Padi për shpifje:
Ramush Haradinaj i përgjigjet Edi Ramës: S’tërhiqem nga qendrimet e mia, duan ta ndajnë Kosovën për të marrë mineraret
Kryeministri në ikje i Kosovës, Ramush Haradinaj i përgjigjet kryeministrit Edi Rama, pas deklaratës së tij dje në “Opionion”, ku tha se do e paditë për shpifje. Haradinaj tha se nuk lëviz nga qendrimet e tij, të bëra publike më herët, si edhe shtoi se e gjitha është bërë për të ndarë Kosovën. Akuza e Ramush Haradinajt për Edi Ramën është se kryeministri është bërë palë me Thaçin dhe Vuçiç për të ndarë Kosovën e për të marrë 10 miliardë euro.Edi Rama tha dje se Ramush Haradinaj duhet të provojë këtë akuzë në gjykatat e Kosovës.
Featured image of article: Padi për shpifje, Haradinaj i përgjigjet Ramës: S’tërhiqem nga qendrimet e mia, duan ta ndajnë Kosovën për të marrë mineraretRamush Haradinaj dhe Edi Rama.
Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili tha mbrëmjen e djeshme se ka përgatitur një padi për shpifje për kryeministrin në ikje të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ardhur një reagim edhe nga ky i fundit. Në një komunikim me News 24, Haradinaj nuk u tërhoq nga akuza e tij për Ramën, Hashim Thaçin dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç lidhur me bashkëpunimin e tyre për ndarjen e kufijve të Kosovës. Haradinaj thotë se nuk dëshiron që të komentojë Ramën, por nga ana tjetër shton se “Qendrimi im kundër ndarjes është legjitim, e kam edhe unë këtë të drejtë, duke ekspozuar çdo njeri që e ka këtë synim.”Më tej, Haradinaj tha se e gjitha ka qenë një maskim pasi është kërkuar ndarja me çdo kusht e Kosovës për të marrë zonën minerare më të madhe në Evropë, që gjendet në veri të Kosovës, Trepça.
“Tani unë e kam shprehur qëndrimin tim lidhur me refuzimin për projektin për shkëmbim terroritersh që ka qenë maskim për ndarjen e Kosovës. Do ishte humbje e madhe për Kosovën, sepse rezervat më të mëdha janë në veriun e Kosovës. Këto janë të gjitha shqetësimet e mia. Nuk dua të komentoj. Ai ka të drejtat e veta, ia respektoj të gjitha të drejtat e veta. I ndodhur në presion rajonal dhe ndërkombëtar kam mbajtur ato qëndrime legjitime, duke respektuar secilin, por atdheu është i pari. Nuk dua të kaloj në ngutje. Shqiptarët janë vëllezër, të majtë e të djathë. Unë kryej detyrën time në mbrojtje të Kosovës, kjo është tokë e shqiptarëve, e të gjithë neve. Kuptimi im kundër ndarjes është legjitim, dhe mbetet i tillë. Respektoj të gjitha të drejtat, jo vetëm të Kryeministrit, por të çdo qytetari shqiptar. Qendrimi im kundër ndarjes është legjitim, e kam edhe unë këtë të drejtë, duke ekspozuar çdo njeri që e ka këtë synim. Ambiciet për ndarjen e Kosovës nuk ndalen, por përpjekjet kanë dështuar. Lakmia për të marrë zonën minerare më të madhe në Evropë, nuk do të ndalen. Por ato janë në Kosovë dhe janë të gatshme për investitorë potencialë. Kësaj duhet ti gëzohen të gjithë shqiptarët kudo ku janë.”
Reagimi i Heroit Ramush Haradinajt, vjen pas deklaratës së kryeministrit shqiptar Edi Ramës, i cili mohoi që të kishte ndërhyrë në çështjen e Kosovës në Bruksel. Disa javë më parë, Ramush Haradinaj e akuzoi publikisht Ramën se kishte dijeni se Thaçi, Rama e Vuçiç do të ndanin 10 miliardë euro me njëri-tjetrin për copëtimin e Kosovës. Haradinaj akuzoi më tej Ramën, kur tha se i ka bërë presion në prani të Merkel e Macron për të hequr taksën vendosur ndaj mallrave serbe.
Por ja si iu përgjigj Edi Rama dje:
Në gjykatat e Kosovës, zotëria duhet të provojë akuzën për 10 miliardë që do të ndanim unë, Hashim Thaçi dhe Vuçiçi. Që t’i thuash një populli se ishin 10 miliardë në tavolinë atyre bravo ju qoftë që marrin akoma vota.
Ky dha dorëheqjen me demek dhe është akoma kryeministër i Kosovës, një person që më detyroi të dal publikisht që gënjeu publikisht pas samitit të Brrlinit. Në asnjë sekondë nuk i kam bërë presion që të heqë taksën.
I kam thënë vetëm që “kjo që të propozon Makron të vjen vetëm një herë”. Makron në sy tim, kancelares dhe dhe presidentit të Serbisë i tha: “Më jep 4 muaj Ramush dhe do futem unë në procesin e dialogut. Ti pezulloje taksën. Nuk i tha njeri hiqe. Serbia të pezullojë fushatën idiotekse kundër njohjeve dhe unë do të heq veton për vizat”. Në vend që të bënte një lëvizje taktike për të marrë diçka bëri një kokëfortësi dhe sot Kosova nuk ka akoma vizat. Dhe pastaj gënjeu dhe tha që po më bëjnë presion. Këtë kryeministrin në ikje do ta çoj në gjyq.
No comments:
Post a Comment