2012-09-23

Flori Bruqi polemizon intelektualisht dhe me kundërargumente kundrejtë shpifjes publike serbe


Flori Bruqi reagon dhe polemizon në nivelin më të mirë me pseudoshkencën serbe

Nga: Naim Kelmendi
shkrimtar nga Prishtina
1.
PIKËPAMJE NGA OLIMPI I MENDIMIT SHQIPTAR
Vepra “Olimp shqiptar” është edhe një kontribut tjetër i mendimit intelektual dhe vështrimit, pikëpamjes dhe mendimit kritik, të shkrimtarit dhe publicistit, Flori Bruqi.Autor i shumë veprave, ai na del para lexuesit edhe me këtë vepër në publicisatikë, si çdoherë me veprat e tij në këtë fushë, i arrirë, përmbledhës, i veçuar dhe i shenjuar. Pas veprës paraprake, “Guxim shqiptar”,që tek lexuesi shqiptar, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, nuk mbeti pa jehonën e vet, tash Flori Bruqi vjen para lexuesit tonë me një tjetër vepër hiç më pak të rëndësishme se kjo që e theksuam.Madje,kjo e tashmja:”Olimp shqiptar”,në dukje të parë,mbase nënkuptohet si vazhdimësi e “Guximit shqiptar”,por kjo na del disi më e veçuar përnga kuantiteti dhe kualiteti,përnga seleksionimi dhe vizioni conceptual i librit,poashtu dhe përnga tematika dhe përnga seleksionimi i lëndës së këtij libri. Nisur nga botimet elektronike,si tek libri “Guxim shqiptar”, në vebfaqen “Floart Press”,Flori Bruqi ka ditur të veçojë në këtë vebfaqe letërsi të mirëfillët, polemika të nivelit intelektual e shkencor,shkrime e veçime të tjera nga shumë fusha letrare dhe të publicistikës.
Me sajimin e librit “olimp shqiptar” autori sinjifikon një pikë kulmore të asaj lënde që përfshinë brenda kjo vepër dhe, pikërisht këtë synon autori t’ia ofrojë lexuesit. E tërë lënda, kuptohet, më parë e botuar në vebfaqen e njohur “Floart Press”, është lëndë e zgjedhur dhe e përzgjedhur nga kritere të mirëfillta letrare, që përbëjnë një prezentim zhanresh të ndryshme, duke u nisur nga poezia, me autorë të zgjedhur shqiptarë, polemika për çështje të veçanta,çështje me tematikë psikologjike, analiza dhe veçime nga letërsia botërore,kuptohet sipas përzgjedhjes së autorit,por edhe autorë e figura të letërsisë, publicistikës dhe jetës buplike shqiptare, që në një formë o në një tjetër, kanë shënuar pika kulmore në jetën dhe dijen shqiptare. Të tilla figura në këtë vepër i gjejmë, nga bota letrare: Esad Mekulin,Azem Shkrelin,Din Mehmetin,Fatos Arapin,Arshi Pipën, Martin Camajn,Anton Pashkun, Agim Vincën,Sabri Hamitin,Besnik Mustafajn,Naim Kelmendin,Abdullah Konushevcin,Fahredin Shehu, Iljaz Prokshin, Albana Lifschin,Rajmonda Moisiu etj,nga ajo studimore si Rexhep Qosjen, Idriz Ajetin, Jup Kastratin,gjithashtu për jetën dhe veprën e nobelistes shqiptare Nënë Terezën,pastaj për figurat madhore të kohës sonë,legjendën e luftës, rezistencës dhe trimërisë shqiptare Adem Jasharin, atë të presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën, atë të shkrimtarit tashmë me famë botërore Ismail Kadare, si dhe mjaftë tema të tjera me interes të veçantë.
Edhe me këtë vepër diktohet mëtimi i autorit Flori Bruqi që të seleksionojë kategori,vlera dhe çështje që shenjojnë nivele të arrira në botën e kulturës shqiptare, dhe këtë ai arrinë ta bëjë me sukses, me një shije të hollë dhe të zgjedhur.Me zellin dhe sensin e tij prej intelektuali të kujdesshëm,ai pothuajse i vë shenjën pikante mendimit të analizës letrare,prezentimit,vështrimit,krijimit,debatit, recensionit dhe shtjellimeve tematike, që ngrit brenda këtyre vështrimeve dhe tematikës në këtë vepër…
