Nga Flori Bruqi
Departamenti për mardhënie me publikun , zyrtarisht konfirmon që janë pranuar unanimisht që në Akademinë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në New York ,Tiranë, Prishtinë dhe Shkupë janë pranuar 3 intelektual që mbajnë tituj shkencor AKADEMIK nga Republika e Kosovës, në AAAS(ASHSHA).
Është previlegj dhe kënaqësi të jesh pjesë e një Akademie edhe përtej demografisë Evropiane, siq është Akademia Shqiptzare –Amerikane e Arteve dhe Shkanecave me seli në New York.
1. Akdemik Prof.Dr.Hakif Bajrami,Ph.D ,historian(Departamenti i historisë botërore dhe kombëtare pranë AAAS)
2. Akademik Mr.sci.Jahja Lluka,politikolog dhe shkrimtar
( Departamenti i politikave globale dhe zhurnalistikës pranë AAAS )
3. Akademik Prof.Dr.Mexhait Reçi,Ph.D(Departamenti për Ekonomi dhe Biznes , pranë AAAS)
Një falënderim i veçantë për Presidentin e kësaj Akademie Akademik Prof.Dr.Skendër Kodrrën , Senatin dhe Bordit Akademik kanë intelektualët e posapranuar në AAAS të cilët pas shqyrtimit të kërkesës së tyre vendosën unanimisht kanadidaturat e tyre me thirrje shkencore :Akademikë pranë Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në New York,Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.
Akademik Prof.Dr.Hakif Bajrami,Ph.D
Profesor Doktor Hakif Bajrami, pa asnjë krahasim, është historiani shqiptar më produktiv, me një origjinalitet historiografik filozofik e dokumentar që tejkalon kornizat e asaj që është ngulitur të thuhet – “Shkollë historiografike e Ali Hadrit”.
U lind më 7 mars 1943, në katundin Balsh të komunës së Besianës, Malësi e Llapit. Shkollimin tetëvjeçar, me sukses shem¬bu¬llor, e kreu në Besianë. Këtu e kreu, me sukses shembullor, dhe shkollimin e mesëm, në gjimnaz.
Në Prishtinë, pikërisht në Degën e Historisë së Fakultetit Filozofik, i mbaroi studimet universitare. Nga viti 1969 u punësua si arsimtar i gjuhës latine dhe i sociologjisë në Gjimnazin e Besianës, por do të do të nxirret nga detyra si i “padëshiruar potencial për regjimin”.
Më 1970 erdhi në Gjimnazin e Prishtinës, prapë arsimtar i gjuhës latine dhe i sociologjisë, kurse nga viti 1973 edhe i historisë në Gjimnazin e Prishtinës dhe të paraleles së tij në Besianë, e njëko¬hësit i vazhdoi studimet pasuniversitare, në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, për të magjistruar më 1975.
Nga tashti, me gradën shkencor “Magjistër i Shkencave të Historisë” u punësua “Bashkëpunëtor shkencor” në Entin e Historisë së Koso¬vës, ku i ngjeshi përpjekjet për ngritjen profesionale shken¬core dhe më 15 janar 1979 e mori gradën shkencore “Doktor i Shkencave historike”.
Në periudhën e ngritjes profesionale në fushë të dijes historiografike, gjatë viteve të ‘70-ta të shek. XX, Profesor Hakif Bajrami, me financim familjar dhe shoqëror, hulumtoi në Bibliotekën Kombëtare të Serbisë, në Arkivin e Institutit Ushtarak, në Arkivin e Serbisë, në Arkivin e Jugosllavisë dhe në Arkivin e Sekretariatit të Punëve të Jashtme të Jugosllavisë në Beograd, si dhe në Bibliotekën Kombëtare dhe në Arkivin e Kroacisë, në Zagreb, dhe në Bibliotekën Kombëtare dhe në Arkivin Qendror Shtetëror të Shqipërisë, e nisi të shquhet si gjurmues e ndriçu¬es veçanërisht i historisë shqiptare të Kosovës nën robërinë e Mbretërisë Jugosllave dhe të Luftës së Dytë Botërore, për çka do të dekorohet, më 1980, me dekoratën më të lartë të kohës në Kosovë, me ”Shpërblimin e Dhjetorit”.
