2019-10-30

Akademik Prof. Migena Arllati 1974-)






Image preview

Akademik Prof. MIGENA ARLLATI, Mr. Sc e Gjuhësisë

Është e lindur në Elbasan / Shqipëri më 06.09.1974, në një familje me tradita qytetare dhe arsimdashëse. Familjet e të dy prindërve të saj nga Elbasani (Bishqemi, Shabani), për shkak të titujve të fisnikërisë si pronarë tokash dhe intelektualë të arsimuar, nuk u panë aspak me sy të mirë nga regjimi 50 - vjeҫar monist, duke përjetuar raste burgosjesh politike, përjashtimesh nga puna për shkak të biografisë së “dyshimtë”, konfiskime pronash, ndalime të së drejtës për studime etj.

Migena Arllati jeton në qytetin e Gjakovës në Kosovë prej 24 vjetësh me bashkëshortin Behar dhe katër fëmijët (Bora, Rina, Triumf, Argen).

Studimet e larta i ndoqi në Fakultetin Filologjik, dega gjuhë - letërsi në Universitetin publik “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Diplomoi për diplomaci në Akademinë Diplomatike Shqiptare në Tiranë.

Ka përfunduar studimet pasuniversitare Master për Gjuhësi në Qendrën Shtetërore të Studimeve Albanologjike në Tiranë.

Ёshtë Phd cand. - doktorrante e shkencës së gjuhësisë, specialiteti leksikologji, në Universitetin e Evropës Juglindore.

Karriera në gazetari:

Karriera e saj paraprihet nga dhjetë vjet angazhimi në gazetarinë radiofonike (radio Amadeus), të printuar (gazeta Lajm Exclusive), televizive (Tv Syri Vision) si dhe në Agjencinë e lajmeve KosovaLive.

Prej pasluftës së Kosovës, derisa punoi në media si gazetare e korrespondente, disa herë u shpërblye me çmime për punën e saj hulumtuese.

Në vitin 2002, organizata amerikane IREX e nderoi me Ҫmimin e dytë për projektin e saj radiofonik kushtuar sfidave të gruas së pasluftës në Kosovë;

Në vitin 2006, Qendra mediale “Dukagjini” i ndau Ҫmimin e parë për shkrimet lidhur me promovimin e punës dhe sfidat e femrës shqiptare.

Aktualisht është profesoreshë e gjuhës shqipe dhe letërsisë. Ka punuar për katër vjet si Ligjëruese e jashtme në Universitetin Publik “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Prej kohësh ka konfirmuar vullnetin ndaj hulumtimeve shkencore në gjuhësi dhe punën në publicistikë e kritikë letrare, duke marrë pjesë me punime autoriale në dhjetëra Konferenca të ndryshme shkencore të organizuara nga Universiteti i Tiranës, Prishtinës, Shkupit, Tetovës, Shkodrës, Elbasanit, Durrësit, Vlorës, si dhe me prezantime të nivelit ndërkombëtar në Slloveni, Itali, Zvicër, Gjermani e Angli.

Deri tani, është redaktore dhe recensente e rreth 70 vëllimeve me poezi e prozë të autorëve shqiptarë e tre të huaj.

Ka botuar shkrime nga fusha e kritikës letrare dhe publicistikës pothuajse në të gjitha gazetat dhe revistat që botohen në Kosovë, Shqipëri e rajon.

Znj. Arllati zhvillon një aktivitet të bujshëm edhe në kuadër të shoqërisë civile dhe organizatave humanitare, të cilat në vite e kanë nderuar me tituj të lartë.

Ajo mishëron përvojën e një intelektualeje të përhershme, guximin e një aktivisteje të palodhur dhe veprimtarinë e një humanisteje të papërtuar.

Prej kohësh përballet me ofertat për të hyrë në politikë, por ka vendosur të mbetet apolitike, duke i shërbyer shoqërisë si një intelektuale e pavarur.

Botimet:

Autorja deri tani ka botuar tetë libra:

1. Vëllimi me poezi: “Mendime në kornizë” (Shtëpia botuese “Ura”, Prishtinë 2012)

2. Monografia: “Lindur për t’u bërë mjek” (“Gjon N. Kazazi”, Gjakovë 2013)

3. Studimi gjuhësor: “Vështrim rreth shprehjeve frazeologjike në të folmen e Gjakovës” (Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, Gjakovë 2014)

4. Botimi studimor: “Patronimet, mbiemrat familjarë në Gjakovë” në bashkëautorësi me prof. M. Rogova (Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, Gjakovë 2015)

5. Kritikë letrare e recensa: “Etern’Ars” (Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, Gjakovë 2016)

6. Leksikoni enciklopedik: “Autorë të letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj, 1886 - 2017”, në bashkëautorësi me prof. dr. A. Bishqemi (Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, Gjakovë 2017)

7. Vëllimi me poezi: “Nuk dashurojnë perënditë” (Shtëpia botuese “Adonis”, Elbasan 2018)

8. Kritikë letrare e recensa: “Etern’Ars - vëllimi II” (Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, Gjakovë 2019)

9. Poezi shqip - italisht: “Puhizë fëshfërimash” – “Brezza di mormorii” (“Gjon N. Kazazi”, Gjakovë 2019)


Çmime në letërsi:

Krijimet poetike të saj janë prezantuar në disa përmbledhje Antologjike të botuara në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Rumani.

