Ka shkruar poezi qysh në rininë e tij. Ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë (Dega Farmaci).
Ka punuar shumë vite në zonat e vendlindjes. Veç punës si farmacist, është marrë gjithnjë me kërkime shkencore në fushën e tij, sidomos në studimin e bimësisë mjeksore të alpeve të Shqipërisë.
Në vitin 1994 vendoset në mënyrë legale në Itali, me një bashkëpunim shkencor në fushën e tij.
Në vitin 1998, mbaroi përsëri studimet e larta në universitetin Camerino të Italisë, ku mbrojti titullin Doktor në shkencat farmaceutike, pikërisht në studimin e bimësisë mjeksore të alpeve të Shqipërisë.
Specialist në farmakologji , e fitoterapi,ekspert internacionalë për bimët mjekësore.
Specialist në tosikologjinë klinike e ambientale, toksikologjinë forenzike .Specialist ne farmako vigjilencë mjekësore.
Master universitar ne "Metodat Analitike Forenzike" Universiteti "La sapienza" në Romë.
Specialist në kontrollin kimik të prodhimeve dhe lëndës së parë në medikamentet mjeksore.
Ka publikue mbi 40 artikuj dhe studime shkencore në fushen e tij.
Ne vition 2009 publikoi studimin me 880 bime mjekësore ne Alpet e shqipëtare.
Specialist në informatikën aplikative.Anëtar i disa shoqatave kulturore e shkencore në Evropë, si bije fjala " Leopardian Comunity". etj.
Është Antar i Lidhjes së Shkrimtarve dhe Artistëve në qytetin ku jeton, në Itali.Antare i organizatës botërore të poetëve World poets Society W.P.S.),anëtar i Lidhjës së Shkrimtarve të Kosovës. Merr pjesë në koncertet recitale dhe konkurset e organizuera në Itali në fushën e poezisë.
Në vitin 2017 mbron perseri titullin Dr. në "Metodologie Analitiche Forense" në universitetin "La Sapienza" në Romë.
Bibliografi letrare dhe shkencore:
Emri që lind diellin, poezi, Tiranë 2004; Mjegull varur mbi Ballkan, poezi, Tiranë 2006;
880 bimë mjeksore në alpet e Shqipërisë, Tiranë, 2009;
Imazh, roman policesk, Shtëpia Botuese Weso Tiranë 2011;
Prendi per mano la mia ombra (Merr për dore hijen time), poezi, botuar italisht në Simple Macerata, 2011;
Lulet e shpirtit, poezi, Shtëpia Botuese Filara, Tiranë 2012;
Memory-Roman, Shtëpia Botuese Filara Tiranë 2012; Altri occhi all'orizonte poezi, Editura Simple, Macerata 2012;
Pieni di sogni i fiumi, Editura Simple, Macerata, 2014,
Hëna nuse e poetit 2015. Edlora Tiran .Sguardo oltre i confini romanzo ,Kimerik Itali 2015.
“Sguardo Oltreiconfini”(Shikim përtej kufijve) (Roman polices, “Kimerik”, Siena Itali, 2015.
Atje qirinjëtindez dielli, poezi ,Editura EdloraTiranë 2019.
Zt.Zef Mulaj në vitin 2012, në njëqindvjetorin e Pavarësisësë
Shqipërisë, u zgjodh njëri nga njëqind shqiptarët e diasporës në botë për arritjet në fushën e shkencës e të kulturës nga “Albania Excellence”.
Flori Bruqi