2019-11-03

Prof.Dr.Naim S.Kelmendi Ph.D(1959-)

"Viti 1993"

Akademik Prof.Dr.Naim S.Kelmendi,Ph.D në AAAS

Naim Sali Kelmendi u lind me 10 shtator 1959 në Ruhot të Pejës, nga nëna Xufe dhe babai Salihu. Studioi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe. Shkruan poezi e prozë, por merret edhe me gazetari e me publicistikë, duke u dëshmuar edhe në këto fusha të shkrimit, sidomos me publikimet e tij, si te gazeta “Bota sot”, “Pavarësia”, “Pavarësia Neës” etj.

Nga veprimtaria e tij poetike janë përkthyer poezi edhe në gjuhët evropiane, duke u prezantuar edhe në antologji të ndryshme, si dhe në shtypin e kohës.

Naim Kelmendi ishte themelues dhe kryetar i klubit letrar “Faik Konica” në Zvicër, i cili për vite me radhë ka lënë gjurmë në jetën letrare të mërgatës sonë atje. Drejtues dhe kryeredaktor i revistës “Top Kultura”, e cila botohej po ashtu në Zvicër. Naim Kelmendi ishte themelues dhe kryeredaktor i gazetës “Pavarësia”, pastaj ish editor i gazetës “Pavarësia News”.

Nga kritika jonë letrare e kohës, konsiderohet si një ndër poetët tanë më të dalluar në poezinë tonë moderne. Edhe në fushën e publicistikës sonë Naim Kelmendi dallohet dhe çmohet si një ndër publicistët tanë më në zë,sidomos për angazhimin dhe guximin e tij intelektual në mision të fjalës së shkruar.

Rezultati i imazhit për Naim kelmendi"
Ishte edhe reporter lufte i gazetës kombëtare “Bota sot” në luftën e Koshares me 1999.


Rezultati i imazhit për Naim kelmendi"

Që nga viti 2002 (pas kthimit nga Zvicra, ku kishte jetuar dhe vepruar që nga fillimi i viteve nëntëdhjeta) jeton dhe vepron në Kosovë.


Është anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në New York,Tiranë,Prishtinë dhe Shkup si dhe Editor i Shtëpisë Botuese "Rugova Art" në Prishtinë.


Naim Kelmendi ka botuar deri tash këta libra:


1.Shtreza në fjalë, 1985

2.Nyja e Gordit, 1992

3.Albanoi, 1992

4.Pse ashtu Pandorë, 1993

5.Çka të bëj me dhembjen, 1993

6.Satanai me fytyrë tjetër, 1994

7.Eklipsi i diellit, 1997

8.Përballje me vdekjen, 1999

9.Shqiptari vdes duke kënduar, 2000

10.Kohë për të folur gurët, 2001

11.Sipërfaqja e padukshme, 2003

12.Vrasja e deputetit - monografi, 2003

13.Beteja e Koshares…, publicistikë, 2008

14.Pikëpamje dhe reagime, publicistikë, 2008

15.Në një jetë pas Krishtit, 2010

16.Esenca,2010

17.Shqiptari vdes duke kënduar (botimi i parë, 2003 ;botim i dytë, 2010)

18.Antologjia e dhembjes poetike, 2012

19.Është vetëm kujtesë, 2012

20.Po i flisja vetes, 2013

21.Fjala e dhembjes(Antologji poetike për Azem Shkreli),2015.


Veprat e profesor  Naim S.  Kelmendit shquhen jo vetëm nga motivet krijuese, por edhe nga preokupimet e tij, si dhe nga ndërtimi dhe nivelizimi poetik i fjalës së shkruar poetike.

 Këtë e vërtetojnë lënda e tyre artistike, prurjet poetike, ku secila vepër ka rëndësi në vete dhe asnjëra nga veprat e tij nuk është më pak e rëndësishme se tjetra.

Fotografia e Naim Kelmendi


Naim Salih Kelemendi,reporter lufte,Koshare 1999.


