Gëzim Muçolli
Mos u çuditni me Jurinë suedeze të çmimit Nobel per Letërsi. Ata dijnë të lexojnë edhe mbrapsht. Ata edhe kriminelin e bëjnë të duket humanist, duke ia hequr faqen e zezë dhe përgjegjësinë e fajit historik.
Pikërisht sot me 10 tetor 2019, në kryeqytetin e Suedisë, në Stockholm, e kanë dridhur ndërgjegjen e njerëzve të mirë dhe lexuesve që besojnë në drejtësi e fisnikëri dhe në nivelin elitar që duket ta ketë një nobelist i shpërblyer.
Moti kanë thënë se çdo gjë që shkëlqen nuk është ari !
Edhe ari i medaljes së Nobelit nuk e ka gjithëherë prarimin e vërtetë.
Herën e parë që ari i Nobelit u bë më i zi se thëngjilli ishte kur në vitin 1961 u shpërblye shkrimtari serb Ivo Andric. Ivo-s që me përkushtim kishte përgatitur elaboratin e tij famëkeq për zhdukjen e shqiptarëve, iu dha mirënjohja më e lartë per veprat e tij letrare me motivacionin:
“Për forcën epike me të cilën ka vijëzuar tema dhe përshkruar fate njerëzore të trajtuara nga historia e vendit të tij”.
Gati me të bë me qajtë per “humanizmin” e tij !!!
Tash mbas 58 vitesh , Juria e ftohtë e Stockholm-it pas shkundjeve të mëparshme nga skandali seksual i vjetshëm që e errësoi deri në mosndarje të çmimit 2018, u kujtua që sivjet ta zhvendoste vëmendjen në opinion me shpërblimin e austriakut Peter Handke, i cili per shumë vite ishte shoqërues fizik dhe moral i Hitlerit të Ballkanit, presidentit serbo-jugosllav Slobodan Millosheviq.
Edhe tash marifeti i Jurisë është për tu mbajtur mend se si e motivoi dhënjen e Nobelit austriakut Peter Handke, gjoja ” Per punën influente që me mjeshtri gjuhësore ka eksploruar periferinë dhe specificitetin e eksperiencës humane”!
Ivo Andric kishte raporte dhe fotografi edhe me Adolf Hitlerin, Peter Handke kishte simpati dhe plotësisht ishte i dhënë pas Sllobodan Milosheviqit të njohur si Hitler i popujve ballkanikë.
Ndoshta , vitin e ardhshëm juria e Nobelit do t’ia jep çmimin 2020 Adolf Hitlerit (post mortem) per librin e tij famëkeq “Mein Kampf”. Kush e di, mund të ndodhë që të lexojmë edhe motivacionin me fjalë të tilla epike:
“Per shkathtësitë e tij komunikative me masat e dehura nga ideologjia historike e radhës , kontributin me mjeshtri shkencore në zgjidhjen finale të problemeve racore dhe tirazhin e librit gati sa të Biblës në nivel global planetar!!!!”
Eu, Nobel po shumë të kanë çmuar lexuesit per emrat e dikurshëm me vlerë të shkrimtarëve botërorë e sot i shpërtheve në dorë antarëve të jurisë midis Stockholmit.
E sa per më të mirin e letrave tona që per çdo vit i mohohet ky çmim deri dje prestigjioz, mund të themi deri në kup’ të qiellit:
“Kadare, ma mirë hiq (Nobelin) se fëlliq” !!!