2019-10-12

Përse Ismail Kadare nuk ia vlenë të fitojë asnjëherë çmimin Nobel për Letërsinë

                                 
  Pirro Prifti, Tiranë

Sot me dt.10 tetor 2019 u shpallen fitues te `çmimit Nobel per Letërsine`, autorja polake Olga Tokarçuk dhe shkrimtari austriak Peter Handke. Të dy çmimet për vitin 2018 dhe 2019 u dhanë sot sepse për vitin 2018 nuk u dha për shkak të një skandali seksual që shpërtheu atë vit në Akademin Suedeze.

Tokarçuk e cila fitoj edhe Çmimin ndërkombëtar të `Njëriut të Librit` ishtë vlerësuar më çmimin Nobel në 2018, çmim i cili i kaloi Peter Handke për 2019.

76 vcjeçari Tomas Handke një dramaturg dhe romanciert u njoh për një punë influenciale me “mëndjemprehtësinë linguistike për të eksploruar periferinë dhe specifitetin e eksperiencës njerëzore“, thuhet në Deklaratën e Academisë Suedeze. Megjithatë Handke mbete një person i kundërshtuar dhe i diskutueshëm për përkrahjen që i ka dhënë ai Millosheviçit në luftën Jugosllave në vitet 1990 dhe për fjalën e tij në funeralin e liderit serb Millosheviç në 2006, i cili është akuzuar për Genocid dhe krime lufte:

(https://w.w.w.bbc.com/neës/entertainment-arts-49976107https://w.w.w.gazeta.ru/culture/news/2019/03/05/n_12710863.shtml).


Olga Tokarsczuk e cila fitoi çmimin Nobel per Letërsine për vitin 2018 është një aktiviste intelektuale dhe kritike e politikave polake është cituar nga Komiteti për cdhënien e çmimit Nobel `për imagjinatën narrative e cila me pasionin enciklopedik përfaqëson kapërcimin e kufijve si formë të jetës“. Ajo është bestseller në Poloni, dhe është shumë e njohur në Angli sidomos pas fitimit të çmimit ndërkombëtar të Librit për romanin e saj të gjashtë.-`Flights` – ikja.“. Anders Olson përfaqësues i Komisionit Nobel tha se… `puna e saj e cila përqëndron në një pikë migrimin dhe tranzicionin kultural, ishte plot inteligjence dhe mëndjemprehtësi:
 (https://w.w.w.theguardian.com/books/2018/may/22/olga-tokarczuk-flights-wins-man-booker-international-prize-polish).
Përse ismail Kadare nuk mund të fitojë çmimin Nobël?

Mendoj sepse Kadare ka rënë pikërisht në kurthin e ideve rraciste dhe nacionaliste në veprën e tij njëlloj si Gjergj Fishta Kandidati i parë për çmimin Nobël të propozuar nga gjermanët në vitin 1937. Dihet se Gjergj Fishta një personalitet i famshëm kaotlik shqiptar i cili ka merita të padiskutueshme në krijimin e gërmave të gjuhës shqipe njëlloi si ato latine në Kongresin e Manastirit në të cilin ishte dhe Drejtuesi Kryesor i Kongrist, ka edh emerita të tjera të padiskutueshme në veprat e tij nacionaliste si “Lahutës së Malësisë”, kryevepër e poezisë epike shqiptare, më 1904. Më 1907 boton përmbledhjen satirike “Anzat e Parnasit”, më 1909 përmbledhjen lirike “Pika voëset” më 1913 “Mrizi i Zanave”.

Po të krahasajomë veprat e Gjergj Fishtës me veprat e ismail Kadaresë ka një karakteristikë të përbashkët: nacionalizimin dhe rracizmin ndaj fqinjëve ( ndonëse një racizëm i justifikuar). Panegjirizmi ndaj Gjergj Fishtës është i njohur në Shqipëri dhe në gjithë Europën përveç diktaturës komuniste.

