Erotizmi seksual dhe diç më tepër?...



"Çifteve u shkon mirë erotika, kur thonë se, kanë një seks si magjepsës ashtu edhe të përditshëm", thotë hulumtuesi gjerman i seksit Prof. Ulrich Clement, "dhe kur thonë: 'ajo që është e rëndomtë nuk na prish atë që është e pazakontë dhe ajo që është e pazakontë nuk na prish atë që është e rëndomtë". Ka cilësi edhe pas thënies: "Ekziston një jetë e përditshme erotike, e cila ka të bëjë me argëtim dhe me ndjenja, 'i përkasim njëri-tjetrit'." E rrezikshme do të ishte vetëm kur kjo gjë do ta shqetësonte çiftin. 

Por nuk mjafton vetëm kaq, duhet të ketë edhe sinqeritet - pasi seksualizmi është gjithnjë një ndër temat tabu. "Ndonjëherë çështja me të cilën kemi të bëjmë në terapi është: Burri thotë, 'në të vërtetë do të doja me gjithë qejf të kisha ndonjëherë seks të shkurtër që nuk kërkon mund, pa pasur nevojë për të çarë kokën për gruan'. Por ai nuk e bën këtë, pasi e din, se gruaja zor se mund ta pranonte. Kështu ai e mban këtë për vete dhe nuk e bën kurrë fjalë." Kështu, për të kërkuar me ngulm rekorde në shtrat i duhet shmangur njëherë mendimit se çfarë do të donte tjetri. 
Ndërkohë, njeriu nuk duhet ta lejojë aspak veten të veprojë i shtrënguar nga mjedisi i erotizuar, thotë hulumtuesi i seksit: "Është fjala për autenticitetin seksual: Duke mos u shfaqur pikërisht ashtu si partneri do të më kishte dashur - ose se si mendoj se duhet të jetë një burrë apo një grua -, por duke e shfaqur veten ashtu si jam, vetëm atëherë jam dikushi, si qenie seksuale." 

