Ylljet Aliçka ka lindur në Tiranë, më 23 qershor 1951. Ka marrë gradën shkencore "Doktor i Shkencave Didaktike", më 1989, dhe titullin "Profesor Doktor", më 1993. Ka kryer detyra profesionale : mësues në fshatrat e rrethit të Matit, 1973 - 1983 ; redaktor dhe drejtor pranë Shtëpisë Botuese të Librit Shkollor, 1983 - 1992 ; drejtor i Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sporteve, 1992 - 1997 ; përgjegjës për informacionin dhe komunikimin pranë Delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, 1997 - 2007 ; ambasador i Shqipërisë në Francë, Portugali, Monako dhe UNESCO, përfaqsues personal i Presidentit të Repubikës pranë Orgnizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë 2007 - 2013 ; Profesor pranë Unitersitetit Europian të Tiranës (UET) dhe Universitetit të Arteve, Tiranë, që prej 2013.
Është angazhuar në veprimtari shoqërore si:
Anëtar themeltar i shoqates kulturore « Fabrizio De Andre » Milano, Itali
Qytetar nderi « Republika e artistëve të Montmartrit », Paris, 2011
Anëtar i Akademisë franceze «Zhorzh Sand», Paris 2010
Anëtar i shoqatës së shkrimtarëve frankofonë, Paris, 2012
Anëtar I shoqatës së autorëve dramatikë dhe audiovisualë, SACD, Paris, 2006
Letërsi artistike në prozë:
Tregime, Onufri, 1998
Kompromisi, Onufri, 2001
Parullat me gurë, Albimazh, 2003
Një rrëfenjë me ndërkombëtarë, OMSCA, 2006
Koha e puthjeve, Toena, 2009
Valsi i lumturisë, Toena, 2012
Në gjuhë të huaj:
Les slogans de pierre, Edition Climats, Francë, 1999
Kompromisi, Pogranicze, Poloni, 2002
I slogani di pietra, Guaraldi, Itali, 2006
Balkan blood, Balkan beauty, North-West University, ShBA, 2006
Les étrangères, Edition Pyramidion, Francë, 2010
La sloganoj el stonoj , Esperanto, Swidnik, Poloni, 2013
Histoire albanaises , Edition Picollec, Francë, 2013
Když projížděl Chruščov naší vesnicí, Petr Štengl Edition, Republika Çeke, 2015
Un sogno Italiano, Rubbettino editore, Itali, 2016
Mappe 12 fra Tirana, Bokvennen Vorlag, Norvegji, 2016
Tregime të botuara në revista polake, ceke, franceze, italiane, sllovake, bullgare dhe rumune.
Autor skenaresh kinematografik:
Slogans (Parrullat) , bashkëprodhim franko-shqiptar, 2001
Kronikë provinciale, bashkëprodhim franko-italo-shqiptar, 2008
Lulet Plastike, prodhim shqiptar, 2016
Ndërkombëtarët, bashkëprodhim franko-shqiptaro-maqedonas, 2018
Poeti, prodhim shqiptar, 2018