Votë dhe jo dhunë, një paralajmërim për mbështetësit e Berishës dhe një tentativë për ta zvogëluar masivitetin e tyre. Këto qenë tre mesazhet e dërguara nga Uashingtoni pas protestës së 8 janarit. Pasi ka dëgjuar intervistën e Zv/Ndihmës Sekretariit të Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar, Lapsi.al ka drkriptuar tre mesazhet kryesore që ai i dha Zërit të Amerikës.
Sa mbështetës ka Sali Berisha?
Gjatë gjithë intervistës me gazetaren Keida Kostreci, Gabriel Escobar u mundua ta minimizojë mbështetjen që ka Berisha në PD dhe pothuajse asgjesimin politik që ka pësuar Basha. “Është e mundur që ai të ketë mbështetës. Por unë do t’u tërhiqja vëmendjen atyre që mendojnë se fakti që ai mund të nxjerrë përkrahës të dhunshëm në rrugë, sinjalizon një lloj mbështetjeje elektorale. Dyshoj që të jetë kështu. Dhe shpresoj që votuesit ta refuzojnë këtë lloj sjelljeje në këto lloj aktivitetesh” tha ai. Por kur gazetarja këmbënguli se Berisha ka shumë mbështetës Escobar u shmang duke thënë: “Po, është e mundur. Por nuk dua të flas për Berishën”. Pra diplomati amerikan u ndodh në rolin e vështirë të atij që duhet të përkrah dikë që e kanë braktisur votuesit e vet. Dhe kjo është hera e parë që një politikë e tillë e SHBA-së zbatohet në Shqipëri. Pavarësisht kësaj Escobar tha: “Unë kam një mardhënie të mirë me Bashën dhe nuk mendoj se ajo që po ndodh në rrugë reflekton fytyrën e PD”.
Lexo me tej: Intervista e plotë e Escobar për Berishën, Bashën dhe luftën në PD
Jo, atyre që shkojnë pas Sali Berishës
Kishte një frazë që u shpërnnda gjithëandej shumë kohë përpara se intervista e Zv/Ndihmës Sekretariit të Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar të transmetohej e plotë. Ajo ishte: “jo gjithkush që pretendon se është anëtar i Partisë Demokratike është një partner i rëndësishëm i yni në këto momente”. Duke qenë se mendimi i diplomacisë aktuale amerikane për Berishën është i qartë, kjo frazë duket se u drejtohet më shumë mbështetësve dhe deputetëve që atij i shkojnë nga pas. Pra në një farë mënyre ajo përbën edhe një lloj shantazhi se kush është me Berishën nuk është me SHBA-në.
Kunji i ambasadores Yuri Kim: Jeni lodhur nga “spin doktorët”?
Votë, jo dhunë
Mesazhi më i fortë i intervistës së Gabriel Escobar ishte se opozita duhet ti zgjidhë krizat e saj në rrugë demokratike. “Mendoj se është për të ardhur keq që dikush do të përdorë dhunën dhe jo kutinë e votimit në një përpjekje për të marrë nën kontroll një parti politike”. Por kjo është pjesa ku diplomatët amerikanë kanë kontradiktën logjike më të madhe. Sepse ata e shantazhuan Bashën që të përjashtonte nga grupi parlamentar një njeri që sado mëkate që të ketë nuk ka pasur asnjë çështje penale të hapur. Ata e detyruan kryetarin e PD-së që të merrte një vendim personal ndaj Berishës, ndërkohë që ai sapo ishte zgjedhur me votën e qytetarëve si deputet. Pra nëse në 9 shtator nuk u veprua demokratikisht me votë kjo u bë si pasojë e presionit amerikan. Ndaj tani ata nuk mund të pretendojnë pas të vjelave që krizat të zgjidhen në mënyrë demokratike.
Sali Berisha, përgjigje Zëvendës Asistent Sekretarit të Shtetit Gabriel Eskobar
Gënjeshtra dhe shpifja sado që të përsëriten, nuk bëhen as më të besueshme, as më të bukura; e kundërta ndodh me to.
Dje, zëvëndës asistent sekretari i shtetit, z. Gabriel Eskobar përsëriti shpifjet ndaj meje përmes Zërit të Amerikës, por si gjithmonë, duke mos percjellë dot qoftë edhe një fakt të vetëm.
Lidhur me këtë sulm theksoj dhe njëherë sa vijon:
Dezignimi i Sali Berishës pa asnjë provë, fakt apo dokument përsëris se është rezultat i lobimit korruptiv mafjoz të Edi Ramës dhe protegesë së tij George Soros, si hakmarrje e verbër politike pasi unë në vitin 2017 kam kërkuar shpalljen non grata të George Soros dhe kam kundërshtuar projektet e tij të ndarjes dhe shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë. Gjithashtu, kam kundërshtuar Ballkanin e Hapur si projekt serbo rus, si dhe reformën e drejtesisë, e cila sot ka shndërruar drejtesinë shqiptare në një degë të diskretituar para shqiptarëve të ekzekutivit të vendit.