Akti seksual arrin kulmin në orgazmën. Për njeriun nuk ka ndonjë përjetim më të fuqishëm dhe të thellë. Kjo e ashtuquajtur "pikë kulmore" shprehet midis të tjerash në tkurrje muskujsh dhe në dridhma, të cilat mund të kapin tërë trupin. Pas kësaj vjen një shtendosje e plotë. 
Ndjenjat e kënaqësisë, që përjetojmë gjatë orgazmës, prodhohen nga organet tona seksuale, muskulatura e të cilave tkurret në mënyrë ritmike. Mashkulli arrin si rregull tek derdhja e farës. Sperma çan përpara përmes uretrit me 20 kilometra në orë. Nëse edhe partnerja arrin në të njëjtin çast në orgazmë atëherë gjasa për të mbërritur në mbarsje është tepër e madhe; Pasi në këtë rast amëgoja pompon lëngun e farës me lëvizje ritmike thithëse për në an. 
Por meshkujt dhe femrat nuk arrijnë gjithnjë orgazmën njëkohësisht, gjë që mund të çojë në prishje qejfi; meshkujt vijnë në pikën kulmore mbas mesatarisht 7 minutash, femrat jo më përpara se 23 minutash. Femrat e përjetojnë fazën e orgazmës edhe më intensivisht se meshkujt. Kjo fazë mund të zgjasë tek to deri në një minutë - tek mashkulli vetëm disa çaste. Femrat munden në kundërshti me atë që ndodh me pjesën më të madhe të meshkujve, edhe të vijnë disa herë pas njëra-tjetrës në pikën kulmore. 
Edhe pse orgazma është pika kulmore gjatë kryerjes së seksit - ka edhe një fazë tjetër. Pasi trupi, më parë i grahur të punojë me rendiment të lartë, ka nevojë të marrë vehten: faza e sërishmarrjes apo pandjeshmërisë. Gjaku duhet të rishpërndahet sërish, pulsi dhe vlerat e trysnisë së gjakut ulen në nivele normale. Penisi shkrehet, dhe buzët e vaginës vijnë në madhësinë e tyre normale. Po ashtu ani çënjtet dhe zhvendoset për në vendin e tij të zakonshëm. 
Edhe këtu ka pjesë truri: Ai derdh hormonin "kënaqësivrasës" prolaktinë. Meshkujt janë më të ndjeshëm ndaj tij se femrat. Organi i tyre seksual nuk është i ndikueshëm për një kohë të gjatë. Ndonjëherë mashkulli thjesht flë pas aktit seksual. Por të rinjve dhe të sapodashuruarve u mjafton një fazë e shkurtër marrje vete - kështu ata mund të fillojnë sërish nga "faza e parë"... 
Pas nxitjeve të fillimit, partnerët futen në fazën e dytë - të ashtuquajturën "fazë e pllajës". Ajo quhet kështu pasi ngacmimi tanimë i fuqishëm mbetet për një farë kohe në një lartësi të qëndrueshme, përpara se të kulmojë përfundimisht në orgazmë. Funksionet e trupit intensifikohen tani jashtëzakonisht - pulsi ynë dyfishohet në këtë fazë duke rrahur rreth 160 herë në minutë, trysnia e gjakut kërcen lart tek 200. Tendosja muskulore rritet, frymëmarrja bëhet më e thellë dhe më e shpejtë. 
Mashkulli formon "pikëlën e kënaqësisë", një tajitje e kthjellët, që krijohet në zonën e prostatës dhe që mund të përmbajë një numër të vogël spermiesh. Tek femra ngushtohet e treta e jashtme e vaginës - në terminologji flitet për "manshetë orgazmike". Ajo mblidhet fort pas penisit të kallur brenda. Përmes lëvizjeve ritmike të fundit të barkut të mashkullit ushtrohen ngacmimet më të mëdha seksuale mbi klitorisin. 
Gjatë fazës së pllajës, pothuajse asnjë gjë që ndodh përqark nesh nuk na e largon mendjen. Kjo i shërben asaj që të arrihet të mblidhet energji për pikën kulmore të veprimit seksual. Sa më tepër të zgjasë "faza e pllajës" aq më e vrullshme përjetohet "faza e orgazmës" që pason. 
Seksi - për pjesën më të madhe të njerëzve gjëja më e këndshme shpërblyese në botë, për shkencëtarët një zinxhir reaksionesh biologjike. Ata e ndajnë kryerjen e seksit në katër faza. Përgjatë të parës, "fazës së ngacmimit", partnerët nxisin epshet përmes ledhatimesh, puthjesh apo përfytyrimesh seksuale. Sapo çifti ka "hyrë në temë", gjendet në "fazën e pllajës". Trupi bën gjithnjë e më tepër energji gati për të ngreitur etje seksuale. Sa më tepër të zgjasë "faza e pllajës" aq më e vrullshme përjetohet "faza e orgazmës" që pason: Ajo që ne përjetojmë si "pikën më kulmore", është një ngacmim i fortë shoqëruar nga një argëtim i mbaruar. 

Pas një përjetimi të tillë të vrullshëm, trupi ka nevojë për "fazën e pandjeshmërisë" për të marrë veten; pulsi, frymëmarrja, trysnia e gjakut normalizohen, organet gjinore shkrehen. Mirëpo ka ndryshime midis mashkullit dhe femrës. 
Pa nxitje, nuk ka seks. Prandaj e ashtuquajtura "paralojë" është kaq e rëndësishme për aktin e përbashkët. Përmes përkëdheljesh, puthjesh apo zhulatjesh, organet seksuale bëhen gati për marrëdhënien seksuale. Meshkujt mund të nxehen shumë shpejt; ngrehja e tyre është kundërveprimi trupor që të bien më tepër në sy në fazën e parë. Pjesët sfungjerore të penisit mbushen me gjak, përmes të cilit ai zmadhohet, drejtohet dhe bëhet i fortë. Penisi i ngrehur është mesatarisht 14,7 centimetra i gjatë. 
Ndërsa tek femrat, vagina bëhet e vlagët, përveç kësaj, buzët e saj fryhen dhe hapin hyrjen e vaginës. Të gjitha këto ecuri ndihmojnë që më vonë penisi të mundet të futet lehtë në vaginë.
Gjatë fazës së ngacmimit si tek mashkulli ashtu edhe tek femra njëkohësisht, truri përhap hormone të "mirëndjehurit" si dopaminë: Këto kujdesen që ne të ndjejmë kënaqësi dhe lumturi gjatë seksit. Pra erotika ngjet para së gjithash në kokë. Mjekët e universitetit Essen në Gjermani kanë zbuluar se femrat gjatë seksit vënë në të vërtetë në veprim më tepër rajone të trurit se meshkujt. Kështu tek to merr pjesë edhe truri i madh, i cili është përgjegjës për arsyetimin. Ndërsa tek mashkulli vihen në veprim vetëm hapësira primitive të trurit që gjenden ndërkaq edhe tek zvarranikët. 

