--------------------------------------------------------------------------------------------------------
Njëjtë sikurse realizimi që ka zgjatur më shumë se tre vjet, filmi “Kodi i jetës” ka paqartësi edhe rreth datës së premierës. Megjithatë, ekipi i filmit me regji të Ekrem Kryeziut më në fund ka arritur të përcaktohet së paku për muajin se kur do të shfaqet ai.
”Në shkurt, gjithsesi”, ka thënë producenti i filmit, Shkumbin Kyreziu. Por ai nuk ka pranuar të japë asnjë detaj tjetër rreth premierës. Informacionin e gazetës se data e dhënies premierë e filmit do të jetë 24 shkurti, Kryeziu as nuk e ka mohuar e as pohuar.
“Nuk mund të jap asnjë informatë tjetër”, ka thënë ai të dielën.
”Kodi...” është filmi i dytë i metrazhit të gjatë që mban logon e Qendrës Kinematografike të Kosovës. I takon ta thyejë heshtjen më shumë se dyvjeçare pa film kosovar, pas shfaqjes së “Gomarët e kufirit”, me regji të Jeton Ahmetajt, që u shfaq në shtator të 2009-s.
Ndonëse regjisori i filmit, Ekrem Kryeziu, në shtator të vitit të kaluar kishte kërkuar 70 mijë euro shtesë nga QKK-ja, kur bëhet fjalë për premierë, thotë se nuk merret me këto punë.
“Detyrën time e kam kryer. Unë merrem vetëm me çështje artistike”, ka thënë Kryeziu.
QKK-ja ia kishte refuzuar Kryeziut kërkesën për para shtesë, pasi që nuk kishte marrë raport se si janë shpenzuar 240 mijë eurot, sa ia kishte dhënë në vitin 2009 për të qenë bashkëprodhues i filmit.
Producenti i filmit, Shkumbin Kryeziu, thotë se tashmë gjithçka është finalizuar dhe se janë duke biseduar me Kinemanë ABC për caktimin e një date.
“Varet edhe prej ABC-së”, ka thënë Kryeziu.
Drejtori i kompanisë për distribuimin dhe shfaqjen e filmave “Genci”, që menaxhon me Kinemanë ABC, Milazim Salihu, ka pranuar se parimisht është rënë dakord për 24 shkurtin si datë të premierës.
“Njëherë për 24-in kemi rënë dakord, por nuk kemi marrë konfirmim zyrtar prej tyre”, ka thënë Salihu.
“Varet krejt prej organizatorëve”, ka shtuar ai.
E institucioni i cili do të duhej të ishte në dijeni për datën, Qendra Kinematografike e Kosovës, nuk është i informuar për premierën. Kryetari i Bordit të QKK-së, Arben Zharku, ka thënë se për datën e premierës mund të lajmërohen edhe një javë përpara.
”Nuk është ndonjë problem i madh. E rëndësishme është që të jepet premiera”, ka thënë ai.
Regjisori Kryeziu kishte arritur ta bindte Bordin e mëhershëm të QKK-së për një afat shtesë. Përderisa përbërja e tanishme e këtij organi, të cilin e kryeson Zharku, kishte caktuar dhjetorin e 2011-s për premierë. Kësisoj, “Kodi i jetës” kishte shkelur dy afate për shfaqjen e parë. Kryeziu kishte dhënë disa arsye të ndryshme në kohë të ndryshme për këto shtyrje. Arsyetimi i tij për shtyrjen e parë kishte të bënte me finalizimin e filmit që sipas tij kërkonte para shtesë, ndërsa arsyetimi për afatin e dytë ishte festivali ndërkombëtar i filmit “Berlinale”.
“Në muajt në vazhdim filmi do të shkojë në seleksionimin ballkanik në Tiranë për në Festivalin e Filmit në Berlin. Nga kjo varet krejt puna e premierës. Festivali kërkon që filmi të mos ketë shfaqje publike deri në një përgjigje të radhës”, kishte thënë Kryeziu në shtator të vitit të kaluar.
“Pra, premiera do të jetë në varësi të vendimit të jurisë së Berlinit, por mund të jetë deri në fund të këtij viti ose vitin tjetër”, kishte shtuar ai.
Edhe të dielën e 15 janarit Kryeziu thotë se nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga ky festival nëse është pranuar ose jo, edhe pse mendjen për premierë e ka ndarë të jetë në kohën kur të mbahet “Berlinale”.
“Kodi i jetës” është rrëfim për luftën e fundit në Kosovë dhe ka bërë bashkë aktorët: Xhevat Qorraj, Çun Lajçi, Hadi Shehu, Mentor Zymberaj, Fatime Sefaj, Ilir Tafa e Bubulina Lajçi.
Filmi pasqyron një histori të dhimbshme të protagonistit Lan Druvari (Xhevat Qorraj), i cili është i mbijetuari i vetëm nga pushkatimi i meshkujve të fshatit. Kthimi në shtëpinë e djegur e bën të kuptojë se kishte humbur familjen, por fati e takon me një vajzë që gjatë luftës ishte dhunuar. Rrëfimet e tyre të ndërlidhura edhe me atë të dhunuesit serb shtjellohen përmes tri linjave dramaturgjike, të cilat kryqëzohen mes vete derisa finalizohen me fitoren e njerëzores.
E kur fjalë për çmime ato do të jenë me bollëk.
Festivali Ndërkombëtar i Monodramës në Kosovë ‘MonoAKT’ 2012 sivjet do të hapet me duodramë. Është shfaqja nga Lituania ‘Mëndafsh’ e cila do ta hapë festivalin, që do të mbahet gjatë kësaj jave. I pranishëm në këtë festival do të jetë edhe një aktor nga Dagestani me emrin Skenderbeg.
“Një aktor, një dërrasë, një fjalë, një porosi, për aktorë apo spektatorë nuk e di”. Kjo është një poezi e shkurtër, sinonim i monodramës, e aktorit Xhevat Qorraj, që është emblemë e Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës në Kosovë “MonoAKT”.
Edhe pse aktori Qorraj nuk qe i pranishëm në konferencën për media, drejtori i festivalit, Mentor Zymberaj, tregoi se e kanë siguruar autorësinë nga ai dhe mund ta përdorin pa problem.
Ky festival, i cili do të mbahet prej datës 17 deri më 22 prill, do t’i mbledhë në Pejë, por edhe në Prishtinë, disa prej trupave më të mira të monodramës në Europë. Në fakt, shfaqja që do ta hapë festivalin nuk është monodramë por duodramë.
“Sivjet ky festival fillon me duodramë. Shfaqja e cila do ta hapë festivalin është duodrama nga Lituania ‘Mëndafshi’ (Silk)”, tregoi Zymberaj.
Në fakt janë dy duodrama që do të shfaqen në kuadër të festivalit, hapjen solemne e të cilit do të bëhet në teatrin ‘Istref Begolli’ në Pejë, duke filluar nga ora 19:30.
“E kemi shtuar një segment të artit skenik, duodramën, që do të jetë i vazhdueshëm edhe në të ardhmen, të cilën e quajmë Monoakt plus”, shtoi Zymberaj. Ai theksoi se ky edicion, që është i katërti, përbehet nga tri segmente.
“E kemi Monoaktin, ku i kemi në konkurrim tetë monodrama dhe monoperformansa, kemi dhjetë monostripa, ku janë dhjetë minishfaqje pa tekst të studentëve në kohëzgjatje rreth shtatë minuta, të cilat konkurrojnë për çmimin e Monostripit dhe kemi dy duodrama, të cilat e fillojnë këtë segment të festivalit”, tha Zymberaj, duke shtuar se Monostripi është ideja më e veçantë dhe më unike e festivalit. Ndërsa për monodramën tha se është gjinia më e vështirë e artit skenik.
“Si në autorësi, si në regji, si në aktrim monodrama i ka vështirësitë maksimale për t’u realizuar. Kështu që, pikërisht pse është e tillë, nuk iu kam larguar monodramës dhe kam dashur që të zhvillohet edhe te studentët. Arsyeja tjetër pse monodrama është e rëndësishme është se atë si gjini pos që po e zhvillojmë, ne po i promovojnë edhe monodramat tona para anëtarëve të jurisë ndërkombëtare dhe artistëve tjerë të botës, në të njëjtën kohë po iu jepet mundësi që këto monodrama të ftohen në festivale të ndryshme në botë”, tha Zymberaj, duke shtuar se në Kosovë po sjellin monodrama shumë të rëndësishme.
Përzgjedhjen e shfaqjeve e ka bërë Nina Mazur, kritike teatri, ish-shefe e Departamentit të Teatrit në Ukrainë, drejtoreshë dhe organizatore e dy festivaleve në Ukrainë dhe dy festivaleve në Gjermani si dhe zëvendëspresidente e rrjetit botëror të festivaleve të monodramës. Zymberaj tha se ajo ka ndikuar jashtëzakonisht në themelimin e festivalit para katër vitesh si dhe në selektimin e shumë shfaqjeve që vinë nga jashtë.
“Ndihma e saj është maksimale, pasi që e kemi edhe kryetare të jurisë”, tha Zymberaj.
Pos saj, anëtarë tjerë të jurisë janë Blagoje Stefanovski, regjisor nga Maqedonia si dhe dramaturgu dhe skenaristi nga Kosova Zymer Kelmendi.
Mysafir i festivalit është Steve Carrier, i cili është aktor i njohur nga Luksemburgu, që po ashtu e drejton festivalin Fundamental. Ai merr pjesë me shfaqjen ‘Swimming to Iraq’ (Me not deri në Irak). Zymberaj tha se pos që merr pjesë në konkurrencë, ai është edhe mysafir sepse është drejtor i një festivali. Mysafir tjetër është Blagoje Stefanovski, i cili është themelues dhe drejtues i rrjetit Neta, i cili faktikisht është edhe anëtar i jurisë.
Në këtë festival i pranishëm do të jetë edhe Skënderbeu, por jo heroi ynë kombëtar por një Skënderbe tjetër, i cili vjen nga Dagestani.
“Një mysafir shumë të veçantë e kemi sivjet. Ai është Skenderbeg Tulparov, drejtor i Festivalit të Monodramës në Dagestan. Emrin Skenderbeg e ka nga babai i tij, i cili ka qenë gjeneral. Këtë informatë ai e ka dhënë në Manastir, ku e ka treguar një histori shumë të veçantë dhe shumë interesante të shqiptarëve në Kaukaz”, tha Zymberaj.

Çmimet që do të jepen në këtë edicion janë: ‘Monodrama më e mirë’, ‘Aktori dhe Aktorja më e mirë’, ‘Çmimi special’, ‘Nderi i qytetit të Pejës’, ‘Çmimi i mediave’, ‘Çmimi special për duodramë - MonoAKT+’, ‘Anëtari i nderit’, ‘Monostripi më i mirë’ dhe ‘Çmimi për vepër jetësore’.
“Rojet e mjegullës”
Rojet e mjegullës është një film shqiptar i realizuar nga Kosovafilmi në vitin 1988.
Zhanri: Dramë
Regjia: Isa Qosja
Producent: Kosova Film, Prishtinë
Skenari: Isa Qosja, Fadil Hysaj
Muzika: Gjon Gjevelekaj
Kamera: Menduh Nushi
Asistent kamere:Vladan Banovic dhe Njazi Cukic
Skenografia: Nazmi Sadiku
Vendi i prodhimit: Jugoslavia-Kosova.
Montazhi: Zlatko Pušić
camera2:Shukri Kaçaniku
Kohëzgjatja: 105 minuta
Teknika: Standard, kolor
Premiera: 15 qershor 1988.
Aktrojnë: Xhevat Qorraj, Enver Petrovci, Florie Siarina, Çun Lajçi, Ankica Milenković, Ismail Ymeri, Silvana Bajçinovci, Veljko Mandić.
Isa Qosja
Filmi “Rojet e mjegullës” i regjisorit, prodhim i “Kosovafilmit” i vitit 1988, është i vetmi nga Kosova që do të shfaqet në mesin e 100 filmave në kuadër të festivalit ndërkombëtar të filmit në Zagreb “Suversive”, njohtijnë mediat kosovare.
Edicioni i tretë i këtij festivali, i cili do të zgjasë deri më 25 të këtij muaji, ka për synim të prezantojë filmat e prodhuar prej vitit 1955 deri më 1990, në vendet ish- socialiste dhe të atyre që socializmin e kanë ende “të gjallë”. Kinematografia e shteteve që kanë dalë nga shpërbërja e ish- Jugosllavisë, atyre të Evropës Lindore dhe shteteve të Amerikës Latine do të përfaqësohet në këtë festival.
Kusht për të marrë pjesë në ketë festival, pos realizimit të mirë, ka qenë edhe përmbajtja kritike ndaj sistemit të kohës.
Regjisori Isë Qosja ka thënë se përzgjedhja e filmit të tij është satisfaksion i mirë për të. “Kjo sado-kudo afirmon një punë të kaluar qoftë për guximin artistik, qoftë për guximin njerëzor”, ka thënë Qosja, teksa është ndalur edhe në përmbajtjen e filmit të tij.
“Është koha e represioneve dhe e tmerrit të kohës së Rankoviqit, sistemi totalitar që ka ushtruar zinxhiri policor i tij, posaçërisht ndaj shqiptarëve”, ka kujtuar Qosja për filmin i cili është i bazuar në romanin “Vdekja më vjen prej syve të tillë” i Rexhep Qosjes, skenari i të cilit është përshtatur bashkë me dramaturgun Fadil Hysaj.
Drejtori i “Kosovafilmit”, Gani Mehmetaj, shfaqjen e “Rojet…” në Zagreb e ka cilësuar të një rëndësie të veçantë.
“Ata kanë renditur ‘Kosovafilmin’ në mesin e 15 shtëpive filmike më të fuqishme në Ballkan në këto 50 vjetët e fundit”, ka thënë Mehmetaj.
“Besojmë se dikush nga ne do të udhëtojë për në Kroaci”, ka shtuar ai. Filmi “Rojet e mjegullës” do të shfaqet në kinemanë ‘Tuškanac’ në Zagreb, më 18 maj, ndërsa ai është pjesë e 73 filmave të tjerë që do të shfaqen nga vendet e ish-Jugosllavisë. Përzgjedhjen e këtij seksioni të filmave, të titulluar “Ata i vrasin edhe filmat, apo jo?”, e ka bërë historiani dhe kritiku i filmit, italiani Sergio Grmek Germani.
Në “Rojet e mjegullës” luajnë Xhevat Qorraj, Çun Lajçi, Enver Petrovci etj.
Faruk Begolli iindi më 14 shkurt të vitit 1944 në Pejë, Kosovë dhe vdiq më 23 gusht të vitit 2007, ishte një nga aktorët e mirënjohur në ish Jogosllavi duke arritur një famë shumë të madhe në mbarë Ballkanin dhe me gjerë. Ai studioi në Akadiminë e Filmit dhe Teatrit në Beograd dhe diplomoi në vitin 1966. Faruk Begolli ishte gjithashtu një figurë e rëndësishme e Teatrit dhe Kinematografisë Kosovare. Ishte bashkëthemelues i degës së Aktrimi të Fakultetit të Artevetë të Universitetit të Prishtinës, ku edhe punoi si pedagog i lëndës së Aktrimit. Në vitet e 90-ta ai së bashku me Enver Petrovcin themeluan Teatrin "Dodona" në Prishtinë, në këtë Teatër ai angazhonte studentët e tij dhe aktorë të tjerë duke inskenuar shfaqje të ndryshme teatrale. Teatri "Dodona" u bë Teatri më i njohur në Kosovë gjatë këtyre viteve duke vazhduar deri më tani.
Regjisor dhe Dramaturg në Teatër
Kur kishe mujtë me m’pa, qysh më kishe pa
Profesor jam talent se jo mahi...
Iluzionet e dashurisë
Këngëtarja tullace
Dashuritë e Xhorxh Uashingtonit
Mbytma burrin
Maturantët
Martesa
Stjuardesat
Mbreti Ibish
Hajnat nuk vijnë gjithmonë për të keq
Ti, vetëm ti
Të lumët na për këtë liri
N’dorë e ka deputeti
Filmografia
Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna
Kur pranvera vonohet
Të Ngujuarit
Si të vdiset
Kur pranvera vonohet ishte një seri televizive dhe film per kinema që trajton Luftën Nacionale Çlirimtare të partizanëve të Kosovës gjatë Luftës së Dytë Botrore. Seriali përbëhet nga pesë pjesë me kohëzgjatje prej 55 minutash. Në rolet kryesore prezendohen aktoret shqiptar si Hadi Shehu, Abdurrahman Shala, Melihate Ajeti etj. Regjin e ka bërë Ekrem Kryeziu në bazë të skenarit nga Azem shkreli dhe librit-ditarit partizane te Fadil Hoxhes. Është prodhim i studios Kosovafilmi i vitit 1979.
Zhanri: Luftarak
Regjia: Ekrem Kryeziu
Baza: Sipas ditarit partizan të Fadil Hoxhës.
Producent: Kosova Film, Prishtinë
Skenari: Azem Shkreli, Ymer Shkreli
Muzika: Rauf Dhomi
Drejtor fotografije: Milorad Jakšić-Fanđo
Skenografia: Nuredin Loxha
Vendi i prodhimit: Jugoslavia-Kosova
Montazhi: Zlatko Pušić
Kamera 2unit: Shukri Kaçaniku
Kohëzgjatja: 124 minuta
Teknika: Widescreen 1:1,66, kolor
Premiera: 12 korrik 1979.
Aktrojnë: Abdurrahma Shala, Enver Petrovci, Faruk Begolli, Hadi Shehu, Xhevat Qorraj.
Nimon Muçaj u lind me 1952 në Llukë të Epërme të Deçanit. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Deçan. Studio gjuhën dhe letërsinë angleze. Kreu shkollën e lartë për aktorë në Prishtinë me 1973. Tri vjet punoi si arsimtar i gjuhës angleze në Drenoc dhe Isniq, komuna e Deçanit. aktualisht eshte drejtor ne teatrin Istref Begolli Peje
Që nga viti 1977 punon në Teatrin Popullor të Gjakovës, tash emërtimi i ri Teatri Kombëtar- Gjakovë. Deri me tani ka interpretuar mbi 100 role në teatër, në TV drama, filma artistik dhe videprojekte të ndryshme artistike.
Disa nga rolet :
Vuçi Pasha “Nora” e A. Skanjëtjit 1971,
Profesor Hofman te “Ngajrja në Vishi” e Artur Milerit – 1975,
Shpendi “Plaku i maleve”, 1975,
Tuç Maku te “Toka Jonë” e K. Jakovës - 1976.
Plaku te “Stina e Kuqe” e F. Fjatës 1977,
Orhani “Fisheku në pajë” e F. Krajës 1977,
Selmani te “Besa” e S. Frashërit 1979,
Valteri “Intrigë e dashuri” F. Shiler 1979,
Fahredini “Njëriu me top” e D. Agollit 1981,
Kukudhi te “Unë Halil Garria e B. Musliut 1983,
Ivani “Kush nuk vdes nuk është njëri 1984,
Haruni dhe Iblisi te “Beselam pse me flijojnë” e R. Qosjes- 1985,
Kryetari i pushtetit lokal te “Babai im kulak socialist”-T. Partliq, 1985,
Pol Koulmen “ Korali Lensdaun thotë jo” e A. Buzës 1985,
Bejtash Aga, te “Halili e Hajria” e K. Jakovës- 1987, Vangjeli “Qan e qesh Çajupi” A. Z. Çajupi 1989,
Kryetari te “Hëna prej Letre”- M. Kraja 1990,
Oso Kuka te “Lahuta e Malcis”-Gj. Fishta -1990,
“Qytetari Fisnik” Molieri 1993,
Kamani te “Skënderbeu” 1993,
Savë Batarja “Lëshoma hisen e diellit” A. Istrefit, Poeti te “Dredha e djallit” –Gj. Fishta 1995,
Reinhardi “Aleksander Moisiu” M. Ramadani 1995,
Roja “Antigona” e Sofokliut 1996,
Prifti “Të fala nga Shkodra” E. Kabashi, Branko te “Dasma e trojeve tona” F. Kraja 2000,
Togeri “Si e mposhta Musolinin” 2001,
Hetuesi “Një varr për majorin e Mbretit e H. Mulliqit 2003,
Qamil Beu “Epoka para gjyqit e E. Kryeziut 2003,
Oficeri serb te “Antigona e re”- M. Krasniq, Mala “Lulkuqet”- E. Kryeziu 2004,
Harilo Palikuqa te “Sfida e madhe” e N. Islamit 2004,
Ujkani te “Kaos atdhedashurie ne paris” e H. Mulliqit 2004.etj.
Për aktorin Nimon Muçaj kanë shkruar, Musa Ramadani, Beqir Musliu, Haqif Mulliqi, Adem Isterfi, Halil Haxhosaj, Besim Muhadri etj. Beqir Muslit për aktorin Nimon Muçaj shprehet se ai ka arritur të krijojë një varg figurash të rëndësishme në teatrin e Gjakovës e sidomos shquhet te shfaqja “Besa” e Sami Frashërit me një role tejet episodik por shumë sugjestiv, pastaj prap me një rol episodik te “Babai im kulak socialist” dhe sidomos vije në shprehje te shfaqja “Beselam pse më flijojnë” me rolin e Haranit dhe Iblisit, mandej Kukuthi te “Halil Garria” dhe “Ora e Kukuvajës”, Fahredi te „Njëriu me top“ pastaj me Ivanin te shfaqja “Kush nuk vdes nuk është njëri” tregoi se Nimoni është një aktor i madh dhe tani po vertetohet si vullkani i tij artistik. Nimon Muçaj është aktor me prespketivë në këtë teatër. Nimon Muçaj ka bërë disa regji teatrore dhe filmike:
Si në Deçan, Gjakovë dhe Prizren dhe Tiranë. “Nora” A. Skanjëti ishte vepra e parë që e vuri me grupin e gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” Deçan-1971. Njëkohësisht është themelues i grupit letrar “Luigj Gurakuqi” të po këtij gjimnazi. Pastaj pas studimeve vijnë shfaqjet: “ Besa e Madhe“ e M. Markajt, 1979 “Teatri i vogël i Deli Ucës” (1987) dhe “Nëna shkon në parajsë” të Y. Shkrelit-1988, me Teatrin “Shpresa” te Deçanit, “Hakmarrja” e J. Kelmendit 1982 dhe “Beselam pse më flijojnë” e R. Qosjes” 1983 me SHKA “Mehmet Riza” të Isniqit, “Zogu i Diellit” D. Mehmeti (1985), ”Onufri i Neokastrës” M. Kraja (1986), me Teatrin Amator Gjakovë. Pas shfaqje “Onufri i Nekostrës” së Mehmet Krajës regjisorët Fadil Hysaj, Agim Sopi, Fetah Mehmeti, Agim Selimi pastaj shkrimtarët dr. Ibrahim Rugova, Ramiz Kelmendi, Ymer Shkerli etj kanë vlerësuar lart nivelin artistik të kësaj shfaqjeje.
“Lahuta e Malcis”, Atë Gjergj Fishta, me të cilën pati një turne në Gjermani dhe Shqipëri (shfaqje e ndaluar nga regjimi serb ne Gajkovë, por e xhiruar në TVSH- Tiranë ‘91).
“Nimon Muçaj ka arritur që prej vargjeve të “Lahuta e malcis” të krijojë një dramë e cila të bëhetë se po ndoshë para syve të tu, pra të bëhet se po ndodhë sot e këtu. Çdo shprehje skenike e kësaj shfaqjeje ka një kontinuitet dhe mesazh...”- shprehet Qani Mehmeti te gazeta Zëri i Rinisë e datës 22 tetor 1990. Aktori i ndjerë Ndrek Luca me 8 shtator të vitit 1990 i entuziazmuar me një tufë lule u përkul përpara trupës teatrore të Teatrit Alternmativ “Dukagjini” të Deçanit dhe pastaj u përkul edhe përpara publikut të Tiranës. U shpreh me këto fjalë: “U ngjita edhe një herë në skenë pas kaq vitesh sepse kjo trupë teatrore më bëri për vete dhe më vjen mirë se u ngjuita edhe një herë në dërrasat e teatrit sepse këta aktor me artin e tyre më bën për vete dhe më nxorën edhe një herë parpara publikut tim të dashur...” Për shfaqjen „Lahuta e Malcis“ shtator 1991 në Tiranë kanë folur me respekt të veçant regjisori Esat Oktrova, shkrimtarët Vath Koreshi, Preç Zogaj, Adem Istrefi etj. Pastaj aktorët Rikard Ljarja, Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Rajmonda Bulku, Fitim Makashi etj.
Për shfaqejen “Lahuta e Malcis” kanë shkruar Adem Istrefi, Luigj Gurakuqi regjisor në teatrin e Operes dhe Baletit në Tiranë dhe në mënyrë të veçant inskenimin e kësaj shfaqje madhore e ka përshendetur edhe shkrimtari ynë shqiptar Martin Camaj në Munih të Gjermanisë në marsin e vitit 1991. Pastaj Vath Koreshi, Lirard Ljarja, Esat Oktrova, Tinka Kurti, Ramonda Bulku Margarita Xhepa etj.
Shkrimin më meritor për shfaqjen Lahuta e Malcis e bëri Sefedin Fetiu te gazeta Viktoria 9 me këtëp titull “Prezentim skenik i shpirtit dhe bëmave kombëtare” ku ndër të tjera shkruan: “Ashtu si ishte dramatizimi i kryevepres fishtiane një punë e vështirë dhe guximshme, vënia në skenë e saj paraqet një hap edhe më të vendosur edhe më të ndërliqshëm. Pse? Sepse, në radhë të parë, realizimi skenik i një vepre- epope bart në vete rrezikun e zvogëlimit, të zhveshjes dhe reduktimit të fuqisë artistike...Mirëpo premiera që u dha në Gjakovë, siç thuhet nëpër flakë të pushkës, dëshmoi se vepra jo vetëm nuk ishte varfëruar por përkundrazi ishte pasuruar me elemente të reja adekuate vizuele dhe auditive që përmban arti i dramaturgjisë dhe estetika skenike. Përveç punës dhe talentit, dëshirës dhe entuziazmit, në realizimin e sukseshëm të shfaqjes Lahuta e Malcis, të kësaj trupe në krye me regjisorin Nimon Muçaj i priu edhe një qëllim: ky është qëllimi që në këto kohëra të trubullta plot ndeshtrasha e peripeci për popullin e Kosovës- të jepte një ndihmesë për kendellje, për guxim e për një zgjim të ri. Zatën ky qëllim është i arritur me vet faktin se “Lahuta e Malcis” doli nga harresa e respektuar kurse dramatizimi dhe realizimi i saj skenik flasin qartë për një agim të ri e të lumtur kombëtar, flsain për atë se ora e shqiptarisë ende është gjallë dhe se ajo po zgjohet ngadalë por sigurt drejtë ardhmërisë për popullin e Kosovës.”
“Lëshoma hisen e diellit” A. Istrefi (Java e kulturës-Shqipëri ‘93), “Haxhi Zeka” 1993 me Teatrin Alternativ “Dukagjini” Deçan. “Dredha e djallit” (1995) Aqif Mulliqi për shfaqjen “Dredha e djallit” autor Gjergj Fishta. Dramatizimi Nimon Muçaj. Interpretoi trupa e Teatrit të Qytetit të Prizrenit.Nimon Muçaj (i cili edhë më parë u shqua me dramatizimin e epikës së Fishtës). Në fakt, duhet pranuar se për t’iu qasur dramatizimit të këtyre satrirave Muçaj është dashur të ketë një kredo të jashtëzakonshme intelektuale, nga se për një punë të tillë krijuesi ngarendet nëpër teh të shpatës. Mirëpo Muçaj edhe si dramaturg, por edhe si regjisor ia doli mbanë. (gazeta Zëri i Rinisë 15 prill 1995)
“Balada e Urtisë” N. Frashëri 1996, “Gjergj Fishta thotë uratë me gishta” Gj. Fishta-N. Muçaj 1997, “Dita shtatë vjet e gjatë” H. Salihu, 1997 “Requiem për Atë Gjeçovin” N. Muçaj (2001), “Kush provokon dashurinë humb gruan” Dario Fo 2004 me Teatrin e Qytetit të Prizrenit /2004/etj. Ka interpretuar në disa drama televizive dhe filma artistik - të xhiruara dikur nga TV Prishtina. Si në serialin televiziv “Era e Lisi”/1978/, filmi televiziv “Migjeni” 1986, në filmin televiziv “Kulla”/1990/, etj. Pastaj në filmat artistik të realizuar nga Kosovafilmi: “Kur pranvera vonohet” /1979/, “Njëriu prej dheu”/1983/, “Rojet e mjegulles”/1987/,/. “Kukumi”- Kosovafilmi /2004/ “Era e molles” film televiziv- Produksion privat 1995, dhe në disa video filma si te “Një palltë për babain tim në burg”, 1995, “Burgu i Mergimit” I,II, 1986, “Oda e Junikut” 1997, “Vjeshta e trendafilave”-Produksion privat/2001/ “Kur shpirti ndërron jetë” -Produksion privat /2001etj. Në cilësinë e organizatorit ka punuar në filmat “Njëriu prej dheu”, “Kulla”, “Vjeshta e trendafilave” , “Kukumi”.
