2019-10-21

SHËTITJE E HERONJVE NËPËR MAJE THIKASH



N:6, 03.03.1997

Rezultate imazhesh për skender tafaj


Reagim ndaj emisionit dokumentar: “Çke bërë sot për Kosovën” kushtuar figurave të ndritshme të kësaj epoke: Jusuf Gërvaallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës, në 15 vjetorin e rënies krenare të tyre, transmetuar më 17 janar 1997 në televizionin satelitor shqiptar.

Për këtë meritat kryesore i takojnë skenaristit - regjisorit Esat Brajshori dhe ekipit të tij që realizuan këtë emision dokumentar të pritur tash e 15 vjet. Shumë kush këtë mund t'a konsiderojë krejtë normale, megjithatë, sidomos xhiruesi Nikolla MAIST(0)ROVIÇ-Kame, i cili, le të më falë poqese ofiqari ka bërë gabim në regjistrimin e emrit në amzën e të lindurve(?!...). Përderisa të mos ipen sqarime më të plota për këtë, mbase as ky nuk bëri më shumë se bashkemnaku i tij VIDIÇ në operacionin e Jusuf Gërvallës këtu e pesëmbëdhjetë vjetë më parë...

Ju zotërinj dhe «mjeshtër» të këtij emisioni dokumentar po ju drejtohem për arsyen time se e njoh mirë Jusuf Gërvallën, krijimtarinë e tij letrare e patriotike dhe familjen e tij të madh e të vogël. Prandaj jam i heshturi më i madh për të gjitha që kanë ndodhur dhe që kanë kaluar deri më sot, për shkak të llavës së çakenjëve perëndimorë të cilët vrapojnë pas fronit dhe sot në këtë emision shumë të rëndësishëm na dolën që të promovohen si vallëtar të tmerrshëm, të cilët, me çirrjet e veta makabre, duan të prezentohen si Kipca të heronjëve.

E pyes regjisorin Esat Brajshori dhe tërë ekipin e tij të çregulluar që realizuan këtë emision: sa herë zoti regjisor e fillove këtë emision dokumentar? Sa here e përfundove këtë emision tragjikomik, këtë atentat dhe prej cilit skenarist hiçkokian i nxorre këta heronjë të një niveli të tmerrshëm?. Nga cili skenarist u mbushe e u frymëzove aq shumë që ta nxjerrësh nënë Ajshen si qyqe kur edhe aktoret më në zë shqiptare ëndërrojnë ta luajnë në jetë rolin e saj, por jo ashtu si e nxore ti. Nënë Ajshes, ti zoti regjisor dhe ata që t'a përgatitën këtë skenar, ia nxorrën nga gjiri i saj Kadriun dhe Bardhoshin duke e lënë me qiri në dorë me klithjen e sajë si të ishte e çmendur «Jusuf, Jusuf»!!! që aq shumë i gjasonte thirrjes së shpendit vajtues, të cilin me shekuj e njohin breznitë tona me refrenin «kuku Jusuf»!!!???.

Po të drejtohem ty, zotëri regjisor e «skenarist» i ri, sepse konsideroj se qëllimi yt ka qenë i mirë në fillim, mbase, por duke dashur që të bësh një BUM artistik për heronjët, harrove që në këtë emision tën-din t'i gjesh aktorët apo personazhet meritore për këtë. Aktorët tuaj të skenarit të përgatitur mendoj se të janë imponuar pa vetëdijen tënde profesionale, të cilët, të etur për t'u ekspozuar dhe promovuar, me siguri që nuk ishin të vetëdijshëm se ç'veprojnë. Të këtillët, siç janë: Ibrahim Kelmendi, Hasan Mala, Hasan Kadriu, Fahredin Tafallari, Nusret Rekaj, Gani Syla, dhe Shyqëri Ukshini, e sidomos disa prej këtyre, të cilët u prezentuan për t'u promovuar si KIPCA, a janë në gjendje të vlerësojnë se po t'i prezentojnë (pas këtij skenari) storjet filmike të tyre ndonjë komisioni psikiatrik (duke pasur parasysh se ndodhen në shtete të ndryshme perëndimore) me siguri se do të fitonin së paku nga një pension invalidor të shkallës së mbi njëqindpërqindtë.