E njihnin natyrisht edhe për dekoratat e titujt që i ishin akorduar: Nga Austria “Ritterkreuz” më 1912, ose nga Turqia “Mearif” po më 1912, nga Vatikani “Medaglia al Merito” më 1925, nga Greqia “Phoenix” më 1931, etj. etj., e pse jo, e njihnin edhe si kandidat i propozuar për çmimin Nobel! E si pasojë, kur Patër Gjergji e refuzoi dekoratën e lartë të qeverisë fashiste italiane, akademikët e italisë u trandën:


(https://shkoder.net/fishta6/).

At Gjergj Fishta ishte kryetar i komisionit në Kongresin e Manastirit më 1908, që miratoi alfabetin. ishte përkthyes i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1919, pastaj, sekretar i delegacionit. Në fund të vitit 1920, Shkodra e zgjodhi deputet të saj në parlamentin shqiptar. Pas vendosjes së regjimit të Zogut, Fishta u vetë-mërgua në Itali në vitin 1925 /1926, para se se të rifillonte punën si mësues, poet dhe shkrimtar në Shkodër; vdiq më 30 dhjetor 1940. Fishta ishte redaktor i revistës “Hylli i Dritës” (1913) dhe gazetës “Posta e Shypnisë” gazetë (1916-1917). At Gjergj Fisha ishte gjithashtu shqiptari i parë kandidat për çmimin Nobel për letërsi. i mohuar e përçudnuar zyrtarisht për 45 vjet nga regjimi komunist, emri iu harrua, ndërsa vargjet e tij qarkullonin në popull, fshehurazi, gojë-më-gojë.

(https://lajmiexpress.net/cfare-ka-ndodhur-23-tetor-pergjate-historise/).

Shqiptarët nuk kanë fituar ndonjëherë çmimin Nobel për letërsi. Por, gjatë historisë së tyre, kanë pasur shkrimtarë të mëdhenj, të cilët janë bërë të famshëm në botë dhe shkrimtarë që janë propozuar edhe për çmimin Nobel. Më 1937, gjermanët propozuan Gjergj Fishtën. Nuk ka rëndësi që Fishta nuk e fitoi atë çmim. E rëndësishme është se Fishta u çmua shumë edhe nga të huajt dhe nga ata u propozua për çmimin Nobel.

Për çmimin Nobel para disa vitesh është propozuar edhe shkrimtari shqiptar Ismail Kadare. As në këtë rast, nuk ka rëndësi fort se a do ta fitojë Kadare çmimin Nobel. Shqiptarët nuk kanë fituar ndonjëherë çmimin Nobel për letërsi. Por, gjatë historisë së tyre, kanë pasur shkrimtarë të mëdhenj, të cilët janë bërë të famshëm në botë dhe shkrimtarë që janë propozuar edhe për çmimin Nobel. Më 1937, gjermanët propozuan Gjergj Fishtën. Nuk ka rëndësi që Fishta nuk e fitoi atë çmim. E rëndësishme është se Fishta u çmua shumë edhe nga të huajt dhe nga ata u propozua për çmimin Nobel. Për çmimin Nobel para disa vitesh është propozuar edhe shkrimtari shqiptar ismail Kadare. (http://shekulli.com.al/31474/).

Megjithë rekomandimet për ismail Kadarenë për të fituar çmimin Nobël, është e habitshme se përse disa qarqe shqiptare kërkojnë me insistim që ky shkrimtar oborri duhet patjetër të fitoj çmimin Nobël. ismail Kadare e ka të pamundur për ta fituar këtë çmim megjithë keqardhjen tonë hipokrite.

Përse?

Sepse Ismail Kadare ka qënë dhe mbetet një përfaqësues i Nomeklaturës së kuqe, ka qënë deputet dhe zv. Kryuetar i Fronti Demokratik të Shqipërisë para viteve `90, dhe zëvendës i Nexhmije Hoxhëe cila atëehre ishte Kryetare e Frontit Demokratik. Sëdyti ismail Kadare ka qënë deputet për një kohë të gjatë i diktaturës komuniste.

Së treti ismail Kadare i ka zgjatur jetën rregjimit dictatorial të Eenver Hoxhës me librat e tij si Dimri i Vetmisë së Madhe dhe Pashallarët e Kuq.

