2019-10-11

Zgjidhja për Kosovën s’arrihet duke shikuar në qiell, por duke i shikuar në sy shqiptarët

Kreu shtetëror e kishtar serb: Serbia në situatë shumë të vështirë, por për pavarësi të Kosovës s’ka dialog


Në një kumtesë të Kishës Ortodokse Serbe që e kanë publikuar medie të Beogradit, KOS-i përkrah vendimin e kryetarit serb Aleksandar Vuçiq që ta mbrojë popullin serb në Kosovë “nëse ai sulmohet”.

"Këto garanci e fuqizojnë shumë popullin tonë dhe i japin atij forcë që të t’iu rezistojë presioneve që i kanë çdo ditë”, thotë.

Kisha po ashtu ka kumtuar sot se me shqetësim e ka marrë lajmin se “ armiqtë e paqes kanë vendosur për formimin e ushtrisë së shqiptarëve të Kosovës”.


Kreu shtetëror e kishtar serb: Serbia në situatë shumë të vështirë, por për pavarësi të Kosovës s’ka dialog


Zyrtarët më të lartë serbë, presidenti Aleksandar Vuçiq, kryeministrja Ana Bërnabiq dhe shefi i diplomacisë Ivica Daçiq kohë më parë janë takuar me shefin e Kishës Ortodokse Serbe, patriarkun Irinej dhe me anëtarët e Sinodi të KOS-it.

Ata kanë biseduar më shumë se një orë për, siç thotë rts , “rrezikun që sjell Platforma e Kosovës për dialog me Serbinë” .

Pas takimit, presidenti serb Vuçiq ka thënë se “situata në të cilën gjendet Serbia, është e rrezikshme, porse populli serb dhe shteti serb nuk do të mbeten në baltë.

“Kemi pasur mendim të njëjtë për problemin dhe për mënyrën se si të reagojmë”, ka thënë patriarku Irinej.

"E kemi sjellë tekstin e Platformës që shqiptarët e Kosovës e kanë miratuar për nevojat e ndërprerjes së dialogut dhe i kemi njoftuar me të gjitha aksionet e Prishtinës dhe për ato që ata kanë bërë- që nga moszbatimi i marrëveshjeve të Brukselit, vënies së taksave dhe të kësaj Platforme e cila ka dëshmuar se sa ata njerëz e duan shkaktimin e krizës dhe jo zgjidhjen e problemeve", ka thënë Vuçiq.

Sipas tij, “problemi është prezantuar pikë për pikë”.

"Ia kemi arsyetuar patriarkut serb dhe i kemi thënë se ç’rrezik sjell Platforma dhe sa e vështirë është situata në të cilën sot gjendet Serbia ", ka thënë Vuçiqi i cili e ka akuzuar bashkësinë ndërkombëtare pse nuk ka reaguar ndaj Platformës.

“Nuk do ta harrojmë popullin tonë në Kosovë” ka thënë Vuçiqi ndërsa duke e analizuar Platformën ka thënë:

”Nëse këto janë kushtet për bisedime, të mos humbasim kohë. Dialogu me të cilin Serbia duhet ta njohë pavarësinë, të formohet Gjykata që do t’i dënojë serbët, t’ua japim ambasadat tona, pasurinë tonë, trashëgiminë kulturore... Ç’është kështu me ju?”

Ka shtuar se së pari duhet të hiqet taksa e pastaj të shikohet a do të ketë vazhdim dialogu ndërsa ka përfunduar se Kisha do të njoftohet me të gjithë hapat e ardhshëm shtetërorë, transmeton Koha.net.

Patriarku Irinej ka thënë se situata është gjithnjë e më e vështirë porse me shumë rëndësi sipas tij, është që Kisha dhe kreu shtetëror për Kosovën janë në anën e njëjtë .


Jovanoviq patriarkut Irinej: Zgjidhja për Kosovën s’arrihet duke shikuar në qiell, por duke i shikuar në sy shqiptarët


Lideri i Parisë Liberale Demokratike të Serbisë Çedomir Jovanoviq ka kritikuar ashpër qëndrimet e kreut të Kishës Ortodokse Serbe patriarkut Irinej ndaj Kosovës duke ai përkujtuar atij betimet që Kisha serbe kishte bërë ndaj kriminelëve serbë të luftës.

.
Jovanoviqi ka thënë se Serbia nuk ka nevojë për leksionet politik të Irinejit e të presidenti të Rusisë Vladimir Putin.

Liberale Demokratike (Liberalno-demokratska partija- LDP) ka kumtuar se nuk e pranon thirrjen e patriarkut Irinej që të shikohet në qiell dhe të pritet nga Car Llazari që të zgjidhet çështja e Kosovës, porse, ka thënë, duhet shikuar në sy shqiptarët dhe me ta të arrihet marrëveshja që do të garantonte paqe.

„Për këtë na duhet edhe përkrahja e Kishës, e cila nuk do të glorifikonte vetëm udhëheqës ushtarakë, luftëra e humbje, por do ta respektonte paqen si vlerën më të madhe shoqërore. Në shoqërinë demokratike që e synojmë, nuk ka vend për leksionet e patriarkut, Dodikut ose të Putinit, por për synimin që shoqëria rreth nesh të demokratizohet dhe evropianizohet njësoj sikur dhe ne. E vetmja mënyrë që këtu të kemi sukses, është ta përkrahim njëri-tjetrin në këto procese“, theksohet në kumtesën e partisë së Çedomir Jovanoviqit të cilën e përcjell gazeta “Danas.sr”.

Në kumtesë shtohet se shoqërisë serbe nuk i nevojite bashkimi kundër armikut të jashtëm, ashtu siç po frikëson tash e shumë herë kisha, por asaj i duhet dialogu serioz dhe vendimi se ç’shoqëri dëshirojmë dhe si të reformohemi“.

„Deklarata e shumta politike të patriarkut Irinej nga intervista e tij në ‘Politika’, kanë për qëllim lidhjen e duarve e të këmbëve të atyre që e duan Serbinë dhe rajonin në Evropë dhe në Perëndim. Serbisë tani i nevojitet më shumë se kurdoherë arsye dhe përgjigja racionale për krizat me të cilat ballafaqohemi”, thuhet në kumtesë.

Nëse patriarku Irinej, i cili duke folur për Greqinë e Maqedoninë , nuk është i gatshëm ta urojë marrëveshjen historike me të cilën iu vu pikë mosmarrëveshjeve deceniesh dhe konflikteve, por i interesojnë vetëm mospajtimet në kishë, është e qartë që vëmendja e tij është e drejtuar në konflikte e ndërmjet tyre e jo tek e mira dhe interesi publik, ka shtuar LDP.

„Komentet pa vend të patriarkut për protesta në Banjallukë janë vetëm vazhdim i politikës së Kishës Ortodokse Serbe me të cilat nxiten përçarje e konflikte në vendet e rajonit. Kurrë kisha jonë nuk është penduar për bekimin e “Shkorpionëve” dhe të kriminelëve të tjerët ndërsa sot po vazhdon bekimin dhe përkrahjen e secilit që ka rol destruktiv dhe që përpiqet t ta ndalojë Malin e Zi, Bosnjë e Hercegovinës, Maqedoninë, Kosovën, e edhe Serbinë në rrugën për t’iu bashkuar Perëndimit”, përfundon kumtesa.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...