2019-10-30

Akademik Prof.Dr.Flori Bruqi,Ph.D(1952-)

Rezultati i imazhit për Flori Bruqi"





Prof.Dr.Flori Bruqi Ph.D , lindi më 29 qershor të vitit 1952 në Isniq të Deçanit, Kosovë.

Studimet i kreu në Universitetin e Beogradit, ndërsa ato postdiplomike (Magjistraturë) në Universitetin e Prishtinës - në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit (2004). 

Bashkëpunoi më shtypin e përditshëm e periodik të vendit dhe të jashtëm që nga viti 1974 e deri me tash (“Bota e re” - Prishtinë, ”Rilindja” - Prishtinë, “Danas” - Zagreb, ”Dello” - Lubjanë, ”Dnevnik” - Lubjanë, “Veqer” - Maribor, ”Le Mond”, ”Corrieradella Sera” etj).

Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2000)si dhe anëtar i Kryesisë në LSHK.

Është pronar i kompanisë “Flomed” nga Prishtina , si dhe menaxher gjeneral për Kosovë në distribuimin e preparateve farmaceutike të “Schulke-Mayr-”it të Gjermanisë, si dhe “BorerChemie AG“ të Zvicres.

Flori Bruqi, me sukses të shkelqyeshëm e mbrojti punimin e magjistraturës në Universitetin “Hasan Prishtina” , në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit , me titull ”Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë, para dhe pas vrapimit 400 metra”, para Komisionit shkencor - të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Prishtinë, në përbërje - Prof. Dr. sc . Hasim Rushiti, kryetar, Prof. Dr. HysniDaka, mentor, Prof. Dr. sc. Mustafë Aliu, anëtarë.

Në punimin shkencor të magjistraturës nga lëmia e “Kineziologjisë fiziologjike”, Flori Bruqi ka zbatuar një metodologji të avancuar shkencore,ku gjatë këtij hulumtimi të tij në 22 parametra morfologjikë-fiziologjikë ka përdorur kriteret më të avansuara shkencore e të “Programit biologjikë ndërkombëtar” të Weiner-it dhe Louri-esë ; “Praktikumin e antropologjisë biologjike” të Buzin-ës më bashkëpunëtorë ; ”Parktikumin e fiziologjisë sportive”, të Heimer-it më bashkëpunëtorë ; ”Udhëzuesit Kombëtarë të Asociacionit Shëndetësor Amerikan” etj.

Punimi i Bruqit, është vlerësuar lartë nga komisioni shkencorë dhe i cili ka shfrytëzuar burime më të reja të literaturës bashkohore të Kineziologjisë fiziologjike në botë duke cituar 49 referenca librash më të rinj nga kjo lëmi shkencore) si dhe ka përdorur 17 web-adresa portale relevante që merren më këto hulumtime të “Fiziologjisë kineziologjike” botërore.

Flori Bruqi, ka botuar mbi 50 mijë punime në shtypin e kohës , internet dhe revista shkencore me impakt ndërkombëtar.

Me sukses të lartë e mbrojti disertacionit me titull” Delinkuenca e të miturve dhe ushtrimet fizike “(2016).

Në vitin 2016 u pranua anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane ,në New York ,ku dhe mban titullin shkencor Prof.Dr.Flori Bruqi,PH.D.

Bordi si dhe Senati i Akademisë i në korrik të vitit 2017 e ka emruar Drejtor për mardhënie me publikun pranë ASHASHA në New York (AAAS-it) për Kosovë,Shqipëri,Maqedoni dhe Amerikë.

Deri më tash ka botuar këta libra :