Asistent regjisor në filmin “Kur shpirti ndërron jertë”. Ka realizuar një film televiziv dhe disa videofilma ne teknikën BETACAM : “Kosovë, kurrë s’tu nda gazepi”/1996/, “Anija e përgjakur”/1997/, Me filmin televiziv “Nr. 56296” 1997 mori pjesë në Festivalin e Filmit “Eurofilm” Çeki ‘99. Dokumatarët “Nënë Aisha”/1997/, “Elton Zherka”/1999/, “Disa javë me refugjatët”/1999/, i ka realizuar në TV shqiptar, Shijak TV dhe TV Klan. “Salih Çekaj-Gurthemel i Pavarësisë” dokumentar /2002/ dhe i transmetuar edhe në RTK-shkurt 2003
Deri tani ka botuar: 1. “Prova e tridhjetetretë” roman- Rilindja, Prishtinë 1989 2. “Ditët që thyen shpatën e perandorisë” dramë–Jeta e re- Prishtinë’ 91 3. “Vdekja e kalit” roman-Rilindja Prishtinë 1993, 4. “Baladë për borën e kuqe” roman - Euroriilindja Tiranë 1999 5. “Verrat e Llukës dhe Neutrali i Junikut” botim i autorit Prishtinë 2002. 6. “Salih Çekaj - Gurthemeli i Pavarësisë së Kosovës” - monografi- Gjakovë 2003. 7. “Requiem për Atë Shtjefën K. Gjeçovin dhe për Patër Luigj Palajn” – Botim i Kuvendit Françeskan Gjakovë 2003, ku perfshihen tri forma letrare: roman, dramë dhe skenar filmi. 8. Ditët e buburrecit – Ministria e Kulturës së Kosovës 2004 Shpërblimet: 2 Për rolin e Tuç Makut te “Toka jonë” U shpërblye si aktor më i mirë i Festivalit të Teatrove në Ferizaj 1976 3 Shfaqja “Besa e madhe” u shpërblye në Festivalin e Teatrove në Gjilan 1979 4 Plaketa e festivalit “Mbrëmjet e vëllazërimit” Prizren për shfaqjen “Bersa e madhe” 1979 5 Shfaqja “Hakmarrja” u shpall si shfaqja më e mirë në vitin 1982 në Festivalin e Teatrove Ferizaj ku N. Muçaj kishte bërë regjinë 6 Shfaqja “Beselam pse me flijojnë” u shpall shfaqja më e mirë në vitin 1983 në Festivalin e Teatrove Ferizaj ku N. Muçaj kishte bërë regjinë/ 7 Për shfaqjen “Beselam pse me flijojnë” mori shpërblimin si shfaqje komplete në Festivalin Federativ të ish RSFJ në Trebinjë 1983 8 Mori shpërblim si regjisor më i mirë në Festivalin e Teatrove në Gjilan për dramën “Onufri i Neokastrës” të M. Krajës viti 1986 9 Dy vjet radhazi ka marrë shpërblimin e tretë, përkatësisht të dytin për poezitë “Pleqtë” dhe “Aleksandër Moisiu” 1984/85 10 Shpërblimin e “Rilindjes” për tregim 1987 11 Romani “Vdekja e kalit” u shpërblye në konkursin e Rilindjes më 1990 12 Ishte i ftuar në Festivalin e Teatrove mbarëkombëtare në Vlorë me 1995 me shfaqjen “Dredha e djallit” 13 Me filmin “Nr. 56296” mori pjesë ne festivalin e filmit evropian “Eurofilm 99” Çeki 1999 14 Në Festivalin e Teatrove –Ferizaj u shpërblye për tekstin e dramës “Requiem për Atë Gjeçovin” të përgatitur me Teatrin e Qytetit Prizren 2002. 15 Shpërblimin nga Minstria e Kulturës për skenar dokumantar “Kopshtari” 2003 16 Shpërblimin nga Ministria e kulturës për romanin “Ditët e buburrecit” 2004
Për romanin “Vdekja e kalit” e botuar nga Rilindja me 1993 kritiku unë Ramadan Musliu ndër të tjera shkruan: “...Kemi këtu tragjicitet, humor, kemi këtu zhveshje të realitetit, dëshmim të historisë...Prandaj, këtu shpeshherë gërshetohet realiteti me ëndrrën dhe ëndrra me realitetin, që e plotësojnë njëra –tjetrën, herë duke u poetizua realiteti, e herë duke u konkretizuar ëndërrimi. Thënë shkurt: në romanin “Vdekja e kalit “ kemi një realizim artsitik që mbështetet në vizionin e ekzistencës autoktone sa impresiv aq edhe artistikisht i realizuar, sa që mund të thuhet se shënon një nga të arrituart më të dalluara të këtij zhanri në prozën shqipe këtu.” Gazeta Bujku e së shtunës me 8 maj 1993.
“Romani Vdekja e kalit i Nimon Muçajt (Prishtinë 1993)” shprehet Petrit Palushi,-“përmban reagimin e drejtprdrejt ndaj së keqes që është shfaqur në formë të ngadalshme; forma reaguese është intensive, pasi pasojat e së keqës kanë rënduar për së tepërmi mbi pjesënn më të madhe të personazheve që i japin formën romanit...Rikthimi si teknikë artistike. Situata paralele (novela Nata me hënë, romanet Shpendkeqja, Vdekja e kalit). Në roman mbizotron thjeshtësia rrëfimore, thjeshtësia për të cilën bën fjalë filozofi Zhan de la Bryer se “ qendron mbi meritën siç rrinë hijet mbi figurën e një tabloje, këto hije i japin forcë dhe pamje”. Kështu në këtë thjeshtësi sugjestive rrëfimore, shkrimtari Nimon Muçaj ka ndërtuar një tekst kompleks, kjo thjeshtësi sugjestive rrëfimore është një prej segmenteve më të dukshëm dhe autoritarë të romanit.(Tiranë 1997)
Petrit Palushi te libri me kritika “Misteret e rrëfimit” Tiranë 1998. Në lokalet e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës me 7 prill 1997, në aktin promovues të filmit “Kosovë kurrë s’tu nda gazepi” folën Xhemail Mustafa, Demë Fetaj, Haqif Mulliqi, Ali Alaj, Gani Nitaj ndërsa njëri nga regjisorët e këtij filmi Nimon Muçaj me këtëp rast tha shkurt. “Ne u përpoqëm të bëjmë diçka brenda mundësive tona dhe kaq ishte.
Me filmin televiziv “Nr. 56296” Nimon Muçaj mori pjesë në Festivalin e Filmit “Eurofilm 99” në Çeki në tetor të vitit 1999. Remeoun Beougue, regjisor Algjerian u shpreh: “Mesazhi i këtij filmi është shumë i qartë. Tema që trajtohet në filmin e Muçajt është interesante dhe e kapshme, segmente këto që janë realizuar më mjeshtri artistike. Uroj që shembulli i Kosovës, pra edhe i kineasve të saj, t’i sherbejë edhe popullit tim berber 12 milionësh, që në Algjeri jetojnë pa asnjë të drejtë kombëtare.
Fjalë miradie shprehën producenti frances Dan Moget pastaj Presidenti i festivalit Je Knikel i cili ishte me përardhje franceze dhe u shpreh haptaz se filmi është një kritikë e rreptë ndaj pushtuesit serb është e mundur që mos të pritet mirë nga çektët por filmi kaloi pa incidente dhe përkundrazi shtypi i dha një hapsirë të veçant, ku tsh po ju sjellim në origjinal një pjesë të shtypit të asaj kohe. Deutsch: Gazette / Gazeta Kulturserver Kosova - Nr. 6 17 Këto ditë përfundoj festivali evropian "Eurofilm 1999" në qytetin Zlin të Çekisë. Në këtë manifestim ndërkombëtar të kinematografis, për herë të parë u përfaqësua edhe Kosova me filmin artistik me titull "NR 56296" të regjisorit dhe artistit Nimon Muçaj. Filmi arriti një sukses të lartë, posaçarisht u veçua tematika dhe vlera artistike e filmit. Filmi përshkruan aksionet famëkeqe të grumbullimit të armëve nga ana e policisë serbo-jugosllave në vitin 1965. Numri 56296 paraqet numrin e pushkës të cilën një fqinjë serb ia falë një shqiptarit, e ky atë e shet për bukë të gojës. Mirëpo, kur organet e sigurimit ia kërkojnë pushkën dhe fillojnë dhunën mbi të, ai detyrohet për t'a shpëtuar jetën e vetë dhe të familjes të shes pasurinë që t'a blejë pushkën mbrapa, e cila duhej dorëzuar. Regjin e filmit e bëri vet autori, ndërsa rrolet kryesore luajnë Hadi Shehu, Blerim Gjoci, Anisa Ismaili, Rexhep Mushkolaj, Jahja Shehu etj. Pritet që filmi së shpejti të shfaqet në kinemat mbarë Kosovës. Për filmat dokumentar të Nimon Muçajt kanë shkruar Arbër Ahmetaj, Petrit Palushi etj. Ndër të tjera Arbër Ahmetaj shprehet: Në premierën e filmit dokumentar « Sali Çekaj: gurëthemel i pavarësisë dhe lirisë së Kosovës », morën pjesë qindra bashkatdhetarë të cilët pritën me ngrohtësi autorin e filmit, regjisorin dhe autorin Nimon Muçaj. Para shfaqjes së filmit të pranishëmit i përshëndeti Skënder Tolaj në emër të organizatorëve të takimit dhe të Nënkëshillit për ngritjen e shtatores së Sali Çekajt në Zvicër, i cili pasi falënderoi të pranishmit tha se « shpesh kemi ndërmarrë aksione të përbashkëta por kësaj here shohim para syve tanë të konkretizuar atë që bëmë s’bashku për rreth një viti, shohim shtatoren e heroit tonë të cilën e zbuloi Presidenti Rugova në Deçan, shohim filmin e realizuar për të, shohim përjetësimin e veprës së Sali Çekajt, e cila do t’u takojë brezave të ardhshëm ». Publicisti Sefedin Krasniqi duke folur për Salih Çekajn tha se « ai ishte figurë komplekse, ai ishte luftëtar idealist, intelektual i zgjuar dhe politikan pragmatist. Roli që ai mori përsipër të luante në dhjetëvjeçarin e kaluar ishte shumë i vështirë, është rol që në historinë e popujve e lujanë vetëm njërëz që kanë edhe bekimin e Zotit.
Nimon Muçaj jeton dhe punon në Gjakovë. Disa nga rolet teatrore jashtë Teatrit të Gjakovës: 1. Vuçi Pasha “Nora” e A. Skanjëtit 1970- Gjimnazist 2. Sherbetori “ Xhaxha Vanja” Çehovi 1972- student 3. “Sherbetori i dy zotërinjve” 1973 - studnet 4. Leka “Te pamposhturit” M. Jero 1974 Deçan 5. Profesor Hofman “Ngjarja në Vishi” A. Miler 1975 –Ferizaj 6. Shpendi “Plaku i maleve” T. Shoshi 1976 -Deçan 7. Tuç Maku “Toka jonë” K. Jakova 1976-Deçan 8. Plaku “Stina e kuqe” F. Gjata 1977-Deçan 9. Oso Kuka “Lahuta e Malcis” 1990-Deçan 10. Poeti “ Dredha e djallit” 1995 - Prizren 11. Savë Batarja “Lëshoma hisen e diellit” 1993 – Deçan 12. Mahmut Begolli “ Haxhi Zeka” 1993 - Pejë 13. Kamani “Skënderbeu” 1994 - Prishtinë 14. Skënderbeu ”Skenderbeu” 1995 - Prishtinë 15. Profesori “Prej shtatorit në dimër” 1996 – Ulqin 16. Oso Kuka ”Gjergj Fishta thotë uratë me gishta” Ulqin 1997 17. Gjini “Anija e përgjakur” Ulqin 1997 18. Skënderbeu “Balada e urtisë”- Prizren 1996 19. Harilo Palikuqa “Sfida e madhe” 2004 – Pejë Rolet në film dhe TV 1. Era e lisi 1978 2. Kur pranvera vonohet 1979 3. Njëriu prej dheu 1983 4. Rojet e Mjegullës 1987 5. Migjeni 1990 6. Kulla 1990 7. Era e mollës 1992 8. Një palltë për babën tim në burg III,IV 1995/96 9. Kosovë, kurrë s/tu nda gazepi 1996 10. Burgu i mërgimit I,II 1996/97 11. Oda e Junikut 1997 12. Vrasësit 1997 13. Anija e përgjakur 1997 14. Rruga pa kthim 1999 15. Vjeshta e trendafilave 2000 16. Kur shpirti ndërron jetë 2000 17. Lotët e Nënës III, IV 2000 18. Netët e Zullumëmadhit 2001 19. Kukumi 2004 Regji në shfaqjet teatrore: 1. Nora A. Skanjëti 1970 – Deçan 2. Stina e kuqe F. Gjata 1977– Deçan 3. Besa e madhe M. Markaj 1979 -Deçan 4. Ditët që thyen shpatën e perandorisë N. Muçaj 1980 -Deçan 5. Hakmarrja 1982 J. Kelmendi - Isniq 6. Beselam pse më flijojnë R. Qosja 1983 -Isniq 7. Zogu i diellit D. Mehmeti 1985- Gjakovë 8. Onufri i Neokastres M. Kraja 1986 - Gjakovë 9. E kujt është bota Përmbledhje autorësh 1986 - Gjakovë 10. Teatri i vogël i Deli Ucës Y. Shkreli 1987 -Deçan 11. Nëna shkon në parajsë Y. Shkreli 1988- Deçan 12. Lahuta e Malcis Gj. Fishta 1990- Deçan-Gjakovë 13. Leshoma hisen e diellit A. Istrefi 1993 - Deçan 14. Haxhi Zeka N. Muçaj 1993 - Pejë 15. Skënderbeu N. Frashëri 1995 - Prishtinë 16. Requiem për Nurefin Loxhën N. Loxha 1994 - Prizren 17. Dredha e djallit Gj. Fishta 1995 - Prizren 18. Balada e Urtisë N. Frashëri 1996 - Prizren 19. Prej shtatorit në dimër H. Salihu 1996 - Ulqin 20. Gjergj Fishta thotë uratë me gishta 1997 Gj. Fishta -Ulqin 21. Gjeli i plagosur R. Kukaj 1997– Ulqin 22. Balada e urtisë N. Frashëri 1997 - Deçan 23. Requiem për Atë Gjeçovin N. Muçaj 2001- Prizren 24. Kush tradhëton dashurinë humb gruan D. Fo 2004 - Prizren Regjisor në filmat televiziv dhe dokumentarë 1. Kosovë kurrë s/tu nda gazepi - FILM 1996 – Shqiponjë/Jabllanicë/ 2. Nënë Aisha 1997 – TVSH dokumentar 3. Nr. 56296 1997 –Deçan- FILM 4. Anija e përgjakur – Ulqin- FILM 5. Elton Zherka 1999 – Shijak TV dokumentar 6. Disa ditë me refugjatë 1999 Shijak TV dokumentar 7. Salih Çekaj gurthemel i Pavarësisë 2002 – Prishtinë RTK 2003 dokumanetar 8. Mark Malota RTK prill 2005
Bekim Fehmiu,aktor ,Muharrem Qena aktor/regjisor/autor Kristë Berisha aktor/regjisor/autor Abdurrahman Shala aktor Beqir Musliu autor Shaban Gashi aktor Shani Pallaska aktor Istref Begolli aktor Xhevdet Lila aktor Hazir Myftari aktor Besim Sahatçiu regjisor Avdush Hasani aktor Xhevat Qena aktor Bislim Muçaj aktor Driton Myftari autor Azem shkreli autor Katarina Josipi aktore Ragip Loxha aktor Luan Daka (17 mars 1951) autor/aktor Agim Sopi 23 Korrik 1956 regjisor Bledar Mehmeti aktor Agim Deva 1948 autor Hajro Ulqinaku 1938 autor Mark Krasniqi 1920 autor Rifat Kukaj 1938 autor Shaip Grabovci 1936 autor Ymer Shkreli 1945 autor Agnes Nokshiqi 11 shtator1975 autor Atdhe Gashi 10 shkurt 1939 autor Enver Petrovci 28 shkurt 1954 autor/aktor Faruk Begolli 14 shkurt 1944 autor/aktor Ilir Bokshi 11 prill 1966 autor Meribane Shala aktore Melihate Ajeti aktore Ismail (Malo) Gami aktor Belxhyzare fejza aktore Musa Ramadani autor Myrteza Peza autor Leze Qena aktore Hadi Shehu aktor Jahja Shehu aktor Drita Boshnjaku-Begolli aktore/regjisore Safete Rogova aktore Dibran Tahiri aktor Nuredin Loxha skenograf Ilirjana Loxha skenografe Igballe Qena aktore Selman Jusufi aktor Xhevat Qorraj aktor/regjisor Çun Lajqi aktor Muharrem Shahiqi aktor Ekrem Kryeziu regjisor Beqir Leci aktor Violeta Zariqi kostumografe Samka Ferri kostumografe Adem Mikullovci autor/aktor Myrvete Kurtishi aktore Shirine Morina aktore Sabri Fejzullahu aktor Fetah Mehmeti regjisor Xhejlane Godanci aktore Drita Krasniqi aktore MentorZymberaj aktor Sunaj Raça regjisor Sylejman Lokaj aktor Nimon Muqaj aktor/autor Armond Morina aktor Luan Jaha aktor Afrim Spahiu kameraman Shukri Kaçaniku kameraman Afrim Gora skenograf Ilire vinca aktore Lirak Qelaj aktor Ermal Panduri aktor...
Etj.
---------------------------------------------------------------------------------------------------------
Teatri Popullor Krahinor i Kosovës (në fillim me emrin Teatri Popullor Rajonal} u themelua në tetor të vitit 1946 në Prizren. Ky ishte institucioni i parë teatror profesionist në Kosovë pas Luftës së Dytë Botërore. Shumë shpejt, disa muaj pas themelimit, ky teatër u transferua në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.
Shfaqjet e para të këtij teatri janë punuar kryesisht nga artistët amatorë, entuziastë e idealistë të talentuar, të ndihmuar nga artistët profesionistë nga hapësirat tjera të ish-Jugosllavisë, ndërkohë që, në vitet ’60, ansambli i tij pasurohet me kuadro të reja profesioniste.
Deri në vitin 1989 ky teatër i ka realizuar mbi 400 premiera me rreth 10.000 repriza, të cilat në Kosovë dhe në hapësirat e ndryshme të ish Jugosllavisë janë përcjellë nga mbi 3.200.000 spektatorë. Repertori i këtij teatri është ndërtuar mbi tekstet e shumta të dramaturgjisë kombëtare, botërore dhe ish jugosllave. Shfaqjet e këtij teatri, të cilat janë prezantuar nëpër festivale të ndryshme me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar në ish Jugosllavi, janë vlerësuar me tone të larta nga kritika e atëhershme dhe janë nderuar me çmime të ndryshme artistike. Kështu, p.sh., në vitin 1967, shfaqja “Erveheja” e regjisorit Muharrem Qena është nderuar me Çmimin e Regjisë më të Mirë në Festivalin e Dramës Jugosllave “Sterijino Pozorje”. Krahas shfaqjeve në gjuhën shqipe, në këtë teatër janë realizuar edhe shfaqje në gjuhën serbe. Bukur shpesh, sidomos pas vitit 1981 e këndej, ky teatër ka vepruar nën presion të rëndë politik nga sistemi dhe regjimi komunist jugosllav.
Në vitin 1990, regjimi serb i Slobodan Milosheviqit, e ka vënë këtë teatër nën administrim të dhunshëm, duke i dëbuar nga teatri shumë nga artistët shqiptarë dhe duke vënë kontroll totalitar mbi krijimtarinë artistike të këtij teatri. Gjatë kësaj periudhe, në një sistem shkollor universitar paralel të krijuar në kushtet e rezistencës aktive paqësore kundër regjimit totalitar serb, nëpër shtëpitë – shkolla u krijuan shumë nga kuadrot artistike, të cilat tashmë janë pjesë e ansamblit profesionist të këtij teatri. Në vitin 1999, pas mbarimit të luftës në Kosovë, ky teatër pagëzohet me emrin Teatri Kombëtar i Kosovës.
Pa mëdyshje momenti më i ndritur në historinë e Teatrit Popullor Krahinor ishte shfaqja “Erveheja” (1966) në regji të Muharrem Qenës, e punuar sipas dramatizimit të Ahmet Çirezit të poemës romantike me të njëjtin titull të Muhamet Çami-Kyçykut me muzikë të Rexho Mulliqit. Në “Ervehe” kanë luajtur: Melihate Ajeti, Xhevdet Lila, Shani Pallaska, Istref Begolli, Ragip Logja, Ahmet Spahiu, Xhevat Qena, Matej Sereçi, Adem Mikullovci, Shaban Gashi, Malo Gami, Naxhije Deva
Aktorët e dramës shqipe
Bekim Fehmiu ,Abdurrahman Shala, Muharrem Qena, Katarina Josipi, Melihate Ajeti, Istref Begolli, Nexhmije Pagarusha, Matej Sereçi, Shani Pallaska,Xhevdet Lila, Krist Berisha, Xhevat Qena, Adem Mikullovci, Leze Qena, Hadi Shehu,Gani Jetishi, Shaban Domi, Naxhije Deva, Malo Gami, Faruk Begolli, Meribane Shala, Ragip Logja, Ahmet Spahiu, Xhevat Qorraj, Dibran Tahiri, Ali Ahmeti, Hazir Myftari, Enver Petrovci, Ramadan Mala, Drita Krasniqi, Drita Boshnjaku, Kumrije Hoxha, Avdush Hasani, Skender Tafaj, Çun Lajqi, Safete Rugova, Igballe Qena, Selman Lokaj, Bislim Muçaj, Asllan Hasaj, Ekrem Taraku, Enver Kaçaniku, Veton Osmani, Luan Jaha, Afrim Kasapolli, Hysni Sylaj, Xhejlane Godanci, Shirine Morina,Selman Jusufi, Fatime Lugiqi-Ademi, Hisnije Muqaj.
-------------------------------
http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=INTERVIST%C3%8BPRESS&article=7255
Bekim Fehmiu ishte një aktor Shqiptar nga Kosova. Lindi në Sarajevë, Bosnja dhe Hercegovina më 1 qershor 1936 dhe vdiq më 15 qershor 2010 në Beograd, Serbia .
Rrjedh nga një familje e njohur gjakovare. Babai i tij, Ibrahim Fehmiu, ishte patriot i shquar, njëri ndër mësuesit e gjeneratës së parë në Kosovë dhe propagandues i madh i arsimit në gjuhën shqipe.
Fehmiu u bë i famshëm me filmin "Mbledhësit e Puplave", në vitin 1966. Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë. Ai është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithė hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ka qenë një nga personalitetet që ka lënë gjurmë në kinematografinë ballkanike, por mbi të gjitha, ai është i madh për kontributin artistik në kinematografinë botërore.
U martua Branka Petric dhe kishte dy djem. Shqipërinë e ka vizituar në vitin 1972 dhe nuk e ka fshehur kurrë mallin që kishte për të.
Në të gjithë hapësirėn ballkanike është gati në pėrmasat e një miti. "Njeriu nuk duhet të fajësojë për diçka që i ndodhë as babanë as vëllezërit, as fqinjën, as perënditë, por vetëm veten. Njëra nga tragjeditë tona lidhet me atë, që duke jetuar për shekuj së bashku nuk kemi mësuar nga njëri- tjetri, por dhe kur e kemi bërë këtë kemi mësuar vetëm të keqen",-shprehet ai.
Fehmiu u gjet i vdekur në apartamentin e tij në Beograd më 15 qershor 2010. Sipas deklarimeve të para del se kryer vetëvrasje. Ministrja e brendshme e Serbisë Ivica Dačić tha se Fehmiu u gjet i vdekur ne apartament dhe revolja ishte e regjistruar ne emrin e tij. Ai ishte 74 vjeçar.
Rolet e tij në "Prova speciale", "Odiseja", "Aventurieri", "Rruga", "Vitet e nxehta", "Dezertori", përmenden si kryevepra. Nga filmat e para ka qenë "Ko puca otvorice mu se", "Vitet e nxehta", "Protesta", "Eskadrionet e partizanëve" dhe "Të kuq dhe të zinjë".
Ai ka bashkëpunuar me John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Show, Dirk Bogart, Sharl Aznavur, Irene Papas, Claudia Cardinale etj. Ka interpretuar në shqip, sërbisht, maqedonisht, turqisht, në gjuhën rome, në spanjisht, anglisht, frëngjisht dhe italisht.
Bekim Fehmiu është një nga artistët më të mëdhenj shqiptarë. Nga viti 1987, kur në mënyrë demonstrative braktisi shfaqjen "Madame Kolontine" të Anete Playel, ku luante Leninin dhe Stalinin, në teatrin jugosllav të dramës, ai i dha lamtumirën aktivitetit artistik në Jugosllavi.
Pas disa kohësh mori dhe vendimin për t'i dhënë fund karrierës edhe në aktivitetet artistike botërore. Pak kohė më parë në Jugosllavi është botuar libri me kujtime i Bekim Fehmiut, "Shkëlqim dhe frikë", në të cilin përshkruhet periudha që nga lindja e tij në Sarajevë, duke përfshirë gjithëçka deri në vitin 1955, kur u pranua në teatrin e dramës së Prishtinës.
Filmografia
Cuore e la spada, Il (1998) (Film televiziv) si Gormond
Gengis Khan (1992)
Disperatamente Giulia (1989) mini serial televiziv si Armando Zani #2
Bambino di nome Gesù, Un (1987) mini serial televiziv si Joseph
Poslednja prica (1987) (Film televiziv)
Crveni i crni (1985) si Da Giozo
Sarâb (1982) si Vlsdar
Voce, La (1982)
Siroko je lisce (1981)
Vecchi e i giovani, I (1979) mini serial televiziv si Aurelio Costa
Partizanska eskadrila (1979) si Majori Dragan
Stici pre svitanja (1978) si Esad Ljumi
Specijalno vaspitanje (1977) si Trajnuesi Zarko Munizaba
Black Sunday (1977) si Mohammad Fasil
Disposta a tutto (1977)
Salon Kitty (1976) si Hans Reiter
Permission to Kill (1975) si Alexander Diakim
Pavle Pavlovic (1975)
Kosava (1974) si Adam Milovanovic
Deps (1974) si Deps
Gioco della verità, Il (1974)
Cagliostro (1974) si Count Alexander Cagliostro/Giuseppe Balsamo
Testimone deve tacere, Il (1974) si Giorgio Sironi
Ultima neve di primavera, L' (1973) si Roberto
Libera, amore mio... (1973) si Sandro Poggi
Paljenje rajhstaga (1972) (Film televiziv)
The Deserter (1971) si Kapiteni Victor Kaleb
Klopka za generala (1971) si Doktor
The Adventurers (1970) si Dax Xenos
"Odissea, L'" (1968) mini serial televiziv si Ulysses/Odysseus
Prljave ruke (1968) (Film televiziv)
Uzrok smrti ne pominjati (1968) si Mihajlo
Skupljaci perja (1967) si Bora
Protest (1967) si Ivo Bajsic
Tople godine (1966)
Vreme ljubavi (1966) si Milija
Morgan: A Suitable Case for Treatment (1966)
Roj (1966) si Halil Beu
Devojka (1965)
Klakson (1965)
Ko puca otvorice mu se (1965)
Neprijatelj (1965)
Pod isto nebo (1964)
Sasa (1962) si Maric
Opstinsko dete (1953) si Shitës gazetash
Abdurrahman Shala (25 Tetor 1922 – 9 Mars 1994) ishte aktor, producent, dhe skenarist filmi i gjeneratës së parë në kinematografinë kosovare. U lind në Vushtrri, ndërsa vdiq në Prishtinë, Kosovë. Abdurrahmani punoi si drejtor i parë i studios së parë filmike të Kosovës, të quajtur Kosovafilmi. Ai gjithashtu themeloj dhe udhëheqi Unioni i Artistëve të Filmit të Kosovës – UAFK deri në vitin 1990.
