Franca dhe Presidenti Makron


Nga: Fatmir Bajraj

Reformimi i BE-së, alibi e Francës për t’lënë jashtë proceseve intetgruese Ballkanin Përendimor, me theks të veqantë ; Shqipërinë politike ( Londineze) dhe trojet etnike të shqiptarëve në Iliridë ( Maqedoninë e Veriut), si parakusht ; edhe lënjën e Republikës së Kosovës neser…!



 – Franca dhe Presidenti Makron, mbeshtetur edhe nga Holanda & Danimarka, goditën me thikë pas shpine ; përpjekjet dhe aspiratat e ligjshme të dy vendeve pretendente për hapjën e negociatave për anëtarërsim në BE. Dje me gjëmba, sot me alibi kundër shqiptarëve ! Franca dhe Presidenti Makron, ngritë edhe një mur që ndanë shqiptarët me Europën, ngritë edhe një “barrikadë” mbi një “urë”, mbi të cilën do duhej t’kalonin shqiptarët dhe dy vendet respektive të Ballkanit Përendimor : Shqipëri & Maqedoni e Veriut, përkundër plotësimit të kushteve dhe kritereve të parapara dhe t’parashtruara nga ana e KE-së. Makron blenë kohë për Rusinë & Serbinë. Heterogjeniteti i BE-së dhe për pasojë, mos-hapja e nagociatave për pranim n’BE, të premtuara nga KE, pas përmbushjës së kushteve nga ana e Shqipërisë & Maqedonisë së Veriut, është në interes të Rusisë & Kines dhe vqanarisht të satelitit të tyre në Ballkanin Përndimor, Serbisë hegjemoniste. N’sinkron të plotë dhe kompatibil me interesat Ruso-Serbe për Ballkanin Përndimor në përgjithësi dhe shqiptarët n’veqanti, është qendrimi i pathyeshëm francez për moshapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut deri në “reformimin” e BE-së, alibi e cila mund t’mbijetoj n’pakufi dhe deri në arritjet e synimeve të verteta të Francës, dhe Boshtit të cilit i sherben një poltikë e tillë e Francës dhe aleatëve të saj n’BE. Dëmi është i madh, dhe zhgenjimi i kthyer në defetizëm në të dya vendet (Shqipëri & Maqedoni e Veriut), është shtrat i mirë për të ndaluar dhe stopuar reformat imediate, dhe hapë rrugë penetrimit të interesave Ruso-Kineze në Europën e brishtë dhe në Ballkanin Përendimor si sferë interesi në gjeopoltikën e tyre. Pasojat e një prolongimi absurd & histerik, kanë kosto historike dhe t’paparashikueshme për Rendin Botëror n’përgjithësi dhe BE-në n’veqanti, kur dihet dhe shihet botërishtë synimi dhe qellimi strategjik i Rusisë Putiniste në ri-kthimin e ndikimit Rus në zonat ku kisht humbur primatin. BE & SHBA, u sfiduan dje ! Vendimi kundër i KE-së për hapjën e ngociatave me Shqipërinë & Maqedoninë e Veriut në rrugën e integrimeve & antarësimit në BE, është jo vetëm kundër aspiaratave të dyja vendeve të Ballkanit Përendimor, por është edhe kundër vet BE-së, integrimeve transatlantike dhe të vetë SHBA-ve, meq vendet pretendente kishin plotësuar kriteret dhe reformat, puer çfarë edje kishium marr premtimin i cili u shkel nga Franca dhe Presidenti Makron, padrejtësisht. Nga dje, BE nuk është sikur më parë ; shkelja e premtimeve nga vetë Institucionet e saja, nuk mbjellë besim, por mosbesim dhe skepticizëm të skajshëm për çfarë përgjegjësinë për pasojat duhet t’i bartë BE-ja dhe Presidenti Francez, Makron. Francës nuk i’a kishim borgj, përkundrazi ! Dy ura për shqiptarët në dy dekadat e fundit i prishi Franca, njërën n’mes të atdheut (mbi Iber në Mitrovicë) dhe tjetrën me BE-në, autorësinë e kësaj të fundit e mbanë Presidenti Makron. Shqiptarët e gjithë gjeografisë politike n’Gadishullin Ilirik ; përtej kufijëve shtetëror ( Shqipëri & Kosovë), përkatësive politike & partiake dhe statusit : pozitë – opozitë, duhet t’a lexojnë drejtë dhe realisht, qendrimin e Francës n’kontinuitet dhe historikisht karshi shqiptarëve dhe atdheut të tyre. – T’i lëm dallimet dhe betejat politike brenda sojit, ngase faji kësaj radhe nuk ishte i yni (shqiptarëve), por i shpirtngushtësië franceze dhe armniqëve tanë shekullor, serbo-rus ! – T’mos humbasim energji duke hedh fajin të njëri-tjetri, por t’punojmë edhe më me ngulm dhe kurajo që të shtyejmë tutje dhe të insistojmë të integrohemi n’BE, në familjën e kombeve të qytetëruara përendimore, n’themelet e së cilës kontributi ynë është enorm.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)