Akademik Prof.dr. Mixhait Reçi,Ph.D
Është i lindur në Strugë, Republika e Maqedonisë Veriore më 15.03.1957, në një familje atdhedashëse dhe arsimdashëse. Mori gradën Bachelor për Ekonomi nga Universiteti i Prishtinës, ku është vlerësuar si studenti më i mirë i gjeneratës, anëtar i Senatit të Universitetit, si dhe ka fituar çmimin "Student i dalluar" dhe ka qenë bursist i universitetit si rezultat i mesatares së lartë të vlerësimit gjatë studimeve. Ai mori gradën Master në Universitetin e Zagrebit, dhe doktoroi në Universitetin e Prishtinës. Që nga koha e studimeve nga viti 1975 jeton dhe vepron në Prishtinë.
Familja e tij është e njohur kombëtarsiht, të dy gjyshërit e tij për kundërshtim të regjimit komunist fillimisht janë dënuar me vdekje pastaj me burgim afatgjatë.
Për 27 vite ka punuar fillimisht si asistent pastaj si profesor në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, në lëndët e “Kontabilitet”, “Kontabiliteti Financiar", "Kontabiliteti i Menaxhmentit”, dhe "Sistemi Informativ Financiar”.
Si ekspert ka marrë pjesë në përpilimin e shumë ligjeve në Republikën e Kosovës. Gjithashtu ka qenë anëtar i Grupit të Ekspertëve të Buxhetimit të Strategjisë të Arsimit të Lartë për Kosovën, si dhe anëtar i Grupit të Ekspertëve për Promovimin e Procesit të Bolonjës në Kosovë.
Dr. Mixhait Reçi është themelues dhe president i Kolegjit ILIRIA në Prishtinë. Ka qenë kryetar i "Këshillit nismëtar për themelimin e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tetovës" dhe anëtar i "Këshillit nismëtar për themelimin e Universitetit të Tetovës".
Dr. Mixhait Reçi ishte Dekani i Parë i Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Tetovës, mbajti një nga ligjeratat e para në këtë universitet, si dhe dorëzoj Indeksin e parë të regjistrimit të studentit në Universitetin e Tetovës.
Që nga viti 2011 ai është anëtar i "Klubit të Rektorëve të Europës" dhe fitues i Çmimit Europian për Cilësi” nga Asambleja Europiane e Biznesit. Gjithashtu është edhe fitues i “Çmimit Evropian për Ekselencë, Kategoria e Artë” nga Shoqëria Evropiane për Kërkim Cilësor.
Profesor Reçi ka qenë kryetar i "Asociacionit të Bartësve Privatë të Arsimit të Lartë” në Kosovë.
Për kontribut të veçantë në arsimin kombëtar dhe për vlera dhe kontribute të tjera të veçanta dhe në shenjë respekti ndaj Profesor Reçit dhe të institucionit që ai udhëheq, NMT Mbreti Leka I Zogu, dekretoi Universitetin ILIRIA me titullin “Mbretëror”, duke i dhënë njëherit edhe të drejtën e shfrytëzimit të simboleve të Familjes Mbretërore Shqiptare.
Prof. Reçi u nderua me mirënjohje speciale nga Gazeta shqiptaro-amerikane ”ILLYRIA” me seli në New York për kontributin e tij në miqësinë midis shqiptarëve dhe amerikanëve në SHBA dhe për organizimin e tij vjetor të Ditët e Falënderimit të Kosovës për SHBA, për kontributin e tij në edukimin e të rinjve në Ballkan, si profesor për dy dekada në Universitetin e Prishtinës, si bashkëthemelues dhe profesor i Universitetit të Tetovës në Maqedoni dhe Kolegjit Universitar ILIRIA në Kosovë. Ai gjithashtu është bashkëthemelues i Shoqatës “Miqtë e Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK)”.
Dr. Mixhait Reçi është themelues dhe kryeredaktor i Revistës Shkencore Ndërkombëtare "ILIRIA International Review". Për më shumë se 10 vite, kjo revistë ka fituar indeksimet më prestigjioze ndërkombëtare, si dhe ka publikuar dhjetëra punime shkencore në nivel ndërkombëtar.