Në Mitingun e Poezisë mbajtur në Gjakovë në Maj 2013, u shpall si poetja më e mirë e Mitingut, duke u nderuar me çmimin “Yllka Domi”;

“FiloLet 2013” në Zvicër e nderoi poezinë e saj “Jeta ime poezi” me çmimin e dytë në konkursin vjetor ndërkombëtar;

Në Festivalin Kombëtar të letërsisë për të rinj, mbajtur në Podujevë në gusht 2014, zuri vendin e dytë në gjininë letrare të tregimit me tregimin “Piano”;

Në Konkursin mbarëkombëtar poetik nё Istog, në dhjetor 2015, triumfoi duke fituar Çmimin e parë “Dr. Ibrahim Rugova” me poezinë “Burri i dheut”;

Në Festivalin e Letërsisë, në janar 2016 në Podujevë, zuri vendin e dytë me poezinë “Ngadhnjim i ri”;

Në korrik 2016, zuri vendin e dytë me poezinë “Idealizëm” në manifestimin letrar mbarëkombëtar “Peja Poetike”, organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve;

Në shtator 2016 në Klinë, u nderua me Ҫmimin e parë për poezinë “Motiv monologu” në Takimet tradicionale kushtuar reporterit të luftës dhe poetit të ndjerë Tahir Desku;

Në dhjetor 2018 në Bajram Curr zuri vendin e tretë me poezinë “Unë, pianoja jote!” në konkursin poetik kushtuar dashurisë;

Në qershor 2019 në Zgatar / Sharr zuri vendin e parë me poezinë “Përjetësi në gjak”, kushtuar 20 vjetorit të lirisë së Kosovës.


Tituj të lartë:

*Qytetare Nderi në vendlindjen e saj, në Elbasan

Vendlindja e saj Elbasani, Bashkia e qytetit, e shpalli znj. Migena Arllati “Qytetare Nderi” me motivacionin:

“Për kontributin e shquar të saj si gazetare, shkrimtare, hulumtuese ndaj gjuhësisë dhe albanologjisë, dhe një personalitet i shoqërisë civile në vend dhe diasporë”. Vendimi u mor me votim të hapur nga Këshilli Bashkiak në mars 2015.

*Në dhjetor 2016 laureohet nga “Albanian Excellent” në Tiranë për angazhimet e shumta në shoqërinë civile, punën e frytshme në letërsi dhe në arsimin shqiptar;

*Në qershor 2018 certifikohet nga Instituti shqiptar për Lidership: “Lidere e Mijëvjeҫarit të Ri”;

*Në korrik 2018 shpallet “Ambasadore për Paqe” nga Federata Universale e Paqes;

*Në gusht 2018 nderohet me titullin “Misionare e Kombit Shqiptar” nga Qendra e Artit dhe e Kulturës Shqiptare me seli në Tiranë;

*Në dhjetor 2018 nderohet me titullin “Imazhi shqiptar për kritikë letrare dhe publicistikë” nga Forumi mbarëkombëtar “Imazh & Media” në Tiranë;

*Në maj 2019 emërohet “Ambasadore e Shtetit”, e para përfaqësuese zyrtare e Republikës së Kosovës në “Universum Academy Zvicerland”;

*Në qershor 2019 Gazeta e Alpeve “Tropoja” e nderon me “Çmimin e Meritës”;

*Në gusht 2019 kryen me sukses të plotë “Akademinë Verore për Komunikim Diplomatik, Protokoll dhe Etikë” në Prishtinë, organizuar nga Academy for Diplomacy and Protokol & London College;

… si dhe dhjetëra e dhjetëra Mirënjohje e Falenderime nga institucione anë e kënd trojeve shqiptare;

Aktiviteti në shoqërinë civile:

Drejtoreshë e Fondacionit të gruas intelektuale “Nermin Vlora Falaschi”, dega në Gjakovë;

Nënkryetare e Organizatës Humanitare të Kryqit të Kuq në Gjakovë;

Anëtare e kryesisë së Shoqatës së Intelektualëve “Jakova” në Gjakovë;

Anëtare e kryesisë së Klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë;

Zv.kryeredaktore e Gazetës së Alpeve;

Anëtare e Akademisë Shqiptaro - Amerikane e Shkencave dhe e Arteve me seli në Brooklyn, Nju Jork

Anëtare e Bordit drejtues të LShPA “Pegas” Albania;

Anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës;

Anëtare e Organizatës Botërore “Pentasi B World Friendship Poetry”;

Anëtare e Institutit Alb - Shkenca me seli në Tiranë, Prishtinë e Shkup;

Anëtare Nderi e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi;

Anëtare Nderi e Klubit të Çiklistëve “Gjakova 137”.

Flori Bruqi

No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...