Vilhelme Vrana Haxhiraj (1944-)





Rezultati i imazhit për vilheme vranari Haxhiraj



Vilhelme Vrana Haxhiraj



Lindi në Kaninë më 08.12.1944. U arsimua me shumë vështirësi.

Në vitin 1966 i ndalohet diplomimi vetëm për tri (3) lëndë. Internohet përsëri me familjen Vrana dhe i mohojnë ushtrimin e profesionit.

Rifitoi të drejtën e studimeve, në degën Hisori-Gjeografi, ku u diplomua me rezultate maksimale më 1975, por pa të drejtën e ushtrimit të mësuesisë .

Punoi 25 vjet punëtore e vetëm më 1990-të rifilloi punë në arsim dhe u muarr me publicistikë. Më 1997, e rinxjerrin jashtë radhëve të arsimit dhe vazhdon pa punë si demokrate .

Pas viteve 1990 ka punuar për emancipimin e gruas dhe demokratizimin e shoqërisë shqiptare. Vlen të përmëndet si një veprimtare e shquar. Është formuluese e të drejtave dhe lirive të gruas në demokraci me peticion drejtuar Parlamentit ( 22/4/1992)

Është një nga 4-5 femrat e para që u ngritën kundër diktaturës. Ka qenë themeluese dheKryetare e L. D. të Gruas -dega Vlorë, 1991-98, si dhe Anëtare e K.K. të L.D.G. Sh.dhe të P.D.Sh.Kjo i dha mundësinë të gjejë vetveten.

Në moshën 52 vjeçe u realizua ëndrra e saj. U botua vëllimi i parë poetik. Më pas provoi prozën e shkurtër (skicë, tregim, novelë), fabulën, përrallën, romanin.

Kujtojmë se merret me studime historike.

Në dy deceniet e fundit ajo ka realizuar mbi 40 vepra letrare, si dhe disa ribotime.

Ka shumë libra(romane) për botim si dhe disa libra me poezi , ese publicistikë, prozëa të zgjedhura, vëll.” Letra nga burgu”, studime filozofike etj.

Gjinia letrare, ku autorja gjen veten të plotësuar, është romani.

Deri tani ka botuar mbi 20 romane, ku spikat personazhi femër dhe problemet sociale që tjetërsuan njerinë si rezultat i varfërisë ekonomike, shpirtërore dhe mendore, që shqetësojnë shoqërinë shqiptare dje dhe sot.

Tejet e suksesshme është: Trilogjia“Vështroni Meduzën”( 3 vol), ku në mbi 1100 fq. përshkruhet realiteti shqiptar, që nis nga shek. i XV-të dhe deri në rënien e diktaturës.

Në romanin“Rrëfim në të perënduar”, ngrihet me forcë kundër dhunës ndaj femrës.

Te romani “Unaza e Prangosur”e njeh lexuesin me dashurinë e dy të rinjëve, që sfidon diktaturën, e cila ngrihet mbi ndarjet e shtresave shoqërore.

Është e para dhe e vetmja autore që solli Babanë e Kombit, Ismail Bej Vlorën të gjallë pas 100 vitesh, si personazh. Ndaj edhe Dr. Fatmir Terziu -Londër dhe Prof.Dr.Eshref Ymeri në ShBA, e kanë quajtur romanin e saj"Rikthim i Ismail Qemalit" "E Munguara në Letërisnë Shqipe".

Ose shkrimtari Bedri Çoku kur flet për vlerën e këtij romani bashkëkohor, thekson:

" Shkrimtarja e kombit ngriti Babanë e Kombit nga varri shekullor që t'i rrëfehej, se s'kishte tjetër se kujt t'i qahej..." Aktualisht krahas letërsisë artistike dhe punës studimore, vazhdon publicistikën në disa gazeta me rëndësi në Tiranë, Kosovë, SHBA, Londër,Kanada, Bukuresht, Itali, Zvicër ,Austri, Gjermani, Suedi etje…dhe për disa vite ka qenë Kr/redaktore e Gazetës “Kanina”.

Puna e saj është vlerësuar nga kritika profesionale, si:

Kallulli, Grillo, Laço, Spahiu, F.Sina, Bubani,Terziu, Prençi, C.I.Fortino, M.Antonesku, Qelaru, V. Muça, O.Gargano,F. Minguli, F.Bruqi,
E.Ymeri,Baki Ymeri, si dhe shumë analistë, shkrimtarë dhe lexues.

