2022-10-26

Policia ende pa shef në kye të saj, ish-drejtori tregon arsyet e mundshme pse nuk është zgjedhur askush


Rashit Qalaj

Që nga dorëheqja e Samedin Mehmetit, Policia e Kosovës ka mbetur me ushtrues detyre, Fehmi Hotin.Sipas ish-drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, tani deputet i Kuvendit nga radhët e PDK-së, drejtori i ri i policisë është dashur që të zgjedhej. Qalaj shprehet se për të parin e policisë janë vetëm pesë kandidatë dhe ky është numër i vogël, duke thënë se ka hezitim për të aplikuar në këtë pozitë.

Ish-drejtori Rashit Qalaj tha se MPB është dashur që të formojë panelin për intervistimin e kandidatëve që kanë aplikuar në pozitën e drejtorit të policisë. Gjithashtu Qalaj hodhi dyshime se ndoshta Ministria e Punëve të Brendshme është e pakënqaur me numrin e kandidatëve.

close
volume_off

“Konkursi i policisë, që një muaj gati që është mbyllur, unë mendoj që Ministria e Punëve të Brendshme është dashur të vazhdojë me hapa të tjerë. E hapat e tjerë janë formimi i paneleve dhe fillimi i intervistimit të kandidatëve që kanë aplikuar. Unë nuk i di arsyet pse deri më tash ministria nuk ka vendosur të vazhdojë përpara me konkurs, ndoshta janë të pakënaqur me numrin e kandidatëve që kanë aplikuar apo ndoshta ka ndonjë arsye tjetër. Por është dashur që të krijohet paneli dhe të intervistohen kandidatët që kanë aplikuar”, tha Qalaj.

“Unë e kam informatën që kanë aplikuar pesë kandidatë, një nga minoritetet dhe katër shqiptarë, ai nga minoritetet është dashur të aplikojë për shkak se janë kushtet e konkursit që duhet t’i plotësojë si konkurs, që të jetë një grua dhe një nga minoritetet. Për nga aspekti legal është numër i mjaftueshëm, por mendoj se është numër i vogël i kandidatëve që kanë aplikuar dhe kjo flet që ka një hezitim, me shkak, të mentorëve të lartë të policisë që të aplikojnë për pozitën e drejtorit, unë mendoj që arsyeja kryesore është interferimi i mesit të brendshëm dhe strukturave të tij në punët operacionale të policisë dhe kjo është arsyeja pse është numri kaq i vogël i kandidatëve që kanë aplikuar për pozitën e drejtorit”, tha Qalaj.

Deputeti Qalaj tha se është e papranueshme shtyerja për zgjedhjen e drejtorit të ri të PK-së.

“Tash është dashur veç me u zgjedh drejtori i policisë, prap po them nuk e di arsyen pse janë duke e shtyer. Është e papranueshme se ka pas konkurs kanë aplikuar njerëzit dhe nuk ka asnjë vendim, kësaj rruge duhet me ja dhënë një drejtim dhe gjithsesi të zgjdhet drejtori i policisë”, përfundoi ai.

Në media kanë qarkulluar emrat e pesë kandidatëve për drejtor të policisë. Bëhet fjalë për Sllagjana Stojanoviq, drejtoreshë e administratës në Mitrovicë, Drejtori i Teknikës Kriminalistike, Bahri Shala, Drejtori i Departamentit të Operacioneve, Gazmend Hoxha, ish-drejtori i Departamentit Kundër Krimit të Organizuar, Fatos Haziri  dhe Granit Fetahu, drejtor për Sigurimin e Objekteve dhe Personaliteteve.

Kjo pozitë parasheh mandatin prej pesë vitesh me mundësi të vazhdimit pas çdo pesë vjetëve nga autoriteti që e emëron. 

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...