Sipas një hetimi të bërë nga amerikanët 43% të grave nën 45 vjeç nuk u pëlqen seksi në gojë (oral). Prej këtyre 28% thonë se është krejt i papranueshëm. 
Por megjithatë një pjesë tjetër e grave nuk kanë asgjë kundër seksit oral - dhe 20 % të grave u shijon ky. 

Komentimi që i bëjnë shumë gra çështjes së mësipërme është pak a shumë i tillë: - "Unë mendoj se është një pjesë shumë e lezetshme e trupit të mashkullit. Dhe më pëlqen ndjenja që të jep drejtimi me anë të gjuhës sime të lezetit në tërë trupin e tij. Që e bëj atë të ndizet. Është një lloj shpallje e dashurisë". 
Shumë gra që kanë provuar seksin në gojë disa herë dhe kanë parë se çfarë është në gjendje të japë nisin ta vlerësojnë atë si diçka që jo vetëm i shton kënaqësinë partnerit të tyre mashkull po edhe atyre vetë. 
Pjesa më e madhe e meshkujve mendojnë se seksi oral është një ndër gjërat më të mira që ka në botë. Prandaj gruaja mund të kënaqë jashtëzakonisht partnerin e saj duke kryer me të atë lloj seksi ose mund ta bëjë të ndjehet i mërzitur në rastin e kundërt. Por kjo nuk do të thotë se gratë duhet të bëjnë patjetër ashtu si ç´don partneri i tyre. Sepse as për të nuk është ndonjë kënaqësi e madhe nëse mosdëshira pasqyrohet në fytyrën e tyre. Por duhet ta kenë të qartë se ai do të inatoset përherë e më tepër nëse partnerja nuk ia plotëson dëshirat. Dhe mund të arrihet deri aty sa marrëdhies t´i vijë fundi. Ndoshta mashkulli e përjeton mungesën e kryerjes së seksit oral si një mangësi e jetës së tij seksuale. 




"E turpshme" 

Por një pjesë e burrave mendojnë se seksi në gojë duhet bërë vetëm me laviret. Prostitutat tregojnë se disa burra vijnë tek to vetëm që t´ia thithin organin seksual mashkullor ose ndryshe të bëjnë atë që quhet "masazh francez" në mënyrë që e ëma e pasardhësve të tyre të mos ketë nevojë të detyrohet të bëjë diçka të tillë "të ndyrë". 
Por këta janë të paktë dhe seksi oral është diçka e natyrshme - dhe jo diçka mbi të cilën duhet të të vijë turp. 
Papërvojë dhe turp 

Shumë gra e kanë të vështirë me seksin në gojë sepse nuk e kanë provuar ndonjëherë. Aq më tepër nëse janë të mëdha në moshë. E akoma më tepër nëse partneri nuk përpiqet që t´ia largojë turpin gruas së tij, e as asaj ndoshta nuk i del vetë. 
Disa grave u ka ikur dëshira për këtë lloj seksi vetëm pse ndoshta ndonjëherë e kanë provuar dhe u ka lënë një shije të keqe. Shumë prej tyre mund t´ua kenë ngjeshur fytyrën pas legenit të kockave të mashkullit. Diçka që mund të japë ndjenjën sikur po të merret fryma apo të lë me frikën se mos do të të merret fryma. Prandaj këtij veprimi i duhet shmangur krejt. 
Bazuar në materialin e marrë nga revista suedeze "I Form" 

Nga një kërkim i bërë nga fabrikanti i kondomeve (Durex) është konstatuar që holandezët kryejnë marrëdhënie seksuale mesatarisht 91 herë në vit. Holandezët zinin vendin e nëntë në listën botërore. Në vendin e parë ishin Francezët të cilët kishin marrëdhënie seksuale 141 herë në vit. Më pas vijonin amerikanët me 138 herë dhe në vendin e tretë ishin Rusët me 131 herë në vit. 