Profesor Reçi ka fituar titullit e nderit "Ambasador për Paqë" nga Federata Universale e Paqës (UPF), si dhe titullin e nderit “Ambasador për Paqë” nga Forumi Politik i Ballkanit.
Nga Akademia Monarkiste Shqiptare, Z. Reçi u nderua me Çmimin “Justiniani i Madh” me motivacion për kontributet e tij në themelimin dhe drejtimin e Kolegjit Mbretëror ILIRIA dhe të arsimit universitar shqip në Maqedoni, si dhe për frymën e peshën akademike shqiptare e perëndimore në veprimtarinë e tij dhe të universitetit ILIRIA.
Z. Reçi dhe Kolegji ILIRIA janë themelues të çmimit prestigjioz “Aleksandër Stipçeviq”, i cili u jepet personaliteteve shumë të shquara për kontribut të veçantë jetësor në shkencë dhe art.
Z. Reçi dhe Kolegji ILIRIA pos themelimit dhe funksionimit të instituteve të cilat kanë të bëjnë me veprimtarinë e Kolegjit, kanë themeluar edhe “Institutin për studime ILIRE” me qëllim për t’i bërë bashkë ilirologët nga e gjithë bota, për të rritur kontaktet dhe kontributet e tyre në këtë fushë.
Z. Reçi me Kolegjin ILIRIA është organizues dhe financues qe 14 vite me radhë të aktivitetit disaditor, shumë të njohur dhe më masoviku në rajon kushtuar SHBA-ve "Thank You USA” – “Ditët e Falënderimit të Kosovës për SHBA-të", me synim të ruajtjes dhe kutivimit te të rinjtë dashurinë dhe respektin për SHBA-të.
Ai mori pjesë në shumë konferenca, në vende të ndryshme të botës, me synimin për të studiuar politikat fiskale dhe mundësitë e investimeve në Kosovë (SH.B.A., Gjermani, Zvicër, Austri, Kosovë, Kroaci, etj).
Ai ka botuar shumë punime shkencore dhe analiza si autor apo bashkautor. Z. Reçi është organizator dhe pjesëmarrës i shumë aktiviteteve shkencore. Ka organizuar konferencat shkencore: "Bisedimet për çështje teknike dhe statusi final i Kosovës"; "Kosova dhe Faktori Ndërkombëtar"; "Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe çështja shqiptare"; "Besëlidhja e Lezhës dhe roli i Gjergj Kastrioti - Skënderbeut"; "Kosova një vit shtet i pavarur"; “Kosova në rrugën e Integrimeve Euro - Atlantike, dhjetë vjet nga ndërhyrja e NATO-s"; “Iliria dhe Ilirët”; “Shën Pali ungjillëzuesi i Ilirëve” (bashkëorganizim); “ Gjuha standarde shqipe dhe gjendja aktuale e përdorimit të saj”; ”Të pavërteta dhe dëmet e shkaktuara nga Raporti i Dick Marty”, për të cilën mori edhe mirënjohje në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës; “Kërkimi shkencor dhe Inovacioni në Arsimin e lartë universitar”, Tryeza shkencore“ Media dhe politika ”(bashkëorganizim), si dhe shumë konferenca të fushave studimore të Kolegjit ILIRIA dhe tryeza me interes.
Ai është gjithashtu themelues, organizator dhe financues i Bienalës Ndërkombëtare të Piktorëve "Omerika".
Për punën dhe vlerat e tij është vlersuar shumë, andaj z. Reçi dhe institucioni që udhëheq është nderuar duke pranuar dhuratë shumë të çmuar, komplet një “Galeri të Pikturave” nga piktori i mirënjohur që jeton dhe krijon në Paris, Z. Omer Kaleshi.
Prof. Reçi është i njohur për mbështetjen financiare të botimit të shumë librave universitare e shkencore dhe të atyre artistike. Mbështetës financiar në studime të shumë të rinjëve, të kuadrove akademike.
Gjithashtu është i njohur për donacionet e shumta sidomos në dhurimin e librave për biblioteka të institucioneve të arsimit të lartë.
No comments:
Post a Comment