E vlerësuar me mbi 30 çmime prestigjioze kombëtare dhe ndërkombëtare, krijimtaria e saj është përfshirë në dhjeta antologji në disa shtete.

Edhe pse është në moshën 76 vjeç, e pranon sfidën me krijimtarinë e saj autentike, filozofike, psiko-sociale dhe shpresëdhënëse, duke u ballafaquar me krijimet e letërsisë shqipe. Ka botuar tek ShB "Toena" dhe tani boton te ShB"Nacional"

Shkrimtarja Vilheleme Vranari Haxhiraj, pasardhëse e familjes më të lashtë të Kaninës,të Princit Gjergj Arianiti, të cilën sot pa frikë e quajnë “ Herta Muleri Shqiptare”.

Shkrimtarja Vilhelme Vranari (Haxhiraj) ka lëvruar disa gjini letrare : poezi, skicë, novelë, tregim, roman dhe pjesë teatrale(skenarë) për fëmijë.

Si publiciste në mediat brenda dhe jashtë vendit, është paraqitur me analiza, opinione, histori, politikë, kulturë, përshkrime dhe intervista. Publicistika e saj botohet në Shqipëri, Kosovë, Angli, Itali, Arbreshët e Italisë, Bukuresht, Francë, Suedi, Gjermani, Austri, Zvicër, ShBA, Kanada etje…

Ka përkthyer 3 libra nga gjuha italiane.

E vetmja autore shqiptare që futet në Antologjinë italiane(2010-2012) mes 100 autorëve fitues nga e gjithë bota.

Është e para autore femër, brenda trojeve shqiptare, që u përkthye në gjuhën rumune.

Duke i dhuruar lexuesit 36 vepra brenda disa viteve, mjaft publicistikë në mediat e vendit dhe të huaja, bija e Kaninës së lashtë nga kritika profesionale dhe nga lexuesi, renditet mes emrave më të shquar të letërsisë shqipe.

Asnjë shkrimtar tjetër i ndaluar nga regjimi monist nuk ka mundur të imponohet me kaq dinjitet njerëzor dhe letrar sa Vilhelme Haxhiraj.

Ajo i bëri disa shërbime të rëndësishme letërsisë shqipe.

Së pari prishi hierarkinë e emrave letrarë të vendosur në mënyrë të pandershme dhe shpesh mediokre nga kritika e oientuar politikisht.

Së dyti solli një një pasuri të pafundme origjinale të stilit , frazës, gjuhës, duke prishur uniformitetin e një letërsie standarte gati 55 vjeçare.

Së treti ajo shndërroi në letërsi vuajtjen e një kombi nën regjimin komunist, duke tronditur nga themelet piramidën letrare dhe psikologjinë që e prodhoi dhe e mbrojti atë

Proza e saj ka përmasat e një drame globale. Përmes saj ajo ka ribërë shpirtin e humbur të njeriut dhe të kombit.

“Nëse vepra e Vilhelme Vranari (Haxhiraj) do të ishte përkthyer në gjuhët kryesore ndërkombëtare, atëherë bota do të njihte letërsinë dhe artin e saj tronditës.

Veç pa frikë mund të them se proza e saj është e një niveli europian dhe botëror.

Shkrimtari i mirënjohur shqiptar Mujo Buçpapaj thotë:

" Unë mund ta vlerësoj shkrimtaren shqiptare V. Vranari si Herta Mulerin, e cila fitoi çmimin Nobël për letërsinë 2009. Të dyja këto shkrimtare që e kaluan jetën në “Perandorinë e së Keqes”, siç ka deklaruar Presidenti Regan, kanë të përbashkët jo vetëm persekutimin e gjatë komunist, përndjekjet, burgosjet dhe internimet, por edhe artin e të shkruarit, tematikat dhe personazhet.

Dallimi ekziston vetëm në faktin se Herta shkruan në një gjuhë të madhe si gjermanishtja dhe ka pas vetes një shtet si Gjermania.

Ndërsa Vranari dallon se vuajtjet e saj janë të tmerrshme, të vazhdueshme dhe rrënuese. Vranarit nuk iu lejua nga regjimi komunist të ushtronte profesionin dhe as të botonte asgjë deri në rënien e tij në dhjetor 1990.", shkruan Buçpapaj.