Shpallja ime non grata 8 vite pasi kisha hequr dorë nga çdo rol udhëheqës dhe vendimmarrës në Partinë Demokratike, por me një autoritet moral mes demokratëve dhe në shoqërinë shqiptare, kishte dhe ka si qëllim kryesor të ndihmohej qeveria e Edi Ramës, e cila është me e korruptuara në Europë, dhe të dëmtohej opozita shqiptare e të përbaltej trashëgimia e saj 30 vjeçare.
Për të gjitha këto, Sali Berisha ka deklaruar në krye të rradhës se në momentin kur sekretari i shtetit ose çdo agjensi tjetër e SHBA apo e çdo vendi tjetër mbi tokë, do të paraqesë një provë, dokument të vërtetë të vetëm që fakton akuzën e z. Blinken për korrupsion ndaj tij, ai do të merrte çdo vendim kundër vetes së tij, përfshi këtu largimin përfundimtar nga jeta politike.
Por, ju siguroj se askush dhe asnjë vend në botë nuk kanë dhe nuk do të kenë gjë tjetër përveç shpifjeve dhe trillimeve të mediave të George Soros dhe raporteve me trillime të Edi Ramës.
Meqënëse z. Eskobar në mënyrë të përsëritur u bën thirrje institucioneve shqiptare të krijuara nga reforma sorosiane të hetojnë akuzat ndaj meje; unë i bëj thirrje atij të respektojë minimalisht kërkesat që ju vijnë nga kongresi për të bërë transparencë për këtë vendim të bazuar totalisht mbi shpifje!
Në deklaratën e tij z Eskobar thotë se vendimi nuk ka qenë politik, por në fakt, jo vetëm mungesa e fakteve dhe e transparencës por mbi të gjitha, instrumentalizimi i këtij vendimi është prova më e fortë e substancës, qëllimit madje dhe aktorëve politikë që qëndrojnë pas tij!
Kjo është parë qartë në deklaratat groteske të ambasadores suaj e cila kërcënonte demokratët që mbështesnin Berishën se do të hanin bar!
Tek kërkesa brutale, absurde dhe në dhunim flagrant me sovranitetin e vendit që Sali Berisha të mos futej në parlament!
Tek ndërhyrjet në kundërshtim me Konventën e Vjenës në zhvillimet e brendshme brenda Partisë Demokratike, deri tek thirrjet e hapura ndaj elektoratit se për kë duhet të votojnë, apo presionet ndaj gjykatave për ta bërë shumicën pakicë, të gjitha këto në kundërshtim me sovranitetin e Shqiperisë, ligjet e vendit dhe konventave ndërkombëtare.
Nëse vendimi juaj nuk do të ishte politik, asgjë që ju dhe ambasadorja juaj keni bërë më pas nuk do të kishte qenë e nevojshme, por veprimet tuaja së bashku me mungesën e fakteve dhe transparencen tregoi krejt të kundërtën.
Por, pavarësisht nga këto ndërhyrje dhe ndërhyrjet direkte të Edi Ramës dhe ambasadores Yuri Kim në vendimet e gjykatave kundër PD mbështetja për Sali Berishën dhe Partinë Demokratike tashmë të Rithemeluar mbi bazën e vlerave të saj konservatore është më e madhe se asnjëherë në 9 vitet e fundit, dhe asgjë nuk mund ta ndalojë atë për të shpëtuar Shqipërinë nga regjimi absolutar i Edi Ramës që kontrollon sot të gjitha pushtetet në Shqipëri dhe ka sot, falë mbështetjes së George Soros, 10 përqind me shumë pushtet seç kishte diktatori i fundit komunist në Europë.
Së fundi, dua të sqaroj opinionin se ata që mbështesin Sali Berishën janë burra dhe gra që përmbysën diktaturën, e cila në vend të votave u ofronte bar; janë të rinj dhe të reja që nuk duan të largohen nga Shqipëria. Të gjithë ata nuk pranojnë gënjeshtrën për të vërtetë, shpifjen për realitet dhe as të delegojnë ndërgjegjen e tyre. Ata kane mirënjohje të pakufijshme ndaj SHBA për rolin e saj historik në sovranitetin e Shqiperisë dhe të Kosovës, por ata janë patriotë dhe nuk mund të pranojnë kurrë që dikush tjeter përveç qytetarëve shqiptarë të caktojnë deputetet e parlamentit të tyre. Ata kanë qenë dhe janë pro-amerikanë që besojnë në vlerat e larta të lirisë dhe demokracisë që ndajnë me kombin amerikan.
Demokratët shqiptarë vijnë shumë krenarë për kontributet e tyre në këtë 100 vjetor të marrdhënieve shqiptaro-amerikane dhe të vendosur të japin dhe më shumë për miqesinë midis dy vendeve tona në 100 vitet që vijnë.
Flori Bruqi