Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/12/01

Demir Reshiti(1963-)


Demir Reshiti, lindi më 24 qershor 1963 në fshatin Bresanë të komunës së Sharrit (Dragash, Kosovë). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Sharr dhe Skenderaj, ndërsa Fakultetin Ekonomik, Fakultetin e Gazetarisë dhe studimet postdiplomike për gazetari në Universitetin e Prishtinës.

Shkruan kryesisht poezi, prozë dhe publicistikë.

Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.

Laureat i çmimeve të para për poezi për fëmijë në “Takimet e Gjeçovit” dhe në manifestimin tradicional “Ora e Tahir Deskut”.
Libri i tij “Abetaka” është ribotuar nëntë herë.
Aktualisht, punon në Radio Kosova.

Veprat:

Trung i ndarë, 1992
Ofshamë,1995
Abetaka, 1995
Reshje nën Pikëllimë, koautor, 1996
Ngutëm ta kapërcej kohën, 2000
Libri i Mrekullive, 2001
Libri i Gjeneratës, monografi, 2009
Mik me Diellin, 2012
Luleborë Sharri, monografi - koautor, 2016
Libri i Mrekullive, vjershave të zgjedhura për fëmijë, 2017
Endje, kritikë letrare, 2019

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...