2.
Reagime dhe polemika që sfidojnë të pavërtetat serbe të kohës
Në librin “Polemika shqip”(Prishtinë,2009), shkrimtari dhe publicisti i mirënjohur Flori Bruqi, spikat me sensin për të polemizuar,në të shumtën për të reaguar në shumë çështje, që për temë kishin atë,çështjen e të vërtetës historike shqiptare,por të shkruara dhe të thëna në kohë dhe hapësirë të caktuar nga emra akademikësh serbë dhe shkruesish serbë.
Polemisti Mr.sci.Flori Bruqi, në blogun e tij virtual:”Foart Press” dhe në shumë web faqe tjera shqiptare dhe në gjuhë tjera botërore polemizon dhe reagon shpejtë kundrejtë të pavërtetave të thëna nga akëcilët akademikë serbë, që me “të vërtetën” e tyre publike, ushqenin opinionin vendor e ndërkombëtar për akëcilën çështje a problematikë kundër çështjes shqiptare, qoftë politike,historike, etnike etj.
Flori Bruqi polemizon intelektualisht dhe me kundërargumente kundrejtë shpifjes publike serbe,më mirë të thuhet, kundër rrenës serbe,që sipas thënies së njohur të akademikut serb Dobrica Qosiçit, është moral serb,për ta mendësuar opinionin me pseudoinformim, me pseudoshkencë,me pseoudopolitikë etj,por që këtyre, polemisti i mirënjohur shqiptar Flori Bruqi ua heq maskën me kundërargumente.
Pra, në këtë libër, që përmbledhë,në të shumtën polemikat e kohës së pasluftës për shumë çështje,sa të ndieshme, siç është e vërteta mbi masakrën e Reçakut, aty ku më 1999 ishte kryer krim kundër njerëzimit, apo shumë çështje të tjera, që nga pseudoshkruesit, pseudoakademikët, pseudointelektualët serbë të Beogradit, interpretoheshin ndryshe nga ajo që ishte e vërtetë e përmnjëmendët,Flori Bruqi i problematizon çështjet, kuptohet reagon pas shkrimit të atyre, për t’i ndriquar dhe për t’i vënë në vend të vet të vërtetat,apo për t’ua thënë secilës emrin e vet ashtu siç e kanë në të vërtetë.
Sepse,krimi e ka emrin krim,shpifja e ka emrin shpifje,masakra e ka emrin masakër,e kështu me radhë.
Ky libër ofron mjaft material të polemikës,një zhanër ky,jo fort i lëruar në letrat tona të kohës moderne,por ja që, Flori Bruqi,reagon dhe polemizon në nivelin më të mirë me pseudoshkencën serbe…
Në të vërtet,ky libër ofron për lexuesin edhe mjaft reagime të tjera nga shkrues të ndryshëm në Blogun virtual”Floart Press” etj.
Në këtë libër,jipet gjithashtu një listë e gjatë emrash të të vrarëve shqiptarë,me datëlindje dhe vende ku janë masakruar apo vrarë, në luftën e fundit më 1998-1999 në Kosovë, nga ish ushtria,policia apo paramilitarët serbë.
Kështu që edhe ky kapitull plotëson një anë tjetër të vërtetash, mbi krimet serbe në Kosovë, e që plotësojnë atë kriterin e polemikës argumentuese në raport me polemizuesin/shkruesin shpifës e falsifikator të vërtetash historike,politike /etj.
Shkencëtari dhe polemisti Flori Bruqi,reagon dhe polemizon duke mos dashur që t’i lë të heshtura çështjet,në të shumtën,atëherë kur ata, nga tabori i “intelektualizimit”serb, pa argumente, shkruajnë e gënjejnë, për çështjet, tashmë të njohura edhe nga opinioni botëror.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...