Aktor
Before the Rain (Para shiut) (1994)
Njeriu prej dheut (1984)
Proka (1984)
Përroi vërshues (1981)
Tre vetë kapërcejnë malin (1981) (TV)
"Kur pranvera vonohet" (1980) Seri televizive
"Era e Lisi" (1979) Seri televizive
Dervis i smrt (Dervishi dhe vdekja) (1974)
Sutjeska (1973)
Si të vdiset (1972)
Bitka na Neretvi (Beteja në Neretvë) (1969)
Uka i Bjeshkëve të Nemuna (1968)
Kozara (Kozhara) (1963)
Kapedan Lleshi (1960)
Të shtëna në qiell (1958)
Skenarist filmi
Brigada e VII e Kosovës (1974)
Uka i Bjeshkëve të Nemura (1968)
Ekrem Kryeziu lindi më 1943 në Pejë, Kosovë. Është regjisor për film dhe televizion, autor filmi dhe producent filmi nga Kosova.
Diplomoi në Akademinë e filmit në Beograd, dega e dramaturgjisë, në klasën e prof. Josip Kulungjic. Si student ishte i angazhuar në TVB në punët e spikerit e më vonë edhe të regjisorit në redaksinë në gjuhen shqipe të TV Beogradit. Nga ajo kohë fillon edhe puna e tij si regjisor në TV dhe kinematografi. Momentalisht ligjëron në Prishtinë lëndën e dramaturgjisë. Radhitet si regjisor produktiv në prodhimin e filmit, televizionit dhe teatrit në Kosovë.
Ekrem Kryeziu, ne TVB nga fillimi 1966 që si profesionist i vërtet pas shkollimit ne Akademinë e filmit luajti një rol me rendësi ne aftësimin dhe përkujdesjen artistike te punës me kamere te xhiruesve te redaksisë Shqipe ne TVB gjate viteve 1967-1973. Ne vitin 1967 mori pjese ne realizimin e filmit te pare ne gjuhen shqipe "Uka i Bjeshkëve të Nemura" (1967) si asistent i regjisorit Miki Stamenkovic.
Kryeziu dinte ta përdorte kamerën e filmit dhe ne shume raste ka xhiruar dhe ka kryer punët e montazherit ne montimin e kronikave për lajme dhe emisione te ndryshme. Autor dhe regjisor i shquar i teatrit, filmit dhe televizionit. Studion fillimisht për drejtësi, në Zagreb dhe më pas dramaturgji, në Beograd, ku diplomohet, më 1970. Pas studimeve nis një karrierë të gjatë e të pasur, si prozator, autor dramash, skenarist, regjisor e produktor, një karrierë që i jep edhe shumë çmime. Përveç se shkrimtar e artist i angazhuar, është edhe publicist e analist politik, i botuar brenda dhe jashtë Kosovës.
Që kur ishte student, filloi të punojë në TV e Beogradit, si skenarist, redaktor dhe regjisor. Pas demonstratave të vitit 1981, burgoset dhe dënohet me tetë vjet heqje lirie, për veprimtari "irredentiste dhe kundër-revolucionare me qëllim të rrëzimin e sistemit në Jugosllavi". Lirohet më 1985. Themelon kompaninë e prodhimit të filmit dhe muzikës "Labia" dhe i rikthehet punës si produktor, skenarist e regjisor.
Më 1996 themelon degën e Dramaturgjisë në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, të cilën e drejton për tre vjet. Me fillimin e luftës së Kosovës, në prill 1999 dëbohet nga regjimi serb për në Maqedoni, prej nga ku emigron për në ShBA. Pas tre vjetësh përvoje pune në media dhe industrinë e reklamës, rikthehet në Prishtinë, ku jeton edhe sot. Vazhdon të punojë në Fakultetin e Arteve të UP si profesor i dramaturgjisë. Merret dhe me publicistikë dhe analiza politike.
Lista e titujve të veprave të Kryeziut, si autor dhe regjisor është shumë e gjatë. Ajo përmban njëmbëdhjetë filma dokumentarë, prej të cilëve "Një lindje" ka fituar çmimin ORWO, më 1973 ; dy seriale televizive ("Po e zëmë, po e zëmë" 1971, skenarist e regjisor dhe "Pranvera në Prishtinë" 2001, skenarist) ; tri teledrama ("Të ngujuarit" 1972, "Epoka para gjyqit" 1978, "Xhani Ballkaneze" 1980) ; tetë filma TV ("Buka" 1974, "Por" 1974 – regjia më e mirë në Festivalin e Filmit TV, Portorozh, "E kafshoja terrin" 1977 – filmi më i mirë dhe regjia më e mirë po atë festival, më 1978 dhe çmimi i tretë në festivalin ndërkombëtar "Prix d’Italie", në Milano, "Kur pranvera vonohet" 1978 – version kinematografik dhe televiziv me katër pjesë, "Gjurmë të Bardha" 1979 – version kinematografik dhe televiziv me katër pjesë, "Një jetë e tërë" 1980, "Gjurmë të Bardha" 1980 – "Arena e Bronztë" për regjinë në Festivalin e Filmit të Jugosllavisë, në Pula, "Viktimat e Tivarit" 1993 dhe "Rruga Pa kthim" 1994 ; dy videokomedi "Pa pardon" dhe "Sherif Patrioti" 1995 ; dy filma artistikë "Buka e hidhur" dhe "Dashuria e Bjeshkëve të Nëmuna" 1997 ; Ndërsa në fushën e teatrit, ai ka nënshkruar tekstet dhe regjinë e disa dramave të suksesshme, si "Të ngujuarit", 1971 Prishtinë, "Epoka para gjyqit" 1978-2003, Teatri Popullor, Gjakovë, Teatri Popullor, Tiranë, "Korridoret e Tmerrit" 2002, Teatri Kombëtar, Prishtinë, "Lulëkuqet" 2004, Teatri Kombëtar Gjakovë, "Teuta ose qerrja e fitores" 2004.
EKREM KRYEZIU dhe xhiruesi Shukri Kaçaniku
Në dramat e tij, Kryeziu merret kryesisht me temën dhunës politike dhe rebelimin ndaj saj, ndërgjegjësimin e individit dhe komunitetit për çastin historik.
Regjisor / Skenarist
Kodi i jetes - (2009), Regjisor dhe skenarist
Rruga pa kthim - (1998), Regjisor
Dashuria e Bjeshkëve të Nëmuna - (1997) , Regjisor & Skenarist
Viktimat e Tivarit - (1996), Regjisor & Skenarist
E tërë jeta për një ditë - (1980) (TV), Regjisor & Skenarist
Gjurmët e bardha - (1980), Regjisor & Skenarist
Kur pranvera vonohet - (1980) (mini), Regjisor
Epoka para gjyqit - (1978) (TV), Regjisor & Skenarist
Reslovi - (1978), Regjisor & Skenarist
E kafshoja terrin - (1977) (TV), Regjisor & Skenarist
Piktori Muslim Mulliqi - (1976) (TV), Regjisor & Skenarist
Dita e mërgimtarëve - (1975), Regjisor
Pikë e gurë - (1975), Regjisor & Skenarist
Brigada e VII e Kosovës - (1974), Regjisor & Skenarist
Kosova - (1974), Regjisor & Skenarist
Por - (1974) (TV), Regjisor & Skenarist
Pristinski stari fijaker - (1974) (TV), Regjisor & Skenarist
Hleb - (1973) (TV), Regjisor
Një lindje - (1973), Regjisor & Skenarist
Kullat e Junikut - (1973) (TV), Regjisor & Skenarist
Gjenerata e parë e baletit të TPK-Shkëndija - (1972) (TV), Regjisor & Skenarist
Shkëndija - (1971) (TV), Regjisor & Skenarist
Të ngujuarit - (1971) (TV), Regjisor & Skenarist
Kronika nga Shqipëria - (1971) (TV), Regjisor & Skenarist
Sofra - (1971) (TV), Regjisor & Skenarist
Po e zëmë, po e zëmë - (1970) (mini) TV Seri, Regjisor & Skenarist
Dasma - (1969) (TV), Regjisor & Skenarist
Pasqyra televizive - (1966) TV Seri, Regjisor & Skenarist
Editor
Piktori Muslim Mulliqi - (1976) (TV)
Pikë e gurë - (1975)
Pristinski stari fijaker - (1974) (TV)
Kullat e Junikut - (1973) (TV)
Dasma - (1969) (TV)
Asistent
Crveni udar - (1974) (third assistant director)
Uka i Bjeshkëve të Nemura - (1968) (second assistant director)
Producent
Epoka para gjyqit - (1978) (TV) (prodhues ekzekutiv)
Piktori Muslim Mulliqi - (1976) (TV) (bashkë prodhues)
Por - (1974) (TV) (asistent)
Pristinski stari fijaker - (1974) (TV) (asistent)
Haqif Mulliqi lindi më 6 maj 1960 në Pejë, Kosovë është regjisor teatri dhe dramaturg shqiptar. Arsimin fillor dhe të mesme i ka mbaruar në Prishtinë, ndërsa Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës në klasën e prof. Ekrem Kryeziut dhe të prof. Nebi Islamit.
Haqif Mulliqi prej vjetësh është profesor për lëndën Dramaturgjisë në DAD të Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, gjithashtu profesor për lëndën e Skenarit të fillimit, Historisë së filmit, "Dramaturgjinë" si dhe "Filmin dokumentar" në Universitetin Shtetëror të Tetovës , si dhe ligjërues i lëndës së Historisë së Dramës dhe Teatrit botëror në Akademinë e Arteve të Bukura të Universitetit të Tiranës. Gjithashtu ligjëron edhe lëndët : Teknikat e hulumtimit gazetarisk si dhe Gazetari investiguese në Departamentin e Gazetarisë të Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës si dhe lëndën "Gjuha ne medieve" në studimet mater të Fakultetit Filologjik, gazetari.
Gjate viteve 1992-1996 ka qenë shumë herë, selektorë i festivaleve në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë dhe ishte iniciatori për themelimin e Festivalit të Komedisë në Preshevë. Në vitin 1996 në Mostar (Bosnje) është laureuar për tekstin dhe regjine më të mirë për komedinë "Ali Hoxha, Hoxhe Alia". Ka marrë pjesë edhe në festivalet botërore të teatrove : Edinburgh (Skoci), Londër (Angli), Avinjon (Francë), Vashavë (Poloni), Kajro (Egjipt), Dremen (Norvegji), Ohër (Maqedoni), Braila (Rumani). Tuzëll (Bosnjë Hercegovinë), Shkup (Maqedoni), Kumanovë (Maqedoni), Butrint, Fier, Korçë, Elbasan dhe Tiranë (Shqipëri), etj. Në revistat "Bota e re", “ Rilindja”, “Zëri”, “Gazeta shqiptare”, “Koha ditore”, “Tirana observer”, “Fakti”, “Fjala”, “Albania”, “Bujku”, "Kombi", "Theatri", etj., ka botuar qindra kritika, ese dhe vështrime studimore lidhur me dramën, skenën dhe teatrin. Ka ligjëruar mbi problemet e dramës dhe teatrit edhe në Tiranë, Londër, Grac (Austri), Lubjanë (Slloveni), Mostar (Bosnjë Hercegovinë), Kajro (Egjipt), Ohër (Maqedoni), Selanik (Greqi), etj.
Ishte prodekan në Fakultetin e Arteve në Prishtinë ndërsa, aktualisht është shef i Katedrës së Studimeve Master në Drejtimin e Dramaturgjisë në Fakultetin e Arteve të UP-së. Për disa vjet me radhë ishte Kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Kosovës. Gjithashtu edhe Këshilltar për Media në OSBE – Misioni në Kosovë. Ishte kryeredaktori i parë i të përditshmes kosovare “Kosova sot”. Ishte gjithashtu edhe kryeredaktor i të përditshmes “Gazeta e re”. Ishte themelues, botues dhe kryeredaktor i parë i “Gazeta shqiptare” (Prishtinë). Ishte edhe themelues, botues dhe kryeredaktor i të përdyjavshmes politike “Kombi” (botim i familjes Mulliqi – Prishtinë). Është kryetar i degës së Kosovës së SEEMO-s (Organizatës së Medieve të Evropës Lindore dhe Juglindore) me seli në Vjenë. Është anëtar i IFG-së (Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve) me seli në Bruksel, si dhe i IPI (Institutit Ndërkombëtar të Shtypi) me seli në Vjenë. Është anëtar i bordit të PEN-it të Kosovës.Etj.
Muharrem Qena, lindi në qershor të vitit 1930 dhe vdiq më 24 shtator të vitit 2006, ishte shkrimtar, këngëtar, aktor dhe regjisor shqiptar.
Muharrem Qena është njëri prej themeluesve të skenës teatrore dhe të këngës argëtuese shqiptare. Ai punoi si regjisor, producent, këngëtar, dhe skenarist. Muharremi lindi në Mitrovicë më 1930 në një familje që kontribuoj shumë për artin kosovar. Gjimnazin e kreu në Prishtinë, kurse shkollën e filmit në Beograd. Ai shkriu talentin e tij prej regjisori, aktori, shkrimtari dhe këngëtari. Ishte regjisor i më se 200 shfaqjeve teatrale.
Shpërblimet e shumta lokale e ndërkombëtare e radhisin në krijuesin më të mirënjohur kosovar. Me ”Ervehenë” e autorit Ahmet Qirezi(1932), e cila mori 5 shpërblime kryesore në Festivalin e Steries - Novi Sad (1967), ngriti skenën teatrore të Kosovës në piedestal. Regjisor i shumë dramave, e filmave dokumentarë e televizivë. Muharremi ishte nismëtar i punës së teatrove në Prizren, Gjakovë, dhe Gjilan. Ai krijoi dhe këndoi një sërë këngësh argëtuese në frymën bashkëkohore, të cilat frymëzuan dhe u falën kënaqësi shumë brezave. Ka tri vajza, një djalë dhe pesë nipa.
Muharrem Qena vdiq më 24 shtator 2006 në Prishtinë duke lënë pas tij një veprimtari të gjërë prej shkrimtari, regjisori e këngëtari dhe mëse 200 shfaqje teatrale...
Regjisor
”Bashkëshortët”
”Zonja me Kamelie”
”Erveheja”
”Njerëzit me shpresa te thyera”
”Anmiku i popullit”
”Ambrozio shfaros kohën” etj.
[redakto]Aktor
”Kapedan Lleshi”
”Proka” (1984)
”Lepuri me pesë këmbë” (1982)
”Kukumi”
"Kur pranvera vonohet" (1980)
Skenarist drame
“Bashkëshortët”
Autor kënge
”Kaçurrelja”
”Shokut”
”Lamtumirë”
”Mine”
”Tetori”
Shiko edhe këtë
Kënga "Kaqurrelja" është kënduar për herë të parë nga Muharrem Qena dhe më vonë (80-ta) janë krijuar versione tjera të saj.
Vllau Xhevat Qena
Motra Melihate Qena
Gruaja Igballe Qena
Vajza Antigona Qena-Kaçaniku
Agim Qena
Melihate Ajeti lindi më 9 tetor 1935 në Prishtinë; vdiq më 26 mars 2005 në Prishtinë. Semimaturën e kreu në Prishtinë. Vijoj shkollën e aktrimit në Prishtinë dhe bëri një specializim në Paris (Comedie Française). Aktorja numër një e teatrit Prishtinas. E nisi aktrimin si 16 vjeçare më 1951 në Teatrin Krahinorë të Kosovës dhe shkriu në skenë 180 role kryesore me të cilat dëshmoi talentin, bukurin e kapacitetin e madh prej aktoreje: Zullumqari, Vajza pa pajë, Zonja me kamelie, Besa, Sikur të isha djalë, Halili e Hajrija, Erveheja, Hanka, Hamleti, Shtetrrethimi, Othello, Ana Karenina, Vdekja e një mbretëreshe, Svinga e Gjallë, Magbethi, Antigona, etj.
La gjurmë të pashlyera edhe në kinematografin Kosovare e Jugosllave: Uka i Bjeshkëve të nemuna, Buka, Zonja me kamelie, Etja, Trimi, Lepuri me 5 këmbë, Era e Lisi, Erveheja, Kur Pranvera vonohet, Të ngujuarit, E shtëna në ajër, Othello, Përroi vërshues, Migjeni, Gjurmët e bardha, Magbethi, Dorotej, etj.
Shpërblimet e lëvdatat e panumërta: Për Zonjën me Kamelie - Shpërblimi i dhjetorit (1963). Joakim Vujic(1972) dhe (1975) për Hajrijën dhe Svingën. Shpërblimi i Shoqatës së Artistëve të Jugosllavisë për Ervehen (1971). Çmimi më i lartë i punës (1976). Më 1985 shpërblimi i parë për rol femre në “Shtetrrethimin” në festivalin Joakim Vujic.
Këto janë vetëm disa mirënjohje që dëshmojnë se Melihate Ajeti, nga femrat tona e para e më të merituara - Doajenja e Teatrit Kombëtar të Kosovës - Primadona e skenës shqiptare..
Istref Begolli ishte një aktor shqiptar nga Kosova. Lindi më 1 maj të vitit 1933 në Pejë dhe vdiq më 31 janar të vitit 2003 në Krapinske Toplice në Kroaci. Rrjedh nga një familje artistësh kosovarë të mirënjohur, së cilës i takon edhe aktori dhe profesori i aktrimit Faruk Begolli.
Mund të thuhet se Istref Begolli ka qenë aktor i lindur, ngase nuk kishte kryer ndonjë shkollë profesionale as tjetër. Si 16 vjeçar ai do të hyjë në skenën atëherë të sapoformuar të Teatrit Popullor Krahinor (më 1949) dhe me ndërprerje të shkurta, aty edhe do ta përfundojë (pa dëshirën e tij) karrierën teatrore më 1990. Një kohë të shkurtër do të punojë në një teatër profesionist të Beogradit dhe një kohë ka qenë artist i lirë.Istref Begolli ndonëse jo me aq sukses si në teatër ka luajtur edhe në disa filma jugosllavë dhe të Kosovës.
Istref Begolli, ne te shtatëdhjetat, me mjekër te bardhë dhe flokë gati te bardha, plot hijeshi... Me sy te zi dhe vështrim te thellë, me buzëqeshje te rmllë, ecje madhështore, me timbër te qartë e kumbues, i heshtur, plot emocion, plot humor dhe plot dilema. Shumë dilema, jashtzakonisht shumë. "Nuk e dij, nuk e dij...!" ky ishte refreni i tij i trishtë, për këtë kohë te trishtë... I rrethuar me aparatet që i japin frymë, me mjekët që i rrinë te koka, ai tash,ndoshta, qetësisht mediton për ëndrrat dhe shpresat që sigurisht i zhurmojnë ne shpirtin e lodhur nga sëmundja... "Çohu Istref, çohu pashë zotin, mos ashtu, hajde dalim ta pimë nga një gotë raki... Hajde te lutem, mos u anko qysh e ke zakon", i kishte thënë një dite Fanik Begolli ne njërën nga vizitat e tija te shpeshta... Dhe, Istref Begolli atë dite, pas shumë kohe, kishte hapur sytë, kishte vështruar qetë nga ai, sikur ia kishte bërë me dije se ende vozhdonte t'i pranonte mesazhet e kësaj bote, se nuk kishte ndërmend te largohej ashtu lehtë, pa një hapjesysh, te paktën, pa një vështrim te fundit… Kishte hapur sytë, pastaj sërish i kishte mbyllur dhe sërish dhomën e kishte pllakosur qetësia... Ç'duel i heshtur, ç'drame e trishtë! Protagonist ai, kurse antagonist sëmundja...
Istref Begolli vdiq në një qendër rehablitimi në Kroaci, ndërkaq të shtunën më 1 shkurt u bë ceremonia e varrimit në varrezat e Prishtinës, vetëm në praninë e familjes, meqë kështu e kishte lënë amanet.
Istref Begolli - aktori me i mire i krejt hapësirës se ish jugosllavisë. (thoshte Rade Sherbexhia, aktor i njohur)
Para disa kohësh dikush i kishte kërkuar te dhënat biografike për një leksikon te aktorëve shqiptarë, që po përgatitej për botim ne Shqipëri. Kërkoi t'i ndihmoja që pastaj t'ua dorëzonte atyre. E pashë si rasi fatium, si moment ku mund te shkëpusjc informacione mbi biografinë e tij artistike. si rast te mire te njihesha me botën krijuese te këtij kolosi te aktrimit... Ne banesen e tij ne Bregun e Diellit, solli mbi tavolinë pjesë nga arkivi personal, që përbëhej nga intervista te tija te ndryshme, shkrime kritike pëi shfoqjet ku kishte interpretuar, informacione për festivalet e ndryshme ku ai kishte marre pjesë, citate te ndryshme te te tjerëve për te, diplomat dhe medaljet e shumta...Shfletoja me ndjesi ato gazeta te zverdhura nga pushteti i kohës... Ne njërën nga to, aktori i njohur Rade Sherbexhia, ne një intervistë te tij përmendte Istref Begollin si aktorin me te mire te krejt hapësirës se ish Jugosllavisë. Kritike te tjerë te mëdhenj te teatrit te asaj kohe ne ato gazeta e kishin cilësuar Istref Begollin si një aktor te përamasave evropiane... "Kam luajtur mbi 150“ role, në teatër dhe film... Jonë dhjetëra shpërblime...", me tha dhe une fillova te shkruaj ne letër. Pastaj nisi e përmendi disa nga rolet me kapitale, disa nga emrat e shfaqjeve,të filmave artistik e televiziv, emrat e festivaleve dhe titujt e shumë shpër blimeve... Por, me ndërpreu shpejt. "Jo- me thotë- mos e shkruaj që kam luajtur mbi 150 role, shkruaje 'rreth 150 rôle'... Apo...?! Hë, ta shkruajmë 'mbi' apo 'rreth'?... lanë padyshim mbi 150 rôle, por po me duket pak si...! Nuk e di, çka thua ti?... Hajt, shtype këtë pastaj e shohim nesër..". Te nesërmen ia jap ato që kisha shkruar. "Do ta shkrucijmë se kam luajtur mbi 100 role- me thotë. Mendova mbrëmë dhe... Ti e di që une nuk kam dëshirë te... S'ko dert, po e shkruajmë 'mbi 100 rôle"... Dhe, pastaj, fillon t'i lexojë ne letër ato që m'i kishte thënë një dite me përpara. "Po me duket që kemi përmendur shumë shfaqje dhe shumë personazhe... A ke laps aty... Hajde po i heqim disa, po i lëmë vetëm disa prej tyre..." Dhe pastaj u bie laps shumë shfaqjeve... Nga mbi dhjetë shfaqje sa kishim përmendur mbesin vetëm katër apo pèse... "Eh, ja kaq, mjaftojnë këto..." Vazhdon me tutje, me rolet ne filma, dhe se fundi, te shpërblimet. Ne fund le vetëm tri shpërblime... "Kaq, mjaftojnë këto..." "Por pse- e pyes une- pse te paktën shpërblimet nuk po i le"?! "Nuk dua,mjaftojnë këto tri shpërblime... Hajt te lutem, sillma nesër ne letër, bashkë me këto ndryshime..." Pas biografisë se shkurtër, dhe pasi kisha thënë se Istref Begolli kishte luajtur mbi 100 rôle, kisha përmendur vetëm pok emra shfaqjesh e filmash, si dhe tri shpërblimet...! la dhashë dhe u dakordua. "Ku e ke atë biografinë e pore?", me pyet...dhe une e nxjerr nga çanta e ia jap. "Po e shkyej ë... Mund t'i bjerë ne dore dikujt..."Dhe mandej e gris ne pjesë te imëta dhe e hedh ne shportë... Si për ta ngacmuar i them se une e kam te regjistruar ne kompjuterin tim. "Por nuk do fia japësh askujt ë? Mos te lutem se ti e di që une nuk i kam dëshirë këto gjëra... nuk është koha... nuk po e dij...Por e bëjmë pastaj, komplete... Hajt se flasim... Ta shohim edhe për intervistën që ke kërkuar ta bëjmë... Por ka kohë, nuk po na ngut kush...".
Filmografia
Migjeni - (1990) (TV)
Opasni trag - (1984) (si Istref Begoli)
Përroi vërshues - (1981)
E tërë jeta për një ditë - (1980) (TV)
Kur pranvera vonohet - (1980) (mini) TV Seri
Era e Lisi - (1979) (mini) TV Seri
Epoka para gjyqit - (1978) (TV)
Pasqyra - (1977) (TV)
Crveni udar - (1974) si toger gjerman
Bombasi - (1973)
Hleb - (1973) (TV)
Si të vdiset - (1972)
Të ngujuarit - (1971) (TV)
Lelejska gora - (1968) si Trobrk
Brat doktora Homera - (1968)
Do pobede i dalje - (1966) (si Istref Begoli)
Nevesinjska puska - (1963) (si Istref Begoli)
Solunski atentatori - (1961)
Kapetan Lesi - (1960) (si I. Begoli)
Artistja shqiptare Nexhmije Pagarusha lindi më 7 maj 1933 në fshatin Pagarushë të Malishevës në Kosovë. Kur flitet për të, përdoren në një frymë shumë epitete si: Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor, Ema Sumak Shqiptare, Madam Butterfly, Fyti i Kristalte, etj. Mori shumë çmime, ndër të tjera "Këngëtare e Shekullit".
Veprimtaria e saj muzikore 40-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon. Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera .
Nexhmije Pagarusha ishte edhe aktore e suksesshme, si në film ashtu edhe në teatër.
Në Beograd vijoi shkollën e muzikës për solo kanto, të cilën ajo e la në vitin e tretë dhe nuk e vazhdoi më. Po ashtu në Beograd kishte paraqitjen e parë muzikore në skenë. Në vitin 1948 është pranuar soliste në Radio Prishtinë.
Bashkëpunoi edhe me këngëtarët nga Shqipëria dhe u paraqit edhe në Shqipëri me ansamblin “Shota” me rastin e një turneu.
”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj. Kjo këngë u kompozua nga bashkëshorti i saj Rexhep Mulliqi, me tekstin e poetit Rifat Kukaj.
Nexhmije Pagarusha interpretoi në një koncert të muzikës klasike veprat e përkthyera shqip të Bethovenit, Puçinit, Verdit, etj. Ky koncert ka qenë i pari i këtij lloji. Fatkeqësisht, asnjërit nga organizatorët teknikë nuk iu kishte kujtuar që të regjistronte këtë koncert! Për fat të keq, nuk janë evidentuar as të gjitha koncertet dhe repertori i këngëve të kënduara nga ajo, ngaqë, siç ka thënë ajo një herë, për të vetëm muzika ishte me rëndësi; ajo dhe muzika ishin një. Mendohet se ajo ka interpretuar mbi 150 këngë.
Ajo ishte pjesëmarrëse e koncerteve në Kosovë, Shqipëri, Bullgari, Izrael, etj. Karrierën muzikore e përfundoi në vitin 1984, pas një koncerti në Sarajevë.
Pas 16 vjetësh larg skenës, ajo u paraqit në vitin 2000 me këngën "Për ty" në një emision të udhëhequr nga Ardit Gjebrea, i cili e bindi të bëjë këtë.
Ishte në jurinë e festivalit "Kënga Magjike 2005". Aktualisht është këshilltare e lartë për muzikë në Radio Kosovë dhe në Radio Blue Sky.
Veprat muzikore
Disa nga këngët e saj:
“Baresha“
”Ani mori nuse”
”Mora testin”
“Kur më shkon si zog n'hava”
“Kur më del në derë”
”Ke selvitë”
“Ç'u ngrit lulja në mëngjes”
“Çil njat zemër plot kujtime”
“Dallëndyshe”
“Një lule”
"Zambaku i Prizrenit"
Interpretoi në filmat dhe shfaqjet teatrore:
“Dasma e përgjakur”, (1967)
“Jugovizioni” (1973)
“Gëzuar viti i ri” (1976)
"E kafshoja terrin" (1977)
"I ikuri". (1980)
"Tre vetë kapërcejnë malin" (1981)
"Lepuri me pesë këmbë"
"Fluturimi i Micakut"
"Daullet e të çmendurve",
"Rexha i nënës në grazhd të kalit"
"Vrasësit bëjnë dasmë natën" (1997)
Shani Pallaska ishte aktor kosovar i teatrit, filmit televiziv, dhe ekranit të madh. Ai u lind në Gjakovë më 1928, por artin e tij e përkreu në Teatrin Krahinor të Prishtinës (TKP) dhe në studion filmike Kosovafilmi. Bashkë me aktorët Abdurrahman Shala, Istref Begolli dhe Muharrem Qena, Shaniu ishte pionier i aktrimit kosovar. Pas suksesit në Kosovë, Shaniu morri pjesë edhe në projekte filmike në pjesë tjera të ish-Jugosllavisë. Vdiq në Prishtinë më 13 janar 1999.
