Burimet nga burgu ku mbahej Naser Makolli, thonë se prej dhjetorit të vitit 2015, i ndjeri ka vuajtur nga një sëmundje.
Floripress është munduar të marrë më shumë informata nga autoritetet përkatëse, por deri më tani nuk ka arritur të verifikojë pretendimet e anëtarëve të VV’së, e as të mësojë arsyen e vdekjes së Naser Makollit.
Nga infarkti akut ka vdekur Naser Makolli në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan.
Ky është raporti përfundimtar i Institutit të Mjekësisë Ligjore, që vdekja e tij nuk ka qenë e dhunshme.
Vdekja e Naser Makollit në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan nuk ka qenë e dhunshme.
Këtë e ka konfirmuar Liridona Kozmaqi nga Zyra për Komunikim e Prokurorisë.
Naser Makolli, që kishte ndarë qelinë për më shumë se 3 muaj me Astrit Dehari, vdiq në fillim të prillit.
“Sipas raportit përfundimtar të autopsisë, të dorëzuar në prokurori nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, pas analizimit të të gjitha analizave të kryera nga ky Institut, si përfundim është konstatuar se vdekja e të ndjerit është vdekje jo e dhunshme, e cila ka ardhur si pasojë e infarktit akut të miokardit për shkak të okluzionit të arteries koronare të majtë”, ka thënë Kozmaqi.
Hetimet për rastin që është hapur si vdekje e dyshimtë, janë duke vazhduar.
Sipas Prokurorisë, tashmë janë intervistuar të gjithë personat që kanë qenë të përfshirë, duke filluar nga shokët e dhomës të së ndjerit, stafi mjekësor, gardianët dhe stafi tjetër i shërbimit korrektues, si dhe familjarët e të ndjerit.
****
Naser Makolli, dëshmitari kyç në rastin e Astrit Deharit, i cili kishte vdekur si pasojë e një sëmundje shëndetësore në Burgun e Lipjanit gjashtë muaj pasi që ndërroi jetë Dehari, kështu kishte njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Naser Makolli
Astrit Dehari, ish-aktivisti i Vetëvendosjes, që u gjet i vdekur tre vite më parë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ishte përshkruar nga personi që e ndanin qelinë së bashku, Naser Makolli, si një njeri i qetë e i lumtur. Makolli thoshte se Dehari nuk paraqiste asnjë çrregullim, frikë apo shqetësim dhe se ai nuk e kishte përmendur asnjëherë se mund t’i bënte keq vetes.
Naser Makolli, dëshmitari kyç në rastin e Astrit Deharit, i cili kishte vdekur si pasojë e një sëmundje shëndetësore në Burgun e Lipjanit gjashtë muaj pasi që ndërroi jetë Dehari, kështu kishte njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Analizat e raportit të tij nuk u lexuan asnjëherë për shkak se ai nuk kishte arritur të bënte një analizë të fundit.
Në ekspertizën e përcjellë nga Zvicra, ku përshkruhen edhe hetimet e autorëve të Kosovës, shkruhet se Makolli e Dehari kishin pasur edhe dy shokë dhome në burgun në Prizren.
Ata ishin Frrok Leski dhe Adonis Gashi. Sa i përket kohës që kishte kaluar me Astrit Deharin, ai e përshkruante si të lumtur dhe të qetë.
Sa i përket datës kur Dehari ishte gjetur i vdekur, Makolli kishte deklaruar se atë ditë kur ata kishin dalë në shëtitje, Dehari kishte qëndruar në qeli, duke thënë se nuk po ndihej mirë. Kur ata ishin kthyer nga shëtitja, e kishin gjetur atë të shtrirë mbi tokë.
“Ai kishte në gojë një shishe mjalti prej plastike. Ata menjëherë e kanë thirrur mjekun dhe janë informuar se kishte puls. Ai shton se nuk ka parë gjak në trupin e tij dhe se vetëm ka parë plagë në njërën nga duart e tij. Z. Makolli saktëson se nuk kishte brisk rroje as thikë në qeli”, thuhet në raportin derisa përflitet deklarata e shokut të dhomës së Astrit Deharit.
Makolli kishte deklaruar se ishte më i afërt me Deharin se me të tjerët të mbajtur. Ai e përshkruante si djalosh të artë, komunikues që luante me letra dhe tregonte barsoleta.
“Më 5 nëntor nuk ishte mërzitur dhe nuk kishte sjellje të pazakonshme”, thuhet tutje.
Në deklaratën e tij dhënë për organet e rendit, Makolli kishte thënë se Astrit Dehari kishte pasur dhimbje koke dhe kjo ishte arsyeja se pse nuk kishte dalë në shëtitje brenda rrethojave të Qendrës së Paraburgimit në Prizren.
Makolli kishte deklaruar edhe se në fillim ka menduar se ka qenë një shaka nga ana e Astrit Deharit por e ka kuptuar të vërtetën pasi ka parë gërvishtjet në njërën nga duart e tij.
