Kujtim Mateli
Kujtim Mateli ,lindi në Përmet të Shqipërisë më 15. 06. 1951.
Fakulteti Gjuhë dhe Letërsi Shqipe,e kreu në Elbasan 1985-1990.
Në vitin 1980 ka botuar ciklin e parë me poezi në gazetën “Drita” dhe në vijim ka bashkëpunuar në shtypin e shkruar të atyre viteve duke botuar letërsi artistike, studime dhe publicistikë.
Në letërsi ka botuar dy përmbledhje poetike dhe krijimtaria e më vonshme letrare që është e botuar në dhjetëra numra në shtypin e shkruar dhe atë oneline.
Një ndihmesë të veçantë krijimtarisë së tij e ka dhënë revista “Metafora” organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe artistëve të Kosovës, ku ka qenë i pranishëm pothuaj në çdo numër të saj.
Ka qenë i pranishëm në verimtaritë letrare që zhvillohen në Shqipëri, por dhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Klubi i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve “Naim Frashëri” Përmet e ka vlerësuar me Çmim të Parë në vitin 2017, vëllimin poetik “Qetësojmë shpirtin e trazuar.”
Ka botuar në shtypin e shkruar dhe atë oneline mbi 100 shkrime për recensione librash e vështrime kritike për letërsinë nëShqipëri, KosovëdheMaqedoni.
Fusha e dytë e studimeve të tij ka të bëjë me historinë e antikitetit dhe konkretisht me identitetin e Dodonës dhe vendodhjen e saj, ku ndodhej tempulli dhe orakulli më i famshëm i antikitetit me ndikim të madh në krejt hapësirën ballkanike.
Mbi 20 vjet studim gati shterues të autorëve të antikitet (në botimet anglisht dhe frëngjisht, por dhe në greqishten e vjetër dhe latinsht), ka nxjerrë dy librat e parë studimorë: 2011 dhe 2016 dhe ka në process botimi librin e tretë dhe të fundit në lidhje me këtë temë. Librat e tij kanë qenë objekte dhe I studiuesve të huaj siç është kërkuesi shkencor Gilles De Rapper, anëtar i French National Centre for Scientific Research.
Për t`I dhënë një shtysë të mëtejshme punës së tij dhe për një njohje më të gjerë të opinionit public dhe atij shkencor me tezat e tij shkencore, në takimin e 14,të Institutit të Albshkenca që u zhvillua në Tiranë në datat 27 dhe 28 shtator 2019 paraqi kumtesën: “Dodona nuk ndodhet në jug perëndim të Janinës, në luginën e Carakovistës.”, e cila u mirëprit nga të pranishmit.
Gjithashtu,një temë e veçantë që ka qenë object ipunës së tij ka të bëjë me vend ndodhjen e fiseve të antikitetit të cilat janë të përmbledhura në librin “Albanologjia dhe çështja e kufijve historikë” I cili ndodhet në process redaktimi. Për ta sensibilizuar opinionin public ka dhënë disa intervista në shtypin e shkruar dhe disa emisione televizive. Televizioni “Planet” në vitin 2013 realizoi një dokumentar 40 minutash në lidhje me studimin e tij për Dodonën.
Fusha e tretë e punës së tij ka qenë dhe publicistika. Është një numër i konsiderueshëm artikujsh që paraqesin realitetin shqiptar në këto vitet e fundit ku mund të përmendet shkrimi: “Albanologut Milan Shuflaj, emrin dhe gjakun iaruan Shqipëria”, botuar në disa gazeta, ku pasqyrohet dhe kontributi i Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane.
Flori Bruqi