Filmografia
Era e mollës (1995) (Video)
Tre vetë kapërcejn malin (1981) (TV)
Gjurmët e bardha (1980)
I ikuri (1980) (TV)
"Kur pranvera vonohet" (1980) (Mini seri televizive)
"Era e Lisi" (1979) (Mini seri televizive)
Epoka para gjyqit (1978) (Dramë televizive)
Poseta u noci (Vizite në Natë) (1978)
Duke pritur Godon (1977)
E kafshoja terrin (1977) (TV)
Crveni udar (Sulmi i Kuq) (1974)
Hleb (Bukë) (1973) (TV)
Si të vdiset (1972)
Të ngujuarit (1971) (TV)
Uka i Bjeshkëve të Nemura (1968)
Kapedan Lleshi (1960)
Xhevat Qena lindi më 5 tetor 1932në Mitrovicë,vdiq më 24 mars 2003në Prishtinë. Xhevat Qena la një pasuri të madhe kulturore pas vete. Ai është dalluar gjithmonë me stilin e tij të aktrimit dhe me rolin e tij të dallueshëm në paraqitjet e tija. Së bashku me gruan e tij Leze Qena i hasim në shumë produksione televizive dhe filma.Xhevat Qena ka luajtur qindra role ne teatër. Rolin e pare kryesor e ka luajtur ndërmjet viteve 1956-1957. Sensi i tij për komiken si dhe profili i tij i veçantë kanë bërë që ai te jetë një prej aktorëve me te kërkuar ne komedi, megjithëqë, sic pohon ai ne një intervistë te tij, me tepër e ka dashur dramën: "Une e kam dashur dramën se e kam ne vete njëfarë dramaciteti, e kam njëfarë fuqie për drame... P.sh., roli që me ka lënë mbresa shumë ka qenë një rol episodik i një avokati, i një te çmenduri, ne dramën "Oda e errët". Gati jam çmendur edhe vete, duke u thelluar ne atë rol". Kolegët dhe njerëzit që njohin potencialin e tij, mendojnë se është mëkat që ai është shfrytëzuar shumë pak ne drama. Xhevat Qena ka luajtur shumë, edhe role kryesore edhe role te dyta apo madje edhe te treta. Aktori Dibran Tahiri pohon se kur ne ndonjë shfaqje teatrore ka partner Xhevat Qenën, ndien siguri te madhe. Xhevat Qena mund te përshkruhet si aktor që ka një aftësi te jashtëzakonshme te mbajë te përqendruar vëmendjen e publikut. Është shumë sugjestiv, aktor që, siç shprehet ai vete, është përpjekur gjithmonë te jetë "përdhesë", i "tokës". Krijon improvizime, por gjithmonë ne kontekst te batutës se partnerit, ne kontekst te situates ne te cilën ndodhet personazhi që ai luan.. ."Edhe nëse Xhevati ka luajtur vetëm ne një skenë te vetme, nuk ka qenë e mundur te kalojë 'pa u hetuar' prej publikut. Xhevati është aktor që di t'i krijojë hapësirë vetes...", shprehet aktorja Igballe Qena.Një prej roleve me te suksesshme te Xhevat Qenës është padyshim ai ne shfaqjen "Përqafimi", i autorit Ranko Marinkoviq, me regjisor Tomislav Durbeshiqin, ku kishte partner Dibran Tahirin. Shfaqje tjetër, ku potenciali i Xhevat Qenës si aktor del i plotë, është "Duart e ndyra", te Sartrit, ne te cilën luan edhe bashkëshortja e tij Leze Qena, pastaj shfaqja "Ushtari i mire Shvejk", ne regji te Abdurrahman Shalës, ku Xhevat Qena luan rolin e Shvejkut, një personazh tragjikomik. Mandej, ne shfaqjen "Vinetu" (vitet e 60-ta), ne te cilën luan rolin kryesor, atë te Vinetus, personazh i njohur i filmave uestem te asaj kohe..Për mbi dyzet vjet ne skenë, Xhevat Qena hyn ne radhën e aktorëve cilësor, me merita te pakontestueshme për teatrin kosovar. Rolet e tij, por edhe te bashkëshortes se tij Leze Qena, për këto vite kanë rrezatuar te publiku subtilitetin që ofron bota artistike a teatrit dhe flimit... Aktori "zeshkan", Xhevat Qena, ka arritur që për këto dyzet vjet te krijimtarisë se tij, te përçojë te publiku "bardhësinë" e shpirtit te tij krijues, t’ia përçojë emocionet me te sinqerta publikut, i cili vazhdon ta respektojë dhe ta dojë.
Të tjerët për Xhevatin
Faruk Begolli: Për rolin e tij ne filmin artistik "Sulmi i kuq" te Predrag Golluboviqit, prodhim i Kosovafilmit, ne te cilin kan luajtur edhe aktorë te njohur si: Bata Zhivojnoviqi, Abdurrahman Shala, Istref Begolli, Boris Dvomiku, Olivera Katarina etj, Xhevat Qena, ne një festival te atëhershëm, është shpërblyer si aktori me i mire... Xhevati është një aktor sharmant, një aktor i cili nuk i le hapsirë asaj « rampes » që shpesh krijohet mes shfaqjes dhe publikut...
Igballe Qena: Shfaqja e pare që kam luajtur me Xhevatin është "Sinkopa" e Anton Pashkut, ne regji te Slobodan Popiqit, e realizuar ne vitin 1969, shfaqja e dytë është "Perkolëgjinajt". Si aktorë e re ne atë kohë, kisha një respekt te madh për Xhevatin dhe për punën e tij. Këto vitet e fundit kam luajtur ne shumë projekte me Xhevatin, sidomos ne videoprojektet e Adem Mikullovdt. Ne një shfaqje ku ke partner Xhevatin, shumçka është me lehtë, pasi ai nuk mendon vetëm për veten, por edhe për partnerin me te dlin luan.
Drita Krasniqi: Shfaqja e pare ku kam pasur partner Xhevatin është "Perkolëgjinajt". Xhevati luante njërin nga vëllezërit e mi. Pastaj kam luajtur edhe ne shumë shfaqje me te, por edhe me Lezen... Xhevati është aktor me shumë imagjinatë dhe me plot sharm. Aktor që di te bëjë trasnformime te befasishme, te bëjë kalime interesante nga situata ne situatë... Aktor që di te krijojë atmosferë ne shfaqje dhe ta mbajë te përqendruar vazhdimisht vëmendjen e publikut... Xhevati është aktor me shpirt poetik, i lindur si i tille...
Adem Mikullovci: Xhevat Qena është aktor shumë i veçantë. Ka diçka te posaçme ne artikulimin vokal te tij, ne nuancat, akcentin logjik, me lartësinë e zërit dhe me shikimin e gjestin. Ai është aktor që vazhdimisht hulumton kur krijon rolin. Me kujtohet kur gjatë provave te shfaqjes "Gjenerali i ushtrisë se vdekur", ne te cilën une isha si asistent regjisor, i thashë Xhevatit, që luante një prej roleve te rëndësishme ne shfaqje: Pse Xhek nuk po e mëson tekstin?, ai ma ktheu: "Nëse është problemi vetëm te mësimi i tekstit përmendësh, atëherë merre rolin tim dhe jepja një nxënësi, ai e mëson për dy dite. Xheku është aktor që nuk i do teprimet, ekzagjerimet, çirrjet... Ai te bën te jesh i relaksuar para çdo shfaqjeje. Ai mua me ka mësuar që "mjeshtria e interpretimit është te mos interpretohet".
Dibran Tahiri: Xhevat Qenën si aktor e njoh që nga viti 1969. Për here te pare me te ne skenë kam luajtur ne shfaqjen "Revizori" te regjisorit Besim Sahatçiut… Prandaj, ne atë shfaqje te pare, ne atë ballafaqim timin te pare me Xhevatin, me është dashur shumë punë që te bëjë njëfarë "nivelizimi" te lojës sime karshi te tijës... Xhevat Qena është aktor që me shumë sukses ka interpretuar edhe nëpër komedi edhe nëpër drama. Është shumë i përshtatshëm si partner. Ne një turne ne Gusi, ku ishim me shfaqjen "Halili e Hajria", Xhevatit i ndodhi te harronte një pjesë te tekstit... Shfaqja po luhej ne një oborr. Ai duhej te thoshte: "Shtëpia e 'filanit' nuk po qet me tym, por ne vend te kësaj ai tha: "Shtëpisë se 'filanit' i dual flaka..". Publiku që po shikonte shfaqjen, u kthye te vështronte rrotull, se dlës shtëpi po i del flaka...! Ne aktorët e tjerë te shfaqjes ndërsa shpërthyem ne gaz...
Leze Qena: "Për here te pare ne Krushë te Madhe shkuam për te luajtur një shfaqje. E, kur e filluam shfaqjen ne salle pa karriga, ata ishin ulur rrafsh e neve na u qit njëfarë gazi. Xhevati e luante rolin kryesor, e ne hynim ne skenë me radhë, por secili duke qeshur, s'mund flisnim... Atëherë Xhevati na thonte: "Hë, çka erdhe? Çka po don me thanë? E di këtë, e këtë, e këtë... Hajt, dil jashtë!" Kështu që Xhevati na nxuar duke i thënë tekstet e te gjithëve. Ne vetëm hynim e dilnim. Publiku u ter duke qeshur. Qesh na e qesh ata. Edhe kur dolëm, ata na thanë: 'Jaaa, na keni kënaqur! Sa mire, bre, po dishi me keshë. Si po mundeni ashtu?!". Mandej, tashti vonë, ishim ne Gjermani me një komedi, por na mungonin disa aktorë, nuk na i lëshuan prej teatrit. Mbasi nuk i lëshuan, u detyruam t’i marrim tre aktorë ne Shkup, te cilët i kishin bajagi do role kryesore e që tekstet s’i dinin. U munduan t'i mësojnë gjatë udhëtimit, po kot. Kur mbërrimë ne Munih, shkuam drejt ne skenë. Publiku tashmë ishte aty. Kur filloi shfaqja, shkupjanët hynin ne skenë, por nuk e dinin tekstin, por Xhevati i nxirrte, duke u thënë: "A ti erdhe, a? A mos deshte këtë te ma thuash...? "Regjisor ka qenë Atdhe Gashi. Ai rrinte dikund ne fund te salles kurse Xhevati e thërriste: "0 Atdhe, ku na prune kështu hë...!", duke dashur ta shajë, e publiku duartrokiste si përmendej emri "atdhe". "Bravo, bravo!...", i thonin....
Filmografia
Shfaqe teatrale
Besa
Halit Gashi
Mita
Duart e ndyra regji Slobodan Popiq
Mbreti Edip regji Veselin Llukiq
Sinkopa
Dashuria
Perkolgjinajt
Gjenerali i ushtrisë se vdekur regji Piro Mani
Ora
Othello
Erveheja e Ahmet Qirezit
Garderoberi
Babai regjiSelami Taraku
Zhorzh Dandeni regji Muharrem Qena
Dhëndrri nga Parisi
Halili e Hajria regji Qemajl Lila
Dervishi dhe vdekja regji Vllada Milqin
Era dhe lisi regji Ljubisha Giorgievski
No pasaran regji Fadil Hysaj
Lavirja e denjë për respekt
Revizori regji Besim Sahatçiu
Peripetitë e kohës regji Kristë Berisha
Studentët e përjetshëm
Vinetu
Tartufi
Përqafimi regji Tomislav Durbeshiq
Ushtari i mire Shvejk regji Abdurrahman Shala
Profesori Mamio
Oda e errët
Ora
Brazat e palavruara
Filma
Proka, 1984
Autobusi, 1985, mini serial televiziv, roli: Kaqareli
Shkolla e fshatit, 1987
Gjurmët e barëdha, 1980
I ikuri, 1980
Kur pranvera vonohet, 1980, serial televiziv
Si të vdiset , 1972
Po e zëm, po e zëm, 1970, mini serial televiziv
Kapetan Lesi, 1960
Komedi
Mëhalla jonë
Sadri llapjani
Mamutovitët dhe Rexhepovitët
Qesh e ngjesh , 1982
Ditari i Lec pazhecit, 1975
Tjera
Të gjithë me ne, 2000
Gëzuar viti i ri, 1976
Skendër Tafaj(u lind në Insiq në vitin 1947).Shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa normalën e kreu në Pejë.Studimet për aktor i kreu në Prishtinë.Ka luajtur qindra role në Teatrin Popullor Krahinor deri para 25 vjetëve ku emigroi në Zvicër(ishte i ndjekur nga UDB-a Serbe për aktivitetin e tij ilegal për Republikën e Kosovës).
Në Marss të 2004-tës – Krijohet studio e Teatrit dhe e Filmit "Aleksandër Moisiu" nga pedagogia e teatrit dhe aktorja e mirënjohur shqiptare Liri Lushi në bashkëpunim me kolegët Skënder Tafaj, Ivan Siegenthaler, Viktor Zeithammer , Meriona Telo, Arsim Berisha, Brahim Avdyli, Llukman Halili . Në kuadër të proçesit mësimor realizohet komedia
Në Teatrin Popullor Krahinor luajti shumë rrole në shumë drama me aktorin e mirënjohur (tashmë të ndjerë) Avdush Hasanni.
Nje emocion te vecante me krijoi fotografia me artistet tane te mirenjohur si Skender Tafaj,Liri Lushi,Adem Kicaj...viti 1997,gjate xhirimit te filmit "Brezi",prodhim i "Jasafilm" ne Zvicer,sipas skenarit te Liri Lushit dhe Naim Kelmendi,dhe sipas motiveve te vepres: "Shqiptari vdes duke kenduar"-kushtuar legjendes se trimerise shqiptare-Adem Jasharit,me operator Leonard Pagarusha,por ate dite e sot edhe pse producenti i filmit Jakup Sadiku ka nderruar jete para ca vitesh,filim artistik "Brezi" i punuar ne Zvicer,ka mbetur i panjohur per publikun shqiptar,ngase ate dite e sot nuk dihet gje per fatin e tij...mendojs e eshte humbje e madhe per nje veper kinematografike tonen...
Skender Tafaj, Nexhmije Pagarusha,Kumrije Hoxha,Avdush Hasani, etj.luajtën në filmin sipas skenarit dhe regjisë së Ekrem Kryeziut "E kafshoja terrin " film televiziv prodhim i RTP TV Prishtina 1977, formati 16mm color. Filmi ishte pjesëmarës në festivalin "Prix Italia 1978" në Milano, Itali.
Poashtu edhe në disa projekte tjera( aktori i mirënjohur Skënder Tafaj luajti rolet kryesore si në filmat "Kosova përcaktimi im",(1999)"Në shijën time","Gjurmët e bardha "(1980)."Kur pranvera vonohet"(1980),"Lumi i fryerë"(1983),"Shtënja në ajër"(1976);"Lulepjeshkat e dashurisë"(1988);"Migjeni"(1990).
Pas 25 vjetëve ditë më parë Skënder Tafaj luajti njërin prej rolëve kryesore në dramën e Haqif Mulliqit "“Një varr për Majorin e Mbretit” humb në detaje".
Genti, djali i Majorit të mbretit Ahmet Zogu, i mban një vit e gjysmë eshtrat e të atit në një valixhe. Për Murat Bashën, të cilin komunizmi në krye me Enver Hoxhën e ekzekutoi, nuk mund të gjejë një varr.
Premiera e shfaqjes që përthekon këtë histori, bazuar në ngjarje të vërtetë, është dhënë mbrëmjen e së martës në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Haqif Mulliqi është dramaturg dhe regjisor i saj. “Një varr për Majorin e Mbretit” ka tubuar një kastë aktorësh që kryesisht vijnë nga trupa me të cilët TKK-ja ka kontratë. Shfaqja është përcjellë nga një skenografi e thjeshtë, që i ndërrohen vetëm prapavijat, teksa aktorët lëvizin me valixhe që herë përdoren si tavolina e herë si varre. Muzika me pak nota e kompozuar enkas për këtë shfaqje nga Fatos Qerimi përsëritet shpesh. Shfaqja nuk ka arritur të mbushte të gjitha ulëset e TKK-së në premierë, ani pse në premiere kishte ardhur ministri i Kulturës, Memli Krasniqi, me kabinetin e tij, ku regjisori Mulliqi kishte qenë këshilltar deri në fund të vitit të kaluar. E kritika nuk ka pasur fort fjalë të mira për shfaqjen e tij, shkruan sot “Koha Ditore”.
Aktori Blerim Gjoci luan rolin e Majorit dhe të Gentit të vjetër. Si i diplomuar në Akademinë Ushtarake në Vjenë, Majori do të ftohej nga Zogu për të shërbyer në mbretërinë e tij. Kur muhabeti për luftë të përbashkët për çlirim do të prishej pasi komunistët do të kërkonin që të përdorej simboli i yllit të kuq, zogistët do të duheshin të internoheshin. Me garanci nga prefekti i Tiranës të asaj kohe, Murat Basha do të kthehej në Shqipëri, nga Gostivari. Por do të tradhtohej nga komunistët, teksa do të gjykohej për tradhti dhe bindje liberale. Para se të ekzekutohej për Gentin kishte një amanet: të mos i humbej varri. Kryerja e amanetit në mënyrë të dinjitetshme do të ishte preokupimi i Gentit, që po ashtu e kishte ndihmuar të atin në luftë. Tri pushtete janë përthekuar në rrëfimin e shfaqjes. Ajo që nis me monarkinë e Zogut zhvillohet për tërë tmerrin e dekadave të komunizmit, e përfundon me “demokracinë”, e cila me njerëz të ish-regjimit synon të dekorojë ata që ranë viktima të diktaturës.
Gjoci ka thënë se roli i major Murat Bashës në shfaqje i ka shkaktuar atij një ngarkesë të dyfishë, për faktin se është bërë fjalë për një figurë historike që ka ekzistuar, e në të njëjtën kohë familja e tij ka qenë e pranishme në publik.
Avdush Hasani
“Kjo e ka shtuar për mua barrën e përgjegjësisë dhe ka bërë që unë më shumë të përqendrohem në atë sesi e paraqes këtë figurë historike, derisa në raste të tjera do të përqendrohesha në detaje”, ka thënë Gjoci, teksa ka shpjeguar se ka përjetuar një emocion të veçantë. Atij i është ofruar nipi i gjeneralit, Murat Basha, për t’i thënë se gjyshin e tij nuk e ka njohur, por se dëshiron ta përqafojë atë “që ia ngjalli”.
Vetë regjisori e dramaturg Haqif Mulliqi thotë se ka qenë skeptik para se të niste të punonte për këtë shfaqje. “Kur je jashtë, skepticizmi ndodh për shkakun se kam punuar me ansambël. Por kam punuar me një ansambël të madh, jashtëzakonisht të kompozuar dhe të disiplinuar, prandaj mendoj se ky teatër e vazhdon traditën për të qenë një teatër i madh dhe unë besoj që sukseset nuk do të mungojnë”, ka thënë Mulliqi. Ish-këshilltari i ministrit të Kulturës ka thënë se nuk mund ta cilësojë “Një varr...” shfaqjen më të mirë të tij që ka bërë ndonjëherë.
“Por jam vërtet shumë i kënaqur që e kam bërë. Ajo duhet të konfirmohet edhe në ndonjë kompeticion”, ka thënë Mulliqi.
Më 20 nëntor shfaqja do të jepet në Tiranë, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar për Teatër, ndërsa një ditë më vonë është paraparë që të udhëtojë për në Vlorë, për tri repriza atje, në kuadër të shënimit të 100-vjetorit të Pavarësisë.
Drejtori artistik, Emin Emini, ka thënë se nuk mund të pretendohet se me këtë shfaqje TKK-ja ka gjetur tipin ideal të një shfaqjeje, sepse ai ka bindjen se teatri është gjithmonë në kërkim të artistikes dhe estetikës. “Por besoj që me këtë kemi arritur një shfaqje me vlera të larta artistike dhe estetike”, ka thënë Emini.
Por kritika nuk ka këtë bindje. Dramaturgu Jeton Neziraj thotë se shfaqja ishte e mërzitshme.
“Kishte disa skena të realizuara mirë, megjithatë shumica e skenave të tjera ishin të pakryera ose të realizuara në mënyrë sipërfaqësore dhe pa sens. Por, para së gjithash, problemi është që ajo shfaqje është ngritur mbi një dramë problematike. Drama niset nga një histori interesante, por që humbet në data, në emra që s'thonë asgjë e në detaje të tjera të parëndësishme”, ka thënë Neziraj. “Gjithçka zvarritet deri në monotoni. Dhe, krejt kësaj nëse i shtohet edhe loja e dobët e ansamblit të aktorëve, atëherë besoj që kalohet masa e diçkaje që në teatër mund të quhet ‘korrekte’”, ka shtuar ai.
Aktori Mehmet Breznica ka përshtypjen se në TKK ende nuk po realizohet një shfaqje e vërtetë. Për shfaqjen e Mulliqit ka thënë se ia ka kujtuar zhvillimet e amatorizmit të vitit 1972.
“Ky mund të ishte një tregim, por asnjë element dramaturgjik nuk është shtruar apo nuk është ditur të shtrohet. Kishte premisa të jetë më tepër tregim, plotësisht narrativ e jo me përmbajtjen e një drame çfarë duhet të jetë”, ka thënë Breznica. Ai thotë se shfaqja ka synuar të përsëritë disa skena nga “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, por të vëna në një rrafsh tjetër. “Nuk më pëlqeu as forma e gjuhës se si është shtruar nga disa aktorë. Përpjekja e tyre ishte maksimale, por teksti nuk jepte mundësi më të mëdha dhe regjia gjithashtu nuk ka dhënë mundësi që të krijohet ndonjë rol i bukur”, ka thënë Breznica. “Është një mëkat i madh që disa regjisorë që thirren në emër të regjisë, i lexojnë dy libra dhe të tretin e shkruajnë vetë. Kjo është tragjedia jonë”, ka shtuar ai.
Por regjisori Agron Gërguri ka gjetur anët pozitive të shfaqjes. Ai ka thënë se shfaqja është punuar me një mënyrë të veçantë, një kombinim i gjuhës së shenjave, me të cilën ka manipuluar mirë regjisori.
“Tërë kohën më vinte fantazma e babait të Hamletit. Shfaqja nuk e ka në plan të parë dinamikën vizuale, por e ka një dinamikë të brendshme nëse futesh në shfaqje. E kishte një lëvizje, sepse shpesh ndodh që në Teatrin Kombëtar të flemë gjatë shfaqjes”, ka thënë Gërguri. Sipas tij, ani pse në shfaqje mund të shihen defekte të saktësisë së datave, ajo estetikisht ishte e ndërtuar bukur. “Besoj se shfaqja do të ndërtohet edhe me reprizat tjera dhe do të marrë spontanitetin e duhur. Sigurisht ngërçi i premierës bën që nganjëherë edhe të ketë probleme të humbjes së ritmit”, ka thënë Gërguri.
Veç Gjocit, në shfaqje luajnë edhe aktorët:, Mentor Zymberaj, Sunaj Raça, Skënder Tafaj, Ismet Azemi, Shpëtim Kastrati, Basri Lushtaku, Shkëlzen Veseli, Lumnie Sopi, Çamëri Ceraja, Ramadan Malaj, Valina Muçolli, Naser Shatrolli, Shkumbin Osmani e Vigan Nuza.
Adem Mikullovci(u lind në vitin 1939 në Vushtrri, Kosovë) bënë pjesë në plejadën e aktorëve të ish-Teatrit Popullor Krahinor i Kosovës( tashmë Teatrit Kombëtar i Kosovës ). Pas ndërprerjës së studimeve në Akademinë për Teatër dhe Film në Beograd në vitin 1968 kthehet në Prishtinë dhe fillon punën në teatër. Prej atij viti(1968) e deri në korrik të vitit 1990, Adem Mikullovci bëri një karierë me 45 role kryesore si dhe rreth 70 role të dyta në shfaqje teatrore. Rolet më të dalluara i realizoi në shfaqjet: "Duke pritur Godonë","Po shkoj për gjah", "Njeriu që pa vdekjen me sy", "Dashuria", "Hotel Kashta" me rekord shikueshmërie(nganjëherë me nga dy shfaqje në ditë), "Fundi i botës", "Miza në vesh", "Erveheja" etj. Mikullovci gjithashtu ishte regjisor i disa shfaqjeve në teatër, si: "Pas vdekjës"(Çajupi), "Mosha e bardhë"(D.Agolli), "Dan Shejtani", "Engjulli i stacionit", monodrama "Bihorasit"(dramatizim i veprës së autorit Q.Sijariq), "Ti mos u përziej", komedia "Shtrati", stend up komedia "Përgjuesi" etj.
.
Në vitin 1990 ishte në mesin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët shpallën Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut.
Filmografia
Proka (1984)-aktrim
Kur pranvera vonohet (1980)-aktrim
Crveni udar (1974)-aktrim
Kad sam bio vojnik (1969)-aktrim
TV produksioni
Kafeneja jonë-(serial hunoristik)-aktrim
Oda e Junikut-(film televiziv)-Regji/aktrim
Duke pritur Godon (1977)dramë-aktrim
Ditari i Lec pazhecit (1975)(komedi)-aktrim
Qesh e ngjesh (1982)(humor)
Gëzuar viti i ri (1976)
Burleska(komedi)
Videoproduksioni
Vjeshtë e zymtë e profesor Nexhatit
Kur do të kthehet Remziu
Katunar e shehërli
Mamutovitë e Rexhepovitë
Mëhalla jonë
Qëndresa
Sadri Llapjani
Tëgjithë me ne, (2000)
Mësuesi
Një pallto për babain tim në burg
Një buqet buzqeshje
Të gjithë me ne, (2000)
Dibran Tahiri, lindi më 6 maj1949 në Prishtinë Është një aktor shqiptar. Në fillim studoi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë në degën e aktrimit, më pastaj mbaroi studimet Universitare për aktor edhe në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit. Ka arritut një karriere shumë të sukseshme në Teatër nëpër mbarë ish Jugosllavinë duke u vlerësuar një nga aktorët me të famshëm të asaj kohe. Interpretimet e tij në film ishin gjithashtu shumë të mirëpritura duke arritur famë shumë të madhe në kinematografinë ish jugosllave, kosovare dhe ndërkombëtare.
Është një ndër themeluesit e degës së Artit Dramatik dhe Akademisë së Arteve në Univerisitetin e Prishtinës në vitin 1989, ai kthehet nga Beogradi për të ligjëruar lëndën e aktrimit në këtë Universitet dhe formon kuadro të reja të aktorëve në Kosovë.
Ai është një person serioz por një baba i mirë,ka qenë politikan,kryetar partie,mësimdhënës dhe tani ka për synim të bëhet Kryetar i Prishtinës Ai sot konsiderohet si një ndër aktorët më të famshëm në Kosovë.
Ai ishte e njohur edhe para vitit 1999 mirëpo me fillimin e transmetimit të serialit Familja Moderne, ku ai luan rolin e Dinit(Shemsidin Gashi), një rol kyç në freskinë dhe humorin e serialit. Roli i tij, është si Baba që merret me punët e Dritës,Korabit,Zanës,Almës e sidomos me ato të familjes Gashi ka qenë dhe mbetet shumë simpatik në mesin e përcjellësve të serialit. Dibrani në rolin e Dinit dallohet për gjeste si përgjimi, të qeshura të paartikuluara dhe tentime për të folur në gjuhën letrare shqipe, të cilën shpeshherë e përzien me gjuhën turke, si shenjë e prejardhjes së saj. Të gjitha këto publiku i konsideron mjaft argëtuese andaj edhe roli i tij mbetet vazhdimisht i freskët, ndërkaq shikuesit janë gjithmonë të etur për paraqitjet e tij..
Luan Jaha ,lindi në Prishtinë më 28 Nëntor 1960 aktor shqiptar nga Kosova Fakultetin e Arteve Dega e Artit Dramatik, në klasën e Enver Petrovcit, e kreu 1994,në Prishtinë. Ka luajtur në rreth 40 shfaqje teatri, dallohet me shfaqen "Duke pritur Godonë"Bekett, me të cilën mori çmimin special të jurisë në MESS të Sarajevës më 1997. Ndër shfaqet e tija të njohura janë “Karrigat”ionesku, "Armiku i popullit"ibsen, "Hamleti", "Fluturimi në folen e qyqës", etj.
Mori pjesë në 20 filma të shkurtër,Tv drama dhe seriale , ku mund të veçohet “Kosova 9.11.”, që u shpall filmi më i mirë në Festivalin Ndërkombëtar “Tirana 2003”."Kukumi" Filmi me i mire shqiptare 2006 dhe "Koha e kometes" filmi me i mire shqiptare 2008,"Der Albaner"2009,"Forgivnes of blood" 2009, "Room 304" 2010
Është i popullarizuar me serialin “Familja moderne”, ku interpreton Dajen Skënder. Është pedagog në Fakultetin e Arteve në Prishtine, Drejtimi i Aktrimit.
