2019-12-01

Avni Mula


Avni Mula

Avni Mula lindi më 4 janar të vitit 1928 në Gjakovë, Kosovë.

Studimet e larta muzikore i kreu në Konservatorin “Çajkovski” të Moskës (1952-1957), ku u diplomua si këngëtar lirik. 

Karrierën artistike e nisi menjëherë mbas kthimit nga Moska si solist në Teatrin e Operës dhe Baletit, duke realizuar role kryesore të repertorit operistik të kohës, përmes së cilave u dallua për nivelin e lartë të zgjidhjeve muzikore-skenike.

 Veçohen realizimet e figurës së Figaros te “Berberi i Seviljes” të Rosinit, Onjeginit tek “Eugjen Onjegin” të Çajkovskit dhe Gjetës tek “Mrika” e Prenk Jakovës.

 Zhvilloi një aktivitet të pasur koncertal brenda dhe jashtë vendit. Veprimtarinë krijuese e nisi në gjysmën e dytë të viteve ’60, fillimisht në fushën e këngës e të romancës dhe më pas si autor i veprave të mëdha vokale-koncertale, kantata, poema vokale dhe skenike, ku veçohen opereta “Karnavalet e Korçës” dhe opera “Borana”. Firmën e tij mbajnë edhe shumë këngë të muzikës së lehtë, mes të cilave “Valsi i lumturisë”.

Në Dhjetor 1962, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 1-ë në RTSH me këngën "Kendoj".

Në Dhjetor 1962, Ibrahim Tukiçi & Avni Mula marrin pjesë në Festivali në RTSH me këngën "Jeta e re ne na pret".

Në Dhjetor 1962, Gjoni Athanas & Avni Mula marrin pjesë në Festivali   në RTSH  me këngën "Shprese".

Në Dhjetor 1962, Avni Mula merr pjesë në Festivali në  RTSH me këngën "Ne stadium".

Në Dhjetor 1963, Avni Mula merr pjesë në Festivali  Në RTSH me këngën "Degjo o Hane".

Në Dhjetor 1965, Avni Mula merr pjesë në Festivali  në RTSH me këngën "Valsi i lumturise".

Në Dhjetor 1974, Avni Mula merr pjesë në Festivali  në RTSH me këngën "Kënga zjarr".

Në Dhjetor 1976, Avni Mula merr pjesë në Festivali  në RTSH me këngën "Nene moj do pres gërshetin".

Në Dhjetor 1977, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 16-të në RTSH me këngën "Kasollja e Galigatit".

Në Dhjetor 1978, Avni Mula merr pjesë në Festivali  në RTSH me këngën "Shqipëri o vendi im".

Në Dhjetor 1980, Avni Mula merr pjesë në Festivali  në RTSH me këngën "Për Ty çelin mijëra mëngjese".

Në Dhjetor 1981, Avni Mula merr pjesë në Festivali  në RTSH me këngën "Me kujton ti ato vite".

Më datë 9 Shtator 2008, Liliana Kondakçi & Avni Mula publikojnë videoklipin "Udhetim ne pranvere".

Më datë 2 Shkurt 2009, Avni Mula publikon videoklipin "Vajza me kaçurrela"...



Është i vlerësuar për atë krijimtari që ai i ka sjellë para popullit. Ato pjesë dhe vepra që ai i ka kënduar, i ka kënduar me shumë kënaqësi dhe është duartrokitur shumë. Ka kënduar muzikën shqiptare dhe të huaj, e cila i ka falur shumë në jetën e tij dhe nuk ka pengje, pasi jeta artistike ka qenë me plot vepra.


Avni Mula ,thotë : "Vepra, kënga jeton në rast se e shkruan bukur. Kënga kërkon muzikën, fjalët, interpretimin. Shumë kompozitorë janë mbështetur në tabanin kombëtar. Sa më shumë të shkruajnë dhe të mbështeten tek tabani kombëtar aq më të dashur do të jenë për publikun".

Flori Bruqi




Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...