Shkruan Nafi Çegrani
Informatori “Majeri” ishte person i besueshëm dhe me përvojë në punët agjenturore dhe të spiunazhit të UDB-së me qendër në Shkup. Ishte një nga lojtarët e dalluar edhepse nuk ishte i shkolluar, por që kishte një prirje dhe aftësi për detyra të angazguara nga sfera e spiunimit.Kariera e tij është mjaft e pasur me episode dhe drama të kësaj natyre, të cilat nisin që nga vitet kur ky ishte fut në në burgun e ,,Idrizovës,, për vrasje të tefishtë që kishte bërë, dhe si të tillë krerët e UDB të atyre vitevenë krye me prokurorin e asaj kohe Llazar Mojsovin, sipas një plani të hartuar për diverzant, e kishin programuar edhe ,,Majerin,,! Andaj ky me vetëdëshirën e tij ishte future në analet e një veprimtarie të fshehtë siç ka kërkuar UDB në Shkup, sepse kjo ka qënë e vetmja shpresë e tij që të delte sa më shpejtë nga burgu bashkë me dy vëllezërit e tij.Por, këto janë fenomene të cilat duhet analizuar dhe studjuar si kategori e veçantë e spiunazhit jugosllav, për çka për rastin konkret të ,,Majerit,, do të qasemi një rast tjetër në të ardhmen e shpejtë.Megjithatë, në këtë kontekst duhet të përmend se gjurmëve të ,,Majerit,, ishte edhe informatory ,,Sulltani,, i cili vjente nga disa rrethana të rjera për rastin konkret dhe i angazhuar të jepte informacione për atë se çfarë ndodhi në dasmën e Stambollit,kush ishin pjesëmarrës dhe disa zhvillime të tjera, për disa profile të ptotagonistëve dhe bindjeve të tyre ideologjike, për çka do të bëjmë fjalë në rastin konkret… UDB-a duke e angazguar fillimisht ,,Sulltanin,, të bënte karierë të tillë në vendlindjen e tij,në vijën e ,,iredentizmit,, dhe
,,separatizmit,, shqiptar, duke grumbulluar informacione për farefisin, miqët dhe shokët e tij në kohë dhe hapësirë ku ai gjendej.Por, megjithatë, gjatë zhvillimeve dhe situatave ku informatory përballej, paraqiten edhe konflikte të zgjatura, të cilat i zgjithte kryeshefi Stojçe Gjorgjievski, sepse ishte person i cili kishte kontribuar në këtë mission spiunazhi lokal dhe më gjërë, fijet e të cilit tërhiqen gjer në Stamboll, ku kishte informacione nga më të spikaturat që i interesonin UDB-s.
Ai si resident me punë ishte vendos në Shkup, i kamufluar me një biznes të tij të vogël, e që UDB-a qëndronte si mburojë, ishte dorë e zgjatur në fushën e zbulimit, por që vepronte edhe në anët e Gostivarit dhe Tetovës , si person mjaft komunikativ dhe i përshtatshëm me lidhjet familjare që i kishte në Stamboll, me familje të madhe dhe të shquar për kah traditat dhe ruajtja e kulturës që nga koha e plakut Milaim Pelivanit, i shpërngulur nga Çegrani në kohën e Kemal Ataturkut, dhe i cili gjatë karierës së tij si kampion botëror,ishte pjesëmarrës në lojrat Olimpike në Çikago më 1939, kur edhe u kurorëzuar me fitore si bash pelivan në ndeshjen e mundjes.Por, kur duhej të ngrihej flamuri i shtetit nga ai vjente, Milaimi kërkoi që në vend të flamurit të Turqisë të ngrihej flamuri shqiptarë, sepse tha:,,Unë jam shqiptar e jo turk, dhe dua që të valon flamuriiI kombit tim”!Për këtë gjë u zemrua edhe Kemal Ataturku me të cilin Milaimi kishte kontakte dhe marrëdhënie të mira.Përse veproi kështu, Ataturku e qorrtoi duke i thënë se edhe ai ishte shqiptar, por qe kishte krijuar Turqinë modern…
Milaimi kontribuoi për çështjen shqiptare sin ë Stamboll, në Damask e Siri ku kishte kontakte edhe me diplomat të huaj e të cilët ishin mjaft të interesuar për rrjedhat ballkanike…Këtë Milaimi Pelivani i Çegranit e pagoi shtrejtë , me karijerën e tij, sepse u devalvua dhe nuk arriti dot të mbante kulmet e kampionit botërorë në mundje, edhepse ai ishte bash edhe në mës pelivanave të Jedrenes, gjë të cilën e kishte në dijeni faremirë edhe Ataturku, por kështu vendosi dhe nuk pyeste fare për gjëra të tjera dhe rrethana të cilat e shtynë Pelivanin të vepronte ashtu siç i kishte hije…!