Filmografia
Mamutovitët e Rexhepovitët - mini serial
Familja Moderne - TV serial
Kukumi Isa Qosja 2005 - film 35mm
Koha e Kometes Fatmir Koci 2008- film 35mm
"SHQIPETARI" Johannes NABER 2009 16mm
'"Forgivnes of blood" Joshua Marston 2010 35mm 'ROOM 304" Birgitte Stearmose 2010 35mm
Qun Lajqi
Në kuadër të festivalit PriFilmFest në Teatrin Kombëtar të Kosovës është shfaqur për herë të parë filmi shqiptar “Falja e gjakut”, i cili është duke shënuar një sukses të madh nëpër festivale e kinema botërore.

Filmi me regji të Xhoshua Marston, dhe me skenar po ashtu të këtij regjisori dhe skenaristit shqiptar Amandion Murtaj, trajton një temë sa aktuale aq edhe të ndjeshme të pjesës veriore të Shqipërisë- fenomenin e gjakmarrjes.
Me këtë rast të dielën në Prishtinë u organizua një konferencë për shtyp ku protagonistët shpalosën ndjenjat dhe entuziazmin e tyre lidhur me sukseset që arriti filmi nëpër festivale botërore.
Producenti dhe skenaristi Amandion Murtaj ka bërë të ditur se përgjatë shfaqjes së këtij filmi kinematë e qyteteve shqiptare kanë pasur shikueshmërinë më të madhe në njëzet vitet e fundit.
“Filmi ka pasur një sukses të paparë në Tiranë dhe Shkodër, veçanërisht në vendin e origjinës ku kinematë kanë pasur numrin më të madh të shikuesve që prej 20 viteve të fundit, kështu që është një rekord nga pikëpamja e audiencës së Shkodrës dhe po pritet shumë mirë në Tiranë dhe do të vazhdojë pas festivalit në Kinemanë e Prishtinës. Për herë të parë Shqipëria dhe Kosova janë si një territor distribucioni dhe ajo që është më e rëndësishmja se luajnë aktorët nga Shqipëria, Maqedonia dhe mbarë trojet shqiptare kështu që filmi komunikon me gjithë shqiptarët kudo janë”, ka thënë Murtaj.
Aktorja e re Sindi Laçaj, e cila në film luan rolin e vajzës së familjes e cila merret me administrimin e shtëpisë, pasi që vëllanë e ka të izoluar për shkak të gjakmarrjes, tha se kishte parë nga afër jetën të cilën e kishin bërë shumë familje që janë në gjak me njëra-tjetrën, andaj sipas saj nuk ishte edhe aq e vështirë të luhej ky rol.
“Duke parë nga afër një familje e cila jeton me këtë gjë çdo ditë dhe vajzat, të cilat janë me këtë fenomen jetojnë ajo i dha shtytjen e parë dhe atë më të madhen që të krijonim në një farë mënyre personazhe që na ishin dhënë në rol dhe më pas t`i nxirrnim në atë mënyrë në film”, ka thënë Lacaj.
Në këtë film veç aktorëve nga Shqipëria luajnë edhe një numër i madh aktorësh nga Kosova si Ilire Vinca- Çelaj, Qun Lajqi, Luan Jaha, Veton Osmani, Selman Lokaj etj.
Aktori i mirënjohur Qun Lajqi tha se lokaliteti ku është zhvilluar ngjarja në film ka qenë mjaft i përshtatshëm me dialektin, traditën dhe për këtë arsye ata sipas tij kanë mundur t’iu përshtaten roleve.
“Është film që me të vërtetë mjaft mirë krijohet. Kemi qenë më afër edhe dialektit edhe traditës qysh ndodh ngjarja. Kjo ndoshta e ka bërë më të lakmueshëm filmin, sepse jemi shtrirë mirë në lokalitetin ku zhvillohet ngjarja”, ka thënë ai.
Filmi “Falja e gjakut”, i cili flet për ballafaqimin e jetës tradicionale me atë moderne, fitoi çmimin për skenarin më të mirë në festivalin“Berlinale” këtë vit në Berlin, ndërkaq është konkurrent edhe për marrjen e çmimit Oskar të filmave në gjuhën jo-angleze.
Në kuadër të festivalit PrifilmFest, organizatorët zhvilluan një takim me përzgjedhësen e filmave të festivalit të Sarajevës Elma Tataragiq, ku diskutuan për historinë e filmit boshnjak në njëzet vjetët e fundit, si dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy festivaleve. Ky festival, do të zgjasë deri më 1 tetor 2011.
http://www.besfort.tv/musicvideo.php?vid=edfca4351
“Kodi i jetës”
“Kodi i jetës” është rrëfim për luftën e fundit në Kosovë dhe ka bërë bashkë aktorët: Xhevat Qorraj, Çun Lajçi, Hadi Shehu, Mentor Zymberaj, Fatime Sefaj, Ilir Tafa e Bubulina Lajçi.
Filmi pasqyron një histori të dhimbshme të protagonistit Lan Druvari, (Xhevat Qorraj), i cili është i mbijetuari i vetëm nga pushkatimi i meshkujve të fshatit. Kthimi në shtëpinë e djegur i bën të kuptojë se kishte humbur familjen, por fati e takon një vajzë që gjatë luftës ishte dhunuar. Rrëfimet e tyre të ndërlidhura edhe me atë të dhunuesit serb shtjellohen përmes tri linjave dramaturgjike, të cilat kryqëzohen mes vete derisa finalizohen me fitoren e njerëzores
Etj.
---------------------------------------------------------------------------------------------------------
Teatri Kombëtar(Ish-Teatri Popullor Krahinor)
Shfaqjet e para të këtij teatri janë punuar kryesisht nga artistët amatorë, entuziastë e idealistë të talentuar, të ndihmuar nga artistët profesionistë nga hapësirat tjera të ish-Jugosllavisë, ndërkohë që, në vitet ’60, ansambli i tij pasurohet me kuadro të reja profesioniste.
Skenë nga shfaqja "Erveheja"-1967
Deri në vitin 1989 ky teatër i ka realizuar mbi 400 premiera me rreth 10.000 repriza, të cilat në Kosovë dhe në hapësirat e ndryshme të ish Jugosllavisë janë përcjellë nga mbi 3.200.000 spektatorë. Repertori i këtij teatri është ndërtuar mbi tekstet e shumta të dramaturgjisë kombëtare, botërore dhe ish jugosllave. Shfaqjet e këtij teatri, të cilat janë prezantuar nëpër festivale të ndryshme me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar në ish Jugosllavi, janë vlerësuar me tone të larta nga kritika e atëhershme dhe janë nderuar me çmime të ndryshme artistike. Kështu, p.sh., në vitin 1967, shfaqja “Erveheja” e regjisorit Muharrem Qena është nderuar me Çmimin e Regjisë më të Mirë në Festivalin e Dramës Jugosllave “Sterijino Pozorje”. Krahas shfaqjeve në gjuhën shqipe, në këtë teatër janë realizuar edhe shfaqje në gjuhën serbe. Bukur shpesh, sidomos pas vitit 1981 e këndej, ky teatër ka vepruar nën presion të rëndë politik nga sistemi dhe regjimi komunist jugosllav.
Në vitin 1990, regjimi serb i Slobodan Milosheviqit, e ka vënë këtë teatër nën administrim të dhunshëm, duke i dëbuar nga teatri shumë nga artistët shqiptarë dhe duke vënë kontroll totalitar mbi krijimtarinë artistike të këtij teatri. Gjatë kësaj periudhe, në një sistem shkollor universitar paralel të krijuar në kushtet e rezistencës aktive paqësore kundër regjimit totalitar serb, nëpër shtëpitë – shkolla u krijuan shumë nga kuadrot artistike, të cilat tashmë janë pjesë e ansamblit profesionist të këtij teatri. Në vitin 1999, pas mbarimit të luftës në Kosovë, ky teatër pagëzohet me emrin Teatri Kombëtar i Kosovës.
Pa mëdyshje momenti më i ndritur në historinë e Teatrit Popullor Krahinor ishte shfaqja “Erveheja” (1966) në regji të Muharrem Qenës, e punuar sipas dramatizimit të Ahmet Çirezit të poemës romantike me të njëjtin titull të Muhamet Çami-Kyçykut me muzikë të Rexho Mulliqit. Në “Ervehe” kanë luajtur: Melihate Ajeti, Xhevdet Lila, Shani Pallaska, Istref Begolli, Ragip Logja, Ahmet Spahiu, Xhevat Qena, Matej Sereçi, Adem Mikullovci, Shaban Gashi, Malo Gami, Naxhije Deva
Aktorët e dramës shqipe
Bekim Fehmiu ,Abdurrahman Shala, Muharrem Qena, Katarina Josipi, Melihate Ajeti, Istref Begolli, Nexhmije Pagarusha, Matej Sereçi, Shani Pallaska,Xhevdet Lila, Krist Berisha, Xhevat Qena, Adem Mikullovci, Leze Qena, Hadi Shehu,Gani Jetishi, Shaban Domi, Naxhije Deva, Malo Gami, Faruk Begolli, Meribane Shala, Ragip Logja, Ahmet Spahiu, Xhevat Qorraj, Dibran Tahiri, Ali Ahmeti, Hazir Myftari, Enver Petrovci, Ramadan Mala, Drita Krasniqi, Drita Boshnjaku, Kumrije Hoxha, Avdush Hasani, Skender Tafaj, Çun Lajqi, Safete Rugova, Igballe Qena, Selman Lokaj, Bislim Muçaj, Asllan Hasaj, Ekrem Taraku, Enver Kaçaniku, Veton Osmani, Luan Jaha, Afrim Kasapolli, Hysni Sylaj, Xhejlane Godanci, Shirine Morina,Selman Jusufi, Fatime Lugiqi-Ademi, Hisnije Muqaj.
-------------------------------
BEKIM FEHMIU, NJËRI PREJT SHPIRTËRAVE MË TË MIRË TË ARTIT, DO TË VARROSET NË PRIZREN
Nga FLORI BRUQI
http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=INTERVIST%C3%8BPRESS&article=7255
Bekim Fehmiu ishte një aktor Shqiptar nga Kosova. Lindi në Sarajevë, Bosnja dhe Hercegovina më 1 qershor 1936 dhe vdiq më 15 qershor 2010 në Beograd, Serbia .
Rrjedh nga një familje e njohur gjakovare. Babai i tij, Ibrahim Fehmiu, ishte patriot i shquar, njëri ndër mësuesit e gjeneratës së parë në Kosovë dhe propagandues i madh i arsimit në gjuhën shqipe.
Fehmiu u bë i famshëm me filmin "Mbledhësit e Puplave", në vitin 1966. Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë. Ai është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithė hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ka qenë një nga personalitetet që ka lënë gjurmë në kinematografinë ballkanike, por mbi të gjitha, ai është i madh për kontributin artistik në kinematografinë botërore.
U martua Branka Petric dhe kishte dy djem. Shqipërinë e ka vizituar në vitin 1972 dhe nuk e ka fshehur kurrë mallin që kishte për të.
Në të gjithë hapësirėn ballkanike është gati në pėrmasat e një miti. "Njeriu nuk duhet të fajësojë për diçka që i ndodhë as babanë as vëllezërit, as fqinjën, as perënditë, por vetëm veten. Njëra nga tragjeditë tona lidhet me atë, që duke jetuar për shekuj së bashku nuk kemi mësuar nga njëri- tjetri, por dhe kur e kemi bërë këtë kemi mësuar vetëm të keqen",-shprehet ai.
Fehmiu u gjet i vdekur në apartamentin e tij në Beograd më 15 qershor 2010. Sipas deklarimeve të para del se kryer vetëvrasje. Ministrja e brendshme e Serbisë Ivica Dačić tha se Fehmiu u gjet i vdekur ne apartament dhe revolja ishte e regjistruar ne emrin e tij. Ai ishte 74 vjeçar.
Rolet e tij në "Prova speciale", "Odiseja", "Aventurieri", "Rruga", "Vitet e nxehta", "Dezertori", përmenden si kryevepra. Nga filmat e para ka qenë "Ko puca otvorice mu se", "Vitet e nxehta", "Protesta", "Eskadrionet e partizanëve" dhe "Të kuq dhe të zinjë".
Ai ka bashkëpunuar me John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Show, Dirk Bogart, Sharl Aznavur, Irene Papas, Claudia Cardinale etj. Ka interpretuar në shqip, sërbisht, maqedonisht, turqisht, në gjuhën rome, në spanjisht, anglisht, frëngjisht dhe italisht.
Bekim Fehmiu është një nga artistët më të mëdhenj shqiptarë. Nga viti 1987, kur në mënyrë demonstrative braktisi shfaqjen "Madame Kolontine" të Anete Playel, ku luante Leninin dhe Stalinin, në teatrin jugosllav të dramës, ai i dha lamtumirën aktivitetit artistik në Jugosllavi.
Pas disa kohësh mori dhe vendimin për t'i dhënë fund karrierës edhe në aktivitetet artistike botërore. Pak kohė më parë në Jugosllavi është botuar libri me kujtime i Bekim Fehmiut, "Shkëlqim dhe frikë", në të cilin përshkruhet periudha që nga lindja e tij në Sarajevë, duke përfshirë gjithëçka deri në vitin 1955, kur u pranua në teatrin e dramës së Prishtinës.
Filmografia
Cuore e la spada, Il (1998) (Film televiziv) si Gormond
Gengis Khan (1992)
Disperatamente Giulia (1989) mini serial televiziv si Armando Zani #2
Bambino di nome Gesù, Un (1987) mini serial televiziv si Joseph
Poslednja prica (1987) (Film televiziv)
Crveni i crni (1985) si Da Giozo
Sarâb (1982) si Vlsdar
Voce, La (1982)
Siroko je lisce (1981)
Vecchi e i giovani, I (1979) mini serial televiziv si Aurelio Costa
Partizanska eskadrila (1979) si Majori Dragan
Stici pre svitanja (1978) si Esad Ljumi
Specijalno vaspitanje (1977) si Trajnuesi Zarko Munizaba
Black Sunday (1977) si Mohammad Fasil
Disposta a tutto (1977)
Salon Kitty (1976) si Hans Reiter
Permission to Kill (1975) si Alexander Diakim
Pavle Pavlovic (1975)
Kosava (1974) si Adam Milovanovic
Deps (1974) si Deps
Gioco della verità, Il (1974)
Cagliostro (1974) si Count Alexander Cagliostro/Giuseppe Balsamo
Testimone deve tacere, Il (1974) si Giorgio Sironi
Ultima neve di primavera, L' (1973) si Roberto
Libera, amore mio... (1973) si Sandro Poggi
Paljenje rajhstaga (1972) (Film televiziv)
The Deserter (1971) si Kapiteni Victor Kaleb
Klopka za generala (1971) si Doktor
The Adventurers (1970) si Dax Xenos
"Odissea, L'" (1968) mini serial televiziv si Ulysses/Odysseus
Prljave ruke (1968) (Film televiziv)
Uzrok smrti ne pominjati (1968) si Mihajlo
Skupljaci perja (1967) si Bora
Protest (1967) si Ivo Bajsic
Tople godine (1966)
Vreme ljubavi (1966) si Milija
Morgan: A Suitable Case for Treatment (1966)
Roj (1966) si Halil Beu
Devojka (1965)
Klakson (1965)
Ko puca otvorice mu se (1965)
Neprijatelj (1965)
Pod isto nebo (1964)
Sasa (1962) si Maric
Opstinsko dete (1953) si Shitës gazetash
Abdurrahman Shala (25 Tetor 1922 – 9 Mars 1994) ishte aktor, producent, dhe skenarist filmi i gjeneratës së parë në kinematografinë kosovare. U lind në Vushtrri, ndërsa vdiq në Prishtinë, Kosovë. Abdurrahmani punoi si drejtor i parë i studios së parë filmike të Kosovës, të quajtur Kosovafilmi. Ai gjithashtu themeloj dhe udhëheqi Unioni i Artistëve të Filmit të Kosovës – UAFK deri në vitin 1990.
Aktor
Before the Rain (Para shiut) (1994)
Njeriu prej dheut (1984)
Proka (1984)
Përroi vërshues (1981)
Tre vetë kapërcejnë malin (1981) (TV)
"Kur pranvera vonohet" (1980) Seri televizive
"Era e Lisi" (1979) Seri televizive
Dervis i smrt (Dervishi dhe vdekja) (1974)
Sutjeska (1973)
Si të vdiset (1972)
Bitka na Neretvi (Beteja në Neretvë) (1969)
Uka i Bjeshkëve të Nemuna (1968)
Kozara (Kozhara) (1963)
Kapedan Lleshi (1960)
Të shtëna në qiell (1958)
Skenarist filmi
Brigada e VII e Kosovës (1974)
Uka i Bjeshkëve të Nemura (1968)
Ekrem Kryeziu lindi më 1943 në Pejë, Kosovë. Është regjisor për film dhe televizion, autor filmi dhe producent filmi nga Kosova.
Diplomoi në Akademinë e filmit në Beograd, dega e dramaturgjisë, në klasën e prof. Josip Kulungjic. Si student ishte i angazhuar në TVB në punët e spikerit e më vonë edhe të regjisorit në redaksinë në gjuhen shqipe të TV Beogradit. Nga ajo kohë fillon edhe puna e tij si regjisor në TV dhe kinematografi. Momentalisht ligjëron në Prishtinë lëndën e dramaturgjisë. Radhitet si regjisor produktiv në prodhimin e filmit, televizionit dhe teatrit në Kosovë.
Ekrem Kryeziu, ne TVB nga fillimi 1966 që si profesionist i vërtet pas shkollimit ne Akademinë e filmit luajti një rol me rendësi ne aftësimin dhe përkujdesjen artistike te punës me kamere te xhiruesve te redaksisë Shqipe ne TVB gjate viteve 1967-1973. Ne vitin 1967 mori pjese ne realizimin e filmit te pare ne gjuhen shqipe "Uka i Bjeshkëve të Nemura" (1967) si asistent i regjisorit Miki Stamenkovic.
Kryeziu dinte ta përdorte kamerën e filmit dhe ne shume raste ka xhiruar dhe ka kryer punët e montazherit ne montimin e kronikave për lajme dhe emisione te ndryshme. Autor dhe regjisor i shquar i teatrit, filmit dhe televizionit. Studion fillimisht për drejtësi, në Zagreb dhe më pas dramaturgji, në Beograd, ku diplomohet, më 1970. Pas studimeve nis një karrierë të gjatë e të pasur, si prozator, autor dramash, skenarist, regjisor e produktor, një karrierë që i jep edhe shumë çmime. Përveç se shkrimtar e artist i angazhuar, është edhe publicist e analist politik, i botuar brenda dhe jashtë Kosovës.
Që kur ishte student, filloi të punojë në TV e Beogradit, si skenarist, redaktor dhe regjisor. Pas demonstratave të vitit 1981, burgoset dhe dënohet me tetë vjet heqje lirie, për veprimtari "irredentiste dhe kundër-revolucionare me qëllim të rrëzimin e sistemit në Jugosllavi". Lirohet më 1985. Themelon kompaninë e prodhimit të filmit dhe muzikës "Labia" dhe i rikthehet punës si produktor, skenarist e regjisor.
Më 1996 themelon degën e Dramaturgjisë në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, të cilën e drejton për tre vjet. Me fillimin e luftës së Kosovës, në prill 1999 dëbohet nga regjimi serb për në Maqedoni, prej nga ku emigron për në ShBA. Pas tre vjetësh përvoje pune në media dhe industrinë e reklamës, rikthehet në Prishtinë, ku jeton edhe sot. Vazhdon të punojë në Fakultetin e Arteve të UP si profesor i dramaturgjisë. Merret dhe me publicistikë dhe analiza politike.
Lista e titujve të veprave të Kryeziut, si autor dhe regjisor është shumë e gjatë. Ajo përmban njëmbëdhjetë filma dokumentarë, prej të cilëve "Një lindje" ka fituar çmimin ORWO, më 1973 ; dy seriale televizive ("Po e zëmë, po e zëmë" 1971, skenarist e regjisor dhe "Pranvera në Prishtinë" 2001, skenarist) ; tri teledrama ("Të ngujuarit" 1972, "Epoka para gjyqit" 1978, "Xhani Ballkaneze" 1980) ; tetë filma TV ("Buka" 1974, "Por" 1974 – regjia më e mirë në Festivalin e Filmit TV, Portorozh, "E kafshoja terrin" 1977 – filmi më i mirë dhe regjia më e mirë po atë festival, më 1978 dhe çmimi i tretë në festivalin ndërkombëtar "Prix d’Italie", në Milano, "Kur pranvera vonohet" 1978 – version kinematografik dhe televiziv me katër pjesë, "Gjurmë të Bardha" 1979 – version kinematografik dhe televiziv me katër pjesë, "Një jetë e tërë" 1980, "Gjurmë të Bardha" 1980 – "Arena e Bronztë" për regjinë në Festivalin e Filmit të Jugosllavisë, në Pula, "Viktimat e Tivarit" 1993 dhe "Rruga Pa kthim" 1994 ; dy videokomedi "Pa pardon" dhe "Sherif Patrioti" 1995 ; dy filma artistikë "Buka e hidhur" dhe "Dashuria e Bjeshkëve të Nëmuna" 1997 ; Ndërsa në fushën e teatrit, ai ka nënshkruar tekstet dhe regjinë e disa dramave të suksesshme, si "Të ngujuarit", 1971 Prishtinë, "Epoka para gjyqit" 1978-2003, Teatri Popullor, Gjakovë, Teatri Popullor, Tiranë, "Korridoret e Tmerrit" 2002, Teatri Kombëtar, Prishtinë, "Lulëkuqet" 2004, Teatri Kombëtar Gjakovë, "Teuta ose qerrja e fitores" 2004.
EKREM KRYEZIU dhe xhiruesi Shukri Kaçaniku
Në dramat e tij, Kryeziu merret kryesisht me temën dhunës politike dhe rebelimin ndaj saj, ndërgjegjësimin e individit dhe komunitetit për çastin historik.
Regjisor / Skenarist
Kodi i jetes - (2009), Regjisor dhe skenarist
Rruga pa kthim - (1998), Regjisor
Dashuria e Bjeshkëve të Nëmuna - (1997) , Regjisor & Skenarist
Viktimat e Tivarit - (1996), Regjisor & Skenarist
E tërë jeta për një ditë - (1980) (TV), Regjisor & Skenarist
Gjurmët e bardha - (1980), Regjisor & Skenarist
Kur pranvera vonohet - (1980) (mini), Regjisor
Epoka para gjyqit - (1978) (TV), Regjisor & Skenarist
Reslovi - (1978), Regjisor & Skenarist
E kafshoja terrin - (1977) (TV), Regjisor & Skenarist
Piktori Muslim Mulliqi - (1976) (TV), Regjisor & Skenarist
Dita e mërgimtarëve - (1975), Regjisor
Pikë e gurë - (1975), Regjisor & Skenarist
Brigada e VII e Kosovës - (1974), Regjisor & Skenarist
Kosova - (1974), Regjisor & Skenarist
Por - (1974) (TV), Regjisor & Skenarist
Pristinski stari fijaker - (1974) (TV), Regjisor & Skenarist
Hleb - (1973) (TV), Regjisor
Një lindje - (1973), Regjisor & Skenarist
Kullat e Junikut - (1973) (TV), Regjisor & Skenarist
Gjenerata e parë e baletit të TPK-Shkëndija - (1972) (TV), Regjisor & Skenarist
Shkëndija - (1971) (TV), Regjisor & Skenarist
Të ngujuarit - (1971) (TV), Regjisor & Skenarist
Kronika nga Shqipëria - (1971) (TV), Regjisor & Skenarist
Sofra - (1971) (TV), Regjisor & Skenarist
Po e zëmë, po e zëmë - (1970) (mini) TV Seri, Regjisor & Skenarist
Dasma - (1969) (TV), Regjisor & Skenarist
Pasqyra televizive - (1966) TV Seri, Regjisor & Skenarist
Editor
Piktori Muslim Mulliqi - (1976) (TV)
Pikë e gurë - (1975)
Pristinski stari fijaker - (1974) (TV)
Kullat e Junikut - (1973) (TV)
Dasma - (1969) (TV)
Asistent
Crveni udar - (1974) (third assistant director)
Uka i Bjeshkëve të Nemura - (1968) (second assistant director)
Producent
Epoka para gjyqit - (1978) (TV) (prodhues ekzekutiv)
Piktori Muslim Mulliqi - (1976) (TV) (bashkë prodhues)
Por - (1974) (TV) (asistent)
Pristinski stari fijaker - (1974) (TV) (asistent)
Haqif Mulliqi lindi më 6 maj 1960 në Pejë, Kosovë është regjisor teatri dhe dramaturg shqiptar. Arsimin fillor dhe të mesme i ka mbaruar në Prishtinë, ndërsa Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës në klasën e prof. Ekrem Kryeziut dhe të prof. Nebi Islamit.
Haqif Mulliqi prej vjetësh është profesor për lëndën Dramaturgjisë në DAD të Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, gjithashtu profesor për lëndën e Skenarit të fillimit, Historisë së filmit, "Dramaturgjinë" si dhe "Filmin dokumentar" në Universitetin Shtetëror të Tetovës , si dhe ligjërues i lëndës së Historisë së Dramës dhe Teatrit botëror në Akademinë e Arteve të Bukura të Universitetit të Tiranës. Gjithashtu ligjëron edhe lëndët : Teknikat e hulumtimit gazetarisk si dhe Gazetari investiguese në Departamentin e Gazetarisë të Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës si dhe lëndën "Gjuha ne medieve" në studimet mater të Fakultetit Filologjik, gazetari.
Gjate viteve 1992-1996 ka qenë shumë herë, selektorë i festivaleve në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë dhe ishte iniciatori për themelimin e Festivalit të Komedisë në Preshevë. Në vitin 1996 në Mostar (Bosnje) është laureuar për tekstin dhe regjine më të mirë për komedinë "Ali Hoxha, Hoxhe Alia". Ka marrë pjesë edhe në festivalet botërore të teatrove : Edinburgh (Skoci), Londër (Angli), Avinjon (Francë), Vashavë (Poloni), Kajro (Egjipt), Dremen (Norvegji), Ohër (Maqedoni), Braila (Rumani). Tuzëll (Bosnjë Hercegovinë), Shkup (Maqedoni), Kumanovë (Maqedoni), Butrint, Fier, Korçë, Elbasan dhe Tiranë (Shqipëri), etj. Në revistat "Bota e re", “ Rilindja”, “Zëri”, “Gazeta shqiptare”, “Koha ditore”, “Tirana observer”, “Fakti”, “Fjala”, “Albania”, “Bujku”, "Kombi", "Theatri", etj., ka botuar qindra kritika, ese dhe vështrime studimore lidhur me dramën, skenën dhe teatrin. Ka ligjëruar mbi problemet e dramës dhe teatrit edhe në Tiranë, Londër, Grac (Austri), Lubjanë (Slloveni), Mostar (Bosnjë Hercegovinë), Kajro (Egjipt), Ohër (Maqedoni), Selanik (Greqi), etj.
Ishte prodekan në Fakultetin e Arteve në Prishtinë ndërsa, aktualisht është shef i Katedrës së Studimeve Master në Drejtimin e Dramaturgjisë në Fakultetin e Arteve të UP-së. Për disa vjet me radhë ishte Kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Kosovës. Gjithashtu edhe Këshilltar për Media në OSBE – Misioni në Kosovë. Ishte kryeredaktori i parë i të përditshmes kosovare “Kosova sot”. Ishte gjithashtu edhe kryeredaktor i të përditshmes “Gazeta e re”. Ishte themelues, botues dhe kryeredaktor i parë i “Gazeta shqiptare” (Prishtinë). Ishte edhe themelues, botues dhe kryeredaktor i të përdyjavshmes politike “Kombi” (botim i familjes Mulliqi – Prishtinë). Është kryetar i degës së Kosovës së SEEMO-s (Organizatës së Medieve të Evropës Lindore dhe Juglindore) me seli në Vjenë. Është anëtar i IFG-së (Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve) me seli në Bruksel, si dhe i IPI (Institutit Ndërkombëtar të Shtypi) me seli në Vjenë. Është anëtar i bordit të PEN-it të Kosovës.Etj.
Muharrem Qena, lindi në qershor të vitit 1930 dhe vdiq më 24 shtator të vitit 2006, ishte shkrimtar, këngëtar, aktor dhe regjisor shqiptar.
Muharrem Qena është njëri prej themeluesve të skenës teatrore dhe të këngës argëtuese shqiptare. Ai punoi si regjisor, producent, këngëtar, dhe skenarist. Muharremi lindi në Mitrovicë më 1930 në një familje që kontribuoj shumë për artin kosovar. Gjimnazin e kreu në Prishtinë, kurse shkollën e filmit në Beograd. Ai shkriu talentin e tij prej regjisori, aktori, shkrimtari dhe këngëtari. Ishte regjisor i më se 200 shfaqjeve teatrale.
