Akademik Prof.Mehmet Kraja, kryetar i AShAK-ut
Organizuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka nisur dje në Prishtinës, konferenca dy ditore Ndërkombëtare “Studimet albanistike në Itali”.Konferenca që u mbajt dje dhe sot ( 22 dhe 23 tetor 2019), në AShAK, solli studiues të huaj dhe shqiptarë të cilët prezantuanë studimet e tyre për shkencat albanologjike në Itali.
Akademik Prof.Mehmet Kraja, kryetar i AShAK-ut, ka thënë me rastin e hapjes së konferencës se studimet albanologjike, pavarësisht rrethanave kanë qenë shtyllë e punës shkencore.
“Pavarësisht rrethanave shtrënguese Albanologjia ia doli të mbajë rreth vetës studiues të pandikuar të cilët i bën ballë qoftë reproduksionit, qoftë përfshirjes ideologjike dhe politike”, ka thënë Kraja.
Mehmet Kraja ka thënë se albanologët e rinj të Prishtinës përballen me mosnjohje të pashembullt të punës së tyre, të cilët detyrohen që referencat shkencore bibliografike për ngritje në titujt universitar t`i sigurojnë në botime shkencore jashtë Kosovës.
Akademik Prof.dr. Rexhep Ismajli
Ndërsa akademik Prof.dr. Rexhep Ismajli ka potencuar se raportet e shqipes me latinishten, italishten e gjuhët tjera romane kanë qenë vazhdimin në traditën e studiuesve italian.“Studimet e shqipes në Itali kanë qenë të ndërlidhura pej kohësh me botën arbëreshe dhe intersimet e saja për ta ruajtur gjuhën, por ato janë zhvilluar me një intensitet të shtuar dhe në qendrat studimore italiane”, ka thënë ndër të tjerash akademik Prof.dr.Rexhep Ismajli.
Sipas programit të kësaj konference, studiues shqiptarë, italianë dhe të tjerë do të prezantohen me kumtesa rreth studimeve të tyre sa i përket fokusit dhe interesimeve studimore për shqipen të kryera në shtetin Italian.
Albanologu gjerman Akademik Prof.Wilfried Fiedler.
Në fillim pjesëmarrësit në ceremoninë e hapjes së kësaj konference nderuan me një minutë heshtje albanologun gjerman Wilfried Fiedler.
Prof. Dr. Wilfried Fiedler është albanologu më i rëndësishëm në hapësirën gjuhësore gjermane të këtij gjysmëshekulli i cili u morr intensivisht me studimet e gjuhës shqipe.
Në vitin 1959 Fiedler u bë docent për gjuhën shqipe në Universitetin Humbold të Berlinit dhe nga viti 1968 bashkëpunëtor shkencor i Institutit të Gjuhësisë së Akademisë së Shkencave të RDGJ-së. Ai aty drejtoi deri në vitin 1989 bashkë me dr. Oda Buchholz Sektorin e Balkanologjisë.
Në vitin 1989 ai pasoi si profesor i Albanologjisë në Universitetin e Mynihut, prof. Martin Camaj. Pas daljes në pension në vitin 1998 prof. Fiedler vazhdon të punojë si profesor i jashtëm për gjuhën shqipe pranë Universitetit të Jenës në Institutin për Studimet për Evropën Juglindore.
Prof. Fielder është anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
Lista e tij e botimeve përmban veç monografive monumentale për Shumësin në Gjuhën Shqipe dhe Sistemin Foljor të Buzukut edhe mbi 150 artikuj shkencorë nga fusha e shqipes dhe e gjuhësisë ballkanike.
Në fokus të vëmendjes së tij nuk ishte vetëm shqipja e sotme për të cilën ai ka shkruar së bashku me Oda Buchholz edhe një gramatikë deskriptive, por edhe fazat e ndryshme të zhvillimit të gjuhës shqipe nga lashtësia dhe të marrëdhënieve të saj me gjuhët ballkanike. Një vend qendror në studimet e tij zë edhe gegërishtja e autorëve të vjetër shqiptarë.
Puna që e bëri më të njohur studiuesin Fiedler është vepra e përbashkët me Oda Buchholz Albanische Grammatik, Berlin, 1987, në të cilën sistemi gramatikor i shqipes së sotme vështrohet në tërë gjerësinë e tij: në fonologji, në strukturën morfologjike dhe në fushën sintaksore.
Libri i W. Fiedler-it 'Sistemi foljor i gjuhës shqipe të Gjon Buzukut' është monografi e gjerë dhe gjithëpërfshirëse dhe na çon kështu në fazat më të hershme të shqipes së shkruar. Në të janë shqyrtuar në mënyrë të detajuar të gjitha aspektet e sistemit foljor të gjuhës shqipe te libri i parë i botuar “Meshari”. Ky në fakt është hulumtimi i parë sistematik i këtij lloji i një segmenti të strukturës gjuhësore të Buzukut.
bashkë me Oda Buchholz dhe G. Uhlisch, ai bëri Fjalorin shqip-gjermanisht, i cili, me 30.000 fjalët dhe me pasqyrimin kryesisht të shqipes pas normimit të vitit 1972, me shumë shprehje idiomatike e begatime të natyrës stilistike, të shoqëruar me një gramatikë relativisht të plotë, që pati katër botime në ish-Republikën Demokratike Gjermane. Pas bashkimit gjerman ai u botua në serinë e Langenscheidt. Prof. Fiedler ka hartuar në bashkëpunim me Adrian Klosin edhe një fjalori gjermanisht-shqip me 45.000 fjalë dhe me rreth 20.000 frazeologji botuar në vitin 1997.
No comments:
Post a Comment