***
Ishte kohë vere,kohë e përshtatshme dhe e bukur për dasma të cilat në rrafshin e Pollogut dhe në malësinë e Sharrit bëhen sipas traditës.Ddielli
me rrezet pingul përtcëllonte natyrën! Nga çdo anë e fshatit dëgjoheshin zyrlet, tupanat, sepse ishte koha kur ktheheshin gurbetqarët në vendlindje dhe bënin dasma, gëzime familjare, fejesa e martesa dhe kështu me rradhë…Dasëm bëhej edhe në Stamboll, por një dasëm e madhe, në shtëpinë e djalit të madh të Milaim Pelivanit, Hajdarit.Çdo gjë ishte e prëgatitur mirë, ishin ftuar mbarë farefisi i tyre në vendlindje, dajollarët, xhaxhallarët, nipëri e mbesa, miq e dashamirë…të gjithë duhej të shkonin në dasmën e Stambollit. Kështu ishte rendi dhe tradita shqiptare të cilat kjo familje me nam I kishte ruajtur me xhelozi në mes shumë vitesh kur e kishin lënë vendlindjen e tyre dhe kishir ardhur në këto anë të Anadollit.
Në këtë dasëm ishte i ftuar edhe informatori i fshehtë ,,Sulltani,, të cilin e kishin shumë të afërt. Pork y, do të vepronte në stilin e Sadik Didës me dajën Mehmet Vocën që i këndohet kënga!
… Herët në mëngjes “Sulltani” u gjend në zyrën e kryeshëfit të UDB-së në Gostivar Stojçe Gjorgjievskit dhe ia sqarroi punët pikë për pike. I tha se në Stamboll bëhej dasëm e madhe dhe se në këtë dasëm do të merrnin pjesë shumë vetë të ftuar, edhe nga rradhët e emigracionit shqiptarë në Amerikë, ka ëdhe diplomat të huaj, edhe ambasadori i Shqipërisë nga Tirana, Ali Ymeri i cili ishte diplomat në Stamboll. Në këtë dasëm gjithashtu do të marrin pjesë edhe personalitete të larta të lobit amerikano shqiptarë nga SHBA. Gjersa ,,Sulltani,, jepte sqarime, shefi i UDB-së fërkonte duarët, sepse ky ishte një shans dhe rast i volitshëm dhe me shumë rëndësi operative, sikur të merrnin pjesë edhe këta. Për këtë edhe ishte futur thellë në mendime.
