Kërcënimet me vdekje ndja Agron Tufës, PD: Autorët të vihen para përgjegjësisë, prokuroria indiferente




Featured image of article: “Duheni zhdukur me soj e sorollop,koha për nën-dhe”/ Kërcënohet me jetë Agron Tufa dhe familja e tij (MESAZHI)
PD thekson se z.Tufa po kërcënohet deri me vdekje, për shkak të punës së tij në drejtim të zbardhjes të të gjitha krimeve të kryera në kohën e komunizmit në vendin tonë.
Featured image of article: Kërcënimet me vdekje ndja Agron Tufës, PD: Autorët të vihen para përgjegjësisë, prokuroria indiferente

 Partia Demokratike ka reaguar ndaj kërcënimit të Agron Tufës.

Me anë të një deklarate për mediet PD shprehet se dënon me ashpërsi sulmet e fundit ndaj drejtorit Ekzekutiv të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, z. Agron Tufa, avokatit të tij dhe kolegëve të tij që punojnë për zbardhjen e krimeve të komunizmit.

PD thekson se z.Tufa po kërcënohet deri me vdekje, për shkak të punës së tij në drejtim të zbardhjes të të gjitha krimeve të kryera në kohën e komunizmit në vendin tonë.

Reagimi i PD-së:

Partia Demokratike e Shqipërisë po ndjek me shqetësim të madh prej gjashtë muajsh sulmet e vazhdueshme, shpifjet, linçimin publik dhe kërcënimet e përsëritura me vdekje, që i bëhen Drejtorit Ekzekutiv të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, z. Agron Tufa, avokatit të tij dhe kolegëve të tij që punojnë për zbardhjen e krimeve të komunizmit.

Kjo atmosferë shantazhi dhe frikësimi publik bëhet për shkak të detyrës, që ky institucion i pavarur ushtron ndaj trashëgimtarëve të diktaturës përmes zbardhjes dhe informimit të publikut me të vërtetat e panjohura të gjenocidit 45 vjeçar ndaj qytetarëve shqiptarë. Krijon shqetësim, sepse personazhet e errët të këtyre krimeve gëzojnë sot poste të larta drejtuese në krye të shtetit dhe institucioneve të larta të tij.



Kjo atmosferë shantazhi dhe frikësimi, këto kërcënime të përsëritura me vdekje në adresë të z. Tufa dhe kolegëve të tij, janë një nga format e vjetra të presionit për t’i detyruar ata të heqin dorë dhe të mbyllin gojën përpara të vërtetës.

Fushata e sulmeve ndaj Tufës dhe kolegëve të Institutit, megjithëse të paralajmëruara, që po bëhen çdo ditë publike, nuk kanë vënë në lëvizje asnjë prej institucioneve ligjzbatuese, përfshi policinë e shtetit dhe Prokurorinë. Këto mosveprime, kjo indiferencë e organeve ligjzbatuese dhe e të gjitha hallkave të shtetit shqiptar, është shenjë e qartë e inkurajimit që kryeministri Rama bashkë me ish-këshilltarin e tij për sigurinë kombetare, deputetin Spartak Braho, u japin kriminelëve të djeshëm në bashkëpunim me strukturat e sotme kriminale, të instaluara në krye të shtetit.

Partia Demokratike u bën apel organeve të ligjit, që nuk janë pjesë e inkriminuar, të fillojnë sa më shpejt hetimet dhe të punojnë për zbardhjen e këtyre akteve mesjetare të kërcënimeve publike me vdekje, me qëllim që autorët e tyre të vihen para drejtësisë.

Agron Tufa mori mesazhe kërcënuese para disa ditëve, të cilat i bëri publike duke i postuar në Facebook. Kërcënimi i është bërë në Facebook në të cilin shkruhet se ai duhet zhdukur dhe duhet çuar njëherë e mirë nën dhe.


***




“Duheni zhdukur me soj e sorollop,koha për nën-dhe”/ Kërcënohet me jetë Agron Tufa dhe familja e tij

“Duheni zhdukur me soj e sorollop,koha për nën-dhe”/ Kërcënohet me jetë Agron Tufa dhe familja e tij (MESAZHI)


Tiranë- Me jetë është kërcënuar Agron Tufa, së bashku me familjarët e tij dhe avokatin. Kërcënimi i është bërë në Facebook në të cilin shkruhet se ai duhet zhdukur dhe duhet çuar njëherë e mirë nën dhe.

“KËRCËNIM I PERSONALIZUAR ME VDEKJE.


 E hapa mesazhin dhe u ndesha me po atë gjuhë urrejtjeje, si në mesazhin e parë, derguar avokatit tim z. Kujtim Cakrani 20 dite me pare, por tashmë me një tekst të ndryshëm, të ri, të personalizuar, ku përveç meje e familjes, kërcënimi përfshin edhe kolegë studiues me të cilët punoj në institut e jashtë tij. Është gjuha e ashpër, e dhunshme e atyre “morrave të kuq” që zbritën nga mali; e atyre analfabetëve organikë që pushtuan qytetet, konfiskuan mallin, pasurinë, vilat, tokat, jetët, fatet e gjithçka mund të rripej nga lëkura e atdheut tonë lakuriq. Gjuha tipike e atyre që, pasi pushtuan, grabitën, zhvatën, masakruan, prenë e varën, dhunuan e përdhunuan, skllavëruan dhe zombifikuan një popull të tërë me dogmën më të shëmtuar të universit, thanë e mburrën edhe sot, se “sollën qytetërim”, “zhvillim”, “emancipim”; që mburren se janë “qytetarë”, pikërisht këta lythë sekrecionesh të neveritshëm socio-historikë!”, shkruan Tufa teksa publikon edhe mesazhin kërcënues.
Kërcënimi:





Agron Tufa u kërcënuar edhe një muaj më parë. Shkrimtari, njëkohësisht dhe drejtori i Institutit për Krimet e Komunizmit, Agron Tufa u kërcënua me vdekje sërish nga një mesazh në Facebook. Agron Tufa pak kohë më parë ka qenë në qendër të sulmeve nga maxhoranca, të cilët e akuzonin se po shtrembëronte historinë dhe e kërcënuan me shkarkim nga pozicioni që mban. Debatin më të ashpër publik Tufa e ka pasur me deputetin e PS, Spartak Braho.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)