1. Zjarri i diellit, poezi, Prishtinë, 1995.

2. Ndërgjegjja, roman, Prishtinë, 1995.

3. Vrasësit e liridonëve, roman, Prishtinë, Tiranë, 1996.

4. Ringjallja, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996.

5. Gjarpërinjtë e pallatit, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996.

6. Dorëzeza, roman, Tiranë, Prishtinë, 1997.

7. Tokë e djegur, roman, Shkodër, Tiranë, Prishtinë, 1998.

8. Burri dhe gruaja, libër shkencor, Tiranë, Prishtinë, 2000.

9. Pallati i akereonit, roman, Tiranë, Prishtinë, NewYork, 2000.

10. Vademecum DDD, libër shkencor, Prishtinë, 2002.

11. Struktura faktoriale e dimensioneve antropometrike dhe fiziologjike, Prishtinë, 2004.

12. Ndikimi i sportit në personalitetin e njeriut, libër shkencor, Prishtinë,2004.

13. Delinkuenca e të miturve dhe ushtrimet fizike, Prishtinë, 2004.

14. Vademecum për preparate higjenike të “Schulke – Mayr”– it, libër shkencor, Prishtinë, 2004.

15. Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë para dhe pas vrapimit 400 metra (Punim magjistrature, Prishtinë 2005).

16. Antropometri-JakovMilaj “Raca shqiptare”, recension i zgjëruar i botuar në Floart, 2005.

17. Si ta njofim internetin, Flomed, tetor-2005.

18. Sëmundjet infektive seksuale, Floart, tetor-2005.

19. Udhëzues i shkurtër i preparative dezinfektuese, Flomed, 2006.

20. Merruni me sport dhe ushtrime fizike për t’u relaksuar, Floart, janar 2006.

21. Kosova nuk është i berzë e zezë, Floart, dhjetor 2005.

22. Fshehtësitë dhe të vërtetat për virusin avian’, Flomed, 2005.

23.The economic aspects of sports recreation and health , Sport ritmi-zemrës, janar 2006, etj.

24. Determinantat socio-psikologjike të ushtrimit firzik (Hulumtim socio-psiko–kineziologjikë më studentët e Universitetit të Prishtinës), Flomed, 2006.

25. Guxim shqiptar, Prishtinë, 2008.

26. 26.Olimpi shqiptar,Rugova-Art,Prishtinë, 2009.

27.Triumfi shqiptar, Rugova-Art,Prishtinë ,2009.

28.Polemika shqip, Rugova-Art,Prishtinë 2009.

29.“Antika greke”-Homeri,Eskili,Sofokliu,Aristofani dhe Aristoteli,Albemigrant,2009.

30.Nëse kam ditur të guxojë, Rugova-Art,Prishtinë ,2012

31.Delikuenca e të miturve në Kosovë në periudhën 2003-2004,Prishtinë,2012

32.Vademecum për dezinfektues të “Borerchemie AG”,Prishtinë,2013.

33.Vademecum për dezinfektues të “Schülke-Mayr”,Prishtinë 2013.

34.Diademë letrare, Rugova-Art,Prishtinë 2013.

35.Diademë letrare II,Tiranë, 2014.

36.Atdheu im s’më vret,poezi,Tiranë,2015.

37.Diademë letrare III,Tiranë,2015.

38.Vademecun për dezinfektues 1,Prishtinë,2016.

39.Vademecum për dezinfektues 2,Prishtinë,2016

40.Moderniteti në letrat shqipe,Tiranë,2016.

41. Praktikat e pastrimit dhe dezinfektimit të mjediseve spitalore dhe ambulantore në Kosovë,Prishtinë 2017.

42. Dëshmi të krimit të pandëshkuar,Tiranë-Prishtinë,2017.

43. Shtëpia e verdhë”,Tiranë, Prishtinë 2019.

44. Përparsia në parandalimin e infeksionit(Zgjedhje inovative për institucionet Shëndetësore ,2019-2020,Prishtinë ,2019.

45.Vademekum i preparateve dezinfektuese –higjenike të “Schülke-Mayer”-it,Prishtinë ,2019.

46. Diademë letrare IV,Tiranë,Prishtinë, 2020.

47. “Leksikon Enciklopedik” (ASHASHA) New York,Tiranë,
Prishtinë,Shkup,2020.

Ka botuar 21 fejtone publicistiko-shkëncore në gazetën “Rilindja” të Prishtinës, në përiudhën 1974-1982., si dhe mbi 50 mijë punime në shumë web faqe interneti (2003-2020).

Nga viti 2005 është Editor si dhe Kryeredaktor përgjegjës i web-faqës elektronike “ Agjencioni Floripress” si dhe mbanë titullin shkencor Prof.Dr.Ph.D në Akademinë e Shkencave dhe Arteve në SH.B.A.

No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...