Madje në deklarimin e Makollit, thuhet edhe se Astrit Dehari kishte kërkuar nga Makolli numrin e të afërmve të tij që t’u telefonojë në rast se ndodh ndonjë gjë, por ka shtuar se Astrit Dehari nuk ka pasur ndonjë presion nga ndokush.
Në tri deklarata të dhëna në data të ndryshme për organet e rendit, Naser Makolli kishte deklaruar se Astrit Dehari deri në momentin e gjetjes kishte puls.
“Dehari kishte shkruar në bllokun e adresave të Makollit një seri numrash të telefonit të anëtarëve të familjes dhe miqve të tij. Arsyeja ishte se Dehari dëshironte që Makolli ta njoftonte rrethin e tij në rast të transferimit nga burgu për hetime nga ana e policisë apo ministrisë”, thuhet në raportin e ekspertizës.
I njejti kishte deklaruar se Deharit atë ditë ishte rruar gjatë dushit, por, nuk ishte prerë.
Në qelinë ku po qëndronin Dehari, Makolli e dy persona të tjerë ka qenë edhe një telefon për të cilën Makolli kishte deklaruar se Astrit Dehari nuk e kishte përdorur asnjëherë.
*****
Raporti i zgjeruar dhe përfundimtar për rastin e vdekjes së Astrit Deharit, i ardhur nga Zvicra
Raporti i zgjeruar dhe përfundimtar 44 faqesh nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë, i është dorëzuar familjes Dehari.
Kjo është bërë e ditur nga avokati i njohur shqiptar zt.Tomë Gashi.
Mes tjerash në konkluzionet e raporti përfundimtar thuhet se “në fakt hipoteza e një vetëvrasjeje e Astrit Deharit përmes mjeteve të caktuar nga mjekët ligjorë duket pak e vërtetë”.
Avokati Gashi gjithëmonë ka thënë ka thënë se Astritin e kanë vrarë dhe kjo u vërtetua me raportin e ekspertëve zviceran që përjashtuan hipotezën e vetëvrasjes.
Ai ka thënë se nga publikimi i këtij raporti më nuk flitet për vdekjen e Astrit Deharit, por për “vrasjen e Astrit Deharit”
Kush janë pjesëmarrësit operativ që kanë marrë pjesë në vrasje dhe kush janë ata që kanë fshehur krimin?”.
Ai ka thënë se publikimi i raportit nga institutit zviceran është vonuar qëllimisht për të fituar kohë.
Avokati Gashi ka thënë se që nga futja në burg e Astritit deri te “vrasja” e tij ka qenë e montuar për qëllime politike
Rasti i vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje në Qendrën e Paraburgimit në Prizren në vitin 2016 do të hetohet edhe nga prokurorë dhe hetues ndërkombëtar.
Këtë e ka bërë të ditur kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi.
“Kemi kërkuar prej Ambasadës Amerikane që të na sjellin ndonjë prokuror apo dikë që mund të na ndihmoj në hetimin e këtij rasti, në mënyrë që t’a zbardhim të vërtetën”, është shprehur Lumezi.
Ai ka thënë se prokuroria e njëjtë, ajo e Prizrenit do ta hetojë këtë rast, por me ndihmën e ndërkombëtarëve.
“E njëjta prokurori do ta hetojë rastin, sepse kompetenca territoriale është e Prizrenit, dhe s’mundet ndonjë prokurori tjetër. Por do ta kërkojmë edhe ndihmën ndoshta të partnerëve ndërkombëtarë me na ndihmu në hetimin e këtij rasti”, është shprehur kryeprokurori Lumezi.
Ndryshe, familja e Astrit Deharit, sot ka marrë raportin për vdekjen e Astrit Deharit nga Instituti zviceran.
Babai i Astritit, Avni Dehari ka thënë para mediave se përgjegjës për vrasjen e djalit të tyre janë institucionet përgjegjëse.
Në rastin e Astritit që e kanë vrarë në burgun e Prizrenit, përgjegjës përpos prokurorit Sylë Hoxha dhe ministres së atëhershme të Drejtësisë, Dhurata Hoxha janë edhe shumë të tjerë”, ka thënë Avni Dehari.
Ai ka shtuar se nuk do të ndalen së kërkuari që të hapen hetimet dhe të merren masa ndaj të gjithë atyre që kanë marrë pjesë në vrasjen e Astritit.
Avokati, Tomë Gashi ka shtuar se ndjehet më i lehtësuar që tashmë është vërtetuar ajo që e kanë ditur që nga dita e parë.....
****
Kryeprokurori i Prizrenit Admir Shala tha se zarfi i pranuar është i mbyllur
dhe nuk dihet se çfarë përmban brenda ekspertiza e Institutit Zviceran.