Kjo i hapi rrugë që në një kohë shumë kritike për shkencën historiografike shqiptare të Kosovës, pikërisht nga shkurti i vitit 1981 deri në mars të vitit 1990, të mbante postin e drejtorit të Arkivit Shtetëror të Kosovës, porse një kohë i “pa dëshiruar”, meqë ishte nënshkrues i të ashtuquajturit - “Apeli 215” të vitit 1989 – “...për Republikën e Kosovës në Kudër të Jugosllavisë!” Si pasojë, më 1990, do të pushohet nga detyra e drejtorit, e për faktin se do t’i bashkohet, me gjithë qenien, “Lëvizjes Gjithëpopullore Shqiptare për Faljen e Hasmërive”, në shkurt të vitit 1991, me policë të armatosur do të nxirret nga ndërtesa e Arkivit, për t’u kthyer vetëm pas Fitores së Luftës Çlirimtare të UÇK-së. Profesor Hakif Bajrami nuk do të lakohet dhe, do t’u përkushtohet përpjekjeve për ta forcuar unitetin politik kombëtar shqiptar për Luftën Çlirimtare Shqiptare nga robëria serbo-jugosllave, për çka, më 1991, është dekoruar nga Klubet e Diasporës Shqiptare në Zvicër.
Historiani ynë, Dr. Hakif Bajrami, në shekullin e tij të veprimtarisë shkencore i arriti të gjitha gradat shkencore, në afatet ligjore, deri në “Këshilltar shkencor”, ekuivalent me gradën “Profesorit ordinar”, dhe me kohë u propozua nga kolegët në kolektivin punues, kandidat për akademik të ASHAK-së, por nuk e plotësoi kushtin kryesor – “Të përshtatshmërisë politike jugosllave”. Për vlerat e veprës së tij historiografike fletë edhe “Dekorata e Posaçme Kombëtare”, ndarë, më 1997, nga “Ministria e Shkencës dhe Kulturës” dhe “Akademia e Shkencave të Shqipërisë”, pikërisht në një kohë kur i ashtuquajturi “Pushtet Paralel” i LDK-së nuk urdhëronte që Prof. Dr. Hakif Bajrami të punësohej në Institutin Alba¬nologjik, ku, sipas deklarimit tim me shkrim, do t’a ndanim, përgjysmë, “rrogën” time prej 40 markash!?!, qartë për faktin se nuk e plotësonte kushtin politik të përkatësisë Lëdëkëiste, pasi në vitet 1995-1999 ishte anëtar i “Partisë Parlamentare”, dhe shquhej si prouçëkëistë e në vitet 1998/99 i përkiste “Timit” të Këshilltarëve politiko-diplomatikë në Zyrën e Përfaqësuesit Politik të UÇK-së, Liderit kombëtar, Zotëri Adem Demaçi, me seli legale publike në Prishtinë, sfidë kjo më e prekshme për pushtuesin!
Në fushë të diturisë historiografike Profesor Doktor Hakif Bajrami është një det që ka thellësi dhe gjerësi ende të pa reflektuar në letër.
Asnjë shënim biobibliografik për Hakifin nuk i përmban titujt e rreth 630 studimeve, punimeve fejtonistike historiografike dhe të përqasjeve politike të botuara në gazeta ditore dhe në revista shkencore shqip e serbokroatisht. Për këtu t’i rikujtojmë, së paku, vetëm titujt e Veprave të Profesor Hakif Bajramit:
Vlerë që nuk mund t’ia caktosh çmimin për rëndësinë shkencore e politike, janë një vistër i botimeve të dokumenteve arkivore historiografike, të siguruara nga Profesor Hakif Bajrami e të cilat, mjerisht, matrapazët e historisë, të cilët nuk kanë shkelë Derën e Arkivit, i vjelin si “Në bahçe te Babës!?!”
