2019-10-28

Dështimi i Bashkimit Europian për të filluar negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në samitin e tij të tetorit kontribuon në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

Nga JANUSZ BUGAJSKI

Bllokimi i anëtarësimit do të dërgojë një mesazh braktisjeje pikërisht në një kohë kur shtetet aspirante kanë nevojë për përfshirje më të fortë të BE-së.

Megjithë rekomandimet e Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian, përparimi i Shqipërisë dhe Maqedonia e Veriut u bllokua kryesisht për shkak të kundërshtimit të Francës. Të dy institucionet (KE dhe PE) pohuan që të dy vendet kishin bërë përparim të mjaftueshëm në reformat e tyre për të arritur në fazën tjetër të integrimit. Një vendim pozitiv mbi negociatat e pranimit nuk do të nënkuptonte anëtarësim të menjëhershëm, por fillimin e një procesi të gjatë të kualifikimit për të gjithë kapitujt e acquis communautaire, blloku i gjerë i akteve ligjore të BE-së.

Presidentit francez Emmanuel Macron, që ishte në krye të politikës së bllokimit, iu bashkua edhe Danimarka e Holanda. Nevojitet unanimitet midis anëtarëve të BE-së para se të jepet miratimi për të filluar bisedimet e pranimit. Macron deklaroi se vetë procesi i pranimit duhej të reformohej, çfarë nënkupton se vendimi i tetorit nuk ka gjasa të ndryshohet në një kohë të shkurtër, sepse çdo proces reformues në BE mund të zvarritet me vite.

Në mungesë të një pozicionimi të fuqishëm të Mbretërisë së Bashkuar në mbështetje të zgjerimit të BE-së, Franca është bërë më e fuqishme në sfidimin e angazhimeve të Bllokut për të përfshirë të gjitha shtetet e Ballkanit, siç nënvizohet në Samitin e BE të Selanikut të 2003. Politika e brendshme e Francës dhe frika nga imigrimi masiv shfaqen në vendimin e Macron. Nuk ka pothuajse aspak dyshim se Islamofobia dhe ndjenjat antishqiptare gjithashtu luajtën rolin e vet.

Politika bllokuese e BE-së mund të ketë një numër pasojash negative për Ballkanin Perëndimor dhe për Evropën në tërësi. Ajo dëmton besueshmërinë e BE-së si një organizatë pan-europiane e hapur për anëtarë të rinj. (Kjo politikë) mund të zhgënjejë shtetasit dhe politikanët, si dhe të ndikojë negativisht programe të ndryshme reformash. Gjithashtu, ajo do të ushqejë nocionin, tashmë të përhapur, se BE është bashkëfajtore në mbështetjen e qeverive të korruptuara, në këmbim të një farë stabiliteti, ai që disa e kanë quajtur “stabilokraci”.

Komisioneri i BE për zgjerimin, Johannes Hahn akuzoi liderët e BE për shkelje të angazhimeve ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ai deklaroi se vendeve anëtare tani do i duhet të sqarojnë detyrimet e tyre afatgjata ndaj secilit vend, ndërsa refuzimi për të njohur përparimin e provuar do të rrezikojë destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

Politika bllokuese mund të forcojë polarizimin dhe radikalizimin politik të brendshëm duke inkurajuar nacionalistët, populistët, separatistët dhe irredentistët (ata që duan kthimin e kufijve të mëparshëm) të pretendojnë se tashmë rregullat e BE-së nuk janë më apeluese dhe se çdo shtet duhet të ndjekë interesat e veta kombëtare. Kjo do të dekurajojë marrëveshjet ndër-shtetërore dhe do të ulë fuqinë e përpjekjeve të dy të dërguarve specialë të Shteteve të Bashkuara, të emëruar për zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis Serbisë dhe Kosovës, pasi Beogradi do të ketë më pak nxitje për kompromis pa perspektivën e anëtarësimit në BE. Serbia dhe Mali i Zi (tashmë) i kanë filluar negociatat e anëtarësimit, por tani do të përllogarisin se këto (negociata) mund të çojnë në një tjetër cul de sac (rrugë pa krye) francez, në mungesë të konsensusit të plotë të BE-së për zgjerim të mëtejshëm.

Shteti që do të preket menjëherë (nga ky vendim) do të jetë Maqedonia e Veriut. Kryeministri Zoran Zaev ndërmori risqe të konsiderueshme të brendshme me ndryshimin e emrit të vendit dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjes së gjatë me Greqinë, në mënyrë që të përmbushte kushtet e BE për negociatat e pranimit. Tani qeveria ndihet e tradhtuar dhe ka shpallur zgjedhje të parakohshme në prill 2020, çfarë mund të gjallërojë nacionalistët. Vendimi i BE-së, gjithashtu, mund të nxisë trazira të ripërtërira politike dhe sociale në Shqipëri.