Unë ju pyes juve, pra aktorë të kësaj tragjikomedie: ëndëroni se publiku e populli nuk di që t'u vlerësojë sa bëni ju për atdhe? Endërroni dhe besoni se nuk e ka të njohur populli lakminë tuaj të madhe për fron? Pyetni veten apo ate «skenaristin» tuaj dhelprak, se ç'bëtëju me amanetin e dëshmorëve?! Deri ku u mbetët besnik qëllimit të tyre?!

Kështu mendoni se do të promovoheni?!... Zoti regjisor, po edhe ty, o arkitekt i këtij skenari të fshehur, a i ke të vetëdijshëm edhe personazhet tjera si Hydajet Hyseni, Bashkim Shehu, Zeqir Gërvalla, etj... se çfarë dhe ku luajtën?.

Po ti, o Sabri Novosella, pse ngurrove të dalësh në shpicë të filmit si bashkpunëtor dhe shok i Jusuf Gërvallës, por dole vetëm si pjesmarrës i njëfarë takimi të Stambollit, apo ndoshta për juve të atyre lëvizjeve të dyfishta ky takim doli se kishte rëndësinë e barabartë me Besëlidhjen e Prizrenit, ndërsa për ne si spektator, megjithatë ky takim prapseprapë doli shumë i zbehtë dhe i parëndësishëm. E ti e din fort mirë, o Sabri Novosella, se si i është mbyllur dera Bardhosh Gërvallës, i cili mbetet qyqe vetëm duke pritur në një kafene Bardhoshin e Gërvallës, organiza-torin e të gjithave, i cili po të mos ishte dhe po të mos e njohin njerëzit si organizator të denjë dhe me përkushtim veprimtaria e jote, e Jusufit dhe e Kadriut, të mbyllura do t'i mbulonte pluhuri në banesën numër 40 në Untergrupenbach. Po ti zonjë e nderuar, Florë Brovina, sa bukur e gjete vertikalen e pashërueshme bashkë me publicisten Mervete Dershajn në këtë skenar hiçkokian. Vërtetë vetëm nga kjo pozitë juaja horizontale mund të shihet Jusufi si «pak më të dalluar se krijuesit e brezit të vet».

A nuk u gjend tjetër njeri pos juve të qëndroni horizontalisht?!

Non comment!

Dioptria e simbolit të rezistencës tonë kombëtare na i është dobësuar fatkeqësisht kësaj radhe dhe nuk na e prezentoi Jusufin hiq më shumë se sa një patriot të ndershëm, më tepër u përpoq që të na bindë se ai di shumë për sekretet e vrasjes. Baca Adem nuk na tevove asgjë më tepër se sa i vëllai i Jusufit, Hysen Gërvalla para shtatë viteve në gazetën Mlladina të Lubjanës. Nuk e di në çfarë mënyre na u lute që të heqim dorë nga të etiketuarit vrasës shqiptar. Cili shqiptar është etiketuar gjer më sot apo për diçka të këtillë je në dijeni vetëm ti. A mos deshe të na largosh edhe prej Stane Dollancit dhe Franjo Herleviçit dhe atyre inspektorëve tu me të cilët paske biseduar. Mendon ti, o Adem Demaçi, se ata inspektorë do të të tregojnë ty vrasësin?! Heu këtë kurrë mos e dhashtë zoti, se ti i pari do duhej t'ia rrudhje gishtin...

Zoti Adem Demaçi a ishe në gjendje të kuptosh se çfarë skenari ke përpara? Ta them kështu se rrethin e veprimit politik e reduktove duke e lënë aty, pas vrasjes së Jusufit, vetëm Nënë Ajshen plakë 75 vjeçare si vijuese të rrugës së tij. Harrove se kjo nënë Ajshe ka edhe dy djem të cilët ti i njeh fort mirë; Hysenin dhe Avdylin, të cilët kanë vepruar së bashku me ty edhe veprojnë edhe sot. Bashkë me këta i harrove edhe 30 anëtarë të tjerë të ngushtë të familjes Gërvalla, apo vallë ata, për hesapin tënd, po u merrkan me biznes personal. Po ty bre burrë një popull i tërë nuk po ta mbush syrin me luftën e vet deri më sot?!... Përsëri dy fjalë me ty, zotëri skenarist dhe regjisor i këtyre akteve tragjikomike. Ku i gjete ato gërshërë, e kush ti dha ato, që të këpusësh gjuhën e vëllezërve Gërvalla veçmas të Hysenit, vëllait dhe bashkëveprimtarit të Adem Demaçit, sepse edhe ai ishte i organizuar besnikërisht e i burgosur politik. Pse e censuroni Avdylin pa e dhënë pjesën që i paraprinë dy detajeve që i thotë ai, por e tejbartni dhe e ngushtoni deri në devalvim idenë e tij?! Zotërinjë skenaristë e regjisorë: më jeni bërë shumë të tillë, andaj këtë reagim e konsiderova si një atentat të dytë ndaj heronjëve dhe familjeve të tyre, sepse palën e gjakut të heronjëve i përdore vetëm si rekuizit të shfaqjes, duke mos i lënë madje as si statistë. Thjeshtë, pa dijeninë dhe pa pëlqimin e tyre, marnipulove me ta ashtu mjeshtërisht sepse ke qenë kështu i konstruktuar nga matrapazët e institucionit të informatave. promovove «bukur» heronjët psikopatë, ndërkaq anëtarët e dy familjeve i prezentove duke vajtuar si qyqet. Krenohuni praju matrapazë politikanesk të perëndimit!...