Botime të autores:


1 Poezi

2 Prozë e shkurtër

3 Romane

4 Trilogji

5 Ese-publicistikë

6 Letërsi për fëmijë

Poezi

Loti nuk ka faj, 1996

Të pres, 2000

Rãdãcinile-Rrënjët, shqip/rumanisht, 2009.

Prozë e shkurtër

Mamaja, novelë 2000

Kush e vrau Kaftanazin (skica, tregime, novela, (2001)

Rrugë pa kthim (skica, tregime, novela, 2009.

Mamaja, novelë Rumanisht, 2011

Çmimi i Dualizmit, novelë, 2012 ShB Nacional

Një mall i pashuar, novelë, 2014, ShB Nacional

Romane

Dhembje nëne, 1998
Jetë në udhëkryq, 2001
Ringjallur si Krishti, 2002
Amanti i Arbërisë, 2003
Rrëfim në të perënduar, 2007

Unaza e Prangosur, 2008

Zonja me karafila të bardhë, 2009

Dritëhijet e medaljes… enigmë, 2010- ShB Nacional

Vonë tejet vonë, 2011- ShB Nacional -

Ankthi i së Vërtetës, botoi -2011- botoi LULU-USA-2011

"Pa Titull" Ese-publicistikë9 ShB Nacional-2011—Rikthim i Ismail Qemalit, botoi Lulu-USA-2012

Bashkë në dashuri dhe atdhetari-studim-Bukuresht 2012

Rikthim i Ismail Qemalit-botimi i II- Sh.B.Nacional-2012

Ankthi i së Vërtetës, botoi - botimi i dytë, ShBNacional-2013


Bashkë në dashuri dhe atdhetari –botim i dytë- Bukuresht 2014

Loja e Mëkatit- Sh.B.Nacinal- 2015

Unikale - Sh.B.Nacinal- 2015

Trilogji

Prolog Jete, roman I, 2007

Vështroni Meduzën, roman II, 2005

Dilema e së Nesërmes, roman III, 2006.

Ese-publicistikë

"Pa Titull", 2011

Letërsi për fëmijë

10 Fabula, 2000

Bëmat e Dhelprës fabula, 2002

Ne jemi lulet e jetës fabula, 2003

Vogëlushja Bianka dhe kafshët e saj, përralla, 2008

E dini se ç’emër kam?! fabula e gjëegjëza , 2009

Përrallat e vendit Blu/cikël me përralla:

Kuçedra dhe Dragoi -libri i I- përralla, ShB Nacional-2010

Xhuxhi dhe Gjiganti -libri i II-përralla, ShB Nacional 2011

Shoku im arushi-përralla - ShB Nacional -2013

“Elitat e mohuara...., krenari e kombit”- ShB Nacional -2019.

Etj.

Krijimtaria e Vranarit përfshirë në dhjeta antologji.

Veç atyre me autorë shqiptarë, është përfshirë në antologji italiane, arbëreshe, Mal i Zi, Kosovë, Vushtrri, Rumune e shqiptaro-rumune, Angli, Suedi, Greqi, etje, që janë në shqip apo gjuhët e vendeve përkatëse

Vlerësime Letrare dhe Mirënjohje:

Shkrimtarja Vilhelme Vranari Haxhiraj është vlerësuar me mbi 20 çmime letrare kombëtare dhe ndërkombëtare,si:

Çmimi “Petro Marko” për romanin “Dilema e së nesërmes”, nga Bashkia Vlorë dhe Lidhja e Shkrimtarëve Vlorë (2006).

Çmimi për “Poezinë e mirëinterpretuar”, Lidhja e Shkrimtarëve (2007).

Çmimi “Protagonist i vitit 2008” për romanin “Unaza e Prangosur”

Çmimi internacional Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, Torino (Itali), çmim që vjen për herë të parë në Shqipëri (2009).

Çmimi “Mirënjohje e Lidhjes së Prizrenit” (Kosovë, 2009).

Çmimi “Personazh i Vitit 2009” Sondazh i mediave-2009

Çmimi “Mirënjohje e Kaninës” (Kaninë, 2010).