“Shqiptari vdes duke kënduar” – vepra poetike i kushtohet legjendës së trimërisë shqiptare dhe të sakrificës kombëtare, Adem Jasharit. Ajo kap horizont më të gjerë të sakrificës shqiptare në historinë e saj shekullore, por dhe deri tek lufta, heroizmi dhe qëndresa e Jasharajve, e që mbeten piemonti i sakrificës sonë kombëtare dhe i luftës për liri.

Tek vepra tjetër “Esenca” është një horizont tjetër i kuptimësisë, mendësisë dhe të të kuptuarit e gjuhës metaforike në shpjegimin e fenomeneve të jetës dhe më gjerë.

Tek përmbledhja “Antologji e dhembjes” se libri doli i suksesshëm, dhe mbetet një “Antologji e dhembjes…”, për poetin Podrimja, për ta ringjallur në vargjet e krijimet e këtyre poetëve, pra të 101 poetëve, që shkruan përkushtimet e tyre poetike nga dhembja njerëzore dhe poetike për poetin e madh, njeriun e madh dhe shqiptarin e madh Ali Podrimen. 

Fotografia e Naim Kelmendi


Duke shoshitur kalimthi nëpër veprat e Kelmendit të ndalemi pak tek vepra “Është vetëm kujtesë”.

 Por, me veprën ”Është vetëm kujtesë”, mendoj se poeti ka gjakuar atë pikën kulmore të ligjërimit dhe ndërtimit të fjalës së shkruar poetike, për t’i vënë pikën diku nivelit artistik të veprës.

 Këtë e dëshmon me pak vargje që flasin shumë, në kopertinën e parë të librit: dhe s´ka asgjë përtej asaj që s’e dimë përfundimisht, njëshëm është vetëm kujtesë…

Vepra “Është vetëm kujtesë”, me një prurje të zjarrtë, të arrirë të shenjuar, e cila sjell jehonën e vet te çdo lexues i mirëfilltë.

 Poezitë e kësaj përmbledhje janë të veçanta, me thesare të veçanta, si një gurrë që buron nga ky kopsht i pasur poetik. Naim Salih Kelmendi me punën e tij prej krijuesi ka bërë një kthesë drejt modernitetit të letërsisë sonë.


Fotografia e Naim Kelmendi



Në poezinë “Të jesh vetvetja”(“Është vetëm Kujtesë”) poeti Naim Salih  Kelmendi i bënë thirrje bashkëkombësve të tij për të ruajtur traditën, historinë, kulturën dhe folklorin e fshatit apo qytetit të tyre. 

Kelmendi dëshiron të ftoj të gjithë ata që duan të dëgjojnë, me këto fjalë: 

“Të jesh vetvetja vertikalisht/ katërçipërisht vetëm vetvetja / në secilën rrugë të fundit e t’fillimit / edhe kur t’lëbyrën sytë / nga dritat vezulluese / të mashtrimit fatzi / edhe kur ta ndrydhin kujtesën e lashtë / edhe kur ta shtrydhin lëngun e t’pathënmes / edhe kur ta hedhin / mendimin në rrashtë/ edhe kur ta dredhin / vetvetja të mbetesh / me atë qëndrimin vertical / mos ia lako as edhe një hap ecjes, siç e ka njerëzisht / e jotja, biografi, përjetësisht / të jesh vetvetja / në substancën tënde / që të mbron nga acari / i imoralitetit njerëzor / të mbron nga kutërbimi/i mendësive t’pamoralshme /  në të gjitha kohët / pra, patjetër të jesh vetvetja / është vlerë që ruan bërthamën / në substancë të qenies / dhe në dritën e vetëdijes.
Fotografia e Naim Kelmendi
 Substanca e ç’do qenie, sipas Naim Salih  Kelmendit, është e bazuar në koherencën gjithëpërfshirëse si dhe përqendrohet në prejardhjen kombëtare, brumosjen apo ngjizjen historike të një kombi, pse jo edhe në artin e shkruar dhe viziv të një shoqërie në evoluim e sipër, ashtu siç shfaqjet edhe në keto vargje. 