Në një kohë kur kafshët kryejnë aktin vetëm për t'u shumuar, seksi është për njerëzit edhe një formë argëtimi. Për njerëzit akti seksual është gjithashtu një faktor i rëndësishëm për të pasur një lidhje të fortë dhe të shëndetëshme me partnerin. Njeriu ka disa periudha në jetën e tij ku dëshira për seks shtohet apo pakësohet. 
Zakonisht këto periudha kanë formën e dallgëve, pra edhe nëse ndonjëherë nuk do të keni dëshirë për të pasur marrëdhënie mos u mërzisni pasi do te jetë një situatë e përkohshme. 
Nevoja seksuale midis partnerëve nuk ecën gjithnjë paralelisht. Kjo gjë mund të sjellë probleme në lidhjen e tyre. 
Mos u besoni të afërmve apo shokëve të cilët ju thonë që kanë të paktën 3 herë në javë marrëdhënie me partnerin e tyre. Nga kërkime të ndryshme që janë zhvilluar është konstatuar që njerëzit kryejnë më rrallë aktin seksual se sa u tregojnë njerëzve të tjerë. Kështu rreth 40% e burrave midis moshës 18 dhe 45 vjeç kryejnë më pak se një herë ne 2 javë aktin seksual. 
Kini kujdes nga monotonia në shtrat. Rreziku më i madh në një marrëdhenie të gjatë seksuale është mërzitija dhe monotonia në shtrat . Monotonia si dhe irritimet e vogla të përditëshme të cilat merren me vete kur shkon në shtrat mund të influencojnë negativisht motivin për të pasur marrëdhënie me partnerin. Nga kjo vjen që kryerja e aktit të rrallohet nga një herë apo dy në javë në një herë në muaj ose më rrallë se kaq. Kur çifti vjen në një situatë të tillë është mirë të krijohet dicka e re. Një faktor i rëndësishëm në këtë periudhë është kreativiteti i cili e mban lidhjen sa më të freskët. 
Faktorë të tjerë të cilët influencojnë negativisht dëshirën për të pasur marrëdhenie seksuale janë tek femrat: 
- frika për marrjen e ndonjë sëmundjeje gjatë aktit seksual 
- përdorimi i ilaçit kundër mbetjes shtatzënë (anti-conception). Disa lloje të tilla ilaçesh përbëhen nga një sasi e madhe progestoroni i cili ul dëshirën për të pasur marrëdhënie 
- pasja e një vagine të thatë 
Tek burrat faktorët negativë janë: 
- tensioni për të kryer aktin seksual sa më suksesshëm 
- përdorimi i tejkaluar i alkoholit 
Seksologët amerikanë Masters dhe Johnson konstatuan që 47% e femrave pas lindjes, të paktën për një periudhë prej 3 muajsh kanë pak dëshirë për të pasur marrëdhenie seksuale. Rreth 22% nga femrat e pyetura kishin pushuar së kryeri aktin seksual. 
Seksi fillon në kokë. Por nuk ka një zonë të caktuar të trurit që është përgjegjëse për dëshirën seksuale. Ajo është një kombinim i ndezjes së disa pjesëve të trurit që janë përgjegjëse për veprime të veçanta. Vetëm kur krijohet ky kombinim lindin dëshirat seksuale. 
Për rastin e mashkullit, seksi nuk është vetëm kënaqësi por edhe një lloj sporti për të stërvitur mendimet. 

Truri rregullon edhe prodhimin e hormoneve seksuale. Shkencëtarët kanë zbuluar që edhe hormoni Prolaktinë rritet tepër gjatë seksit, si tek meshkujt edhe tek femrat. Deri tani dihej vetëm që ky hormon ndikon në krijimin e qumështit të nënës. Por duket të jetë i rëndësishëm edhe për orgazmën. Kështu meshkujt kanë nevojë për pushim pas arritjes së orgazmës pasi niveli i Prolaktinës është shtuar shumë në trupin e tyre. 
Bazuar në materialin e marrë nga kanali televiziv gjerman SAT 1 
Rezultatet e një studimi amerikan tregojnë se sperma ka të njëjtin ndikim gazmendsjellës sa edhe ilaçet që të sjellin në një gjendje të mirë shpirtërore 

U testuan përafërsisht 300 studente. Ato prej të cilave kishin marrëdhënie seksuale pa përdorur këllëfë, dukej qartë se rrokeshin më pak nga depresioni. 
Studiuesit pandehin se mos në lëndën themelore të derdhjes së mashkullit ka disa përbërës që luajnë një rol qetësues në gjendjen shpirtërore të grave. 
FLORI BRUQI

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)