2019-10-12

Lajmi se austriaku Peter Handke u nderua me Nobelin për Letërsi ditën e sotme, ka shkaktuar polemika të vazhdueshme nga figura të njohura.




Nobeli për Letërsi: Salman Rushdie zihet në Twitter me serbët, përgjigja që i kthen ambasadorja e jonë në SH.B.A zonjusha Vlora Çitakut



Lajmi se austriaku Peter Handke u nderua me Nobelin për Letërsi ditën e sotme, ka shkaktuar polemika të vazhdueshme nga figura të njohura.

Në mesin e tyre është edhe shkrimtari i njohur indiano-britanik, Salman Rushdie. Ai ka shprehur opinionin e tij lidhur me çmimin e dhuruar ndaj një figure të diskutueshme, për shkak të qëndrimeve të tij pro “kasapit” të Ballkanit, Slobodan Millosheviç.


Në Twitter, Rushdie ka replikuar me një numër të madh ndjekësish nga Serbia, të cilët kanë nisur kritikat e tyre ndaj shkrimtarit, madje duke e quajtur edhe ziliqar për çmimin që mori Handke, informon Dritare.net.

Dhëmbë për dhëmbë kanë qenë dhe përgjigjet e romancierit. Një nga njerëzit që i ka drejtuar mesazh Rushdie, ka qenë dhe Vlora Çitaku, e cila thotë: “I dashur Salman. Besoj e lexove lajmin për fituesin e fundit të Nobelit në Letërsi. Jam e shokuar. Është një shuplakë fytyrës për gjithë viktimat e Milosheviçit”.

Ndërsa Rushdie ia ka kthyer se qysh para 20 viteve ai ka shkruar për idiotësitë e Handkes. “Jam dakord me ty”, shkruan ai.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...