“Jam i thirur edhe unë dhe shumë familjarë , nipëri e dajollarë nga Negotina, Gostivari , Çegrani dhe kështu me rradhë,- tha ,,Sulltani,, dhe vazhdoi: Jam i mendimit se në këtë dasëm duhet bashkë më mua të vini edhe ju, ose edhe ndonjë tjetër nga UDB-a dhe të shkojmë si mysafirë të ftuar, sepse ata të Stambollit më kanë thënë që mund me vete të marrë gjithë shoqërinë time! Dhe, ashtu u bë…
Stojçe Gjorgjievski, si një operativist me karrierë 35 vjeçare që ishte në (UDB) SDB, me vite kishte qënë një nga lojtarët më të përgatitur dhe i përfeksionuar në fushën e spiunazhit gjatë betejave të fshehta që ka zhvilluar UDB, përplotë me episode e drama, të cilat nisin nga koha e
trajnimit të tij si officer, ishte dëshmuar edhe në disa operacione të ndryshme agjenturore. Por, që kishte pas edhe rënie dhe mossuksese, sidomos në planin për kidnapimin e Alinafi Hoxhës në Marsej të Francës, apo në përgatitjen e atentatit ndaj atdhetarit Kalosh Hamdi Reçanit në Kenosha të Çikagos, i cili që nga fillimi ka pasur dështime… Megjithatë, Stojojçe e dërgon një depeshë tek eprorët e tij në Shkup dhe Beograd. Ata urgjentisht bëjnë planin e shkuarjes në Stamboll ku bashkë më ,,Sulltanin,, do të ishin edhe tre udbasha bashkë e të cilët si gjuhë e kanë folur dhe komunikuar shqip.
Karvani niset…Disa të rinj janë solemnisht të veshur edhe me tesha kombëtare, shkojnë duke kënduar, duke kaluar edhe Urën e Gallatës, në duar mbajnë flamura kombëtar shqiptar. Në mesin e tyre si më i zjarrti dhe defatori ishte Mensur Zendeli , i cili ishte birë hoxhe, e që UDB-a në vite kishte pas interesime për tabindur dhe futur hoxhën në analet e një bashkëpunimi reciprok, por nuk kishin pas sukses.Prej atëherë kishin rrjedhë shumë ujë në lum. Dhe kjo kishte mbet vetëm një ankth dhe një adhurim i frikshëm për këtë familje.Por,në rastin e dasmës së Stambollit kemi rrethana të tjera dhe një kohë kur njeriu ndjehej më i lirshëm dhe frymonte me kohën e re. Janë storie që edhe sot zgjojnë kërshërinë dhe kureshtjen e fortë të njerëzve!
Atë ditë vere me diell, krushqit dhe dasmorët ishin grumbulluar në oborin e shtëpisë së Hajdar Milaim Pelivanit. Çdo gjë ishte gazmore,gjëmojnë lodra e tupana, zyrle dhe dahire! Të gjithë këcejnë e vallëzojnë. Por, më i flakti është Mensuri.Kjo u ran ë sy edhe udbashëve, të cilët me njëriun të cilin e kishin angazzhuar të bënte fotodokumentacionin dhe regjistrime të tjera me aparatin e tin ,,Kanon,, kryente punën e tij. Më pas do të duhej dasmorët, krushqit dhe të gjithë të ftuarit të shkonin në anën tjetër të Stambollit, në Alibeky ku do të merrej nusja. Të gjithë janë në rradhë. Në krye të vendit tek tavolinat për ballë janë ulur udbashët dhe ,,Sulltani,, kurse në anën tjetër të tavolinave, nga balli në anën tjetër janë të ulur miq të largët të ftuar nga Amerika, ,më tej në vazhdimësi gjendet ulur edhe Halit Shehu- Zajazi, i biri i Mefailit të Madh nga Zajazi i Kërçovës.Pranë tij ulur është amabsadori i Shqipërisë në Stamboll, Ali Ymeri.Ngrejnë nga një dolli, kafe e muhabet… Muzika e preferuar ushton nga çdo anë! Halit Shehu e
