Çmimi Nobel për Letërsi është çmimi më i lartë për arritjet më të mëdha letrare nga një (ose disa) autorë brenda një viti.
Për herë të parë me këtë çmim u laureua shkrimtari francez Sully Prudhomme në vitin 1901, ndërsa i fundit në vitin 2016 Çmimin Nobel për Letërsi e fitoi shkrimtari amerikan Bob Dylan. Shkrimtari i parë shqiptar që u emërua për këtë çmim ishte poeti kombëtar Gjergj Fishta, ndërsa në vitet ’90 disa herë u emërua prozatori i shquar Ismail Kadare, por fatkeqësisht ai ende nuk është laureuar me këtë Çmim.
Shkencëtari suedez Alfred Nobel, në testamentin e tij të vitit 1895, ndër pesë çmimet që duhet të jepen, përcaktoi një çmim për letërsinë, për personin që në fushën e letërsisë krijon “veprën më të mirë në një drejtim ideal”. Laureati (fituesi i çmimit) duhej të përcaktohej nga “Akademia e Stokholmit”, që më vonë sipas statutit të Fondacionit Nobel u saktësua se është Akademia Suedeze.
Sipas këtij statuti, përkufizohet belles-lettres, “jo vetëm letërsia, por edhe shkrimet e tjera, që për nga cilësia e formës dhe stilit kanë vlerë letrare”.
Po ashtu u zbut qëndrimi që çmimi tu jepej veprave të botuara “në vitin paraprak” duke u zgjeruar edhe në “veprat e vjetra”, nëse “rëndësia e tyre nuk ishte bërë e qartë deri në atë kohë ”.
Kandidatët, sipas statutit, duhet të emërohen me shkrim nga ata që mund ta bëjnë këtë deri më 1 shkurt të çdo viti.
Sipas rregullores, të drejtën për të emëruar e ka Akademia Suedeze si dhe akademitë e tjera, institucionet dhe shoqatat e ngjashme me të në bazë të themelimit dhe të qëllimit.
Gjithashtu këtë të drejtë e kanë edhe mësimdhënësit universitarë të estetikës, letërsisë dhe historisë. Një amandament i vitit 1949 qartëson kategorinë e mësimdhënësve: “profesorët e letërsisë dhe fillologjisë në universitete dhe kolegje universitare”.
E drejta për të emëruar në atë kohë iu dha edhe fituesve të mëparshëm të Çmimit Nobel dhe “kryetarëve të shoqatave të autorëve që janë përfaqësues të krijimit letrar në vendet e tyre”. Statuti, po ashtu, përcakton themelimin e Komitetit të Nobelit “për të dhënë qëndrimin e tyre në lidhje me dhënien e çmimeve” si dhe të Institutit të Nobelit me një bibliotekë që duhej të mblidhte një koleksion substancial të letërsisë moderne. Fituesi i Çmimit Nobel për letërsi shpallet çdo vit më 10 tetor.

Nga Flori Bruqi

Çmimi Nobeli për Letërsi sivjet u nda për dy vite, pasi vitin e kaluar është anuluar për shkak të një skandali seksual.
Olga Tokarczuk
Polakja Olga Tokarczuk(29 janar 1962), e konsideruar si romancierja kryesore polake e brezit të saj, sipas Akademisë Suedeze ajo është shpërblyer “për një imagjinatë narrative, që me pasion enciklopedik paraqet kalimin e kufijve si një formë e jetës”, ndërsa Peter Handke(6 dhjetor 1942) është shpërblyer “për punën me ndikim në eksplorimin e specifikës së përvojës njerëzore”.
Nobeli i vitit të kaluar u ndalua, për herë të parë që nga viti 1949, pasi Akademia Suedeze, institucion që zgjedh fituesit, u godit nga një skandal seksual i pahijshëm, pasi bashkëshorti i një anëtareje ishte dënuar për përdhunim.
Peter Handke
Më 2014, Peter Handke u takua me disa protestues, të mbijetuar nga Bosnja e Kosova në Oslo kur ai mori çmimin ‘Ibsen Prize’. Atyre u përgjigj: Vafshi në djall, aty ku tashmë jeni. Sot ai mori çmimin Nobel për Letërsi(2019).
Autorja polake Olga Tokarczuk dhe ai austriak Peter Handke janë fitues të Çmimit Nobel për Letërsi.
Akademia suedeze e Shkencave shpërbleu romancierin Handke për vitin 2019, ndërsa polakes Tokarczuk i takoi çmimi për vitin e kaluar.