Të përmendim këtu vetëm disa syresh: “Konventa Jugosllave -Turke 1938” për dëbimin e shqiptarëve në Turqi, botuat më 1980; “Prememorjen e Gj. Bisakut, Sh. Kurtit dhe L Gashit, e vitit 1930, për gjenocidin ndaj Shqiptarëve në Jugosllavi, botuar më 1989; “Marrveshjen Xhentelmene Tito – Kyprili të vitit 1953, për dëbimin e shqiptarëve në Anadoll, botuar më 2002; “ Gjenocidi serb në Kosovë 1844-1999, botuar më 2002 dhe dorëshkrimi:
Duke përmbyllur pasqyrimin Biobibliografik për autorin e veprës: “Epoka e Adem Demaçit”, të cilën po e hapim për diskutim publik, sot, do t’u mbetja borxh, kolegut tim dhe Juve, po të mos konstatoja: Profesor Doktor Hakif Bajramin e shqoi, në të gjitha situatat, guximi civil i pashoq në mbrojtje të dinjitetit të kombit shqiptar. Mori pjesë në shumë kongrese, simpoziume e konsulta shkencore e politike kombëtare e ndërkombëtare dhe, për e rreth historisë shqiptare, polemizoi me shumë historianë serbë, kroatë, maqedonas, francezë, malazezë, rumunë, rusë e të tjerë. Meqë dëshmitë historiografike ishin, në të gjitha kohët, dëshmi për hisen shqiptare në Lirinë e proklamuar në Jugosllavinë Avnojiste, Dr. Hakif Bajrami ishte avokati më i merituar i Lirisë së shqiptarëve nën Jugosllavinë, jo pa rreziqe për jetën e tij. Për këtë fakt është dëshmi vepra historiografike e Hakifit, nga shkrimi i parë deri të vepra e sapo botuar, që na shërbeu për përqasjen tonë publike historiografike e politike të sotme.
Libri: “Epoka e Adem Demaçit”, ka Parathënien dhe 17 krerë tematik historiografik, politik e polemizues, kurse në rolin e pasthënies pasojnë dy vlerësime shumë afirmative për përmbajtjen e tekstit të librit, të botuar, fillimisht, në gazetën “Kosova Sot”.
Për hir të së vërtetës shkencore më duhet të konstatoj se autori dorëshkrimin e ka ngritur para disa vitesh, me një frymë krijuese e me një guxim intelektual konstant në shërbim të Lirisë së kombit, por në tekst ka ndërhyrë sapo mori vendim për ta publikuar, për t’ia dhënë edhe frymën e kërkesave aktuale të Kosovës dhe të kombit në përgjithësi, në një kohë, kur katërçipërisht shqiptarët po ndjehen të tradhtuar nga “liderët” partiak e “shtetëror” dhe nga Bashkësia Ndërkombëtare e përçarë dhe, në vijimësi, mikluese e stimuluese për apetitet koloniale të gjakësorit serb, që kreu gjenocid në Bosnje dhe në Kosovë, nën dritën e Reflektorëve të KS të OKB-së dhe të NATO-s!?!
Këto mangësi krejt lehtë do t’i evitonte një dorë redaktoriali i stërvitur në fushë të dijes, e që i mungon këtij publikimi shumë të rëndësishëm për Mendimin historiografik politik shqiptar.
Profesor Hakif Bajrami gjithsesi është i vetmi historian yni që ka argumente, guxim e dije teorike për të ndriçuar problematikën historiografike politike, të themi, bashkëkohore, për të shërbyer si far për në të ardhmen e dinjitetshme të kombit shqiptar të sunduar nga shumë lider me specie të hidrës.
Madje, po te shkelet teksti me laps do të shihet qartë se Profesor Hakif Bajrami sikur nuk e ka shkruar librin vetëm me qëllime parësore, të ndriçonte veprën e Madhorit historik të kombit shqiptar, as vetëm për të ndriçuar “Epokën e Adem Demaçit”. Shihet se pati një qëllim largvajtës: Duke nxjerrë para vetës një personalitet shqiptar, të pashoq midis të gjallëve, duke ia bashkuar personalitetet e kohës së tij e të më vonshëm, që u flijuan për lirinë edhe për të ardhmen e dinjitetshme të popullit shqiptar, u përpoq të vijëzoj Liderin që i duhet kombit shqiptar, edhe aktualisht i copëtuar e i nëpërkëmbur nga armiqtë shekullor dhe nga paaftësia e pavendosmëria e miqve aktualë të kombit shqiptar.