Zotërinj «skenaristë» të padukshëm dhe ti o regjisor dhe autor i të gjithave, kush ty t'a dha shpatën e Zelfi Asllanit për të shkallmuar - kush qe ai?! Vallë këtë t'a dha redaktori apo ndon-jë autoritet tjetër më i lartë, apo ky ishte ndonjë urdhër ministror (i vetëshpallur)?! Kështu, ti zoti regjisor fillestar, pa i kuptuar gjërat dhe pa i njohur këta valltarë të tmerrshëm të pa koreograf, tenton të arrish në majen e Olimpit dhe të Talias me xhambazët të vetquajtur politikë?! E pra, me kend u konsultove të bësh këtë punë?!...

E di se ti nuk je fajtor, sepse këtë e bëre nga dëshira jote e zjarrtë për të bërë emisionin të pasur, po ja që të ka dalur ndryshe, ke rënë nën ndikimin djallëzor të këtyre matrapazëve të perëndimit, këtyre mosnjohësve të thellë të politikës dhe të «shokëve» të tyre të vrarë, njerëzve të kësa kategorie kaq të ulët, të cilët në sfond shohin vetëm frone dhe karriga e nuk i shohin këmbët e tyre të futura në baltë. Po si patët mundësi dhe guxim zotrinjë realizator të emisionit që të harroni misionin tuaj e të shëndrroheni në inspektor policie duke i marrë në pyetje anëtarët e familjes pikërisht në vendin e ngjarjes, thuase vet këta janë aktorët e krimit. Këta nuk kishin ndonjë dëshni tjetër pos atyre që i kan dhënë para autoriteteve të policisë gjermane, fundja ato ngjarje nuk mund të thuhen ndryshe asnjëherë. Çka t'ju them tjetër zotërinjë realizator të emisionit dhe ju vallëtarë të tmerrshëm para mbylljes së kësaj perdjeje pos një të Friddch Niçes:

«...Ne spektatorët e këtij spektakli - po ju falim për ate çka na keni bërë neve - por atë çka i keni bërë vetes, atë kurrë nuk mundë t'ua falim!». Unë do të përpiqem që perdja të mos bie: veçmas në këtë akt të teatrit «hiçkokian» sepse jam i futur e i nxitur nga përdhuna e dialogu ynë le të vazhdoi vetëm me fakte e kompetencë, pa gërshërë dhe tendenca tjera, sepse për Jusufin, Kadriun dhe Bardhosh - Bardhosh Gërvallën nuk mjafton të thuhet se kan qenë burra të mirë dhe atdhetarë të kujdesshëm siç doli nga ky emision, efektet mund të dalin vetëm në planin ideo-emocional ndërsa porosia dhe ngushëllimi të përmbyllet me «ju pastë shpirti rahmet»!!!. Ju do të pyesni dhe do të thoni: po ç'tu desht ty o Skender Tafaj të futesh këndej pari? unë mund t'u përgjigjem se tani do të filloi theqafja e valltarëve pa koreografi «politikaj» të ashtuquajtur, ja pra, bini teposhtë dhe rrugë të mbarë për ku jeni nisur vetë - drejtë mbretërisë së HADIT!!! Nuk trembem ngaju edhe poqese mbetem i vetmuar siç jam kësaj radhe, sepse kam shok të vërtetën, armën më të fortë. Për përmbajtjen e këtij reagimi unë i nënshtrohem kriterit të përgjegjësisë pa e përjashtuar mundësinë për të thënë edhe shum çka tjetër.

 (Skender Tafaj, Zvicër)

No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...