Akademik Dr. Namik Muhedin Shehu ka lindur në Berat më
1934 . Ka kryer Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë në vitin 1957. Namik M. Shehu jeton në
Astoria, New York bashkë me familjen qe prej vitit 1997.
Ai është sekretar
shkencor i Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane në New York.Është
nënshtetas amerikan, sekretar shkencor i Akademisë Shqiptaro - Amerikane të
shkencave dhe të Arteve , veprimtar i shquar i komunitetit shqiptaro amerikan
në Nju Jork e më gjerë . Ka marrë pjesë aktivisht , në veprimtari organizative
dhe shkencore të Akademisë dhe ka zhvilluar një aktivitet të dendur
organizativë , të shoqëruar me mbajtje referatesh . Mban gradë e titull
shkencor, Doktor i Shkencave Mjekësore dhe Bashkëpuntor i Vjetër
Shkencor.
Në vitin 1999 zgjidhet sekretar shkencor i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve dhe drejtues . revistës së Akademisë “ Dituria” në New York . Ka botuar një seri librash mjekësore dhe publicistike letraro- shkencore , monografi , përshtatje dhe përkthime librash mjekësore dhe ka shkruar e publikuar qindra artikuj shkencor dhe mjaft shkrime shkencore popullore.Ka mbajtur referate në 20 sesione shkencorse, 7 simpoziume dhe 3 konfrenca shkencore, si dhe referate në kongrese ndërkombëare si në Itali , Belgjikë dhe në Sh.B. A.Ka një publicistikë të gjerë në shtypin periodik, në revista në radio dhe televizionin shqiptar. Në vazhdim kohë më parë Prof.Dr. Namik Muhedin Shehu , është paraqitur para publikut shqiptar me punimin e tij “ Aforizma dhe shprehje të mençura"Ka publkuiar mbi 20 libra mjekësore shkencore, ka botuar mbi 100 punime dhe studime mjekësore, si dhe ka shkruar dhe shpërndar broshura me tematikë shkencore popullore.
Namik
Muhedin Shehu ,ishte shumë aktiv edhe në jetën shoqërore dhe shkencore:
ishte këshilltar shkencor i Ministrisë se Shendetesise në vitin 1971, kryetar i
shoqatave të mjekëve në Berat në periudhën 1971-1994, kryetar i shoqatës
Shqipëri-Turqi për Beratin dhe nënkryetar i saj per Shqipërine në vitet
1991-1997.
Ka qene anëtar i Shoqatës Europiane të Kardiologëve dhe të Dhimbjes së Kokës qe nga viti 1992. Për punën e tij të palodhshme dhe sukseset e mëdha në këto fusha, u dekorua disa herë nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me “Urdhrin në Shërbim të Mirë të Popullit”, kurse Instituti Amerikan i Biografive e nderoi me çmimin “American Medal of Honor” (Medalja Amerikane e Nderit).Si bashkautor, botoi më 1983 monografinë “Reumatizmi artikular akut dhe pasojat e tij”, si dhe botoi artikuj të shumtë në revistat: “Shëndetësia Popullore”, “Buletini i UT-së”, Seria e Shkencave Mjekësore, punime neuro-psikiatrike, punime neurologjike etj. Ka marrë pjesë në rreth 50 sesione dhe konferenca shkencore.

Për këtë arsye, profesor Namiku radhitet me të drejtë në radhën e
mjekëve, që lanë emër në mjekësinë shqiptare, si: Maksut Dërrasa, Pandeli Çina,
Lluka Muço, Ymer Dishnica e shumë të tjerë.Kryetari i Akademisë së Shkencave
Shqiptaro-Amerikane në New York,Akademik Prof. Dr. Skënder Rexhep Kodra,Ph.D,
ka thënë për profesor Namik Muhedin Shehun: “Dr. Namik Muhedin Shehu
është një personalitet shkencor dhe një person i devotshëm dhe i aftë në
kryerjen e detyrës”.
Në 70-vjetorin e lindjes së tij, ai i dhuroi qytetit të lindjes, ku dhe kremtoi këtë jubile, edhe librin “Berati, mjekësia nëpër shekuj”, kurse Bashkia e Beratit e nderoi me titullin “Intelektual i shquar i qytetit të Beratit”.
Disa nga veprat e botuara :

1.Hipertensioni Arterial Esencial në rrethin e
Beratit,Disertacion,Tiranë, 1980.
2.Dukuritë anësore të antibiotikëve,Broshurë,Tiranë,1985.
3.Presioni Arterial patologjitë dhe
mjekimi,Monografi,Tiranë,1997.
4.Berati mjekësia nëpër shekuj,Monografi,Tiranë,2004.
5.Namik Shehu ,70 vje jetë dhe punë,Broshurë,
Tiranë,2004.
6.Proverba dhe fjalë të urta,Nju Jork,2006.
7.Tungjatjeta Diasporë,Monografi,Nju Jork,2008
8.Duhani helmues I heshtur e vrasës I zgjedhur I njeriut,Broshurë,Nju
Jork,2008.
9.Kolesteroli:rëndësia,ndikimet në organizëm dhe trajtimi,Nju
Jork,2008.
10.Pedagogtë dhe studentët që krijuan mjekësinë
shqiptare,Monografi,Nju Jork,2010.
11.Përsiatje rreth dinjitetit njerëzor, Nju Jork,2010.
12.Kolesteroli:rëndësia,ndikimet në organizëm dhe trajtimi,Nju
Jork,2008.
Etj.