njeh mirë informatorin ,,Sulltanin,, dhe ka dyshime se shokët pranë tij mos vallë janë njerëz të UDB-së nga Maqedonia. Për këtë i rrëfen diplomatit shqiptar, se ka dyshime. I rrëfen se disa vite me rradhë edhe ky ka qënë i ndëshkuar nga udbja. Me dhunë e kanë detyruar që të bëhej bashkëpunëtorë i tyre në Shkup, dhe se vite me rradhë e kanë pas në lidhje operative udbashët Jordan Spasovski dhe Nikolla Ilievski, dhe se sa herë që duhet të kalon nëpër Maqedoni për në Gjermani / më vonë/ pas konfliktit të armatosur në dyseldorf më plocinë gjermane, Haliti shpërngulet me punë në Amerikë, por jot ë shkëputët edhe nga kanxhat e UDB/.Për të gjitha këto, Haliti ia qanë hallin Ali Ymerit, i cili e këshillon që urgjentisht të ndërpretë çdo bashkëpunim dhe kontakt me ta, sepse ndryshe do të mbetej i njollosur, damkë e zezë.Për këtë gjë më rrëfen vetë Halit Shehu një rast kur ishte në vizitë tek unë në Çegran, duke më treguar edhe për vizitat që ia ka bërë Nikolla Ilievski në Amerikë… Por, këto janë rrëfime tjera.Pas këshillës që ia dha diplomati shqiptar Haliti ndërpret çdo kontakt dhe marrëdhënie me UDB-në e Shkupit, por tani atje figurin vetëm dosja e tij personale dhe që mban shiftën ,,Bukoviku,, ! PPR ,Predmet vo Predhodna Rabota, që do të thotë: Lëndë e punës paraprake, të cilat UDB-a i mban në kasaforte të evidentuara dhe në to të grumbulluara raporte operative, deklarat, korespondencë, fotogravi dhe të tjera dokumente për personin e caktuar.
***
Dasma e Stambollit bëri bujë të madhe jo për diçka tjetër por për vetë faktin se në këtë dasëm merrnin pjesë personalitete si ata që kishin ardhur mysafir të ftuar nga Amerika, dhe ambasadori i Shqipërisë këtu, por se aty në dasëm bënin pjesë edhe njerës të maskuar dhe të rrezikshëm. Informatori ,,Sulltani,, rrinte disi i mvrëjtur, e afër tij, tanimë ishin ulur Halit Shehu dhe ambasadori Ali Ymeri, pas disa bisedave që këmbyen, ,,Sulltani,, në shenjë protëste u çua nga tavolina dhe deshi të largohet. I tha edhe disa fjalë drejtuar kundër ambasadorit, duke i dhënë në dijeni udbashit Stojçe, kërkoj që familja të shvesheshnin rrobet solemne dhe të largoheshin nga dasma.Sepse ky, nuk dëshironka që në këtë dasëm të ishte pjesëmarrës edhe ambasadori i Shqipërisë.Por, ky ishte vetëm një provokim i cili nuk e shqetësoi fare diplomatin Ali Ymeri.Në momentin kaq të tensionuar ndërhyri Menzur Zendeli, doke i
thënë ,,Sulltanit,, se nuk bënte mirë që sillej kështu, sepse nuk është e hijshme që të prishej dasma.Ndërhynë edhe familjarët e ,,Sulltanit,, duke kërkuar që ai të qetësoi, sepse kishin ardhur për gëzime dasme e jot ë bëjnë marina.Destinacioni ishte i largët…Në Stamboll dhe kudo u bë shumë zhurmë! Sjelljet e ,,Sulltanit,, ishin vetëm një provokim i kot ndaj ambasadorit shqiptar, i cili nuk kishte dhënë shkas me kurgjë.U paraqit një zemrim i madh edhe i Halit Shehut. Kjo i kujtonte atij ngjarrje të tjera të supëriorit direct nga e kaluara e tij gjersa kishte qënë në lidhje operative me udbashët Jordan Spasovskin dhe Nikolla Ilievskin, ky i fundit një antishqiptar dhe