Në këtë drejtim, Profesor Hakifi, do të konstatojë: “Lideri është personi komplet që ka karakter të pathyeshëm, që e njeh detyrën deri në profesion të përkryer, që ka kompetenca dhe ambicie për t’i realizuar vizionet, i cili nuk merret fort me faktin se si të punojë, por me imperativin çka të punojë, duke e vërejtur realitetin me një guxim që vrojton jo vetëm me sy, por vëren dhe punon me syrin e mendjes dhe të shpirtit për të bërë ndryshime kolosale në dobi të kombit dhe të njerëzimit”.
Shumë nga këto virtyte të Liderit për ta vë popullin në lëvizje për një të ardhme të denjë, natyrore, të kombit shqiptar, historiani Hakif Bajrami, veprimtar i shquar i çështjes shqiptare, i gjeti në të kaluarën jetësore të Adem Demaçit, i cili në rrugën e prijësit ideologjik kombëtar shqiptar me një mendje – Për një luftë të gjatë, me sakrifica individuale e kolektive të pa çmim, por e cila paevitueshëm do të kurorëzohet me fitoren e kombit.
Për vendosmërinë e Adem Demaçit për t’a kurorëzuar jetën e vet me jetën e lirisë së kombit, flet qartë Betimi i Demaçit i saktësuar në një roman autobiografik: “Nxora bllokun nga xhepi i setrës dhe lapsin nga xhepi i brendshëm dhe mbi letrën e bardhë shkrova emrin e mbiemrin tim. Mora shkrepsën, të cilën, mëzi pas tri fërkimesh e ndeza dhe vura letrën mbi flakën e vogël. Letra mori flakë”. Vendosmëria e çelikosi, Adem Demaçin, për të qenë i papushtueshëm, inspirim për patriotët e gatshëm të sakrifikojnë për lirinë e kombit.
dhe Unë ndihem i frustruar, ndaj këtë paraqitje do ta përmbyllja me një kërkesë sublime të krahut tim, të përhershëm, edhe kur nuk mund ta shihja as fundin e Greminës në buzë të së cilës jetoja krenar: “...Ka ardhur koha që idealin e ardhmërisë mos ta shprehë vetëm Lideri, por atë ideal ta shprehë populli për t’u bërë kombi shqiptar ai që është dhe duhet të jetë!”
Nga tashti, me gradën shkencor Akademik Prof.Dr.Ph.D pranë Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në New York,Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.
Libra dhe punime shkencore të botuara :
1. Rrethanat shoqëroro politike në Kosovë 1918-1941, Prishtinë 1981, fq. 365;
• 2. Aradhja Partizane e Shalës, Beograd 1981, fq. 106;
• 3. Partia Komuniste e Jugosllavisë në Kosovë 1919-1941, Prishtinë 1983, fq. 238;
• 4. Aradhja Partizane “Bajram Curri”, Prishtinë, 1985, fq. 244;
• 5. Bataloni Partizan “Meto Bajraktari”, Prishtinë 1988, fq. 232;
• 6. Libri i bardhë (në katër gjuhë: shqip Anglisht, frëngjisht, gjermanisht, serbokroatisht), Prishtinë-Tiranë,1992, fq. 106 ( gjithsej 512 faqe);
• 7. Tragjedia e Tivarit, Prishtinë 1993, fq. 226;
• 8. Bedri Pejani 1885-1946, Prishtinë, 1994, fq. 205;
• 9. Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995, Prishtinë 1995, fq. 208;
• 10. Dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi (dokumente), Prishtinë 1996, fq. 506;
• 11. Mustafë Hoxhë Nishefci 1915-1995, Prishtinë 1997, fq. 338;
• 12. Kosova prej Bujanit në Kaçanik, Prishtinë 1997. F. 424 ( i ndaluar më 1990 në shtypshkronjë);
• 13. Programet që shënuan historinë kombëtare shqiptare 1878-1997, Prishtinë 1997, f. 162;
• 14. Dokumente të institucioneve gjermane për historinë shqiptare 1941-1944, Prishtinë 1998, fq. 302;