Raporti i ekspertizës nga Zvicra për vdekjen e Astrit Deharit në duart e Prokurorisë
Një zarf i Institutit Zviceran është pranuar nga Prokuroria e Shtetit për rastin e vdekjes së Astrit Deharit në qendrën e Paraburgimit në Prizren më 5 nëntor 2016.Kryeprokurori i Prizrenit Admir Shala tha se zarfi i pranuar është i mbyllur dhe nuk dihet se çfarë përmban brenda ekspertiza e Institutit Zviceran.Ai tha se ky raport do t`i dorëzohet prokurorit të rasti dhe familjes së Astrit Deharit në momentin kur sipas tij do të përkthehet në gjuhën shqipe.
A do të ndiqët penalisht prokurori Syle Hoxha?
“Prokuroria i Shtetit njofton se sot me 17 tetor kemi pranuar raportin përfundimtar të ekspertizës për rastin Dehari, nga Instituti në Zvicër përmes ambasadës së Zvicrës në Kosovë”, ka thënë Shala.Ai tutje ka shtuar se Prokuroria ende nuk e di përmbajtjen e këtij zarfi.“Ky raport është me zarf të mbyllur akoma nuk e dimë përmbajtjen e saj, këto janë vulat e pranimit, ambasada e ka pranuar dje, ndërsa sot është dorëzuar në prokurorinë e shtetit”, ka thënë Shala.Ai ka shtuar se zarfi do t’i dërgohet prokurorit të rastit dhe pastaj do të dërgohet për përkthim, ndërsa pas përkthimit do të njoftojnë opinionin për përmbajtjen e raportit,
“I lutem mediave që deri në publikim e raportit të përmbahemi nga deklarimet që mund ta dëmtojnë rastin”, ka thënë kryeprokurori Shala.Ai tutje ka shtuar se pas përkthimit, raporti sa më parë që është e mundur do të bëhet publik edhe për media.Gjatë ditës së djeshme, ministri në detyrë i i Ministrisë së Drejtësisë, Ableard Tahiri ka reaguar për pretendimet e avokatit Tomë Gashi se Ministria që ai drejton e ka pranuar këtë raport.Pretendimet e avokatit Tomë Gashit se kjo ekspertizë ka ardhur Tahiri i ka quajtur të pavërteta.
“Deklarimet e avokatit Tomë Gashi, të shfaqura në publik, në lidhje me pranimin e Raportit përfundimtar të ekspertizës për rastin e Astrit Deharit, nga Ministria e Drejtësisë, janë pretendime të pavërteta, tendencioze dhe absolutisht jo profesionale. Për hir të informimit të drejtë të opinionit, dëshiroj të ju njoftoj se asnjë dokument me çfarëdo përmbajtje që lidhet me rastin Dehari nuk ka arritur në adresë të Ministrisë së Drejtësisë”, thuhej në reagimin e Tahirit.Tahiti tutje ka thënë se profesionalisht, avokati Gashi është dashur ta dijë se kjo çështje i takon organeve të zbatimit të ligjit dhe jo Ministrisë së Drejtësisë.“Roli im si ministër i Drejtësisë me të marrë mandatin, ka qenë trajtimi i nevojshëm, sipas kërkesës së familje Dehari, për të mundësuar një super-ekspertizë jashtë vendit në një prej qendrave më të njohura të mjekësisë ligjore në Evropë. Me kohë, kemi siguruar edhe mjetet financiare për ekspertizën dhe organet e pavarura të sundimit të ligjit janë vënë në kontakt me Institutin e Lozanës në Zvicër, që ishte preferenca e familjes Dehari”, thuhet në reagimin e Tahirit.Ai tutje ka shtuar se pretendimet e avokatit Gashi janë të pabaza, jo profesionale dhe tendencioze, prapa së cilave sipas tij fshihet mungesa e njohurive procedurale.
Astrit Dehari vdiq më 5 nëntor 2016 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ku po mbahej si i dyshuar për sulmin e 4 gushtit 2016 me granatahedhës në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.Instituti i Mjekësisë Ligjore vdekjen e Deharit e konsideroi vetëvrasje, ndërsa disa ekspertë të pavarur të ngarkuar nga familja këtë vdekje e cilësuan vrasje.Familja Dehari kishte kërkuar ekspertizë lidhur me vdekjen e tij nga instituti zviceran.
Avokati Tomë Gashi, ka dërguar raportin e plotë të kryer në Zvicër, të cilin Prokuroria Themelore e Prizrenit, ia dorëzoi familjes së Astritit Deharit dhe avokatit të njohur shqiptar zt. Tomë Gashi nga Prishtina.
Në konkluzionet e raporti përfundimtar thuhet se “në fakt hipoteza e një vetëvrasjeje e z. Dehari Astrit, përmes mjeteve të caktuar nga mjekët ligjorë duket pak e vërtetë dhe intervenimi i një personi të tretë duhet të kihet parasysh”.
Ndërsa bashkëngjitur është edhe raporti i zgjeruar që ka 45 faqe.
Raporti i plotë i parë gjëndet këtu:
Raporti i plotë i dytë gjëndet këtu:
Flori Bruqi
No comments:
Post a Comment