2019-12-01

Skënder Buçpapaj (1953-)


Rezultati i imazhit për skender bucpapaj"

Skënder Buçpapaj është lindur më 25 maj 1953 në fshatin Tplâ të Tropojës. 

Arsimin tetëvjeçar e ka kryer në fshatin e lindjes, arsimin e mesëm në qytetin Bajram Curri, ndërsa studimet e larta për gjuhë e letërsi në Universitetin e Tiranës. 

Ka kryer studimet mastër po në Universitetin e Tiranës në fushën e kritikës letrare. 

Krijimtarinë e ka filluar që në shkollën tetëvjeçare, kur ka botuar edhe krjimet e para në shtypin për fëmijë. 

Nga viti 1970 në pothuajse të gjitha të përditshmet dhe periodikët shqiptarë ka botuar poezi, përkthime nga poezia botërore prej italishtes, anglishtes dhe gjermanishtes, shënime për librat, kritika, studime monografike etj. 

Nga viti 1976 është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Nga viti 1986 deri në vitin 1991 ka qenë redaktor në gazetën e Lidhjes së Shkrimtarëve të Artistëve të Shqipërisë, ku ka mbuluar kryesisht sektorin e kritikës. 

Në fillim të vitit 1991 ka qenë inciator dhe bashkëthemelues i Lidhjes së Pavarur të Gazetarëve të Shqipërisë, më vonë Lidhja e Gazetarëve, i zgjedhur dy herë në kryesinë e kësaj organizate. 

Në vitin 1991, për pak kohë, ka qenë kryeredaktor i gazetës "Kosova". Po në vitin 1991, në dhjetor, është emëruar zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Radiotelevizionit Shqiptar; ndërsa më 1992 është drejtor i përgjithshëm i RTSH, detyrë që e kreu deri në gusht të vitit 1995.

 Prej atëherë ka kaluar në diplomaci, në Ministrinë e Jashtme e pastaj në ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Bernë, Zvicër, ku ka mbuluar sektorë të ndryshëm dhe ka qenë edhe i ngarkuar me punë (chargé d'affaires) pranë kësaj ambasade. 

Nga viti 1998 filloi në gazetën e përditshme "Bota sot", kryeredaktor i së cilës ishte për dhjetë vjet rresht. Në atë kohë, kjo gazetë, me redaksinë qëndrore në Zyrih të Zvicrës dhe me redaksi të tjera në Prishtinë, Tiranë, Shkup, Frankfurt e Nju Jork arriti në 200 mijë kopje, tirazh i paparë ndonjëherë në gazetarinë shqiptare. Nga viti 1991 është anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve me qendër në Bruksel, Belgjikë. 

Është po ashtu anëtar i Shoqatës së Gazetarëve APES, me qendër në Gjenevë, i Sindikatës së Gazetarisë Krijuese, me qendër në Zyrih. 

Është anëtar i kryesisë së Shoqatës së Krijuesve Shqiptarë të Zvicrës. Ka lëvruar pothuaj të gjitha zhanret e shkrimeve publicistike dhe letrare, që nga informacioni, kronika, repotazhi, përshkrimi, udhëpërshkrimit, analiza, komenti, fejtoni, replika, vëzhgimi, polemika, biseda, intervista etj, si dhe ka realizuar shumë dokumentarë televizivë. 

Ka fituar çmime të ndryshme kombëtare në poezi, kritikë, publicistikë, studime dhe skenarë dokumentarësh. 

Është përfshirë në antologji të ndryshme të poezisë shqipe. 

Ka tërhequr vëmendjen e kritikës dhe historiografisë letare në Shqipëri dhe jashtë vendit që me ciklin e parë poetik të botuar në revistën "Nëntori" në janar të vitit 1973.

Skënder Buçpapaj është autor i librave me poezi, studime, eseistikë, tekste shkollore kryesisht të botuara nga shtëpitë botuese dhe mediat në Shqipëri, Kosovë e tjerë:

Vëllime poetike:

1."Zogu i bjeshkës" (1973)
2. "Epikë" (bashkautor, 1979)
3. "Poezi" (1986)
4. "Frika nga Atdheu" (2009)
Studime:
1. "Përmbajtja filozofike dhe morale e poezisë së Fatos Arapit" (1979)
2. "Poetika e simbolikës" (poezia shqipe e Kosovës) (1986)
3. "Zana e Fishtës dhe trillet e saj" (1991)
Eseistikë
1. "Në vetë të parë Hasan Prishtina, një patraes patriae" (1995)
2. "Këndo, hyjneshë, mëninë e Faik Konicës" (2001)
Tekste shkollore (bashkautor)

1. "Historia e letërsisë shqipe", tekst për shkollat e mesme të Republikës së Shqipërisë (1993)
2. "Antologjia e letërsisë shqipe", tekst për shkollat e mesme të Republikës së Shqipërisë (1993)

Etj.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...