Shpërblimet e shumta lokale e ndërkombëtare e radhisin në krijuesin më të mirënjohur kosovar. Me ”Ervehenë” e autorit Ahmet Qirezi(1932), e cila mori 5 shpërblime kryesore në Festivalin e Steries - Novi Sad (1967), ngriti skenën teatrore të Kosovës në piedestal. Regjisor i shumë dramave, e filmave dokumentarë e televizivë. Muharremi ishte nismëtar i punës së teatrove në Prizren, Gjakovë, dhe Gjilan. Ai krijoi dhe këndoi një sërë këngësh argëtuese në frymën bashkëkohore, të cilat frymëzuan dhe u falën kënaqësi shumë brezave. Ka tri vajza, një djalë dhe pesë nipa.
Muharrem Qena vdiq më 24 shtator 2006 në Prishtinë duke lënë pas tij një veprimtari të gjërë prej shkrimtari, regjisori e këngëtari dhe mëse 200 shfaqje teatrale...
Regjisor
”Bashkëshortët”
”Zonja me Kamelie”
”Erveheja”
”Njerëzit me shpresa te thyera”
”Anmiku i popullit”
”Ambrozio shfaros kohën” etj.
[redakto]Aktor
”Kapedan Lleshi”
”Proka” (1984)
”Lepuri me pesë këmbë” (1982)
”Kukumi”
"Kur pranvera vonohet" (1980)
Skenarist drame
“Bashkëshortët”
Autor kënge
”Kaçurrelja”
”Shokut”
”Lamtumirë”
”Mine”
”Tetori”
Shiko edhe këtë
Kënga "Kaqurrelja" është kënduar për herë të parë nga Muharrem Qena dhe më vonë (80-ta) janë krijuar versione tjera të saj.
Vllau Xhevat Qena
Motra Melihate Qena
Gruaja Igballe Qena
Vajza Antigona Qena-Kaçaniku
Agim Qena
Melihate Ajeti lindi më 9 tetor 1935 në Prishtinë; vdiq më 26 mars 2005 në Prishtinë. Semimaturën e kreu në Prishtinë. Vijoj shkollën e aktrimit në Prishtinë dhe bëri një specializim në Paris (Comedie Française). Aktorja numër një e teatrit Prishtinas. E nisi aktrimin si 16 vjeçare më 1951 në Teatrin Krahinorë të Kosovës dhe shkriu në skenë 180 role kryesore me të cilat dëshmoi talentin, bukurin e kapacitetin e madh prej aktoreje: Zullumqari, Vajza pa pajë, Zonja me kamelie, Besa, Sikur të isha djalë, Halili e Hajrija, Erveheja, Hanka, Hamleti, Shtetrrethimi, Othello, Ana Karenina, Vdekja e një mbretëreshe, Svinga e Gjallë, Magbethi, Antigona, etj.
La gjurmë të pashlyera edhe në kinematografin Kosovare e Jugosllave: Uka i Bjeshkëve të nemuna, Buka, Zonja me kamelie, Etja, Trimi, Lepuri me 5 këmbë, Era e Lisi, Erveheja, Kur Pranvera vonohet, Të ngujuarit, E shtëna në ajër, Othello, Përroi vërshues, Migjeni, Gjurmët e bardha, Magbethi, Dorotej, etj.
Shpërblimet e lëvdatat e panumërta: Për Zonjën me Kamelie - Shpërblimi i dhjetorit (1963). Joakim Vujic(1972) dhe (1975) për Hajrijën dhe Svingën. Shpërblimi i Shoqatës së Artistëve të Jugosllavisë për Ervehen (1971). Çmimi më i lartë i punës (1976). Më 1985 shpërblimi i parë për rol femre në “Shtetrrethimin” në festivalin Joakim Vujic.
Këto janë vetëm disa mirënjohje që dëshmojnë se Melihate Ajeti, nga femrat tona e para e më të merituara - Doajenja e Teatrit Kombëtar të Kosovës - Primadona e skenës shqiptare..
Teater
Zullumqari
Vajza pa pajë
Zonja me kamelie
Besa
Sikur të isha djalë
Halili e Hajrija
Erveheja
Hanka
Hamleti
Shtetrrethimi
Othello
Ana Karenina
Vdekja e një mbretëreshe
Svinga e Gjallë
Magbethi
Antigona
Filmografia
Uka i bjeshkëve të nemuna
Buka
Etja
Trimi
Lepuri me 5 këmbë
Era e lisi
Kur pranvera vonohet
Të ngujuarit
E shtëna në ajër
Përroi vërshues
Migjeni
Gjurmët e bardha
Dorotej
Mirënjohjet
Shpërblimi i dhjetorit (1963)
Joakim Vujic (1972), (1975) dhe 1980
Shpërblimi i Shoqatës së Artistëve të Jugosllavisë (1971)
Çmimi më i lartë i punës (1976)
Istref Begolli ishte një aktor shqiptar nga Kosova. Lindi më 1 maj të vitit 1933 në Pejë dhe vdiq më 31 janar të vitit 2003 në Krapinske Toplice në Kroaci. Rrjedh nga një familje artistësh kosovarë të mirënjohur, së cilës i takon edhe aktori dhe profesori i aktrimit Faruk Begolli.
Mund të thuhet se Istref Begolli ka qenë aktor i lindur, ngase nuk kishte kryer ndonjë shkollë profesionale as tjetër. Si 16 vjeçar ai do të hyjë në skenën atëherë të sapoformuar të Teatrit Popullor Krahinor (më 1949) dhe me ndërprerje të shkurta, aty edhe do ta përfundojë (pa dëshirën e tij) karrierën teatrore më 1990. Një kohë të shkurtër do të punojë në një teatër profesionist të Beogradit dhe një kohë ka qenë artist i lirë.Istref Begolli ndonëse jo me aq sukses si në teatër ka luajtur edhe në disa filma jugosllavë dhe të Kosovës.
Istref Begolli, ne te shtatëdhjetat, me mjekër te bardhë dhe flokë gati te bardha, plot hijeshi... Me sy te zi dhe vështrim te thellë, me buzëqeshje te rmllë, ecje madhështore, me timbër te qartë e kumbues, i heshtur, plot emocion, plot humor dhe plot dilema. Shumë dilema, jashtzakonisht shumë. "Nuk e dij, nuk e dij...!" ky ishte refreni i tij i trishtë, për këtë kohë te trishtë... I rrethuar me aparatet që i japin frymë, me mjekët që i rrinë te koka, ai tash,ndoshta, qetësisht mediton për ëndrrat dhe shpresat që sigurisht i zhurmojnë ne shpirtin e lodhur nga sëmundja... "Çohu Istref, çohu pashë zotin, mos ashtu, hajde dalim ta pimë nga një gotë raki... Hajde te lutem, mos u anko qysh e ke zakon", i kishte thënë një dite Fanik Begolli ne njërën nga vizitat e tija te shpeshta... Dhe, Istref Begolli atë dite, pas shumë kohe, kishte hapur sytë, kishte vështruar qetë nga ai, sikur ia kishte bërë me dije se ende vozhdonte t'i pranonte mesazhet e kësaj bote, se nuk kishte ndërmend te largohej ashtu lehtë, pa një hapjesysh, te paktën, pa një vështrim te fundit… Kishte hapur sytë, pastaj sërish i kishte mbyllur dhe sërish dhomën e kishte pllakosur qetësia... Ç'duel i heshtur, ç'drame e trishtë! Protagonist ai, kurse antagonist sëmundja...
Istref Begolli vdiq në një qendër rehablitimi në Kroaci, ndërkaq të shtunën më 1 shkurt u bë ceremonia e varrimit në varrezat e Prishtinës, vetëm në praninë e familjes, meqë kështu e kishte lënë amanet.
Istref Begolli - aktori me i mire i krejt hapësirës se ish jugosllavisë. (thoshte Rade Sherbexhia, aktor i njohur)
Para disa kohësh dikush i kishte kërkuar te dhënat biografike për një leksikon te aktorëve shqiptarë, që po përgatitej për botim ne Shqipëri. Kërkoi t'i ndihmoja që pastaj t'ua dorëzonte atyre. E pashë si rasi fatium, si moment ku mund te shkëpusjc informacione mbi biografinë e tij artistike. si rast te mire te njihesha me botën krijuese te këtij kolosi te aktrimit... Ne banesen e tij ne Bregun e Diellit, solli mbi tavolinë pjesë nga arkivi personal, që përbëhej nga intervista te tija te ndryshme, shkrime kritike pëi shfoqjet ku kishte interpretuar, informacione për festivalet e ndryshme ku ai kishte marre pjesë, citate te ndryshme te te tjerëve për te, diplomat dhe medaljet e shumta...Shfletoja me ndjesi ato gazeta te zverdhura nga pushteti i kohës... Ne njërën nga to, aktori i njohur Rade Sherbexhia, ne një intervistë te tij përmendte Istref Begollin si aktorin me te mire te krejt hapësirës se ish Jugosllavisë. Kritike te tjerë te mëdhenj te teatrit te asaj kohe ne ato gazeta e kishin cilësuar Istref Begollin si një aktor te përamasave evropiane... "Kam luajtur mbi 150“ role, në teatër dhe film... Jonë dhjetëra shpërblime...", me tha dhe une fillova te shkruaj ne letër. Pastaj nisi e përmendi disa nga rolet me kapitale, disa nga emrat e shfaqjeve,të filmave artistik e televiziv, emrat e festivaleve dhe titujt e shumë shpër blimeve... Por, me ndërpreu shpejt. "Jo- me thotë- mos e shkruaj që kam luajtur mbi 150 role, shkruaje 'rreth 150 rôle'... Apo...?! Hë, ta shkruajmë 'mbi' apo 'rreth'?... lanë padyshim mbi 150 rôle, por po me duket pak si...! Nuk e di, çka thua ti?... Hajt, shtype këtë pastaj e shohim nesër..". Te nesërmen ia jap ato që kisha shkruar. "Do ta shkrucijmë se kam luajtur mbi 100 role- me thotë. Mendova mbrëmë dhe... Ti e di që une nuk kam dëshirë te... S'ko dert, po e shkruajmë 'mbi 100 rôle"... Dhe, pastaj, fillon t'i lexojë ne letër ato që m'i kishte thënë një dite me përpara. "Po me duket që kemi përmendur shumë shfaqje dhe shumë personazhe... A ke laps aty... Hajde po i heqim disa, po i lëmë vetëm disa prej tyre..." Dhe pastaj u bie laps shumë shfaqjeve... Nga mbi dhjetë shfaqje sa kishim përmendur mbesin vetëm katër apo pèse... "Eh, ja kaq, mjaftojnë këto..." Vazhdon me tutje, me rolet ne filma, dhe se fundi, te shpërblimet. Ne fund le vetëm tri shpërblime... "Kaq, mjaftojnë këto..." "Por pse- e pyes une- pse te paktën shpërblimet nuk po i le"?! "Nuk dua,mjaftojnë këto tri shpërblime... Hajt te lutem, sillma nesër ne letër, bashkë me këto ndryshime..." Pas biografisë se shkurtër, dhe pasi kisha thënë se Istref Begolli kishte luajtur mbi 100 rôle, kisha përmendur vetëm pok emra shfaqjesh e filmash, si dhe tri shpërblimet...! la dhashë dhe u dakordua. "Ku e ke atë biografinë e pore?", me pyet...dhe une e nxjerr nga çanta e ia jap. "Po e shkyej ë... Mund t'i bjerë ne dore dikujt..."Dhe mandej e gris ne pjesë te imëta dhe e hedh ne shportë... Si për ta ngacmuar i them se une e kam te regjistruar ne kompjuterin tim. "Por nuk do fia japësh askujt ë? Mos te lutem se ti e di që une nuk i kam dëshirë këto gjëra... nuk është koha... nuk po e dij...Por e bëjmë pastaj, komplete... Hajt se flasim... Ta shohim edhe për intervistën që ke kërkuar ta bëjmë... Por ka kohë, nuk po na ngut kush...".
Migjeni - (1990) (TV)
Opasni trag - (1984) (si Istref Begoli)
Përroi vërshues - (1981)
E tërë jeta për një ditë - (1980) (TV)
Kur pranvera vonohet - (1980) (mini) TV Seri
Era e Lisi - (1979) (mini) TV Seri
Epoka para gjyqit - (1978) (TV)
Pasqyra - (1977) (TV)
Crveni udar - (1974) si toger gjerman
Bombasi - (1973)
Hleb - (1973) (TV)
Si të vdiset - (1972)
Të ngujuarit - (1971) (TV)
Lelejska gora - (1968) si Trobrk
Brat doktora Homera - (1968)
Do pobede i dalje - (1966) (si Istref Begoli)
Nevesinjska puska - (1963) (si Istref Begoli)
Solunski atentatori - (1961)
Kapetan Lesi - (1960) (si I. Begoli)
Artistja shqiptare Nexhmije Pagarusha lindi më 7 maj 1933 në fshatin Pagarushë të Malishevës në Kosovë. Kur flitet për të, përdoren në një frymë shumë epitete si: Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor, Ema Sumak Shqiptare, Madam Butterfly, Fyti i Kristalte, etj. Mori shumë çmime, ndër të tjera "Këngëtare e Shekullit".
Veprimtaria e saj muzikore 40-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon. Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera .
Nexhmije Pagarusha ishte edhe aktore e suksesshme, si në film ashtu edhe në teatër.
Në Beograd vijoi shkollën e muzikës për solo kanto, të cilën ajo e la në vitin e tretë dhe nuk e vazhdoi më. Po ashtu në Beograd kishte paraqitjen e parë muzikore në skenë. Në vitin 1948 është pranuar soliste në Radio Prishtinë.
Bashkëpunoi edhe me këngëtarët nga Shqipëria dhe u paraqit edhe në Shqipëri me ansamblin “Shota” me rastin e një turneu.
”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj. Kjo këngë u kompozua nga bashkëshorti i saj Rexhep Mulliqi, me tekstin e poetit Rifat Kukaj.
Nexhmije Pagarusha interpretoi në një koncert të muzikës klasike veprat e përkthyera shqip të Bethovenit, Puçinit, Verdit, etj. Ky koncert ka qenë i pari i këtij lloji. Fatkeqësisht, asnjërit nga organizatorët teknikë nuk iu kishte kujtuar që të regjistronte këtë koncert! Për fat të keq, nuk janë evidentuar as të gjitha koncertet dhe repertori i këngëve të kënduara nga ajo, ngaqë, siç ka thënë ajo një herë, për të vetëm muzika ishte me rëndësi; ajo dhe muzika ishin një. Mendohet se ajo ka interpretuar mbi 150 këngë.
Ajo ishte pjesëmarrëse e koncerteve në Kosovë, Shqipëri, Bullgari, Izrael, etj. Karrierën muzikore e përfundoi në vitin 1984, pas një koncerti në Sarajevë.
Pas 16 vjetësh larg skenës, ajo u paraqit në vitin 2000 me këngën "Për ty" në një emision të udhëhequr nga Ardit Gjebrea, i cili e bindi të bëjë këtë.
Ishte në jurinë e festivalit "Kënga Magjike 2005". Aktualisht është këshilltare e lartë për muzikë në Radio Kosovë dhe në Radio Blue Sky.
Veprat muzikore
Disa nga këngët e saj:
“Baresha“
”Ani mori nuse”
”Mora testin”
“Kur më shkon si zog n'hava”
“Kur më del në derë”
”Ke selvitë”
“Ç'u ngrit lulja në mëngjes”
“Çil njat zemër plot kujtime”
“Dallëndyshe”
“Një lule”
"Zambaku i Prizrenit"
Interpretoi në filmat dhe shfaqjet teatrore:
“Dasma e përgjakur”, (1967)
“Jugovizioni” (1973)
“Gëzuar viti i ri” (1976)
"E kafshoja terrin" (1977)
"I ikuri". (1980)
"Tre vetë kapërcejnë malin" (1981)
"Lepuri me pesë këmbë"
"Fluturimi i Micakut"
"Daullet e të çmendurve",
"Rexha i nënës në grazhd të kalit"
"Vrasësit bëjnë dasmë natën" (1997)
Shani Pallaska ishte aktor kosovar i teatrit, filmit televiziv, dhe ekranit të madh. Ai u lind në Gjakovë më 1928, por artin e tij e përkreu në Teatrin Krahinor të Prishtinës (TKP) dhe në studion filmike Kosovafilmi. Bashkë me aktorët Abdurrahman Shala, Istref Begolli dhe Muharrem Qena, Shaniu ishte pionier i aktrimit kosovar. Pas suksesit në Kosovë, Shaniu morri pjesë edhe në projekte filmike në pjesë tjera të ish-Jugosllavisë. Vdiq në Prishtinë më 13 janar 1999.
Filmografia
Era e mollës (1995) (Video)
Tre vetë kapërcejn malin (1981) (TV)
Gjurmët e bardha (1980)
I ikuri (1980) (TV)
"Kur pranvera vonohet" (1980) (Mini seri televizive)
"Era e Lisi" (1979) (Mini seri televizive)
Epoka para gjyqit (1978) (Dramë televizive)
Poseta u noci (Vizite në Natë) (1978)
Duke pritur Godon (1977)
E kafshoja terrin (1977) (TV)
Crveni udar (Sulmi i Kuq) (1974)
Hleb (Bukë) (1973) (TV)
Si të vdiset (1972)
Të ngujuarit (1971) (TV)
Uka i Bjeshkëve të Nemura (1968)
Kapedan Lleshi (1960)
Xhevat Qena lindi më 5 tetor 1932në Mitrovicë,vdiq më 24 mars 2003në Prishtinë. Xhevat Qena la një pasuri të madhe kulturore pas vete. Ai është dalluar gjithmonë me stilin e tij të aktrimit dhe me rolin e tij të dallueshëm në paraqitjet e tija. Së bashku me gruan e tij Leze Qena i hasim në shumë produksione televizive dhe filma.Xhevat Qena ka luajtur qindra role ne teatër. Rolin e pare kryesor e ka luajtur ndërmjet viteve 1956-1957. Sensi i tij për komiken si dhe profili i tij i veçantë kanë bërë që ai te jetë një prej aktorëve me te kërkuar ne komedi, megjithëqë, sic pohon ai ne një intervistë te tij, me tepër e ka dashur dramën: "Une e kam dashur dramën se e kam ne vete njëfarë dramaciteti, e kam njëfarë fuqie për drame... P.sh., roli që me ka lënë mbresa shumë ka qenë një rol episodik i një avokati, i një te çmenduri, ne dramën "Oda e errët". Gati jam çmendur edhe vete, duke u thelluar ne atë rol". Kolegët dhe njerëzit që njohin potencialin e tij, mendojnë se është mëkat që ai është shfrytëzuar shumë pak ne drama. Xhevat Qena ka luajtur shumë, edhe role kryesore edhe role te dyta apo madje edhe te treta. Aktori Dibran Tahiri pohon se kur ne ndonjë shfaqje teatrore ka partner Xhevat Qenën, ndien siguri te madhe. Xhevat Qena mund te përshkruhet si aktor që ka një aftësi te jashtëzakonshme te mbajë te përqendruar vëmendjen e publikut. Është shumë sugjestiv, aktor që, siç shprehet ai vete, është përpjekur gjithmonë te jetë "përdhesë", i "tokës". Krijon improvizime, por gjithmonë ne kontekst te batutës se partnerit, ne kontekst te situates ne te cilën ndodhet personazhi që ai luan.. ."Edhe nëse Xhevati ka luajtur vetëm ne një skenë te vetme, nuk ka qenë e mundur te kalojë 'pa u hetuar' prej publikut. Xhevati është aktor që di t'i krijojë hapësirë vetes...", shprehet aktorja Igballe Qena.Një prej roleve me te suksesshme te Xhevat Qenës është padyshim ai ne shfaqjen "Përqafimi", i autorit Ranko Marinkoviq, me regjisor Tomislav Durbeshiqin, ku kishte partner Dibran Tahirin. Shfaqje tjetër, ku potenciali i Xhevat Qenës si aktor del i plotë, është "Duart e ndyra", te Sartrit, ne te cilën luan edhe bashkëshortja e tij Leze Qena, pastaj shfaqja "Ushtari i mire Shvejk", ne regji te Abdurrahman Shalës, ku Xhevat Qena luan rolin e Shvejkut, një personazh tragjikomik. Mandej, ne shfaqjen "Vinetu" (vitet e 60-ta), ne te cilën luan rolin kryesor, atë te Vinetus, personazh i njohur i filmave uestem te asaj kohe..Për mbi dyzet vjet ne skenë, Xhevat Qena hyn ne radhën e aktorëve cilësor, me merita te pakontestueshme për teatrin kosovar. Rolet e tij, por edhe te bashkëshortes se tij Leze Qena, për këto vite kanë rrezatuar te publiku subtilitetin që ofron bota artistike a teatrit dhe flimit... Aktori "zeshkan", Xhevat Qena, ka arritur që për këto dyzet vjet te krijimtarisë se tij, te përçojë te publiku "bardhësinë" e shpirtit te tij krijues, t’ia përçojë emocionet me te sinqerta publikut, i cili vazhdon ta respektojë dhe ta dojë.
Të tjerët për Xhevatin
Faruk Begolli: Për rolin e tij ne filmin artistik "Sulmi i kuq" te Predrag Golluboviqit, prodhim i Kosovafilmit, ne te cilin kan luajtur edhe aktorë te njohur si: Bata Zhivojnoviqi, Abdurrahman Shala, Istref Begolli, Boris Dvomiku, Olivera Katarina etj, Xhevat Qena, ne një festival te atëhershëm, është shpërblyer si aktori me i mire... Xhevati është një aktor sharmant, një aktor i cili nuk i le hapsirë asaj « rampes » që shpesh krijohet mes shfaqjes dhe publikut...
Igballe Qena: Shfaqja e pare që kam luajtur me Xhevatin është "Sinkopa" e Anton Pashkut, ne regji te Slobodan Popiqit, e realizuar ne vitin 1969, shfaqja e dytë është "Perkolëgjinajt". Si aktorë e re ne atë kohë, kisha një respekt te madh për Xhevatin dhe për punën e tij. Këto vitet e fundit kam luajtur ne shumë projekte me Xhevatin, sidomos ne videoprojektet e Adem Mikullovdt. Ne një shfaqje ku ke partner Xhevatin, shumçka është me lehtë, pasi ai nuk mendon vetëm për veten, por edhe për partnerin me te dlin luan.
Drita Krasniqi: Shfaqja e pare ku kam pasur partner Xhevatin është "Perkolëgjinajt". Xhevati luante njërin nga vëllezërit e mi. Pastaj kam luajtur edhe ne shumë shfaqje me te, por edhe me Lezen... Xhevati është aktor me shumë imagjinatë dhe me plot sharm. Aktor që di te bëjë trasnformime te befasishme, te bëjë kalime interesante nga situata ne situatë... Aktor që di te krijojë atmosferë ne shfaqje dhe ta mbajë te përqendruar vazhdimisht vëmendjen e publikut... Xhevati është aktor me shpirt poetik, i lindur si i tille...
Adem Mikullovci: Xhevat Qena është aktor shumë i veçantë. Ka diçka te posaçme ne artikulimin vokal te tij, ne nuancat, akcentin logjik, me lartësinë e zërit dhe me shikimin e gjestin. Ai është aktor që vazhdimisht hulumton kur krijon rolin. Me kujtohet kur gjatë provave te shfaqjes "Gjenerali i ushtrisë se vdekur", ne te cilën une isha si asistent regjisor, i thashë Xhevatit, që luante një prej roleve te rëndësishme ne shfaqje: Pse Xhek nuk po e mëson tekstin?, ai ma ktheu: "Nëse është problemi vetëm te mësimi i tekstit përmendësh, atëherë merre rolin tim dhe jepja një nxënësi, ai e mëson për dy dite. Xheku është aktor që nuk i do teprimet, ekzagjerimet, çirrjet... Ai te bën te jesh i relaksuar para çdo shfaqjeje. Ai mua me ka mësuar që "mjeshtria e interpretimit është te mos interpretohet".
Dibran Tahiri: Xhevat Qenën si aktor e njoh që nga viti 1969. Për here te pare me te ne skenë kam luajtur ne shfaqjen "Revizori" te regjisorit Besim Sahatçiut… Prandaj, ne atë shfaqje te pare, ne atë ballafaqim timin te pare me Xhevatin, me është dashur shumë punë që te bëjë njëfarë "nivelizimi" te lojës sime karshi te tijës... Xhevat Qena është aktor që me shumë sukses ka interpretuar edhe nëpër komedi edhe nëpër drama. Është shumë i përshtatshëm si partner. Ne një turne ne Gusi, ku ishim me shfaqjen "Halili e Hajria", Xhevatit i ndodhi te harronte një pjesë te tekstit... Shfaqja po luhej ne një oborr. Ai duhej te thoshte: "Shtëpia e 'filanit' nuk po qet me tym, por ne vend te kësaj ai tha: "Shtëpisë se 'filanit' i dual flaka..". Publiku që po shikonte shfaqjen, u kthye te vështronte rrotull, se dlës shtëpi po i del flaka...! Ne aktorët e tjerë te shfaqjes ndërsa shpërthyem ne gaz...
Leze Qena: "Për here te pare ne Krushë te Madhe shkuam për te luajtur një shfaqje. E, kur e filluam shfaqjen ne salle pa karriga, ata ishin ulur rrafsh e neve na u qit njëfarë gazi. Xhevati e luante rolin kryesor, e ne hynim ne skenë me radhë, por secili duke qeshur, s'mund flisnim... Atëherë Xhevati na thonte: "Hë, çka erdhe? Çka po don me thanë? E di këtë, e këtë, e këtë... Hajt, dil jashtë!" Kështu që Xhevati na nxuar duke i thënë tekstet e te gjithëve. Ne vetëm hynim e dilnim. Publiku u ter duke qeshur. Qesh na e qesh ata. Edhe kur dolëm, ata na thanë: 'Jaaa, na keni kënaqur! Sa mire, bre, po dishi me keshë. Si po mundeni ashtu?!". Mandej, tashti vonë, ishim ne Gjermani me një komedi, por na mungonin disa aktorë, nuk na i lëshuan prej teatrit. Mbasi nuk i lëshuan, u detyruam t’i marrim tre aktorë ne Shkup, te cilët i kishin bajagi do role kryesore e që tekstet s’i dinin. U munduan t'i mësojnë gjatë udhëtimit, po kot. Kur mbërrimë ne Munih, shkuam drejt ne skenë. Publiku tashmë ishte aty. Kur filloi shfaqja, shkupjanët hynin ne skenë, por nuk e dinin tekstin, por Xhevati i nxirrte, duke u thënë: "A ti erdhe, a? A mos deshte këtë te ma thuash...? "Regjisor ka qenë Atdhe Gashi. Ai rrinte dikund ne fund te salles kurse Xhevati e thërriste: "0 Atdhe, ku na prune kështu hë...!", duke dashur ta shajë, e publiku duartrokiste si përmendej emri "atdhe". "Bravo, bravo!...", i thonin....
Filmografia
Shfaqe teatrale
Besa
Halit Gashi
Mita
Duart e ndyra regji Slobodan Popiq
Mbreti Edip regji Veselin Llukiq
Sinkopa
Dashuria
Perkolgjinajt
Gjenerali i ushtrisë se vdekur regji Piro Mani
Ora
Othello
Erveheja e Ahmet Qirezit
Garderoberi
Babai regjiSelami Taraku
Zhorzh Dandeni regji Muharrem Qena
Dhëndrri nga Parisi
Halili e Hajria regji Qemajl Lila
Dervishi dhe vdekja regji Vllada Milqin
Era dhe lisi regji Ljubisha Giorgievski
No pasaran regji Fadil Hysaj
Lavirja e denjë për respekt
Revizori regji Besim Sahatçiu
Peripetitë e kohës regji Kristë Berisha
Studentët e përjetshëm
Vinetu
Tartufi
Përqafimi regji Tomislav Durbeshiq
Ushtari i mire Shvejk regji Abdurrahman Shala
Profesori Mamio
Oda e errët
Ora
Brazat e palavruara
Filma
Proka, 1984
Autobusi, 1985, mini serial televiziv, roli: Kaqareli
Shkolla e fshatit, 1987
Gjurmët e barëdha, 1980
I ikuri, 1980
Kur pranvera vonohet, 1980, serial televiziv
Si të vdiset , 1972
Po e zëm, po e zëm, 1970, mini serial televiziv
Kapetan Lesi, 1960
Komedi
Mëhalla jonë
Sadri llapjani
Mamutovitët dhe Rexhepovitët
Qesh e ngjesh , 1982
Ditari i Lec pazhecit, 1975
Tjera
Të gjithë me ne, 2000
Gëzuar viti i ri, 1976
Skendër Tafaj(u lind në Insiq në vitin 1947).Shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa normalën e kreu në Pejë.Studimet për aktor i kreu në Prishtinë.Ka luajtur qindra role në Teatrin Popullor Krahinor deri para 25 vjetëve ku emigroi në Zvicër(ishte i ndjekur nga UDB-a Serbe për aktivitetin e tij ilegal për Republikën e Kosovës).
