (botues “Kombi”) dhe “Një varr për majorin e Mbretit” (botues “Kombi”)
Në vitin 2006 botoj pesë drama: “Sistola” (botues “Kombi”), “Çdo gjë është e mundshme” (botues “Kombi”), “Maksi dhe Kimi apo takimi pas 21 vjetëve” (botues “Kombi”) “The Kosowars” (botues “Kombi”) dhe “Komemorativisht” (botues “Kombi”)
Në vitin 2007 botoj dramën: “Komedia” (botues “Kombi”) “Maksi dhe Kimi apo takimi pas 21 vjetëve” (botues “Kombi”) /ribotim/
Në vitin 2010: Botoi dramën “Drama për Mua, Mirjam dhe Sandrin”, “Jeta e re”, Prishtinë
Në vitin 2008 përfshihet në “Antologjinë e dramës bashkëkohore shqiptare”:Botues MKRSK
Punime shkencore:
“Prezantimi i konfliktit në Mqedoni në mediat e Kosovës” Macedonian Institute for Media (Macedonia) Shkup, 2001
“Marrëdhëniet me media si pjesë e marrëdhënieve me publikun” Revista “Media” Revistë shkencore e Departamentit për Media në Fakultetin Filologjik të UP Prishtinë, 2007
“Teatri si mision në emancipimin e emocioneve apo fytyra e dytë e Faustit shqiptar” Studime për artin 14/2011 Botim i Qendrës së Studimeve Albanologjike, Tiranë Tiranë, 2011
“Origjina e dramës, poetika dhe rëndësia e saj” Studime për artin 17/2013 Botim i Qendrës së Studimeve Albanologjike, Tiranë Tiranë, 2013
“Komedia apo mënyra më e çuditshme e përballjes me ligjet e kozmosit” “Jeta e re” Nr. 2 Prishtinë, 2013
“Aspekte zhanror të komedisë së Milazim Krasniqit” Studime për artin 120/2014 Botim i Qendrës së Studimeve Albanologjike, Tiranë Tiranë, 2014
Në vitin 2012 Botoi librin “Pesë drama” “Parfumeria” “Përralla klaustrofobike” “Dramë për mua, Mirjam dhe Sandrin” “Asgjë veç Gjuzepes” “Maksi dhe Kimi, apo takimi pas 21 vjetësh” Botues: Shtëpia Botuese “Rozafa”, Prishtinë
“Vitet kur Kosova e njohu veten “, libër publicistik LOGOS – A Shkup, 2012
Në vitin 2013 Botoi librin “Pesë drama” “Sistola “Si e mposhta Mussolinin” “Trenat” “Gjakova një luftë ndryshe” “Një përkujtim në kafeteatër” Botues: Shtëpia Botuese “Olymp”, Prishtinë
Në vitin 2014 Këshilli i librit i MKRS-së i ka përzgjedhur për botim përmbledhjen e komedive: “Çdo gjë është e mundshme” “Komedia” “Asgjë të re nga Jugu” “Show time” Botues: Shtëpia Botuese “Olymp”,Prishtinë
Skripta e autorizuar “Format e kërkimit gazetaresk” Libër për studentët e gazetarisë të UP-së 2006 .
Etj.
Flori Bruqi