Së katërti , nuk ishte e rastësishme që Enver Hoxha afroi përreth tij shkrimtarët dhe artistët më të dëshiruar nga populli sepse sipas mëndjes së tij djallëzore e dinte që nëse populli i do artistët dhe shkrimtarët e vet, automatikisht do të dojë edhe politikanët dhe udhëheqësit që këta shkrimtarë dhe artistë preferojnë. Nuk është e rastësishme që Ismail Kadare në veprën e tij ka shkruar mesazhin e qartë por popullin shqiptar në kohën e Diktaturës që pak a shumë kuptohet me këtë frazë: `Uji nga burimi del i pastër por e ndyjnë ata poshtë` Pra justifikonte veprën e Diktatorit dhe dënonte `pashallarët e kuq`.

Djallëzore ishte dhe ikja e tij mjerane në Francë për të justifikuar se gjoja ai gjurmohej nga sigurimi i shtetit- gjq që nuk është aspak e vërtetë. Ai iku sepse i tha Ramiz Alia i cili kërkonte që kur Ismail Kadare të vinte,- ta bënte President të Shqipërisë.

Por nuk ndodhi ashtu sepse brerja e ndërgjegjes së Kadaresë ishte në atë kohë egzistente.

Më vonë Kadare e ktheu pllakën 180 gradë duke bërë shkrime kundër komunizmit. Ndonëse ato mund të ishin dhe janë të vërteta, të thëna nga një ish eksponent i PPSH sado i talentuar qoftë, nuk mund ti mbushin mëndjen popullit që Ismail Kadare të ishte dissident.

Për fat të keq Shqipëria nuk pati dissidence si në Çekosllovaki (ish presidenti Havel), Poloni, Rusi, Jugosllavi, por vetëm individë të veçantë si i madhi Pjetër Arbnori, i vetmi dissident politik i Shqipërisë i gjallë pas viteve `90.

Hipokrizia e inteligjencës Shqiptare (të emëruar nga Ramiz Alia si e tillë), e trashëguar madje deri në ditët e sotme në forma nga më të ndryshmet si p.sh., nostlgjitë e sa kaluarës, janë koncentruar në idenë që Kadare mbetet si një shkrimtar i talentuar por që talentin e tij e përdori për ti zgjatur rregjimit komunist jetën ( shumë e quajne shkrimtar oborri), – të fitojë çmimin kapitalist Nobël. Por ja që kapitalistët e kuptojnë fare mirë se Kadare nuk është shkrimtari cili duhet të fitojë këtë çmim.

Përse?

Sepse ai nuk ka asnjë Mesazh për të dhënë: as popullit të tij dhe as Botës si shkrimtarët e tjerë që e kanë marë këtë çmim për shkak të talentit tyre por edhe për shkak të mesazhit që ata i kanë dhënë popujve të tyre përkatës dhe botë.

Kështu që as Ismail Kadare dhe as at Gjergj Fishta nuk mund të marrin dot këtë çmim, sepse nuk kanë asnjë mesaxh optimist për popullin e tyre dhe as për Botën përveç Mesazhit Nacionalist dhe Rracist që ata kanë shprehur në veprat e tyre të botuar.

Sot shqiptarët e kanë të vështirë të kuptojnë këtë që po shkruaj dhe e kanë të vështirë të kuptojnë mungesën e interesit të Komisionit të çmimeve për Letërsinë Nobël, për Kadarene dhe për Fishtën.

Shqipëria dhe Kosova ka plot shkrimtarë mjaft të talentuar për të dërguar vitin e ardhshëm për të pretenduar këtë çmim.

Mjaft me një Kadare nacionalist, dhe mjaft me panegjirizma për shkrimtarë nacionalistë që në veprat e tyre shprehin vetëm urrejtje, rracizëm, nacionalizëm të verbër.

Shpresojmë që Tranzicioni shqiptar përfundon krahas hyrjes në BE edhe me largimin e nostalgjikëve që po errësojnë pamjen e Shqipërisë ndaj të ardhmes.

Kadare largohu, mjaft me hipokrizi dhe gënjeshtra

priftipirro2017@gmail.com

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...