Në Marss të 2004-tës – Krijohet studio e Teatrit dhe e Filmit "Aleksandër Moisiu" nga pedagogia e teatrit dhe aktorja e mirënjohur shqiptare Liri Lushi në bashkëpunim me kolegët Skënder Tafaj, Ivan Siegenthaler, Viktor Zeithammer , Meriona Telo, Arsim Berisha, Brahim Avdyli, Llukman Halili . Në kuadër të proçesit mësimor realizohet komedia
" Pleshti" e mbështetur në poemën satirike "Pleshti dhe Xixëllonja " nga Dritëro Agolli, përshtatur për skenë nga Liri Lushi. Te rinjtë e kësaj studioje, me punën e tyre sjellin vlera te mirëfillta kulturore dhe artistike si dhe dëshirojne të japin ndihmesën e tyre në procesin e integrimit....
Në Teatrin Popullor Krahinor luajti shumë rrole në shumë drama me aktorin e mirënjohur (tashmë të ndjerë) Avdush Hasanni.
Naim Kelmendi shkrimtar nga Prishtina thotë:
Skender Tafaj, Nexhmije Pagarusha,Kumrije Hoxha,Avdush Hasani, etj.luajtën në filmin sipas skenarit dhe regjisë së Ekrem Kryeziut "E kafshoja terrin " film televiziv prodhim i RTP TV Prishtina 1977, formati 16mm color. Filmi ishte pjesëmarës në festivalin "Prix Italia 1978" në Milano, Itali.
Poashtu edhe në disa projekte tjera( aktori i mirënjohur Skënder Tafaj luajti rolet kryesore si në filmat "Kosova përcaktimi im",(1999)"Në shijën time","Gjurmët e bardha "(1980)."Kur pranvera vonohet"(1980),"Lumi i fryerë"(1983),"Shtënja në ajër"(1976);"Lulepjeshkat e dashurisë"(1988);"Migjeni"(1990).
Pas 25 vjetëve ditë më parë Skënder Tafaj luajti njërin prej rolëve kryesore në dramën e Haqif Mulliqit "“Një varr për Majorin e Mbretit” humb në detaje".
Genti, djali i Majorit të mbretit Ahmet Zogu, i mban një vit e gjysmë eshtrat e të atit në një valixhe. Për Murat Bashën, të cilin komunizmi në krye me Enver Hoxhën e ekzekutoi, nuk mund të gjejë një varr.
Premiera e shfaqjes që përthekon këtë histori, bazuar në ngjarje të vërtetë, është dhënë mbrëmjen e së martës në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Haqif Mulliqi është dramaturg dhe regjisor i saj. “Një varr për Majorin e Mbretit” ka tubuar një kastë aktorësh që kryesisht vijnë nga trupa me të cilët TKK-ja ka kontratë. Shfaqja është përcjellë nga një skenografi e thjeshtë, që i ndërrohen vetëm prapavijat, teksa aktorët lëvizin me valixhe që herë përdoren si tavolina e herë si varre. Muzika me pak nota e kompozuar enkas për këtë shfaqje nga Fatos Qerimi përsëritet shpesh. Shfaqja nuk ka arritur të mbushte të gjitha ulëset e TKK-së në premierë, ani pse në premiere kishte ardhur ministri i Kulturës, Memli Krasniqi, me kabinetin e tij, ku regjisori Mulliqi kishte qenë këshilltar deri në fund të vitit të kaluar. E kritika nuk ka pasur fort fjalë të mira për shfaqjen e tij, shkruan sot “Koha Ditore”.
Aktori Blerim Gjoci luan rolin e Majorit dhe të Gentit të vjetër. Si i diplomuar në Akademinë Ushtarake në Vjenë, Majori do të ftohej nga Zogu për të shërbyer në mbretërinë e tij. Kur muhabeti për luftë të përbashkët për çlirim do të prishej pasi komunistët do të kërkonin që të përdorej simboli i yllit të kuq, zogistët do të duheshin të internoheshin. Me garanci nga prefekti i Tiranës të asaj kohe, Murat Basha do të kthehej në Shqipëri, nga Gostivari. Por do të tradhtohej nga komunistët, teksa do të gjykohej për tradhti dhe bindje liberale. Para se të ekzekutohej për Gentin kishte një amanet: të mos i humbej varri. Kryerja e amanetit në mënyrë të dinjitetshme do të ishte preokupimi i Gentit, që po ashtu e kishte ndihmuar të atin në luftë. Tri pushtete janë përthekuar në rrëfimin e shfaqjes. Ajo që nis me monarkinë e Zogut zhvillohet për tërë tmerrin e dekadave të komunizmit, e përfundon me “demokracinë”, e cila me njerëz të ish-regjimit synon të dekorojë ata që ranë viktima të diktaturës.
Gjoci ka thënë se roli i major Murat Bashës në shfaqje i ka shkaktuar atij një ngarkesë të dyfishë, për faktin se është bërë fjalë për një figurë historike që ka ekzistuar, e në të njëjtën kohë familja e tij ka qenë e pranishme në publik.
Dy aktor që s'harrohen:Avdush Hasani dhe Skënder Tafaj
Avdush Hasani
“Kjo e ka shtuar për mua barrën e përgjegjësisë dhe ka bërë që unë më shumë të përqendrohem në atë sesi e paraqes këtë figurë historike, derisa në raste të tjera do të përqendrohesha në detaje”, ka thënë Gjoci, teksa ka shpjeguar se ka përjetuar një emocion të veçantë. Atij i është ofruar nipi i gjeneralit, Murat Basha, për t’i thënë se gjyshin e tij nuk e ka njohur, por se dëshiron ta përqafojë atë “që ia ngjalli”.
Vetë regjisori e dramaturg Haqif Mulliqi thotë se ka qenë skeptik para se të niste të punonte për këtë shfaqje. “Kur je jashtë, skepticizmi ndodh për shkakun se kam punuar me ansambël. Por kam punuar me një ansambël të madh, jashtëzakonisht të kompozuar dhe të disiplinuar, prandaj mendoj se ky teatër e vazhdon traditën për të qenë një teatër i madh dhe unë besoj që sukseset nuk do të mungojnë”, ka thënë Mulliqi. Ish-këshilltari i ministrit të Kulturës ka thënë se nuk mund ta cilësojë “Një varr...” shfaqjen më të mirë të tij që ka bërë ndonjëherë.
“Por jam vërtet shumë i kënaqur që e kam bërë. Ajo duhet të konfirmohet edhe në ndonjë kompeticion”, ka thënë Mulliqi.
Më 20 nëntor shfaqja do të jepet në Tiranë, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar për Teatër, ndërsa një ditë më vonë është paraparë që të udhëtojë për në Vlorë, për tri repriza atje, në kuadër të shënimit të 100-vjetorit të Pavarësisë.
Drejtori artistik, Emin Emini, ka thënë se nuk mund të pretendohet se me këtë shfaqje TKK-ja ka gjetur tipin ideal të një shfaqjeje, sepse ai ka bindjen se teatri është gjithmonë në kërkim të artistikes dhe estetikës. “Por besoj që me këtë kemi arritur një shfaqje me vlera të larta artistike dhe estetike”, ka thënë Emini.
Por kritika nuk ka këtë bindje. Dramaturgu Jeton Neziraj thotë se shfaqja ishte e mërzitshme.
“Kishte disa skena të realizuara mirë, megjithatë shumica e skenave të tjera ishin të pakryera ose të realizuara në mënyrë sipërfaqësore dhe pa sens. Por, para së gjithash, problemi është që ajo shfaqje është ngritur mbi një dramë problematike. Drama niset nga një histori interesante, por që humbet në data, në emra që s'thonë asgjë e në detaje të tjera të parëndësishme”, ka thënë Neziraj. “Gjithçka zvarritet deri në monotoni. Dhe, krejt kësaj nëse i shtohet edhe loja e dobët e ansamblit të aktorëve, atëherë besoj që kalohet masa e diçkaje që në teatër mund të quhet ‘korrekte’”, ka shtuar ai.
Aktori Mehmet Breznica ka përshtypjen se në TKK ende nuk po realizohet një shfaqje e vërtetë. Për shfaqjen e Mulliqit ka thënë se ia ka kujtuar zhvillimet e amatorizmit të vitit 1972.
“Ky mund të ishte një tregim, por asnjë element dramaturgjik nuk është shtruar apo nuk është ditur të shtrohet. Kishte premisa të jetë më tepër tregim, plotësisht narrativ e jo me përmbajtjen e një drame çfarë duhet të jetë”, ka thënë Breznica. Ai thotë se shfaqja ka synuar të përsëritë disa skena nga “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, por të vëna në një rrafsh tjetër. “Nuk më pëlqeu as forma e gjuhës se si është shtruar nga disa aktorë. Përpjekja e tyre ishte maksimale, por teksti nuk jepte mundësi më të mëdha dhe regjia gjithashtu nuk ka dhënë mundësi që të krijohet ndonjë rol i bukur”, ka thënë Breznica. “Është një mëkat i madh që disa regjisorë që thirren në emër të regjisë, i lexojnë dy libra dhe të tretin e shkruajnë vetë. Kjo është tragjedia jonë”, ka shtuar ai.
Por regjisori Agron Gërguri ka gjetur anët pozitive të shfaqjes. Ai ka thënë se shfaqja është punuar me një mënyrë të veçantë, një kombinim i gjuhës së shenjave, me të cilën ka manipuluar mirë regjisori.
“Tërë kohën më vinte fantazma e babait të Hamletit. Shfaqja nuk e ka në plan të parë dinamikën vizuale, por e ka një dinamikë të brendshme nëse futesh në shfaqje. E kishte një lëvizje, sepse shpesh ndodh që në Teatrin Kombëtar të flemë gjatë shfaqjes”, ka thënë Gërguri. Sipas tij, ani pse në shfaqje mund të shihen defekte të saktësisë së datave, ajo estetikisht ishte e ndërtuar bukur. “Besoj se shfaqja do të ndërtohet edhe me reprizat tjera dhe do të marrë spontanitetin e duhur. Sigurisht ngërçi i premierës bën që nganjëherë edhe të ketë probleme të humbjes së ritmit”, ka thënë Gërguri.
Veç Gjocit, në shfaqje luajnë edhe aktorët:, Mentor Zymberaj, Sunaj Raça, Skënder Tafaj, Ismet Azemi, Shpëtim Kastrati, Basri Lushtaku, Shkëlzen Veseli, Lumnie Sopi, Çamëri Ceraja, Ramadan Malaj, Valina Muçolli, Naser Shatrolli, Shkumbin Osmani e Vigan Nuza.
Adem Mikullovci(u lind në vitin 1939 në Vushtrri, Kosovë) bënë pjesë në plejadën e aktorëve të ish-Teatrit Popullor Krahinor i Kosovës( tashmë Teatrit Kombëtar i Kosovës ). Pas ndërprerjës së studimeve në Akademinë për Teatër dhe Film në Beograd në vitin 1968 kthehet në Prishtinë dhe fillon punën në teatër. Prej atij viti(1968) e deri në korrik të vitit 1990, Adem Mikullovci bëri një karierë me 45 role kryesore si dhe rreth 70 role të dyta në shfaqje teatrore. Rolet më të dalluara i realizoi në shfaqjet: "Duke pritur Godonë","Po shkoj për gjah", "Njeriu që pa vdekjen me sy", "Dashuria", "Hotel Kashta" me rekord shikueshmërie(nganjëherë me nga dy shfaqje në ditë), "Fundi i botës", "Miza në vesh", "Erveheja" etj. Mikullovci gjithashtu ishte regjisor i disa shfaqjeve në teatër, si: "Pas vdekjës"(Çajupi), "Mosha e bardhë"(D.Agolli), "Dan Shejtani", "Engjulli i stacionit", monodrama "Bihorasit"(dramatizim i veprës së autorit Q.Sijariq), "Ti mos u përziej", komedia "Shtrati", stend up komedia "Përgjuesi" etj.
Adem Mikullovci në dramën "Duke pritur Godonë", Teatri Kombëtar i Kosovës, 1977
.
Në vitin 1990 ishte në mesin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët shpallën Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut.
Filmografia
Proka (1984)-aktrim
Kur pranvera vonohet (1980)-aktrim
Crveni udar (1974)-aktrim
Kad sam bio vojnik (1969)-aktrim
TV produksioni
Kafeneja jonë-(serial hunoristik)-aktrim
Oda e Junikut-(film televiziv)-Regji/aktrim
Duke pritur Godon (1977)dramë-aktrim
Ditari i Lec pazhecit (1975)(komedi)-aktrim
Qesh e ngjesh (1982)(humor)
Gëzuar viti i ri (1976)
Burleska(komedi)
Videoproduksioni
Vjeshtë e zymtë e profesor Nexhatit
Kur do të kthehet Remziu
Katunar e shehërli
Mamutovitë e Rexhepovitë
Mëhalla jonë
Qëndresa
Sadri Llapjani
Tëgjithë me ne, (2000)
Mësuesi
Një pallto për babain tim në burg
Një buqet buzqeshje
Të gjithë me ne, (2000)
Dibran Tahiri, lindi më 6 maj1949 në Prishtinë Është një aktor shqiptar. Në fillim studoi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë në degën e aktrimit, më pastaj mbaroi studimet Universitare për aktor edhe në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit. Ka arritut një karriere shumë të sukseshme në Teatër nëpër mbarë ish Jugosllavinë duke u vlerësuar një nga aktorët me të famshëm të asaj kohe. Interpretimet e tij në film ishin gjithashtu shumë të mirëpritura duke arritur famë shumë të madhe në kinematografinë ish jugosllave, kosovare dhe ndërkombëtare.
Është një ndër themeluesit e degës së Artit Dramatik dhe Akademisë së Arteve në Univerisitetin e Prishtinës në vitin 1989, ai kthehet nga Beogradi për të ligjëruar lëndën e aktrimit në këtë Universitet dhe formon kuadro të reja të aktorëve në Kosovë.
Ai është një person serioz por një baba i mirë,ka qenë politikan,kryetar partie,mësimdhënës dhe tani ka për synim të bëhet Kryetar i Prishtinës Ai sot konsiderohet si një ndër aktorët më të famshëm në Kosovë.
Ai ishte e njohur edhe para vitit 1999 mirëpo me fillimin e transmetimit të serialit Familja Moderne, ku ai luan rolin e Dinit(Shemsidin Gashi), një rol kyç në freskinë dhe humorin e serialit. Roli i tij, është si Baba që merret me punët e Dritës,Korabit,Zanës,Almës e sidomos me ato të familjes Gashi ka qenë dhe mbetet shumë simpatik në mesin e përcjellësve të serialit. Dibrani në rolin e Dinit dallohet për gjeste si përgjimi, të qeshura të paartikuluara dhe tentime për të folur në gjuhën letrare shqipe, të cilën shpeshherë e përzien me gjuhën turke, si shenjë e prejardhjes së saj. Të gjitha këto publiku i konsideron mjaft argëtuese andaj edhe roli i tij mbetet vazhdimisht i freskët, ndërkaq shikuesit janë gjithmonë të etur për paraqitjet e tij..
Luan Jaha ,lindi në Prishtinë më 28 Nëntor 1960 aktor shqiptar nga Kosova Fakultetin e Arteve Dega e Artit Dramatik, në klasën e Enver Petrovcit, e kreu 1994,në Prishtinë. Ka luajtur në rreth 40 shfaqje teatri, dallohet me shfaqen "Duke pritur Godonë"Bekett, me të cilën mori çmimin special të jurisë në MESS të Sarajevës më 1997. Ndër shfaqet e tija të njohura janë “Karrigat”ionesku, "Armiku i popullit"ibsen, "Hamleti", "Fluturimi në folen e qyqës", etj.
Mori pjesë në 20 filma të shkurtër,Tv drama dhe seriale , ku mund të veçohet “Kosova 9.11.”, që u shpall filmi më i mirë në Festivalin Ndërkombëtar “Tirana 2003”."Kukumi" Filmi me i mire shqiptare 2006 dhe "Koha e kometes" filmi me i mire shqiptare 2008,"Der Albaner"2009,"Forgivnes of blood" 2009, "Room 304" 2010
Është i popullarizuar me serialin “Familja moderne”, ku interpreton Dajen Skënder. Është pedagog në Fakultetin e Arteve në Prishtine, Drejtimi i Aktrimit.
Filmografia
Mamutovitët e Rexhepovitët - mini serial
Familja Moderne - TV serial
Kukumi Isa Qosja 2005 - film 35mm
Koha e Kometes Fatmir Koci 2008- film 35mm
"SHQIPETARI" Johannes NABER 2009 16mm
'"Forgivnes of blood" Joshua Marston 2010 35mm 'ROOM 304" Birgitte Stearmose 2010 35mm
Qun Lajqi
Në kuadër të festivalit PriFilmFest në Teatrin Kombëtar të Kosovës është shfaqur për herë të parë filmi shqiptar “Falja e gjakut”, i cili është duke shënuar një sukses të madh nëpër festivale e kinema botërore.
Në kuadër të festivalit PriFilmFest në Teatrin Kombëtar të Kosovës është shfaqur për herë të parë filmi shqiptar “Falja e gjakut”, i cili është duke shënuar një sukses të madh nëpër festivale e kinema botërore.
Filmi me regji të Xhoshua Marston, dhe me skenar po ashtu të këtij regjisori dhe skenaristit shqiptar Amandion Murtaj, trajton një temë sa aktuale aq edhe të ndjeshme të pjesës veriore të Shqipërisë- fenomenin e gjakmarrjes.
Me këtë rast të dielën në Prishtinë u organizua një konferencë për shtyp ku protagonistët shpalosën ndjenjat dhe entuziazmin e tyre lidhur me sukseset që arriti filmi nëpër festivale botërore.
Producenti dhe skenaristi Amandion Murtaj ka bërë të ditur se përgjatë shfaqjes së këtij filmi kinematë e qyteteve shqiptare kanë pasur shikueshmërinë më të madhe në njëzet vitet e fundit.
“Filmi ka pasur një sukses të paparë në Tiranë dhe Shkodër, veçanërisht në vendin e origjinës ku kinematë kanë pasur numrin më të madh të shikuesve që prej 20 viteve të fundit, kështu që është një rekord nga pikëpamja e audiencës së Shkodrës dhe po pritet shumë mirë në Tiranë dhe do të vazhdojë pas festivalit në Kinemanë e Prishtinës. Për herë të parë Shqipëria dhe Kosova janë si një territor distribucioni dhe ajo që është më e rëndësishmja se luajnë aktorët nga Shqipëria, Maqedonia dhe mbarë trojet shqiptare kështu që filmi komunikon me gjithë shqiptarët kudo janë”, ka thënë Murtaj.
Aktorja e re Sindi Laçaj, e cila në film luan rolin e vajzës së familjes e cila merret me administrimin e shtëpisë, pasi që vëllanë e ka të izoluar për shkak të gjakmarrjes, tha se kishte parë nga afër jetën të cilën e kishin bërë shumë familje që janë në gjak me njëra-tjetrën, andaj sipas saj nuk ishte edhe aq e vështirë të luhej ky rol.
“Duke parë nga afër një familje e cila jeton me këtë gjë çdo ditë dhe vajzat, të cilat janë me këtë fenomen jetojnë ajo i dha shtytjen e parë dhe atë më të madhen që të krijonim në një farë mënyre personazhe që na ishin dhënë në rol dhe më pas t`i nxirrnim në atë mënyrë në film”, ka thënë Lacaj.
Në këtë film veç aktorëve nga Shqipëria luajnë edhe një numër i madh aktorësh nga Kosova si Ilire Vinca- Çelaj, Qun Lajqi, Luan Jaha, Veton Osmani, Selman Lokaj etj.
Aktori i mirënjohur Qun Lajqi tha se lokaliteti ku është zhvilluar ngjarja në film ka qenë mjaft i përshtatshëm me dialektin, traditën dhe për këtë arsye ata sipas tij kanë mundur t’iu përshtaten roleve.
“Është film që me të vërtetë mjaft mirë krijohet. Kemi qenë më afër edhe dialektit edhe traditës qysh ndodh ngjarja. Kjo ndoshta e ka bërë më të lakmueshëm filmin, sepse jemi shtrirë mirë në lokalitetin ku zhvillohet ngjarja”, ka thënë ai.
Filmi “Falja e gjakut”, i cili flet për ballafaqimin e jetës tradicionale me atë moderne, fitoi çmimin për skenarin më të mirë në festivalin“Berlinale” këtë vit në Berlin, ndërkaq është konkurrent edhe për marrjen e çmimit Oskar të filmave në gjuhën jo-angleze.
Në kuadër të festivalit PrifilmFest, organizatorët zhvilluan një takim me përzgjedhësen e filmave të festivalit të Sarajevës Elma Tataragiq, ku diskutuan për historinë e filmit boshnjak në njëzet vjetët e fundit, si dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy festivaleve. Ky festival, do të zgjasë deri më 1 tetor 2011.
http://www.besfort.tv/musicvideo.php?vid=edfca4351
“Kodi i jetës”
“Kodi i jetës” është rrëfim për luftën e fundit në Kosovë dhe ka bërë bashkë aktorët: Xhevat Qorraj, Çun Lajçi, Hadi Shehu, Mentor Zymberaj, Fatime Sefaj, Ilir Tafa e Bubulina Lajçi.
Filmi pasqyron një histori të dhimbshme të protagonistit Lan Druvari, (Xhevat Qorraj), i cili është i mbijetuari i vetëm nga pushkatimi i meshkujve të fshatit. Kthimi në shtëpinë e djegur i bën të kuptojë se kishte humbur familjen, por fati e takon një vajzë që gjatë luftës ishte dhunuar. Rrëfimet e tyre të ndërlidhura edhe me atë të dhunuesit serb shtjellohen përmes tri linjave dramaturgjike, të cilat kryqëzohen mes vete derisa finalizohen me fitoren e njerëzores
Njëjtë sikurse realizimi që ka zgjatur më shumë se tre vjet, filmi “Kodi i jetës” ka paqartësi edhe rreth datës së premierës. Megjithatë, ekipi i filmit me regji të Ekrem Kryeziut më në fund ka arritur të përcaktohet së paku për muajin se kur do të shfaqet ai.
”Në shkurt, gjithsesi”, ka thënë producenti i filmit, Shkumbin Kyreziu. Por ai nuk ka pranuar të japë asnjë detaj tjetër rreth premierës. Informacionin e gazetës se data e dhënies premierë e filmit do të jetë 24 shkurti, Kryeziu as nuk e ka mohuar e as pohuar.
“Nuk mund të jap asnjë informatë tjetër”, ka thënë ai të dielën.
”Kodi...” është filmi i dytë i metrazhit të gjatë që mban logon e Qendrës Kinematografike të Kosovës. I takon ta thyejë heshtjen më shumë se dyvjeçare pa film kosovar, pas shfaqjes së “Gomarët e kufirit”, me regji të Jeton Ahmetajt, që u shfaq në shtator të 2009-s.
Ndonëse regjisori i filmit, Ekrem Kryeziu, në shtator të vitit të kaluar kishte kërkuar 70 mijë euro shtesë nga QKK-ja, kur bëhet fjalë për premierë, thotë se nuk merret me këto punë.
“Detyrën time e kam kryer. Unë merrem vetëm me çështje artistike”, ka thënë Kryeziu.
QKK-ja ia kishte refuzuar Kryeziut kërkesën për para shtesë, pasi që nuk kishte marrë raport se si janë shpenzuar 240 mijë eurot, sa ia kishte dhënë në vitin 2009 për të qenë bashkëprodhues i filmit.
Producenti i filmit, Shkumbin Kryeziu, thotë se tashmë gjithçka është finalizuar dhe se janë duke biseduar me Kinemanë ABC për caktimin e një date.
“Varet edhe prej ABC-së”, ka thënë Kryeziu.
Drejtori i kompanisë për distribuimin dhe shfaqjen e filmave “Genci”, që menaxhon me Kinemanë ABC, Milazim Salihu, ka pranuar se parimisht është rënë dakord për 24 shkurtin si datë të premierës.
“Njëherë për 24-in kemi rënë dakord, por nuk kemi marrë konfirmim zyrtar prej tyre”, ka thënë Salihu.
“Varet krejt prej organizatorëve”, ka shtuar ai.
E institucioni i cili do të duhej të ishte në dijeni për datën, Qendra Kinematografike e Kosovës, nuk është i informuar për premierën. Kryetari i Bordit të QKK-së, Arben Zharku, ka thënë se për datën e premierës mund të lajmërohen edhe një javë përpara.
”Nuk është ndonjë problem i madh. E rëndësishme është që të jepet premiera”, ka thënë ai.
Regjisori Kryeziu kishte arritur ta bindte Bordin e mëhershëm të QKK-së për një afat shtesë. Përderisa përbërja e tanishme e këtij organi, të cilin e kryeson Zharku, kishte caktuar dhjetorin e 2011-s për premierë. Kësisoj, “Kodi i jetës” kishte shkelur dy afate për shfaqjen e parë. Kryeziu kishte dhënë disa arsye të ndryshme në kohë të ndryshme për këto shtyrje. Arsyetimi i tij për shtyrjen e parë kishte të bënte me finalizimin e filmit që sipas tij kërkonte para shtesë, ndërsa arsyetimi për afatin e dytë ishte festivali ndërkombëtar i filmit “Berlinale”.
“Në muajt në vazhdim filmi do të shkojë në seleksionimin ballkanik në Tiranë për në Festivalin e Filmit në Berlin. Nga kjo varet krejt puna e premierës. Festivali kërkon që filmi të mos ketë shfaqje publike deri në një përgjigje të radhës”, kishte thënë Kryeziu në shtator të vitit të kaluar.
“Pra, premiera do të jetë në varësi të vendimit të jurisë së Berlinit, por mund të jetë deri në fund të këtij viti ose vitin tjetër”, kishte shtuar ai.
Edhe të dielën e 15 janarit Kryeziu thotë se nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga ky festival nëse është pranuar ose jo, edhe pse mendjen për premierë e ka ndarë të jetë në kohën kur të mbahet “Berlinale”.
“Kodi i jetës” është rrëfim për luftën e fundit në Kosovë dhe ka bërë bashkë aktorët: Xhevat Qorraj, Çun Lajçi, Hadi Shehu, Mentor Zymberaj, Fatime Sefaj, Ilir Tafa e Bubulina Lajçi.
Filmi pasqyron një histori të dhimbshme të protagonistit Lan Druvari (Xhevat Qorraj), i cili është i mbijetuari i vetëm nga pushkatimi i meshkujve të fshatit. Kthimi në shtëpinë e djegur e bën të kuptojë se kishte humbur familjen, por fati e takon me një vajzë që gjatë luftës ishte dhunuar. Rrëfimet e tyre të ndërlidhura edhe me atë të dhunuesit serb shtjellohen përmes tri linjave dramaturgjike, të cilat kryqëzohen mes vete derisa finalizohen me fitoren e njerëzores.
E kur fjalë për çmime ato do të jenë me bollëk.
Festivali Ndërkombëtar i Monodramës në Kosovë ‘MonoAKT’ 2012 sivjet do të hapet me duodramë. Është shfaqja nga Lituania ‘Mëndafsh’ e cila do ta hapë festivalin, që do të mbahet gjatë kësaj jave. I pranishëm në këtë festival do të jetë edhe një aktor nga Dagestani me emrin Skenderbeg.
“Një aktor, një dërrasë, një fjalë, një porosi, për aktorë apo spektatorë nuk e di”. Kjo është një poezi e shkurtër, sinonim i monodramës, e aktorit Xhevat Qorraj, që është emblemë e Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës në Kosovë “MonoAKT”.
Edhe pse aktori Qorraj nuk qe i pranishëm në konferencën për media, drejtori i festivalit, Mentor Zymberaj, tregoi se e kanë siguruar autorësinë nga ai dhe mund ta përdorin pa problem.
Ky festival, i cili do të mbahet prej datës 17 deri më 22 prill, do t’i mbledhë në Pejë, por edhe në Prishtinë, disa prej trupave më të mira të monodramës në Europë. Në fakt, shfaqja që do ta hapë festivalin nuk është monodramë por duodramë.
“Sivjet ky festival fillon me duodramë. Shfaqja e cila do ta hapë festivalin është duodrama nga Lituania ‘Mëndafshi’ (Silk)”, tregoi Zymberaj.
Në fakt janë dy duodrama që do të shfaqen në kuadër të festivalit, hapjen solemne e të cilit do të bëhet në teatrin ‘Istref Begolli’ në Pejë, duke filluar nga ora 19:30.