 Ndonëse Kosova, është në një rrugë të gjatë dhe të vështirë, në atë të krijimit të identitetit të saj, Kelmendi është plotësisht konshient në ruajtjen dhe mbrojtjen e traditave, të cilat ndër shekuj janë ruajtur dhe lipset të ndiqen të njëjtat praktika për të ruajtur boshtin historik dhe formimin kombëtar të ç’do individi në Kosovë dhe rajonet shqip folëse. 



Fotografia e Naim Kelmendi


Naim Salih  Kelmendi është ndoshta ndër të paktët  shkrimtar që përdor elementin e vargjeve për të përçuar një kornizë kuptimore që shkon përtej kufijve të një kombi, fjalët dhe metaforat e  profesor  Kelmendit janë thjeshtësisht indet e mirëfillta të përcjelljes së vetëdijes kombëtare, si dhe vullneti për të qëndruar ‘vertikalisht’ ndaj ‘mendësive të pamoralshme’  që duan të shtrembërojnë identitetin dhe mënyrën e jetesës së një kombi që është i përgatitur të ruaj “dritën e vetëdijes”. 


Fotografia e Naim Kelmendi


 Periudha e rilindjes Shqiptare në poezi përfaqësohet nga Pashko Vasa dhe patriot të tjerë heronj.

 Në këtë mijëvjeçar të ri, Naim Salih Kelmendi, hedh sytë nga Pashko Vasa, dhe mundohet të ringjallë ato vlera që pa dashur janë harruar nga shoqëria shqiptare, ai natyrisht merr rolin, nëpërmjet penës së tij, të një ambasadori të vërtetë që stigmatizon dhe “ringjall” patriotizmin, vlerat kombëtare në një njëmijë vjeçar të ri, në Ballkanin e kohëve tona, ku me doemos duhet të jesh “patjetër vetvetja”. 

Fotografia e Naim Kelmendi

Ualt Uitman, në librin e tij, “Gjethet e Barit” shkruan: Rezisto shume, bindu vetëm shumë pak”, këto virtyte mishëron edhe Kelmendi në poezinë e tij më poshtë.

Ai shquhet me lirikat e tij, me lirika të pasura të atdhedashurisë dhe ato refleksive, ku në epiqendër të krijimtarisë së tij vihen njeriu, atdheu, kombi…


Poezitë e Naim Salih Kelmendit edhe kur janë të shkurtra, flasin shumë, kanë ndërtim dhe prurje të fuqishme.


Veprimtaria letrare e Naim Salih  Kelmendit , siç na është e njohur mirë përveç vlerave të larta letrare, stilistike, ka edhe vlera pozitivisht të theksuara gjuhësore. 

Fotografia e Naim Kelmendi


I lindur e i rritur në Ruhot, ai si një fëmijë e më vonë si një djalë e veçmas më vonë si nxënës dhe student vërejti se të folurit e Rugovës ka një veçori të vetën e cila po të mblidhet e të ruhet, jo vetëm që do të jetë një thesar i paçmuar për gjuhësinë, por edhe burim e leksik i pashterrshëm për letërsinë, posaçërisht për poezinë.


Qysh në përmbledhjen e parë të poezive me titull “Shtreza në fjalë” është hetuar tek ai se adhurimi i tij është shumë i fortë për leksikun autokton rugovas dhe se ato fjalë të vjetra do të mund të shfrytëzohen pafundësisht në poezi.



Kjo prirje e tij vazhdoi të thellohet edhe te veprat e tjera, deri tek ajo e fundit.

 Mund të thuhet se Naim  Salih Kelmendi një numër të madh fjalësh të leksikut rugovas e futi me gjeturi në poezi, ia gjeti vendin e përshtatshëm aty dhe ashtu e mbetur ajo u ngulit aty edhe më tej nga bashkëfrymëzuesit e tij, kështu që në saje të meritës dhe të pasuesve të tij, gjuha jonë e ka rinuar një numër fjalësh e shprehjesh të vjetra, ua ka rigjetur vendin aty dhe aty kanë mbetur e do mbesin përgjithmonë si pasuri edhe e leksikut letrar.