Akademik Prof.Dr.Skendër Kodra,Ph.D
Presidenti, Bordi Akademik dhe Senati i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në New York,Prishtinë, Tiranë dhe Shkup, me në krye Kryetarin Akademik Prof.Dr.Skendër Kodra ka reaguar sot ndaj ndarjes së çmimit Nobel në letërsi për shkrimtarin austriak Peter Handke (1942), duke i dërguar një letër Akademisë Suedeze në Stokholm.
Në letrën e ASHASHA në New York , thuhet se Peter Handke është një eksponent i shquar i ideve fashiste të nënshtrimit dhe robërimit të popujve dhe mbështetës i pasionuar i kryeçetnikut serb Slobodan Milosheviqit dhe i luftërave të tij gjenocidale në Ballkan, përfshirë edhe Kosovën.
Rreth 140 Akademikë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në New York , Prishtinë , Tiranë dhe Shkup , kanë reaguar sot mbi nominimin për çmimin Nobel të shkrimtarit austriak Peter Handke .
Akademik Prof.Dr.Skendër Kodra i shkruan Akademisë Suedeze të çmimit Nobel sa vijon : " Me indinjatë të thellë morëm lajmin e shëmtuar se laureat i Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2019 është shkrimtari Peter Handke, një eksponent i shquar i ideve fashiste të nënshtrimit dhe robërimit të popujve dhe mbështetës i pasionuar i Sllobodan Milosheviqit dhe i luftërave të tij gjenocidale në Ballkan, përfshirë edhe Kosovën.
Mospajtimi i thellë me angazhimet politike dhe deklarimet publike të Handkes, bashkë me mbështetjen e pakursyer të mbarë botës progresive, përfshirë edhe Suedinë, bëri që sot popull ynë të njohë lirinë dhe jetën e dinjitetshme.
Peter Handke nuk ishte në anën e drejtë të historisë së popujve të Ballkanit dhe as të Kosovës; nuk ishte në anën e ndritshme të ideve, por gjeti strehë në anën e errët të ngjarjeve tragjike të Ballkanit. Si rrallë ndokush tjetër, ai mori pjesë në varrimin e Milosheviqit dhe deklaroi: “Nuk e di të vërtetën. Por unë shoh. Unë ndjej. Unë mbaj mend. Andaj jam këtu sot, pranë Jugosllavisë, pranë Serbisë dhe pranë Sllobodan Milosheviqit.” Më herët, në maj të vitit 1999, ai u deklarua kundër bombardimeve të aleancës verio-atlantike NATO-s, duke thënë se Aleanca Veriatlantike nuk është duke parandaluar Aushvicin e ri, por është duke e krijuar atë. Ai sulmoi pa dallim të gjithë ata që mbështetën ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, qofshin politikanë apo dijetarë të shquar të mbarë botës. Ende sot trazojnë Ballkanin aq shumë viktima pa varre, të cilat kërkojnë prehje dhe drejtësi.
Ideja se angazhimet dhe bindjet politike duhet ndarë nga vepra e një shkrimtari, nuk funksionon në rastin e Peter Handkes. Përkundrazi, idetë e tij agresive u afishuan aq shumë, teksa synonin të luhatnin fondamentin e vlerave të civilizimit dhe humanitetit.
Të zhgënjyer thellësisht me ndarjen e sivjetshme të Çmimit Nobel, Akademia e Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane kërkon të anulohet ky vendim i Akademisë Suedeze, si akt mirëkuptimi e solidariteti me të gjithë popujt e botës që luftojnë për liri dhe vlera demokratike", shkruan mes tjerash Akademik Prof.Dr.Skendër Kodra.
Shkrimtari austriak Peter Handke (1942), është fitues i çmimit Nobel në letërsi për vitin 2019 është bërë një nga shkrimtarët e njohur evropianë.
Ai njihet edhe për vizitat e shpeshta në Serbi, duke qenë duke qenë edhe një kundërshtar i ashpër i bombardimeve të NATO-s, si dhe një mbështetës i ishte kriminelit Slobodan Millosheviq.
Peter Handke mori katër vjet më parë edhe një çmim nderi nga Serbia, e kundërshtoi botën perëndimore në vitet 1990 kur ai shkruajti esenë “Drejtësi për Serbinë”.
Sidoqoftë, më shumë se kaq, publiku, i huaj dhe vendas, ishte i tronditur nga mendimi i tij për Millosheviçin, i cili sipas tij “nuk ishte aspak nacionalist”, dhe se dëshiroi të ruante Jugosllavinë.
New York ,Prishtinë,Tiranë,Shkup:10 tetor 2019.
*****
*****
Fituesit e çmimit janë të radhitur në kolona
sipas viteve që janë ndarë në dekada.