Çmimi “Mirënjohje e Klubit Drita” (Athinë, 2010)

Çmimi “Mirënjohje e Vlorës” me Medalie Argjendi (2010)

Çmimi i “Karrierës” konkursi letrar në Prozë (2010)

“Çmimi i parë” Mal i Zi” -2011

Çmimi i tretë në prozë -2011

Çmimi "Mirënjohje e Arsimit Shqiptar" -7 mars 2012 (për 100 vjet Pavarësi)

Vlerësohet me Urdhrin "Mjeshtre e Madhe e Penës" dhe Medalje Ari nga Presidenti i Republikës Prof.Dr. Bamir Topi ,më 27-6-2012 (në 100 vjetorin e Pavarësisë kombëtare)

Çmimi "Mirënjohje e Bukureshtit” për 100 vjetorin e Pavarësisë (28 nëntor 2012)

Shpallet "Personalitet i Shquar i Qarkut Vlorë" në 100 vjetorin e Pavarësisë.

Fituese e çmimit “Premio internazionale di Poezia “Firence- Italia -2013. E vetmja autore shqiptare mes 100 autorëve nga e gjithë bota që përfshihet në antologjinë Italiane të 3 viteve (2010-2012)
Çmimi “Pena e Kristaltë”dhe “Çmimin e Dytë” në Suedi-14 Mars 2014

Merr titullin “Personalitet i Shquar i Labërisë”nga Shoqata Atdhetare kulturore Mbarëkombëtare Labëria.


“Çmimin e Parë Internacional”-Suedi-28 mars 2015

Eshtë anëtare e rregullt e Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptao-Amerikane në New York dhe e ka titulln shkencor Akademike ,në Departamentin e Letërsisë Shqipe.

Dy fragmente nga analizat e romanint “Loja e mëkatit “ të shkrimtares shumëdimensionale, tashmë e mirënjohur dhe e vlerësuar si brenda dhe jashtë vendit, Vilhelme Vrana Haxhiraj:

“ ...“Loja e Mëkatit” i Mjeshtres së Madhe Vranari, një roman modern me stilin e Xhejms Xhois, nis me një narrativ linear, të tendosur, me një stigmë që kapërcen det, tokë, dritë, ajër, bunker dhe izolim, madje shterpëzon konceptin njeri në itinerarin jetë-vdekje, liri-bunkerizim…, duke sfumuar në këtë gjysëmterr fate njerëzish, madje edhe të një foshnjeje të braktisur që bëhet më pas ulërimë e kontekstit. Narrativi i strukturuar bukur e thjesht, në një formë sa të kapshme e po aq të pastër dhe të pasur në gjuhë e lexim..., pasi plagët që shëron Vranari, kanë qenë, janë dhe do të mbeten debat i kudogjendshëm. Vranari, vazhdon të provojë me punë dhe me talent se është femra shkrimtare më prodhimtare, cilësore dhe më e ndjeshme e problematikave shqiptare në dekadat e fundit...”

Dr.FatmirTerziu- Londër kritik, studiues, poet,shkrimtar, kineast, botues dhe publicist i shquar.

Me romanin” Loja e mëkatit” e Vilhelme Haxhiraj, jam“ngopur”me një sëri refleksionesh të cilat më trazojnë shijet estetike, si në një bahçe ku kultivohet me nikoqirllëk një prozë e vërtetë moderne... Gjatë leximit, burgo-vilat marrin përmasat e“Kështjellës” Kafkiane, por me një ndryshim esencial, se aty gjallon një jetë me lakuriqsinë e saj të pështirë, e cila mbytet në një apokalips shoqëror. Kjo përngjan me atë shkallën e fundit të Ferrit Dantesk, ku Ugolinë surealë shqyejnë mëndjet dhe shpirtërat njerëzor. Autorja me mjeshtërinë e penës i kapërcen kufijët e sureales, duke milituar në një kohë substanciale të re, në gjurmët e lëna nga mjeshtërit e mëdhenj Aragon, Brekart, Borges, Eko, duke stiluar me një koncept të ri në natyralitetin bio-shqiptar një dramacitet linear. Gjithçka zhvillohet si në një teatër të stilit tragjik Shekspirian, me çështjet e diskutueshme që mbartin e mbarështrojnë një produkt letrar sa moderrn aq dhe autokton. Nga një ngarkesë e tillë estetike, mëkati në romanin “Loja Mëkatit” ka marrë përmasat e universialitetit nga pena mjeshtërore e Vilhelmes si: mëkat moral, shoqëror, ekonomik, ndërshtetëror e institutcional.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)