Fotografia e Naim Kelmendi
Një meritë tjetër e Naim Salih  Kelmendit si poet e prozator e ka edhe për gjetjen e neologjizmave (fjalëve të reja), për krijimin dhe formimin e tyre, duke i dhënë një kontribut të madh neologjisë shqiptare.



I dhënë pas letërsisë, ku e ka gjetur strofullën shlodhëse për shpirtin dhe ndjenjat e tij, ai si gjuhëtar tërthorazi ia begatoi leksikun gjuhës së vet, e cila në pendën dhe gjeturinë e tij, gjeti një mjeshtër kulmor për ruajtjen e të vjetrave dhe krijimin e fjalëve të reja sipas dhe në saje të mendjes dhe syrit shigjetues të tij (Nyja e Gordit).




Nga leksiku popullor Naim  Salih Kelmendi ia doli të fusë në përdorimin letrar me dhjetëra e dhjetëra fjalë, të cilat, jo vetëm që nuk ia ulnin vlerën letrare asaj gjuhe, por, përkundrazi ia ngrisnin, ia larushonin dhe ia mbushnin me poezicitet.


Fotografia e Naim Kelmendi


Aty ku është rinia është edhe Naimi


Natyrisht se një vlerë të tillë nuk mund ta ketë çdo fjalë e leksikut popullor, prandaj ai arriti mjeshtërisht të zgjedhë ato fjalë që në vetvete kishin bukuri fjale, bukurtingëllim, veçanësi emërtimi ose shënjimi (Pse ashtu Pandorë).




Nga sa u tha, Naim  Salih Kelmendi në lëmin e leksikut ka sjellur një pasuri leksiku jo vetëm me brumin vetanak por edhe duke e rikthyer në jetë një numër fjalësh të gjuhës sonë, të cilat poezisë i japin hijeshi, gjerësi kuptimi e sidomos melodicitet autokton.


Fotografia e Shyqeri Azemi

Fjalët e reja të qëmtuara nga veprat, shkrimet dhe shënimet e tij mua më kanë hyrë në punë si lëndë e pakapërcyeshme në punën time gjatë hartimit të FJALORIT TË FJALËVE TË REJA. 

Ndër krijuesit më të frytshëm të fjalëve veçohet i dalluar edhe Naim Salih  Kelmendi ashtu si Azem Shkreli dhe Ramiz Kelmendi. 

Prej pendës së Naimit kam qëmtuar dhe shënuar me dhjetëra fjalë të tipit të neologjizmave.


Fotografia e Naim Kelmendi

Naim Salih Kelmendi këngën e ka ndërtuar me fjalë ngjyrimesh të ndryshme ndër të tjera edhe me përmbledhjen me poezi “Nyja e Gordit”.

 Ai me një “daltë fjale” në dorë këndoi edhe kur shkroi përmbledhjen me poezi “Përballje me vdekjen” me atë formën më të bukur që dinë poetët të bëjnë mjeshtërinë e fjalëve (Eklipsi i diellit, Albanoi, Nyja e Gordit, Pse ashtu Pandorë, Kohë për të folur gurët, Sipërfaqja e padukshme etj).

Krejt në fund mund të themi se Naim Salih Kelmendi çmohet si krijuesit më të mprehtë, i cili dekada me radhë i ndihmoi zhvillimit dhe mendimit kritik të letërsisë sonë, ku lexuesit e vëmendshëm kënaqen me arritjet e tij kulmore në letrat tona, si dhe ngjallin respekt te lexuesit e mirëfilltë, për studimin e veprave të tij. 

Mikut tim të madh, krijuesit të shquar, akademikut në ze  Naim Salih Kelmendit, i uroj shëndet dhe shumë vepra të tjera.

Flori Bruqi




Administrata e Trump-it ofroi një mundësi, por jo një zgjidhje për problemet që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë

  Search inside image Akademik  Mehdi Hyseni,PHD Profesor Dr. Mehdi Hyseni  , është Doktor i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe Bashkë...