• 16. Ibrahim Gjakova shtyllë e Komitetit Kosovës, Prishtinë 2000, fq. 104;
• 17. Met Podjeva-Babloku, 1888-1976, Prishtinë 2000, fq. 202;
• 18. Kosova njëzetë shekuj të identitetit saj, Prishtinë 2001, fq. 156;• 19. Politika serbe për rikolonizimin e Kosovës me sllavë 1945-1948 (vëllimi i parë), Prishtinë 2002, fq. 634;
• 20. Programi Kombëtar politik i shqiptarëve, Prishtinë, 2002, fq. 110;
• 21. Si e okupoi Serbia Kosovën më 1912 (1), Prishtinë 2003 fq. 230;
• 22. Dosja Demaçi, Prishtinë 2003 dhe botimi i dytë 2004,479;
• 23. Naçertania program politik serb për shfarosjen e shqiptarëve 1844 – 1999, Prishtinë 2004, fq, 339;
• 24. Riokupimi i Kosovës nga Serbia më 1918 (2), Prishtinë 2004, fq. 310;
• 25. Politika dhe lufta e drejtë shqiptare përballë neofashizmit serb 1989 – 1999, Prishtinë, 2006, fq. 530;
• 26. Antimemorandum (në gjuhët: shqip, anglisht, serbisht), Prishtinë 2007, fq. 207;
• 27. Zavere i zloçini UDB-e Jugoslavije prema albancima na Kosovu do 1966, Pristina, 2008, fq. 207;
• 28. Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” dhe Qeveritë e Tiranës për krimet serbe ndaj shqiptarëve 1918-1941, Prishtinë, 2008, fq. 462;
• 29. Shqiptarët në mes Lindjes (Stalinit) dhe Perëndimit (Çerqillit), (botuar si fejton ekskluziv në “Kosova Sot”, 2008 (në procedurë për botim në libër);
• 30. “Si e tradhtoi PKJ udhëheqësin shqiptare rreth çështjes së Kosovës ( dokumente sekrete” – Libër në procedure të botimit;
• 31. Epoka e Adem Demaçit, Prishtinë, 2009, fq. 68.
• 32. Peticioni që i shpëtoi shqiptarët në Shqipërinë kontinentale nga fashizmi serb, Prishtinë 2005, fq.73;
• 33. Shqiptarët në mes dy totalitarizmave 1918-1999, Prishtinë 2010, fq, 357;
Etj.
******
Akademik Prof.Mr.sc.Jahja Mustafë Lluka,lindi në Pejë më 17.03.1952,ku e kreu shkollën fillore dhe të mesme, ndërsa studimeet e larta të Elektroteknikës i vijojë në Zagreb.Pas kthimit nga Zagrebi,studioi në Shkollën e Lartë Komerciale në Pejë.
Akademik Prof.Mr.Sci.Jahja Mustafë Lluka
Është magjistër i mardhënieve ndërkombëtare.Në vitin 1989 filloi aktivisht të merret me angazhimet kundër ndryshimeve kushtetetuese të Kosovës.
Më 1990,pas protestave të shumta në qytetin e Pejës,themeloi së bashku më shumë shokë"Shoqatën për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta",ndërsa në Kuvendin e Parë të Shoqatës u zgjodh Kryetar,post të cilin e mban edhe tash.
Me largimin me dhunë të punëtorëve shqiptar nga puna, nga ana e ish regjimit të dhunshëm serbo-sllavë, u paraqit nevoja për krijimin e një subjekti i cili do të ndihmonte shumë familje në nevojë që vuanin për kafshatën e gojës.
Jahja Lluka,bashkë më shumë veprimtarë tjerë pejanë,themeloi "Këshillin e Solidaritetit", këshill ky që i ndihmojë minatorët e "Trepçës",të "Goleshit", të "Kishnicës", të "Fabrikës së Municionit" në Skënderaj,si dhe grumbulluan dhe dhanë pagat e para për arsimtarët shqiptar të Komunës së Pejës.
Në vitin 1995 u burgos nga regjimi serb, pas organizimit me shumë shokë të përpjekjeve për armatosjen e shqiptarëve të Kosovës për tu vetëmbrojtur nga hordhitë fashiste serbe.Ka bërë burg në burgun e Dubravës.Lipjanit,Pejës,Pozharevcit etj.
Është shkrimtar si dhe publicist letrar. Është anëtar i Lidhjës së Shkrimtarëve të Kosovës .