shovinist i përbetuar.Udbashët të cilët ishin present dhe të kamofluar në këtë dasëm , me rastin e protestimit të ,,Sulltanit,, kishin hap sy e vesh dhe përcjellnin çdo sjellje edhe të Halitit, të mysafirëve nga Amerika dhe të ambasadorit Ymeri.Vëmëndjen e tyre e tërhoqi edhe personi Mensur Zendeli, i cili valles i jeptë uzdalë dhe duke e aprovuar haptas prezentën e ambasadorit nga Shqipëria, ata e vunë në shënjestër dhe e evidentuan si ,,person interesant,, për kujdesin e Shërbimit që ata i takonin.Megjithatë, Mensuri, duke qënë edhe fakti se ai nuk kishte preokupime ideologjike të shprehura me këtë rast, porse kishte vepruar sinqerisht ashtu siç bëri vetëm nga fakti që të përmbahej rregullit familjar dhe respektit mos prishej qefi i dasmorit, të cilin e kishin në konsideratë.Kështu ai shpëtoi pa therrë në këmbë, shpëtoi pa u thirrë në të ashtuquajtura ,,biseda informative,, tek udbashët në Gostivar dhe fundja që ishte me rëndësi, shpëtoi pa u burgos…Sepse, UDB-a lehtë gjente arsye dhe ,,fakte,, që të të burgoste dhe çonte në ,,Idrizovë,,.
***
Pas kthimit nga dasma dhe Stambolli, informatory ,,Sulltani,, edhepse gjysë analfabetë në skrime, por me ndihmën e shefit Stojçe bëri një raport të gjatë mbi atë, duke përshkruar edhe në imtësira se si vajtën, çfarë ndodhi në këtë dasëm, cilët ishin të ftuarit dhe të tjera, duke mos e lënë anash mllefin ndaj tij të Mensurit i cili me vallet e tijatë mirëfillta shqiptare i jepte uzdajë gëzimit dhe haresë…Në saje të profesionit të tyre dhe në mënyrën e tyre vepruan edhe udbashët duke bërë nga një raport zyrtar rreth dasmës së Stambollit, ku kishin për detyrë të përshkruanin në imtësira të gjitha ato përpjekje dhe zhvillime në këtë
dasëm, duke sistemuar në mënyrë kronologjike gjithë ngjarjet në një rrëfim të thurrur,me shumë detajesidomos rreth personaliteteve dhe kongresmenëve nga Amerika të cilët merrnin pjesë në dasmën e Hajdar Pelivanit në Stamboll, e që, të gjitha këto raporte me përmbajtje të thëllë operative, do u shërbente për punë analitike dhe përpunim të fakteve, sidomos vërejtjet e tyre që kishin ndaj amabasdorit shqiptar Ali Ymerit dhe kontaktet me te të Halit Shehut- Zajazit, sepse këtë të fundit e kishin edhe objek trajtimi të lëndës për punë paraprake,duke ia plotësuar në vazhdimësi dosien e koduar ,,Bukoviku,,! Për të gjitha këto ata informuan edhe shefat e tyre të SDB në Shkupi dhe në Beograd.Denoncimet dhe raportet e operativistëve të SDB-së dhe spiunazhit, për atë Shërbim famkeq kishin rëndësi të madhe, sidomos për projekte e plane, operacione dhe veprimtari të mëtejme , duke bërë analiza dhe elaborate nga më të ndryshmet për çështjet ideologjike, kontakteve dhe marrëdhënieve mes njerëzore shqiptare,përshkak të bindjeve të tyre në vijën ideologjikë, të traditës dhe kulturës shqiptare, e që strategjia dhe qëllimi i tyre ishte, që të gjitha këto vlera t’i minonin në mënyrë të pakundërshtueshme, sepse e tillë ishte veprimtaria e spiunazhit në Jugosllavi, gjë të cilat edhe sot mbeten mister dhe të pazbuluara…
( Marrë nga libri “UDB-a DHE SHQIPTARËT”)