“E kemi shtuar një segment të artit skenik, duodramën, që do të jetë i vazhdueshëm edhe në të ardhmen, të cilën e quajmë Monoakt plus”, shtoi Zymberaj. Ai theksoi se ky edicion, që është i katërti, përbehet nga tri segmente.
“E kemi Monoaktin, ku i kemi në konkurrim tetë monodrama dhe monoperformansa, kemi dhjetë monostripa, ku janë dhjetë minishfaqje pa tekst të studentëve në kohëzgjatje rreth shtatë minuta, të cilat konkurrojnë për çmimin e Monostripit dhe kemi dy duodrama, të cilat e fillojnë këtë segment të festivalit”, tha Zymberaj, duke shtuar se Monostripi është ideja më e veçantë dhe më unike e festivalit. Ndërsa për monodramën tha se është gjinia më e vështirë e artit skenik.
“Si në autorësi, si në regji, si në aktrim monodrama i ka vështirësitë maksimale për t’u realizuar. Kështu që, pikërisht pse është e tillë, nuk iu kam larguar monodramës dhe kam dashur që të zhvillohet edhe te studentët. Arsyeja tjetër pse monodrama është e rëndësishme është se atë si gjini pos që po e zhvillojmë, ne po i promovojnë edhe monodramat tona para anëtarëve të jurisë ndërkombëtare dhe artistëve tjerë të botës, në të njëjtën kohë po iu jepet mundësi që këto monodrama të ftohen në festivale të ndryshme në botë”, tha Zymberaj, duke shtuar se në Kosovë po sjellin monodrama shumë të rëndësishme.
Përzgjedhjen e shfaqjeve e ka bërë Nina Mazur, kritike teatri, ish-shefe e Departamentit të Teatrit në Ukrainë, drejtoreshë dhe organizatore e dy festivaleve në Ukrainë dhe dy festivaleve në Gjermani si dhe zëvendëspresidente e rrjetit botëror të festivaleve të monodramës. Zymberaj tha se ajo ka ndikuar jashtëzakonisht në themelimin e festivalit para katër vitesh si dhe në selektimin e shumë shfaqjeve që vinë nga jashtë.
“Ndihma e saj është maksimale, pasi që e kemi edhe kryetare të jurisë”, tha Zymberaj.
Pos saj, anëtarë tjerë të jurisë janë Blagoje Stefanovski, regjisor nga Maqedonia si dhe dramaturgu dhe skenaristi nga Kosova Zymer Kelmendi.
Mysafir i festivalit është Steve Carrier, i cili është aktor i njohur nga Luksemburgu, që po ashtu e drejton festivalin Fundamental. Ai merr pjesë me shfaqjen ‘Swimming to Iraq’ (Me not deri në Irak). Zymberaj tha se pos që merr pjesë në konkurrencë, ai është edhe mysafir sepse është drejtor i një festivali. Mysafir tjetër është Blagoje Stefanovski, i cili është themelues dhe drejtues i rrjetit Neta, i cili faktikisht është edhe anëtar i jurisë.
Në këtë festival i pranishëm do të jetë edhe Skënderbeu, por jo heroi ynë kombëtar por një Skënderbe tjetër, i cili vjen nga Dagestani.
“Një mysafir shumë të veçantë e kemi sivjet. Ai është Skenderbeg Tulparov, drejtor i Festivalit të Monodramës në Dagestan. Emrin Skenderbeg e ka nga babai i tij, i cili ka qenë gjeneral. Këtë informatë ai e ka dhënë në Manastir, ku e ka treguar një histori shumë të veçantë dhe shumë interesante të shqiptarëve në Kaukaz”, tha Zymberaj.
E kur fjalë për çmime ato do të jenë me bollëk.
Çmimet që do të jepen në këtë edicion janë: ‘Monodrama më e mirë’, ‘Aktori dhe Aktorja më e mirë’, ‘Çmimi special’, ‘Nderi i qytetit të Pejës’, ‘Çmimi i mediave’, ‘Çmimi special për duodramë - MonoAKT+’, ‘Anëtari i nderit’, ‘Monostripi më i mirë’ dhe ‘Çmimi për vepër jetësore’.
“Rojet e mjegullës”
Rojet e mjegullës është një film shqiptar i realizuar nga Kosovafilmi në vitin 1988.
Zhanri: Dramë
Regjia: Isa Qosja
Producent: Kosova Film, Prishtinë
Skenari: Isa Qosja, Fadil Hysaj
Muzika: Gjon Gjevelekaj
Kamera: Menduh Nushi
Asistent kamere:Vladan Banovic dhe Njazi Cukic
Skenografia: Nazmi Sadiku
Vendi i prodhimit: Jugoslavia-Kosova.
Montazhi: Zlatko Pušić
camera2:Shukri Kaçaniku
Kohëzgjatja: 105 minuta
Teknika: Standard, kolor
Premiera: 15 qershor 1988.
Aktrojnë: Xhevat Qorraj, Enver Petrovci, Florie Siarina, Çun Lajçi, Ankica Milenković, Ismail Ymeri, Silvana Bajçinovci, Veljko Mandić.
Isa Qosja
Filmi “Rojet e mjegullës” i regjisorit, prodhim i “Kosovafilmit” i vitit 1988, është i vetmi nga Kosova që do të shfaqet në mesin e 100 filmave në kuadër të festivalit ndërkombëtar të filmit në Zagreb “Suversive”, njohtijnë mediat kosovare.
Edicioni i tretë i këtij festivali, i cili do të zgjasë deri më 25 të këtij muaji, ka për synim të prezantojë filmat e prodhuar prej vitit 1955 deri më 1990, në vendet ish- socialiste dhe të atyre që socializmin e kanë ende “të gjallë”. Kinematografia e shteteve që kanë dalë nga shpërbërja e ish- Jugosllavisë, atyre të Evropës Lindore dhe shteteve të Amerikës Latine do të përfaqësohet në këtë festival.
Kusht për të marrë pjesë në ketë festival, pos realizimit të mirë, ka qenë edhe përmbajtja kritike ndaj sistemit të kohës.
Regjisori Isë Qosja ka thënë se përzgjedhja e filmit të tij është satisfaksion i mirë për të. “Kjo sado-kudo afirmon një punë të kaluar qoftë për guximin artistik, qoftë për guximin njerëzor”, ka thënë Qosja, teksa është ndalur edhe në përmbajtjen e filmit të tij.
“Është koha e represioneve dhe e tmerrit të kohës së Rankoviqit, sistemi totalitar që ka ushtruar zinxhiri policor i tij, posaçërisht ndaj shqiptarëve”, ka kujtuar Qosja për filmin i cili është i bazuar në romanin “Vdekja më vjen prej syve të tillë” i Rexhep Qosjes, skenari i të cilit është përshtatur bashkë me dramaturgun Fadil Hysaj.
Drejtori i “Kosovafilmit”, Gani Mehmetaj, shfaqjen e “Rojet…” në Zagreb e ka cilësuar të një rëndësie të veçantë.
“Ata kanë renditur ‘Kosovafilmin’ në mesin e 15 shtëpive filmike më të fuqishme në Ballkan në këto 50 vjetët e fundit”, ka thënë Mehmetaj.
“Besojmë se dikush nga ne do të udhëtojë për në Kroaci”, ka shtuar ai. Filmi “Rojet e mjegullës” do të shfaqet në kinemanë ‘Tuškanac’ në Zagreb, më 18 maj, ndërsa ai është pjesë e 73 filmave të tjerë që do të shfaqen nga vendet e ish-Jugosllavisë. Përzgjedhjen e këtij seksioni të filmave, të titulluar “Ata i vrasin edhe filmat, apo jo?”, e ka bërë historiani dhe kritiku i filmit, italiani Sergio Grmek Germani.
Në “Rojet e mjegullës” luajnë Xhevat Qorraj, Çun Lajçi, Enver Petrovci etj.
Faruk Begolli iindi më 14 shkurt të vitit 1944 në Pejë, Kosovë dhe vdiq më 23 gusht të vitit 2007, ishte një nga aktorët e mirënjohur në ish Jogosllavi duke arritur një famë shumë të madhe në mbarë Ballkanin dhe me gjerë. Ai studioi në Akadiminë e Filmit dhe Teatrit në Beograd dhe diplomoi në vitin 1966. Faruk Begolli ishte gjithashtu një figurë e rëndësishme e Teatrit dhe Kinematografisë Kosovare. Ishte bashkëthemelues i degës së Aktrimi të Fakultetit të Artevetë të Universitetit të Prishtinës, ku edhe punoi si pedagog i lëndës së Aktrimit. Në vitet e 90-ta ai së bashku me Enver Petrovcin themeluan Teatrin "Dodona" në Prishtinë, në këtë Teatër ai angazhonte studentët e tij dhe aktorë të tjerë duke inskenuar shfaqje të ndryshme teatrale. Teatri "Dodona" u bë Teatri më i njohur në Kosovë gjatë këtyre viteve duke vazhduar deri më tani.
Regjisor dhe Dramaturg në Teatër
Kur kishe mujtë me m’pa, qysh më kishe pa
Profesor jam talent se jo mahi...
Iluzionet e dashurisë
Këngëtarja tullace
Dashuritë e Xhorxh Uashingtonit
Mbytma burrin
Maturantët
Martesa
Stjuardesat
Mbreti Ibish
Hajnat nuk vijnë gjithmonë për të keq
Ti, vetëm ti
Të lumët na për këtë liri
N’dorë e ka deputeti
Filmografia
Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna
Kur pranvera vonohet
Të Ngujuarit
Si të vdiset
Kur pranvera vonohet ishte një seri televizive dhe film per kinema që trajton Luftën Nacionale Çlirimtare të partizanëve të Kosovës gjatë Luftës së Dytë Botrore. Seriali përbëhet nga pesë pjesë me kohëzgjatje prej 55 minutash. Në rolet kryesore prezendohen aktoret shqiptar si Hadi Shehu, Abdurrahman Shala, Melihate Ajeti etj. Regjin e ka bërë Ekrem Kryeziu në bazë të skenarit nga Azem shkreli dhe librit-ditarit partizane te Fadil Hoxhes. Është prodhim i studios Kosovafilmi i vitit 1979.
Zhanri: Luftarak
Regjia: Ekrem Kryeziu
Baza: Sipas ditarit partizan të Fadil Hoxhës.
Producent: Kosova Film, Prishtinë
Skenari: Azem Shkreli, Ymer Shkreli
Muzika: Rauf Dhomi
Drejtor fotografije: Milorad Jakšić-Fanđo
Skenografia: Nuredin Loxha
Vendi i prodhimit: Jugoslavia-Kosova
Montazhi: Zlatko Pušić
Kamera 2unit: Shukri Kaçaniku
Kohëzgjatja: 124 minuta
Teknika: Widescreen 1:1,66, kolor
Premiera: 12 korrik 1979.
Aktrojnë: Abdurrahma Shala, Enver Petrovci, Faruk Begolli, Hadi Shehu, Xhevat Qorraj.
Nimon Muçaj u lind me 1952 në Llukë të Epërme të Deçanit. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Deçan. Studio gjuhën dhe letërsinë angleze. Kreu shkollën e lartë për aktorë në Prishtinë me 1973. Tri vjet punoi si arsimtar i gjuhës angleze në Drenoc dhe Isniq, komuna e Deçanit. aktualisht eshte drejtor ne teatrin Istref Begolli Peje
Që nga viti 1977 punon në Teatrin Popullor të Gjakovës, tash emërtimi i ri Teatri Kombëtar- Gjakovë. Deri me tani ka interpretuar mbi 100 role në teatër, në TV drama, filma artistik dhe videprojekte të ndryshme artistike.
Disa nga rolet :
Vuçi Pasha “Nora” e A. Skanjëtjit 1971,
Profesor Hofman te “Ngajrja në Vishi” e Artur Milerit – 1975,
Shpendi “Plaku i maleve”, 1975,
Tuç Maku te “Toka Jonë” e K. Jakovës - 1976.
Plaku te “Stina e Kuqe” e F. Fjatës 1977,
Orhani “Fisheku në pajë” e F. Krajës 1977,
Selmani te “Besa” e S. Frashërit 1979,
Valteri “Intrigë e dashuri” F. Shiler 1979,
Fahredini “Njëriu me top” e D. Agollit 1981,
Kukudhi te “Unë Halil Garria e B. Musliut 1983,
Ivani “Kush nuk vdes nuk është njëri 1984,
Haruni dhe Iblisi te “Beselam pse me flijojnë” e R. Qosjes- 1985,
Kryetari i pushtetit lokal te “Babai im kulak socialist”-T. Partliq, 1985,
Pol Koulmen “ Korali Lensdaun thotë jo” e A. Buzës 1985,
Bejtash Aga, te “Halili e Hajria” e K. Jakovës- 1987, Vangjeli “Qan e qesh Çajupi” A. Z. Çajupi 1989,
Kryetari te “Hëna prej Letre”- M. Kraja 1990,
Oso Kuka te “Lahuta e Malcis”-Gj. Fishta -1990,
“Qytetari Fisnik” Molieri 1993,
Kamani te “Skënderbeu” 1993,
Savë Batarja “Lëshoma hisen e diellit” A. Istrefit, Poeti te “Dredha e djallit” –Gj. Fishta 1995,
Reinhardi “Aleksander Moisiu” M. Ramadani 1995,
Roja “Antigona” e Sofokliut 1996,
Prifti “Të fala nga Shkodra” E. Kabashi, Branko te “Dasma e trojeve tona” F. Kraja 2000,
Togeri “Si e mposhta Musolinin” 2001,
Hetuesi “Një varr për majorin e Mbretit e H. Mulliqit 2003,
Qamil Beu “Epoka para gjyqit e E. Kryeziut 2003,
Oficeri serb te “Antigona e re”- M. Krasniq, Mala “Lulkuqet”- E. Kryeziu 2004,
Harilo Palikuqa te “Sfida e madhe” e N. Islamit 2004,
Ujkani te “Kaos atdhedashurie ne paris” e H. Mulliqit 2004.etj.
Për aktorin Nimon Muçaj kanë shkruar, Musa Ramadani, Beqir Musliu, Haqif Mulliqi, Adem Isterfi, Halil Haxhosaj, Besim Muhadri etj. Beqir Muslit për aktorin Nimon Muçaj shprehet se ai ka arritur të krijojë një varg figurash të rëndësishme në teatrin e Gjakovës e sidomos shquhet te shfaqja “Besa” e Sami Frashërit me një role tejet episodik por shumë sugjestiv, pastaj prap me një rol episodik te “Babai im kulak socialist” dhe sidomos vije në shprehje te shfaqja “Beselam pse më flijojnë” me rolin e Haranit dhe Iblisit, mandej Kukuthi te “Halil Garria” dhe “Ora e Kukuvajës”, Fahredi te „Njëriu me top“ pastaj me Ivanin te shfaqja “Kush nuk vdes nuk është njëri” tregoi se Nimoni është një aktor i madh dhe tani po vertetohet si vullkani i tij artistik. Nimon Muçaj është aktor me prespketivë në këtë teatër. Nimon Muçaj ka bërë disa regji teatrore dhe filmike:
Si në Deçan, Gjakovë dhe Prizren dhe Tiranë. “Nora” A. Skanjëti ishte vepra e parë që e vuri me grupin e gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” Deçan-1971. Njëkohësisht është themelues i grupit letrar “Luigj Gurakuqi” të po këtij gjimnazi. Pastaj pas studimeve vijnë shfaqjet: “ Besa e Madhe“ e M. Markajt, 1979 “Teatri i vogël i Deli Ucës” (1987) dhe “Nëna shkon në parajsë” të Y. Shkrelit-1988, me Teatrin “Shpresa” te Deçanit, “Hakmarrja” e J. Kelmendit 1982 dhe “Beselam pse më flijojnë” e R. Qosjes” 1983 me SHKA “Mehmet Riza” të Isniqit, “Zogu i Diellit” D. Mehmeti (1985), ”Onufri i Neokastrës” M. Kraja (1986), me Teatrin Amator Gjakovë. Pas shfaqje “Onufri i Nekostrës” së Mehmet Krajës regjisorët Fadil Hysaj, Agim Sopi, Fetah Mehmeti, Agim Selimi pastaj shkrimtarët dr. Ibrahim Rugova, Ramiz Kelmendi, Ymer Shkerli etj kanë vlerësuar lart nivelin artistik të kësaj shfaqjeje.
“Lahuta e Malcis”, Atë Gjergj Fishta, me të cilën pati një turne në Gjermani dhe Shqipëri (shfaqje e ndaluar nga regjimi serb ne Gajkovë, por e xhiruar në TVSH- Tiranë ‘91).
“Nimon Muçaj ka arritur që prej vargjeve të “Lahuta e malcis” të krijojë një dramë e cila të bëhetë se po ndoshë para syve të tu, pra të bëhet se po ndodhë sot e këtu. Çdo shprehje skenike e kësaj shfaqjeje ka një kontinuitet dhe mesazh...”- shprehet Qani Mehmeti te gazeta Zëri i Rinisë e datës 22 tetor 1990. Aktori i ndjerë Ndrek Luca me 8 shtator të vitit 1990 i entuziazmuar me një tufë lule u përkul përpara trupës teatrore të Teatrit Alternmativ “Dukagjini” të Deçanit dhe pastaj u përkul edhe përpara publikut të Tiranës. U shpreh me këto fjalë: “U ngjita edhe një herë në skenë pas kaq vitesh sepse kjo trupë teatrore më bëri për vete dhe më vjen mirë se u ngjuita edhe një herë në dërrasat e teatrit sepse këta aktor me artin e tyre më bën për vete dhe më nxorën edhe një herë parpara publikut tim të dashur...” Për shfaqjen „Lahuta e Malcis“ shtator 1991 në Tiranë kanë folur me respekt të veçant regjisori Esat Oktrova, shkrimtarët Vath Koreshi, Preç Zogaj, Adem Istrefi etj. Pastaj aktorët Rikard Ljarja, Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Rajmonda Bulku, Fitim Makashi etj.
Për shfaqejen “Lahuta e Malcis” kanë shkruar Adem Istrefi, Luigj Gurakuqi regjisor në teatrin e Operes dhe Baletit në Tiranë dhe në mënyrë të veçant inskenimin e kësaj shfaqje madhore e ka përshendetur edhe shkrimtari ynë shqiptar Martin Camaj në Munih të Gjermanisë në marsin e vitit 1991. Pastaj Vath Koreshi, Lirard Ljarja, Esat Oktrova, Tinka Kurti, Ramonda Bulku Margarita Xhepa etj.
Shkrimin më meritor për shfaqjen Lahuta e Malcis e bëri Sefedin Fetiu te gazeta Viktoria 9 me këtëp titull “Prezentim skenik i shpirtit dhe bëmave kombëtare” ku ndër të tjera shkruan: “Ashtu si ishte dramatizimi i kryevepres fishtiane një punë e vështirë dhe guximshme, vënia në skenë e saj paraqet një hap edhe më të vendosur edhe më të ndërliqshëm. Pse? Sepse, në radhë të parë, realizimi skenik i një vepre- epope bart në vete rrezikun e zvogëlimit, të zhveshjes dhe reduktimit të fuqisë artistike...Mirëpo premiera që u dha në Gjakovë, siç thuhet nëpër flakë të pushkës, dëshmoi se vepra jo vetëm nuk ishte varfëruar por përkundrazi ishte pasuruar me elemente të reja adekuate vizuele dhe auditive që përmban arti i dramaturgjisë dhe estetika skenike. Përveç punës dhe talentit, dëshirës dhe entuziazmit, në realizimin e sukseshëm të shfaqjes Lahuta e Malcis, të kësaj trupe në krye me regjisorin Nimon Muçaj i priu edhe një qëllim: ky është qëllimi që në këto kohëra të trubullta plot ndeshtrasha e peripeci për popullin e Kosovës- të jepte një ndihmesë për kendellje, për guxim e për një zgjim të ri. Zatën ky qëllim është i arritur me vet faktin se “Lahuta e Malcis” doli nga harresa e respektuar kurse dramatizimi dhe realizimi i saj skenik flasin qartë për një agim të ri e të lumtur kombëtar, flsain për atë se ora e shqiptarisë ende është gjallë dhe se ajo po zgjohet ngadalë por sigurt drejtë ardhmërisë për popullin e Kosovës.”
“Lëshoma hisen e diellit” A. Istrefi (Java e kulturës-Shqipëri ‘93), “Haxhi Zeka” 1993 me Teatrin Alternativ “Dukagjini” Deçan. “Dredha e djallit” (1995) Aqif Mulliqi për shfaqjen “Dredha e djallit” autor Gjergj Fishta. Dramatizimi Nimon Muçaj. Interpretoi trupa e Teatrit të Qytetit të Prizrenit.Nimon Muçaj (i cili edhë më parë u shqua me dramatizimin e epikës së Fishtës). Në fakt, duhet pranuar se për t’iu qasur dramatizimit të këtyre satrirave Muçaj është dashur të ketë një kredo të jashtëzakonshme intelektuale, nga se për një punë të tillë krijuesi ngarendet nëpër teh të shpatës. Mirëpo Muçaj edhe si dramaturg, por edhe si regjisor ia doli mbanë. (gazeta Zëri i Rinisë 15 prill 1995)
“Balada e Urtisë” N. Frashëri 1996, “Gjergj Fishta thotë uratë me gishta” Gj. Fishta-N. Muçaj 1997, “Dita shtatë vjet e gjatë” H. Salihu, 1997 “Requiem për Atë Gjeçovin” N. Muçaj (2001), “Kush provokon dashurinë humb gruan” Dario Fo 2004 me Teatrin e Qytetit të Prizrenit /2004/etj. Ka interpretuar në disa drama televizive dhe filma artistik - të xhiruara dikur nga TV Prishtina. Si në serialin televiziv “Era e Lisi”/1978/, filmi televiziv “Migjeni” 1986, në filmin televiziv “Kulla”/1990/, etj. Pastaj në filmat artistik të realizuar nga Kosovafilmi: “Kur pranvera vonohet” /1979/, “Njëriu prej dheu”/1983/, “Rojet e mjegulles”/1987/,/. “Kukumi”- Kosovafilmi /2004/ “Era e molles” film televiziv- Produksion privat 1995, dhe në disa video filma si te “Një palltë për babain tim në burg”, 1995, “Burgu i Mergimit” I,II, 1986, “Oda e Junikut” 1997, “Vjeshta e trendafilave”-Produksion privat/2001/ “Kur shpirti ndërron jetë” -Produksion privat /2001etj. Në cilësinë e organizatorit ka punuar në filmat “Njëriu prej dheu”, “Kulla”, “Vjeshta e trendafilave” , “Kukumi”.
Asistent regjisor në filmin “Kur shpirti ndërron jertë”. Ka realizuar një film televiziv dhe disa videofilma ne teknikën BETACAM : “Kosovë, kurrë s’tu nda gazepi”/1996/, “Anija e përgjakur”/1997/, Me filmin televiziv “Nr. 56296” 1997 mori pjesë në Festivalin e Filmit “Eurofilm” Çeki ‘99. Dokumatarët “Nënë Aisha”/1997/, “Elton Zherka”/1999/, “Disa javë me refugjatët”/1999/, i ka realizuar në TV shqiptar, Shijak TV dhe TV Klan. “Salih Çekaj-Gurthemel i Pavarësisë” dokumentar /2002/ dhe i transmetuar edhe në RTK-shkurt 2003
Deri tani ka botuar: 1. “Prova e tridhjetetretë” roman- Rilindja, Prishtinë 1989 2. “Ditët që thyen shpatën e perandorisë” dramë–Jeta e re- Prishtinë’ 91 3. “Vdekja e kalit” roman-Rilindja Prishtinë 1993, 4. “Baladë për borën e kuqe” roman - Euroriilindja Tiranë 1999 5. “Verrat e Llukës dhe Neutrali i Junikut” botim i autorit Prishtinë 2002. 6. “Salih Çekaj - Gurthemeli i Pavarësisë së Kosovës” - monografi- Gjakovë 2003. 7. “Requiem për Atë Shtjefën K. Gjeçovin dhe për Patër Luigj Palajn” – Botim i Kuvendit Françeskan Gjakovë 2003, ku perfshihen tri forma letrare: roman, dramë dhe skenar filmi. 8. Ditët e buburrecit – Ministria e Kulturës së Kosovës 2004 Shpërblimet: 2 Për rolin e Tuç Makut te “Toka jonë” U shpërblye si aktor më i mirë i Festivalit të Teatrove në Ferizaj 1976 3 Shfaqja “Besa e madhe” u shpërblye në Festivalin e Teatrove në Gjilan 1979 4 Plaketa e festivalit “Mbrëmjet e vëllazërimit” Prizren për shfaqjen “Bersa e madhe” 1979 5 Shfaqja “Hakmarrja” u shpall si shfaqja më e mirë në vitin 1982 në Festivalin e Teatrove Ferizaj ku N. Muçaj kishte bërë regjinë 6 Shfaqja “Beselam pse me flijojnë” u shpall shfaqja më e mirë në vitin 1983 në Festivalin e Teatrove Ferizaj ku N. Muçaj kishte bërë regjinë/ 7 Për shfaqjen “Beselam pse me flijojnë” mori shpërblimin si shfaqje komplete në Festivalin Federativ të ish RSFJ në Trebinjë 1983 8 Mori shpërblim si regjisor më i mirë në Festivalin e Teatrove në Gjilan për dramën “Onufri i Neokastrës” të M. Krajës viti 1986 9 Dy vjet radhazi ka marrë shpërblimin e tretë, përkatësisht të dytin për poezitë “Pleqtë” dhe “Aleksandër Moisiu” 1984/85 10 Shpërblimin e “Rilindjes” për tregim 1987 11 Romani “Vdekja e kalit” u shpërblye në konkursin e Rilindjes më 1990 12 Ishte i ftuar në Festivalin e Teatrove mbarëkombëtare në Vlorë me 1995 me shfaqjen “Dredha e djallit” 13 Me filmin “Nr. 56296” mori pjesë ne festivalin e filmit evropian “Eurofilm 99” Çeki 1999 14 Në Festivalin e Teatrove –Ferizaj u shpërblye për tekstin e dramës “Requiem për Atë Gjeçovin” të përgatitur me Teatrin e Qytetit Prizren 2002. 15 Shpërblimin nga Minstria e Kulturës për skenar dokumantar “Kopshtari” 2003 16 Shpërblimin nga Ministria e kulturës për romanin “Ditët e buburrecit” 2004
Për romanin “Vdekja e kalit” e botuar nga Rilindja me 1993 kritiku unë Ramadan Musliu ndër të tjera shkruan: “...Kemi këtu tragjicitet, humor, kemi këtu zhveshje të realitetit, dëshmim të historisë...Prandaj, këtu shpeshherë gërshetohet realiteti me ëndrrën dhe ëndrra me realitetin, që e plotësojnë njëra –tjetrën, herë duke u poetizua realiteti, e herë duke u konkretizuar ëndërrimi. Thënë shkurt: në romanin “Vdekja e kalit “ kemi një realizim artsitik që mbështetet në vizionin e ekzistencës autoktone sa impresiv aq edhe artistikisht i realizuar, sa që mund të thuhet se shënon një nga të arrituart më të dalluara të këtij zhanri në prozën shqipe këtu.” Gazeta Bujku e së shtunës me 8 maj 1993.
“Romani Vdekja e kalit i Nimon Muçajt (Prishtinë 1993)” shprehet Petrit Palushi,-“përmban reagimin e drejtprdrejt ndaj së keqes që është shfaqur në formë të ngadalshme; forma reaguese është intensive, pasi pasojat e së keqës kanë rënduar për së tepërmi mbi pjesënn më të madhe të personazheve që i japin formën romanit...Rikthimi si teknikë artistike. Situata paralele (novela Nata me hënë, romanet Shpendkeqja, Vdekja e kalit). Në roman mbizotron thjeshtësia rrëfimore, thjeshtësia për të cilën bën fjalë filozofi Zhan de la Bryer se “ qendron mbi meritën siç rrinë hijet mbi figurën e një tabloje, këto hije i japin forcë dhe pamje”. Kështu në këtë thjeshtësi sugjestive rrëfimore, shkrimtari Nimon Muçaj ka ndërtuar një tekst kompleks, kjo thjeshtësi sugjestive rrëfimore është një prej segmenteve më të dukshëm dhe autoritarë të romanit.(Tiranë 1997)
Petrit Palushi te libri me kritika “Misteret e rrëfimit” Tiranë 1998. Në lokalet e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës me 7 prill 1997, në aktin promovues të filmit “Kosovë kurrë s’tu nda gazepi” folën Xhemail Mustafa, Demë Fetaj, Haqif Mulliqi, Ali Alaj, Gani Nitaj ndërsa njëri nga regjisorët e këtij filmi Nimon Muçaj me këtëp rast tha shkurt. “Ne u përpoqëm të bëjmë diçka brenda mundësive tona dhe kaq ishte