Ka botuar këta libra:
1.Edhe ti Atdhe
2.Vargje vetmie
3.Mos eja në ëndër
4.Në kalanë e zemrës sime
5.Shpërngulja e shqiptarëve nga Peja dhe rewthina 1912/1994
6.Për Shtetin tim,Kosovën
7.Kosovo from "Naçertanie"to independence 1844-2008
8.Përmbledhje shkrimesh.
Është funksionar i lartë politikë që nga pas lufta e deri më tash.
Etj.
Akademik Prof.Dr.Mixhait Reçi,Ph.D.
Prof.dr.Mexhait Reçi,Ph.D është anëtar i rregullt i Akademisë së shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në New York,Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.
Profesor Reçi ,është themelues,president dhe rektor i Kolegjit Iliria në Prishtinë.
Akademik Prof.Dr.Mixhait Reçi,Ph.D.
Themeluesi dhe Presidenti Kolegjit ILIRIA në Prishtinë, Prof.dr. Mixhait Reçi,Ph.D ,kohë më parë është nderuar në Tiranë me çmimin “Justiniani i Madh”, dhënë nga Akademia Monarkiste Shqiptare në veprimtarinë “Akademia e Çmimeve”.
Çmimi “Justiniani i Madh” iu dha Kolegjit ILIRIA dhe Presidentit z. Reçi mbi këtë motivacion: “Kolegji Mbretëror “ILIRIA” në Prishtinë, ka arritur të jetë një institucion modern, me tradita të larta arsimore kombëtare shqiptare dhe koncepte të vyera bashkëkohorë të arsimit e edukimit; duke pasur në qendër të filozofisë e veprimtarisë së tij studentin dhe vetëm studentin; me një imazh e frymë kombëtarë dhe perëndimore; me kushte e mundësi të mira, ndërthurje të teorisë me praktikën, etj; me lartësime të veprimtarisë akademike, rrezaton kontribute e vlera panshqiptare”.
Çmimi “Justiniani i Madh” Prof. Dr. Mixhait Reçit iu dorëzua nga Prof. Dr. Shefqet Hoxha, Mësues i Popullit.
Prof.Dr. Mixhait Reçi - President i Kolegjit ILIRIA u shpall “AMBASADOR PËR PAQEN” – “AMBASSADOR FOR PEACE” nga Organizata FPU - Federata e Paqes Universale, organizatë kjo, me status të veçantë në Këshillin Ekonomik dhe Social të Kombeve të Bashkuara (OKB).
Emërimi i presidentit të Kolegjit ILIRIA nën këtë titull nderi u realizua me rastin e zhvillimit të punimeve të konferencës së Federatës së Paqes Universale në Kosovë me temën: FPU – Vizion gjithëpërfshirës për Paqen, Sigurinë dhe Zhvillimin, e mbajtur të më 20 Prill 2013, në Prishtinë.
Federata e Paqes Universale është një aleancë globale e udhëheqësve të jetës politike, akademike, fetare, të shoqërisë civile, individëve dhe organizatave që i dedikohen ndërtimit të një bote të paqes në të cilën të gjithë mund të jetojnë në liri, harmoni, bashkëpunim dhe prosperitet të përbashkët. Federata e Paqes mbështet projekte edukimi që synojnë zhvillimin e karakterit, dashurinë e pastër, të forcojë martesën dhe familjen, parandalimin e SIDAs, zhvillimin e qëndrueshëm dhe arsimin, si edhe një program të gjerë me projekte shërbimi dhe ndihme. Përpjekjet për të krijuar një qeverisje të mirë përfshijnë mbështetjen e krijimit të një Këshilli ndër-religjioz pranë OKB-së dhe një seri samitesh botërore me këtë tematikë. Konferencën e nderuan me pjesëmarrjen e tyre; Kryetari i Federatës së Paqes Universale Botërore Dr. Young Shik An, Presidenti i ri i FPU për Evropën dhe Sekretari i Përgjithshëm i ri i saj për Evropën, Prof. Dr. Mark Brann.
(Biografinë e Akademikut Prof.Dr.Mixhait Reçit,Ph.D , e botojmë në "Floripress", posa e sigurojmë zyrtarisht nga profesori në fjalë, vërejtja e redaksisë" Floripress ".F.B.)
No comments:
Post a Comment