2019-12-02

Abdullah Konushevci(1958-2013)

Rezultati i imazhit për abdullah konushevci"


Abdullah Konushevci lindi më 1 maj 1958 në Prishtinë, është shkrimtar i shquar shqiptar. Në Prishtinë mbaroi shkollimin fillor, të mesëm dhe të lartë. Studio letërsinë krahasimtare në "Universitetin e Zagrebit" .

Punoi në gazetën e studentëve “Bota e re” dhe në gazetën “Rilindja”. 

Pas mbylljes së “Rilindjes”(1990), kishte mbetur pa punë.

 Ka botuar me qindra artikuj dhe recensione për letërsinë e shkruar dhe gojore, për çështje të gjuhësisë dhe onomastikës, si dhe ka përgatitur për shtyp një numër të madh veprash e revistash letrare.

 Shumë poezi të tij janë përkthyer anglisht, spanjisht, gjermanisht, rumanisht, sllovenisht, kroatisht, sllovakisht dhe turqisht. 

Ishte laureat i shumë çmimeve kombëtare për letërsinë, si dhe autor i disa teksteve shkollore për letërsinë.

 Ka përkthyer nga gjuha angleze, disa prej autorëve të letërsisë botërore, si: Hemingway, Tagore, Ludo Hupperts etj.


 Për veprat e Abdullah Konushevcit kanë shkruar: Sylejman Syla, Xhemail Mustafa, Ibrahim Rugova, Kujtim Rrahmani, Vehap Shita, Hysni Hoxha, Ali Aliu, Abdyl Kadolli,Flori Bruqi, Merxhan Avdyli, Sabri Hamiti, Ramadan Musliu, Rushit Ramabaja, Milazim Krasniqi,  Ismail Belaj, Ismail Syla, Salih Bytyçi, Emin Azemi, Nazif Zejnullahu, Medi Memishi, Rrustem Geci etj.

 Vdiç në Prishtinë  me 30 nentor 2013 .

Abdullah Konushevci,  ishte dhe do të mbetet ndër profilet më të kultivuara intelektuale albanologjike, një nga penat më të mprehta, i cili me erudicion dhe saktësi ka lënë gjurmë të përjetshme në letërsinë shqipe. 

Vdekja e hershme e Abdullahut, është humbje e madhe e familjes dhe miqve të tij, është humbje e një talenti, intelektuali dhe dijetari të përmasave kombëtare.


Vëllime me poezi

1.Pasqyrë dhe diell (poezi, "Rilindja", Prishtinë, 1979},

2.Rënia e mollës (poezi, "Rilindja", Prishtinë,1981),

3.Pad jabuke (serbisht, "Jedinstvo", Prishtinë 1982),

4.Qerrja e diellit (poezi, "Rilindja", Prishtinë,1983),

5.Loja e strucit (poezi, "Rilindja", Prishtinë,1987),

6.Të qenët të mosqenë (poezi, "Rilindja", Prishtinë, 1990),

7.Pikat AD (poezi, "Papyrus", Prishtinë,2002),

8.Dashni dhe vdekje (poezi. "Nositi", Prishtinë, 2011),

9.Lutje dashurie (poezi, "Nositi", Prishtinë, 2012}.

Tekste shkollore dhe kritikë letrare

10.Gjuha shqipe XI (libër shkollor, "Dukagjini", 2004, 2009)

11.Demaçi, vepra letrare (monografi, "Nositi", Prishtinë, 2008)

12.Për poezinë (kritikë letrare, "Nositi", Prishtinë, 2008)

13.At Gjergj Fishta 1871-1940 (monografi, përgatiti për shtyp Abdullah Konushevci), NOSITI, Prishtinë, 2011)

14.Romani 'Gjarpinjtë e gjakut' i Adem Demaçit (artikuj të zgjedhur letrarë nga Abdullah Konushevci, kritikë letrare), NOSITI, Prishtinë 2011)

Përkthime nga anglishtja

15.Rabindranath Tagore: Gitangjali dhe Mbledhja e frutave (“Rilindja”, 1988);

16.Ernest Hemingway: Dielli lind përsëri (botoi “Rilindja” në vazhdime, 1989);

17.Ikona e lotëve (film dokumentar” (2006), përkthyer nga shqipja në anglisht

18.Ludo Hupperts: Koncerti dhe tregime të tjera, SHB "Nositi", Prishtinë, 2008.

Përkthime nga kroatishtja

19.Teofrasti: Karakteret (“Rilindja”, 1983),

20.M. Slaviçek: Pse të mos jemi derisa jemi (“Rilindja”, 1990),

21.Grup autorësh: Historia e letërsisë botërore, V (“Rilindja”, 1989) dhe

22.Milan Shufflay: Histori e shqiptarëve të Veriut ("Nositi", 2009)


Burimi: 

http://floripress.blogspot.com/2013/05/ne-mbeshtetje-te-poetit-abdullah.html

http://floripress.blogspot.com/2013/03/cikel-me-poezi-nga-abdullah-konushevci.html

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...