Vendimi negativ i BE-së do të mundësojë më shumë hapje për ndërhyrje të huaja armiqësore në rajon, veçanërisht nga Rusia. Në thelb, Parisi padashur ka përforcuar narrativën propagandistike të Vladimir Putin se BE-së nuk i besohet dhe se nuk dëshiron ndonjë anëtar të ri nga Ballkani. Kjo do ta ndihmojë Kremlinin të prishë më tej unitetin perëndimor dhe të depërtojë më thellë politikisht, ekonomikisht, dhe nga ana informative dhe e inteligjencës. (Rusia) gjithashtu do të përllogarit se ka një dorë më të lirë për të inkurajuar nacionalizmat e Ballkanit dhe për të prodhuar konflikte, nga të cilat mund të përfitojë, në Bosnje Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Një vendim negativ për negociatat e pranimit dhe për zgjerimin e mëtejshëm në Ballkanin Perëndimor do të kundërveprojë negativisht edhe mbi sigurinë e vetë Bashkimit Evropian.Nëse perspektivat e anëtarësimit zvogëlohen, reformat mbesin në vend, investimet e huaja ulen dhe papunësia rritet, rrjedhja e popullatës drejt BE do të vazhdojë. Dhe BE do të jetë në një pozitë më të dobët për të zgjidhur mosmarrëveshjet, nëse (ajo) shihet të heqë dorë nga fuqia e saj më e madhe motivuese, anëtarësimi. Kjo do të sigurojë që roli i SHBA në rajon të jetë edhe më i rëndësishëm.

Dita 41, Albania

EUROPEAN UNION BLOCKS THE BALKANS

Janusz Bugajski, 25 October 2019

The European Union’sfailure to launch accession talks with Albania and North Macedoniaat its October summit contributes to destabilizing the Western Balkans.Blocked entry will send a message of abandonment precisely at a time when aspirant states need more intense EU involvement.

The progress of Albania and North Macedoniawas blocked primarily because of France’s opposition, despite recommendations from the European Commission and the European Parliament. Both institutions confirmedthat both countries had made sufficient progress in their reforms to reach the next phase of integration. A positive decision on accession talks would not have signified imminent membership but the start of a long process of qualifying for all chapters of the acquis communautaire – the vast body of EU law.

French President Emmanuel Macron led the blocking policy and was joined by Denmark and the Netherlands. There needs to be unanimity among EU members before approval is given for accession talks to begin. Macron claimed that the accession process itself had to be reformed, signifying that the October decision is unlikely to be reversed any time soon because any EU reform process can drag on for years.

Without the strong position of the United Kingdom in supporting EU enlargement, France has become more emboldened in challenging Union commitments to include all Balkan states, as specified at the EU’s 2003 Thessaloniki Summit. France’s internal politics and fear of mass immigration figured in Macron’s decision. There is little doubt that Islamophobia and anti-Albanian sentiments also played a role.

The EU’s blocking policycan have several negative repercussions for the Western Balkans and for Europe as a whole. It damages EU credibility as a pan-European organization open to new members. It can disillusion citizens and politicians and undermine various reform programs. It will also nurture the already widespread notion that the EU is complicit in upholding corrupt governments in exchange for a measure of stability – what some have dubbed as “stabilocracy.”

Johannes Hahn, the EU commissioner for enlargement, accused EU leaders of breaking commitments to North Macedonia and Albania. He asserted that member states will now have to clarify their long-term obligations to each country, while the refusal to acknowledge proven progress will risk destabilizing the Western Balkans.

The blocking policy can reinforce domestic political polarization and radicalization by encouraging nationalists, populists, separatists, and irredentists to claim that EU rules no longer apply and each state needs to pursue its own national interests. This will discourage inter-state agreements and undercut the efforts of the two U.S. special envoys appointed to resolve the dispute between Serbia and Kosova, as Belgrade will have less incentive to compromise without the prospect of EU membership. Serbia and Montenegro have started accession talks but will now calculate that these may lead to another French cul de sacwithout full EU consensus on further enlargement.

The most immediately affected country will be North Macedonia. Prime Minister Zoran Zaev took substantial domestic risks in changing the country’s name and settling the long-standing dispute with Greece in order to fulfill EU conditions for accession talks. The government now feels betrayed and has called for early elections in April 2020 that could invigorate nationalists. The EU decision can also stir renewed political and social turmoil in Albania.

The negative EU decision will provide more openings to hostile foreign interference in the region, particularly from Russia.In essence, Paris has unwittingly reinforcedVladimir Putin’s propaganda narrative that the EU is untrustworthy and does not want any new members from the Balkans. This will help the Kremlin to further undermine Western cohesion and deepen its political, economic, informational, and intelligence penetration. It will also calculate that it has a freer hand to encourage Balkan nationalisms and manufacture conflicts in Bosnia-Herzegovina, Kosova, Montenegro, and North Macedonia from which it can benefit.

A negative decision on accession talks and further enlargement in the Western Balkans will rebound negatively on the security of the European Union itself. The population outflow into the EU will continue if membership prospects recede, reforms are stalled, foreign investments reduced, and unemployment rises. And the EU will be in a weaker position to resolve disputes if it seen as surrendering its main leverage – the incentive of membership. This will ensure that the U.S. role in the region becomes even more critical.

No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...